{"id":56471,"date":"2023-09-13T19:38:49","date_gmt":"2023-09-13T19:38:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=56471"},"modified":"2023-09-13T19:38:49","modified_gmt":"2023-09-13T19:38:49","slug":"bastet-do-te-luhen-kudo-pse-ligji-i-qeverise-eshte-problem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/13\/bastet-do-te-luhen-kudo-pse-ligji-i-qeverise-eshte-problem\/","title":{"rendered":"Bastet do t\u00eb luhen kudo, pse ligji i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb problem"},"content":{"rendered":"<p><strong> Franci Nuri <\/strong><br \/>\n<strong>Avokat dhe K\u00ebshilltar Ligjor n\u00eb Partin\u00eb Demokratike<\/strong><\/p>\n<p>Muaji shtator p\u00ebrkon zakonisht me shum\u00eb ngjarje socio-politike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, nj\u00eb nga t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7elja e sesionit t\u00eb ri parlamentar, si pik\u00ebnisje e aktivitetit intensiv politik. Edhe k\u00ebsaj here, nuk mund t\u00eb ishte ndryshe. Shtatori 2023 ka nisur me ndryshime pozitive n\u00eb kampin opozitar, n\u00ebn frym\u00ebn e bashk\u00ebrendimit dhe t\u00eb bashkimit e aktor\u00ebve politik\u00eb q\u00eb duan t\u2019i kund\u00ebrvihen k\u00ebtij pushteti. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr kampin e qeveris\u00eb, temperaturat e larta t\u00eb ver\u00ebs p\u00ebrv\u00ebluese q\u00eb sapo l\u00ebm\u00eb pas, mbushur me skandale, arreste apo urdh\u00ebr-arreste zyrtar\u00ebsh e eksponent\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pushtetit vendor dhe q\u00ebndror, deri n\u00eb largimin n\u00eb drejtim t\u00eb paditur t\u00eb ish-Zv\/Kryeministrit, duket se do t\u00eb vazhdojn\u00eb gjat\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00ebse analizojm\u00eb nismat e reja dhe projektligjet e ndryshme q\u00eb jan\u00eb paraqitur p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Kuvend deri tani, nuk mund t\u00eb mos evidentojm\u00eb nism\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rikthyer s\u00ebrish bastet dhe lojrat e fatit n\u00eb vend. <\/p>\n<p>Pas disa vitesh mbyllje (vet\u00ebm zyrtarisht) t\u00eb basteve apo llotove sportive n\u00eb vend, qeveria detyrohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb kthes\u00eb 180 grad\u00eb, duke hapur s\u00ebrish lojrat e fatit. Pse ndodh nj\u00eb fenomen i till\u00eb? Dihet se bastet sportive nuk arrit\u00ebt kurr\u00eb t\u00eb mbylleshin totalisht. P\u00ebrkundrazi, ato lul\u00ebzuan dhe po p\u00ebrhapen me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe dhe n\u00eb ilegalitet t\u00eb plot\u00eb. Mbyllja e basteve dhe e llotove sportive p\u00ebrkoi m\u00eb pas, \u00e7udit\u00ebrisht edhe me shtimin e \u201ckazinove\u201d n\u00eb vend e sidomos n\u00eb Tiran\u00eb, ku nga nj\u00eb kazino e vetme n\u00eb koh\u00ebn kur bastet sportive ishin t\u00eb ligjshme, sot jan\u00eb mbi 6 a 7 kazino t\u00eb li\u00e7ensuara vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. Mos vall\u00eb, mbyllja e p\u00ebrkohshme e basteve sportive ishte thjesht sa p\u00ebr t\u2019i rritur \u201cvler\u00ebn\u201d dh\u00ebnies s\u00eb li\u00e7ensave t\u00eb kazinove? <\/p>\n<p>Por pa dashur t\u2019i m\u00ebshojm\u00eb debatit n\u00ebse duhen apo nuk duhen legalizuar loj\u00ebrat e fatit (t\u00eb cilat u shpall\u00ebn t\u00eb paligjshme vet\u00eb p\u00ebrpara pak vitesh nga po kjo Qeveri, duke e shtuar k\u00ebt\u00eb aktivitet si nj\u00eb vep\u00ebr panele), p\u00ebr k\u00ebdo \u00ebsht\u00eb mister fakti se si dhe pse b\u00ebri prapakthehu qeveria n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq sensitive p\u00ebr opinionin publik. Debatet publike dhe komentet lidhur me k\u00ebt\u00eb projektligj t\u00eb lojrave t\u00eb fatit sapo kan\u00eb filluar, pik\u00ebrisht sepse drafti nisi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb t\u00eb shqyrtohet nga komisionet parlamentare t\u00eb Kuvendit. <\/p>\n<p>T\u00eb shumt\u00eb do t\u00eb jen\u00eb padyshim argumentat pro dhe kund\u00ebr nism\u00ebs, sikund\u00ebr t\u00eb shumta mund t\u00eb jen\u00eb analizat e nism\u00ebs nga pik\u00ebpamja sociale dhe ekonomike. T\u00eb shumta jan\u00eb n\u00eb fakt edhe v\u00ebrejtjet, kritikat dhe problemet q\u00eb vet\u00eb projektligji mbart n\u00eb vetvete. Por si jurist, do t\u2019a fokusoj analiz\u00ebn time tek ajo \u00e7ka mungon m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb shkrimet dhe analizat publike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi: tek oponenca ligjore e draftit t\u00eb projekligjit t\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend. <\/p>\n<p>Sipas relacionit t\u00eb projektligjit, synimet \u201czyrtare\u201d t\u00eb aktit jan\u00eb : \u201cRikthimi i kategoris\u00eb s\u00eb basteve sportive, por tashm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb form\u00ebn on-line me q\u00ebllim formalizimin e tregut t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori loje, duke licencuar subjekte t\u00eb cilat kan\u00eb eksperinc\u00eb n\u00eb ushtrimin e aktivitetit \u201cbaste sportive\u201d\u201d, si dhe \u201cGarantimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive on-line n\u00eb mb\u00ebshtetjen direkte n\u00eb fush\u00ebn e sportit, kultur\u00ebs, inovacionit dhe teknologjis\u00eb s\u00eb inovacionit por dhe financimin e programeve t\u00eb mbrojtjes s\u00eb lojtarit\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ndryshe nga sa propagandon qeveria se bastet do t\u00eb hapen vet\u00ebm online, n\u00eb realitet bastet do mund t\u00eb luhen edhe n\u00eb ambiente dhe lokale fizike. Kjo del fare e qart\u00eb nga analiza e vet\u00eb projekligjit q\u00eb qeveria ka sjell\u00eb p\u00ebrmiratim n\u00eb Kuvend. Ideja e qeveris\u00eb se bastet do t\u00eb jen\u00eb \u201conlin\u00eb\u201d, l\u00eb t\u00eb kuptohet se bastet do t\u00eb luhen nga shtepia apo nga celulari. Por n\u00eb fakt, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb tamam k\u00ebshtu. Por \u00e7far\u00eb kuptimi i jep projektligji basteve \u201conline\u201d? <\/p>\n<p>Vet\u00eb projekligji (Neni 2, pika 6) jep k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb basteve online, ku p\u00ebrfshin edhe platformat elektronike t\u00eb dedikuara: \u201c6. \u201cBaste sportive on-line\u201d jan\u00eb bastet e vendosura n\u00eb faqe interneti, aplikacione ose platform\u00eb elektronike t\u00eb dedikuar, t\u00eb autorizuar dhe t\u00eb monitorueshme t\u00eb subjekteve t\u00eb licencuara, n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet e k\u00ebtij ligji, p\u00ebr ngjarjet sportive ose\/dhe loj\u00ebrat sportive t\u00eb cilat do t\u00eb ndodhin n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe q\u00eb nuk p\u00ebrfshijn\u00eb garat e pistave.\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb vend n\u00eb projektligj nuk shpjegohet dhe nuk p\u00ebrkufizohet termi \u201cPlatform\u00eb elektronike e dedikuar\u201d. Pra nuk sqarohet se \u00e7far\u00eb jan\u00eb dhe si do t\u00eb funksionojn\u00eb k\u00ebto \u201cplatforma\u201d. K\u00ebto platforma mund t\u00eb jet\u00eb makina\/suporte elektronike (si ato t\u00eb kazinove) ku lojtar\u00ebt do mund t\u00eb luajn\u00eb dhe vendosin bastet e tyre. Pra teknikisht loja do t\u00eb jet\u00eb elektronike, por praktikisht lojtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb luajtur do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb ambiente fizike\/lokale, ku ndodhen k\u00ebto pajisje. <\/p>\n<p>Shkurt, ligji i ri do t\u00eb hap\u00eb lojrat e fatit kudo n\u00eb Shqip\u00ebri dhe termi \u201conline\u201d nuk e zbut aspak situat\u00ebn. Q\u00eb bastet do t\u00eb vendosen edhe n\u00eb ambiente\/lokale fizike, kjo vertetohet edhe tek nj\u00eb element tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb projektligj. N\u00ebse shohim dispozit\u00ebn q\u00eb cek detyrimin p\u00ebr organizator\u00ebt e lojrave t\u00eb fatit p\u00ebr t\u00eb afishuar njoftime, (n\u00eb Nenin 4 t\u00eb projektligjit), parashikohet t\u00eb vendoset ky rregull, sipas t\u00eb cilit : <\/p>\n<p>\u201c1. Organizator\u00ebt e loj\u00ebrave t\u00eb fatit jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb vendosin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dalluese n\u00eb ambientet ku luhen loj\u00ebra fati si dhe n\u00eb website-et e tyre zyrtare sipas formatit t\u00eb miratuar nga Komisioni i Licencave, informacion n\u00eb lidhje me masat mbrojt\u00ebse p\u00ebr lojtar\u00ebt, mesazhe n\u00eb lidhje me luajtjen e loj\u00ebrave t\u00eb fatit nga lojtar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, rreziqet e mundshme t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, &#8230;\u201d. <\/p>\n<p>Pra, mjafton kjo dispozit\u00eb n\u00eb projekligj p\u00ebr t\u00eb nxjerr bllof gjith\u00eb propagand\u00ebn e Qeverise, sipas te cil\u00ebs lojrat e fatit do t\u00eb hapen vet\u00ebm \u201conline\u201d. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse detyrohen organizator\u00ebt e lojrave t\u00eb vendosin shenja informuese dhe sensibilizuese p\u00ebr lojtaret, n\u00eb ambientet ku luhen loj\u00ebra fati? <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb problem shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb ai i dh\u00ebnies s\u00eb licensave p\u00ebr bastet. Sipas propozimit t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebr li\u00e7ensat do t\u00eb ngarkohet nj\u00eb \u201cKomision Licensash\u201d, ku do t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i AKSHI. Problematikat dhe skandalet e AKSHI me tenderat por edhe me d\u00ebshtimet lidhur me sistemet e ruajtjes t\u00eb sigurt t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb shqiptar\u00ebve, tashm\u00eb dihen. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre detyrave, AKSHI (n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaqesuesit t\u00eb tij) do te duhet te \u201cvler\u00ebsoj\u00eb\u201d edhe kandidaturat q\u00eb duan t\u00eb pajisen me licensa lojrash fati. Por edhe p\u00ebrberja e k\u00ebtij komisioni kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nga i cili varet fati i li\u00e7ens\u00ebs s\u00eb kompanive, n\u00eb projektligjin e qeveris\u00eb lejon shum\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr abuzim. <\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit t\u00eb ri 17\/1, parashikohet kjo dispozit\u00eb e cila nuk haset n\u00eb asnj\u00eb rast analog n\u00eb legjislacionin shqiptar: \u201c3. Ministrat, sipas parashikimit t\u00eb pik\u00ebs 1, mund t\u00eb caktojn\u00eb si an\u00ebtar\u00eb edhe persona q\u00eb nuk ushtrojne funksione publike dhe q\u00eb kan\u00eb jo m\u00eb pak se 5 vite p\u00ebrvoj\u00eb pune. An\u00ebtar\u00ebt e Komisionit caktohen nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet\u201d. Me fjale t\u00eb tjera, Ministri apo titullari i insitucionit mund te caktoje si an\u00ebtar t\u00eb Komisionit t\u00eb li\u00e7ensave t\u00eb lojrave t\u00eb fatit, jo vet\u00ebm cilindo funksionar t\u00eb ministris\u00eb, por m\u00eb keq akoma, projektigji i lejon t\u00eb caktoj\u00eb anetar me mandat 4-vjecar, edhe dike qe nuk eshte fare funksionar i Shtetit. <\/p>\n<p>Mjafton q\u00eb individi n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ket\u00eb 5-vite eksperienc\u00eb pune. Duke mos parashikuar asnj\u00eb kriter moshe, arsimimi, eksperienc\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb k\u00ebto fusha, projekligji lejon de jure q\u00eb li\u00e7ensat e lojrave t\u00eb fatit t\u2019i ken\u00eb n\u00eb dor\u00eb edhe nj\u00ebr\u00ebz pa asnj\u00eb lidhje me Shtetin Shqiptar! <\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, disa komente lidhur me vet\u00eb kriteret e licensimit t\u00eb basteve spotive. Projektligji k\u00ebrkon q\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb do t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr li\u00e7ens\u00eb t\u00eb ken\u00eb jo m\u00eb pak se 3-vite eksperienc\u00eb n\u00eb lojrat e fatit, n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3 shtete t\u00eb BE ose OECD. N\u00eb draft ka edhe kritere t\u00eb tjerateknike tek t\u00eb cil\u00ebt nuk po ndalem. Megjithat\u00eb ky \u00ebsht\u00eb rregulli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por \u00e7uditerisht, sipas draftit t\u00eb qeveris\u00eb, k\u00ebto kritere konsiderohen t\u00eb p\u00ebrmbushura edhe n\u00ebse i p\u00ebrmbush edhe nje aksionar i nj\u00eb kompanie bastesh t\u00eb huaja. K\u00ebtu lind pyetja: A mund te ekuivalentohet eksperienca, pervoja, etj. e nje kompanie me ate te nje aksionari te saj ? Nese nje kompani bastesh online e huaj qe operon ne BE prej shum\u00eb vitesh, mund te kete supozojme 10, 100 apo 1000 aksionar\u00eb, cfar\u00eb na garanton se pikerisht ai aksionar i cili aplikon n\u00eb Shqip\u00ebri i p\u00ebrmbushka kriteret? Thjesht dhe vetem se dikush ka patur emrin si pronar i nj\u00eb aksioni t\u00eb caktuar n\u00eb nje kompani bastesh t\u00eb huaja per 3 vite rresht nuk mjafton dhe nuk zevendeson kurr\u00eb eksperiencen e nje kompanie t\u00eb t\u00ebr\u00eb. <\/p>\n<p>Por duke mos parashikuar asnje minimun te tille, edhe nje person anonim me 0.0001% aksione ne nje kompani bastesh (dhe ne Bot\u00eb ka shume te tilla) do t\u2019i plotesonte keto kritere, duke marre mbi vete \u201ceksperiencen\u201d e kompanise ku ai figuron \u201cpronar\u201d, pavarerisht se nuk ndikon aspak ne punen dhe politiken e perditshme te asaj kompanie. Ndaj p\u00ebrfundimisht, projekligji i qeveris\u00eb n\u00eb variantin aktual, l\u00eb t\u00eb hapur shtegun q\u00eb licensat e basteve\/llotove sportive n\u00eb vend t\u2019i marrin individ\u00eb dhe jo kompani t\u00eb huaja e t\u00eb mirenjohura ne tregun boteror te basteve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Franci Nuri Avokat dhe K\u00ebshilltar Ligjor n\u00eb Partin\u00eb Demokratike Muaji shtator p\u00ebrkon zakonisht me shum\u00eb ngjarje socio-politike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, nj\u00eb nga t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7elja e sesionit t\u00eb ri parlamentar, si pik\u00ebnisje e aktivitetit intensiv politik. Edhe k\u00ebsaj here, nuk mund t\u00eb ishte ndryshe. Shtatori 2023 ka nisur me ndryshime pozitive n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":56472,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56471"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56471\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}