{"id":56492,"date":"2023-09-14T09:09:38","date_gmt":"2023-09-14T09:09:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=56492"},"modified":"2023-09-14T09:09:38","modified_gmt":"2023-09-14T09:09:38","slug":"ne-keshillin-e-sigurimit-cale-zvarre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/14\/ne-keshillin-e-sigurimit-cale-zvarre\/","title":{"rendered":"N\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit \u00e7al\u00eb, zvarr\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Miq, Edi Rama me memon e tij konfidenciale, d\u00ebshmoi se niset k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB, jo vet\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, por edhe i tmerruar.<\/p>\n<p>Para 15 viteve u vendos q\u00eb sipas rradh\u00ebs Shqip\u00ebria nga grupi i saj, n\u00eb mos gabohem prej rreth 40 vendesh, t\u00eb zgjidhet kur t\u2019i vinte rradha me rrotacion si an\u00ebtare e p\u00ebrkohshme (dmth me afat dy vje\u00e7ar) e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB. Kjo rradh\u00eb erdhi me 1 janar t\u00eb vitit 2022. Aso kohe tek merrja pjes\u00eb n\u00eb punimet e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB mendova t\u00eb ndiqja punimet, nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. K\u00ebshillin e Sigurimit at\u00eb muaj e drejtonte Libia dhe rastisi q\u00eb at\u00eb seanc\u00eb q\u00eb shkova ta ndiqja, mor\u00ebn pjes\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e vendeve kryesore t\u00eb bot\u00ebs dhe drejtonte koloneli Gedafi, nj\u00eb diktator i vendit t\u00eb tij dhe sponsorizues i terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Gedafi ishte njeriu me fjalim gjat\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe i till\u00eb u tregua ai edhe n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, gj\u00eb q\u00eb detyroi disa t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb largoheshin nga m\u00ebrzia. Shembullin e tyre ndoqa dhe un\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt midis ish liderit libian dhe Edi Ram\u00ebs ka dallime t\u00eb pamohueshme, por edhe afrime, ngjashm\u00ebri t\u00eb padiskutueshme. Gedafi ishte diktatori me fjalim gjat\u00eb n\u00eb Asamble. N\u00eb fakt fjalimet e m\u00ebrzitshme t\u00eb Ram\u00ebs jan\u00eb t\u00eb gjata natyrisht jo sa t\u00eb Gedafit, por af\u00ebrsisht sa t\u00eb Lukashenkos.<\/p>\n<p>Gedafi ishte sundimtar i nj\u00eb Republike Islamike dhe sponsorizues i terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryeminister i nj\u00eb Republike Laike, por q\u00eb ka nd\u00ebrtuar narkoshtetin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar se ka lidhje me Sinaloan e Meksik\u00ebs dhe bandat m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs. Rikujtoj k\u00ebtu se Sh\u00ebrbimet Inteligjente t\u00eb vendeve partnere kan\u00eb gjetur se nga 8 mij\u00eb telefonat e kriptuar si Sky Ecc, Encrochat etj q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr komunikim midis organizatave kriminale, p\u00ebrqendrimi i tyre m\u00eb i lart\u00eb gjendej n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb Tiran\u00eb. Thuhet se Rama vet ka dy t\u00eb till\u00eb, me nj\u00ebrin prej t\u00eb cil\u00ebve komunikonte vet\u00ebm me nj\u00eb njeri n\u00eb planet dhe ky ishte Charles McGonigal. Pra Rama n\u00eb ulsen e kryetarit t\u00eb seances s\u00eb Keshillit t\u00eb Sigurimit flet i rrethuar nga dhjetra dhe qindra telefonata t\u00eb kriptuara t\u00eb tij me bandat dhe mikun e tij McGonigal, i cili q\u00eb nga dita e arrestimit nuk i ndahet p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast.<\/p>\n<p>Miq, sh\u00ebnimi konfidencial i Ram\u00ebs tregonte laftarin\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb p\u00ebrjeton nga dosja McGonigal. I sigurt q\u00eb nuk arrestohet kesaj rradhe ai e din se ky \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtimi e tij i fundit n\u00eb SHBA si zyrtar.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu mesazhi i tij p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb d\u00ebshmon se ai ka tronditjen e njeriut q\u00eb kapet me presh n\u00eb dor\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb SPAK n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit ka arrestuar zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb e madje dhe ministra, por \u00ebsht\u00eb po kaq e v\u00ebrtet\u00eb se SPAK n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit ka amnistuar me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr vjedhjen e shekullit, Erion Veliajn, Engj\u00ebll Aga\u00e7in, Artur Metanin, Ilir Beqajn dhe vet\u00ebm e vet\u00ebm se t\u00eb gjitha lidhjet e tyre me krimin prej qindra milion euro t\u00eb \u00e7ojn\u00eb direkt tek Edi Rama. Me k\u00ebto amnisti SPAK i faktoi shqiptar\u00ebve se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontrollin e plot\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Por ky kontroll tashm\u00eb i padiskutuesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do shqiptar, Ram\u00ebn e tmerron sepse mendon \u00e7do dit\u00eb, mir\u00eb k\u00ebta i amnistova un\u00eb sot, po mua kush do t\u00eb m\u00eb amnistoj nes\u00ebr?<\/p>\n<p>Nga sh\u00ebnimi i tij konfidencial Rama u shp\u00ebrfaq i tmerruar nga \u00e7eshtja Beleri apo si\u00e7 e quajti ai patatja e nxeht\u00eb q\u00eb i ka mbetur keq n\u00eb fyt.<\/p>\n<p>Rasti Beleri e nxorri Ram\u00ebn lakuriq si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, njeriu q\u00eb p\u00ebr interesa mafioze shp\u00ebrfill kushtetut\u00ebn dhe \u00e7do ligj e madje interes t\u00eb vendit t\u00eb tij. N\u00eb ligjet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb rregjistrat e saj gjyq\u00ebsor nuk ekziston asnj\u00eb nen apo vendim drejt\u00ebsie q\u00eb ndalon betimin e Fredi Belerit, t\u00eb zgjedhur me vot\u00ebn e qytetar\u00ebve, t\u00eb shkoj\u00eb me nj\u00eb leje administrative e t\u00eb b\u00ebj\u00eb betimin si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs. Belerin nuk e lejon t\u00eb b\u00ebj\u00eb betimin vet\u00ebm Edi Rama i cili b\u00ebn prokurorin, gjykat\u00ebsin, skapistin, gjykat\u00ebsin e lart\u00eb, drejtorin e burgut etj etj. Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt antidemokratik, edhe nj\u00eb her\u00eb i bazuar n\u00eb interesa personale mafioze t\u00eb Edi Ram\u00ebs me pasoja serioze n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb memon e tij Rama tregon se ndihet i tmerruar nga d\u00ebshtimi spektakular i tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rolin e kryenegociatorit p\u00ebr Kosov\u00ebn. I flakur si limon i shtrydhur nga padroni i tij Vu\u00e7i\u00e7, i shp\u00ebrfillur deri n\u00eb pam\u00ebshir\u00ebsi nga Albin Kurti, Edi Rama doli nga perpjekja fantazmogorike e tij thjesht nj\u00eb sherr i pavler\u00eb, nj\u00eb barsolet\u00eb e gjall\u00eb sh\u00ebtit\u00ebse si Sa\u00e7i i dikursh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>S\u00eb fundi miq, ju informoj se Edi Ram\u00ebs para se t\u00eb kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i ftuar p\u00ebr dark\u00eb nga miku i tij McGonigal, por k\u00ebsaj here jo n\u00eb St. George ku darkonin me 10 mij\u00eb dollar, por n\u00eb nj\u00eb restorant tjeter m\u00eb intim, n\u00eb ishullin \u201cturistik\u201d Rikers.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali BERISHA Miq, Edi Rama me memon e tij konfidenciale, d\u00ebshmoi se niset k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB, jo vet\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, por edhe i tmerruar. Para 15 viteve u vendos q\u00eb sipas rradh\u00ebs Shqip\u00ebria nga grupi i saj, n\u00eb mos gabohem prej rreth 40 vendesh, t\u00eb zgjidhet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":33283,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56492"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56492"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56492\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33283"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}