{"id":56748,"date":"2023-09-15T20:40:17","date_gmt":"2023-09-15T20:40:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=56748"},"modified":"2023-09-15T20:44:25","modified_gmt":"2023-09-15T20:44:25","slug":"deshmia-ne-hage-kunder-uck-se-e-njeriut-te-soros-burimet-e-mia-mediat-e-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/15\/deshmia-ne-hage-kunder-uck-se-e-njeriut-te-soros-burimet-e-mia-mediat-e-serbise\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia n\u00eb Hag\u00eb kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb e njeriut t\u00eb Soros: Burimet e mia, mediat e Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fred Abrahams nj\u00eb p\u00ebrsonazh i njohur edhe n\u00eb Tiran\u00eb si pjes\u00eb e Soros ka d\u00ebshmuar n\u00eb Hag\u00eb kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb gjyq ai ka deklaruar se burimet e tij t\u00eb informacionit p\u00ebr akuzat kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb kan\u00eb qen\u00eb mediat e Serbis\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p>Fred Abrahams, hulumtuesi n\u00eb organizat\u00ebn \u201cHuman Rights Watch\u201d ka vazhduar edhe t\u00eb enjten d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale. Edhe n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb, Abrahamsi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me shum\u00eb pyetje nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, por edhe avokat\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Nacionale sjell t\u00eb p\u00ebrmbledhur dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raportet q\u00eb Fred Abrahams i kishte hartuar ku fliste p\u00ebr krimet e pretenduara t\u00eb luft\u00ebs nga pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, e kishte cituar Fondin p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare. Por, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka gjetur se fondi disa prej burimeve i kishte pasur nga mediet e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn edhe t\u00eb enjten, avokati Emmersoni e ka \u201cbombarduar\u201d me pyetje d\u00ebshmitarin Abrahams.<\/p>\n<p>\u201cMjaftojn\u00eb k\u00ebta shembuj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje. Kur keni marr\u00eb k\u00ebta shembuj n\u00eb raportet e m\u00ebpasshme, p.sh n\u00eb tetor 1998. Ju keni botuar raport p\u00ebr ndalimet dhe abuzimet ku jepni informacionin e nj\u00ebjt\u00eb. Keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje. Ajo q\u00eb duket se ka ndodhur \u00ebsht\u00eb se burimi ka qen\u00eb media serbe. Nga media serbe shkonte te Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare, pastaj iu e merrnit si baz\u00eb at\u00eb q\u00eb ka shkruar fondi. A e pranoni kronologjin\u00eb?\u201d, ka pyetur Emmersoni.<\/p>\n<p>\u201cMe disa dallime\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur d\u00ebshmitari Abrahams.<\/p>\n<p>M\u00eb pas d\u00ebshmitari ka k\u00ebrkuar ta dinte p\u00ebr cilat medie b\u00ebhet fjal\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raund pyetjesh disa her\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb edhe ZPS-ja, duke k\u00ebrkuar pyetje m\u00eb konkrete nga avokati britanik i Veselit.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari dua t\u00eb di p\u00ebr cil\u00ebn media b\u00ebhet fjal\u00eb. Sepse n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dallim midis mediave shtet\u00ebrore. B\u00ebnim dallim mes mediave, sepse shteti kishte kontroll t\u00eb fort\u00eb, dhe kishte organe t\u00eb tjera mediale q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb pavarura. Dua t\u00eb di p\u00ebr cil\u00ebn media?\u201d, ka deklaruar Abrahams, i cili ka pranuar k\u00ebt\u00eb pyetje nga Emmersoni.<\/p>\n<p>\u201cJu nuk thoni n\u00eb raportin tuaj q\u00eb burimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb nj\u00eb media e caktuar serbe. Ju thoni q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb citmi juaj?\u201d, \u00ebsht\u00eb deklaruar Emmersoni n\u00eb form\u00eb t\u00eb pyetjes.<\/p>\n<p>\u201cPo. Ne kishim nivel t\u00eb lart\u00eb besimi n\u00eb Fondin p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare. Un\u00eb nuk mbaj mend ndonj\u00eb bised\u00eb q\u00eb hulumtuesit apo autor\u00ebt e tyre t\u00eb ken\u00eb folur me ta p\u00ebr k\u00ebtyre rasteve\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur d\u00ebshmitari Abrahams.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, avokati i Veselit, Ben Emmerson, ka insistuar s\u00ebrish n\u00eb marrjen e burimeve nga mediet n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>\u201cDeklarata e 20 prillit 2020. Aty thuhet se t\u00eb gjitha hulumtimet e kryera nga Fondi Humanitar kishin nj\u00eb metodologji t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me at\u00eb ton\u00ebn. Hulumtues t\u00eb trajnuar me p\u00ebrvoj\u00eb kan\u00eb intervistuar viktima e d\u00ebshmitar\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb. Kur ishte e mundur kemi marr\u00eb d\u00ebshmi nga kryesit e pretenduar. Kjo \u00ebsht\u00eb deklarata p\u00ebr metodologjin\u00eb e raporteve tuaja. Ne sapo pam\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull ku ajo q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 reciklim i raporteve dhe lajmeve serbe, dhe m\u00eb pas citoni veten tuaj. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera pasi kalon koha, ju nuk b\u00ebni as p\u00ebrfshirjen e mediave as p\u00ebrfshirjen e Fondit, por thoni burimi jeni ne. Ju thoni q\u00eb duhen disa burime, dhe thoni q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb intervista t\u00eb shumta me d\u00ebshmitar\u00ebt, por nga ana tjet\u00ebr nuk e keni t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raportet tuaja. Iu tregova q\u00eb keni marr\u00eb burime nga mediat serbe\u201d, ka theksuar Emmersoni.<\/p>\n<p>Po ashtu, Emmersoni e ka ballafaquar d\u00ebshmitarin me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebhershme ku kishte th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb mbledhur metodologji t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cE kam p\u00ebrshkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme se si jemi qasur k\u00ebsaj pjese t\u00eb raportit. Besoj q\u00eb jepen 11 faqe metodologji. Kemi raportuar se sa e v\u00ebshtir\u00eb ishte t\u00eb raportojm\u00eb p\u00ebr sjelljet e k\u00ebqija t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Mandati yn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrmes mbledhjes t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve dhe informacionit e burimeve t\u00eb besueshme. Nuk \u00ebsht\u00eb se kemi marr\u00eb burim vet\u00ebm qendr\u00ebn, por edhe UNHCR apo gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Kemi paraqitur burime t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. Ne besonim q\u00eb kishte informacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre burimeve p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebto abuzime t\u00eb pretenduara\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abrahams.<\/p>\n<p>Avokati e d\u00ebshmitari  p\u00ebrplas\u00ebn pak edhe p\u00ebr referimin \u201cmedia serbe\u201d apo \u201cmedia nga Beogradi.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb e pranoj se ka media serbe t\u00eb ndryshme. Ne k\u00ebtu po flasim p\u00ebr at\u00eb media q\u00eb keni p\u00ebrdorur, dhe burimi juaj ka qen\u00eb Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare, dhe aty thuhet mediat nga Beogradi. N\u00ebse vjen nga mediat e Beogradit te Fondi, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dihet gjat\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pretendimeve faktike, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb rezultat i metodologjis\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruat ju, apo thjesht\u00eb reciklim q\u00eb vjen nga mediat e Beogradit?\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Emmersoni, i cili ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje nga Abrahamsi, raporton \u201cNacionale\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb vend gjeografik e jo p\u00ebrshkrim etnik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abrahamsi.<\/p>\n<p>Emmersoni e ka pyetur d\u00ebshmitarin se si e kishte kuptuar ai q\u00eb shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb frik\u00ebsuar t\u00eb flisnin p\u00ebr krimet e pretenduara t\u00eb kryera nga pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi iu ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitar q\u00eb s\u2019di gj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb, sepse ju po flisnin p\u00ebr nj\u00eb komunikim joverbal. Si e keni ditur q\u00eb jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar. Dua t\u00eb m\u00eb jepni nj\u00eb shembull i ka ndodhur?\u201d, ka pyetur Emmerson.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur mjedisi ka qen\u00eb i friksh\u00ebm duke pasur parasysh se lufta ka ndodhur. Ekzistonte frika. Dhe nga p\u00ebrvoja q\u00eb kisha un\u00eb nga 1996 deri m\u00eb 2001 \u00ebsht\u00eb q\u00eb hetimi i krimeve nga U\u00c7K-ja ishte duksh\u00ebm m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb\u201d,  \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, d\u00ebshmitari nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb jepte shifra konkrete se sa t\u00eb intervistuar aso kohe nuk pranonin t\u00eb flisnin. Por, e pranoi se mund t\u00eb ket\u00eb pasur raste kur njer\u00ebzit jan\u00eb sjell\u00eb si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb pa qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se thash\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasur raste kur njer\u00ebzit jan\u00eb sjellur si an\u00ebtar t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Ka pasur individ\u00eb q\u00eb e ekzagjeruan rolin e tyre n\u00eb luftimet. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme do t\u00eb ishte e rrezikshme, sepse ata individ\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishin sakrifikuar jet\u00ebn e tyre nuk do t\u00eb toleronin pretendime t\u00eb pav\u00ebrteta\u201d, ka th\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim d\u00ebshmitari nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga disa deklarata t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparshme lidhur me raportin e Dick Martyt.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga ballafaqimi Emmerson-Abrahams:<\/strong><\/p>\n<p>Emmersoni: Nuk jeni duke dh\u00ebn\u00eb para trupit gjykues si ekspert. Por ju e dini q\u00eb disa nga konstatimet n\u00eb raportin e Dick Martyt q\u00eb pas hetimeve pas shum\u00eb viteve konstatimet e Martyt nuk ka pasur prova, nuk ka asnj\u00eb pretendim n\u00eb asnj\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr hetimin e trafikimit t\u00eb organeve. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ju ishte e qart\u00eb q\u00eb kishte material t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr aktivitet t\u00eb bashk\u00ebrenduar?<\/p>\n<p>Abrahamsi: Do t\u00eb doja pak pushim. Raporti i Dick Marytt nuk ishte fundi i historis\u00eb. Raporti d\u00ebrgoi n\u00eb krijimin e task-forc\u00ebs speciale hetimore t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuar nga nj\u00eb diplomat ambasador i krimeve t\u00eb luft\u00ebs Clint Williamson. N\u00ebse shohim deklarat\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb Williamsonit thuhet shum\u00eb qart\u00eb se konstatimet e tyre, thuhet q\u00eb gjetjet jan\u00eb p\u00ebrgjeth\u00ebsisht n\u00eb raportet me raportin e Dick Martyt. Jan\u00eb intervistuar qindra njer\u00ebz nga task-forca, atmosfera e frik\u00ebsimit ka qen\u00eb e pranishme.<\/p>\n<p>Emmersoni: Tani d\u00ebshmitari p\u00ebrfshin edhe institucione t\u00eb tjera t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb pararend\u00ebse t\u00eb ZPS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Abrahams: Ju po thoni q\u00eb pretendimet p\u00ebr trafikim organesh nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pranishme. Mendoj se TFH-s\u00eb nuk e ka ndjekur k\u00ebto pretendime, por ka 400 persona t\u00eb zhdukur q\u00eb nuk jan\u00eb gjetur fare. Hulumtimet tona kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebto dokumentacione.<\/p>\n<p>Emmersoni: Nuk jeni n\u00eb gjendje t\u00eb sugjeroni se ato jan\u00eb autorizuar nga U\u00c7K-ja?<\/p>\n<p>Abrahamsi: Mb\u00ebshtetur n\u00eb hulumtimet e akumuluara q\u00eb jan\u00eb botuar pas raportit t\u00eb 1999, pasi kam lexuar k\u00ebto raporte kam arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb ka pasur nivel t\u00eb lart\u00eb bashk\u00ebrendimi.<\/p>\n<p>Emmersoni: Nuk t\u00eb takon ty t\u00eb vish n\u00eb p\u00ebrfundime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00ebse kishte politik\u00eb qendrore. Pse e keni ndryshuar nga krime lufte, n\u00eb abuzime pas luft\u00ebs?<\/p>\n<p>Abrahamsi: Konflikti i brendsh\u00ebm i armatosur p\u00ebrfundoi m\u00eb 12 qershor 1999.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fred Abrahams nj\u00eb p\u00ebrsonazh i njohur edhe n\u00eb Tiran\u00eb si pjes\u00eb e Soros ka d\u00ebshmuar n\u00eb Hag\u00eb kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb gjyq ai ka deklaruar se burimet e tij t\u00eb informacionit p\u00ebr akuzat kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb kan\u00eb qen\u00eb mediat e Serbis\u00eb. Fred Abrahams, hulumtuesi n\u00eb organizat\u00ebn \u201cHuman Rights Watch\u201d ka vazhduar edhe t\u00eb enjten d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":56749,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56748"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56748\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}