{"id":56232,"date":"2023-09-12T08:42:33","date_gmt":"2023-09-12T08:42:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=56232"},"modified":"2023-09-12T08:42:33","modified_gmt":"2023-09-12T08:42:33","slug":"dite-pas-dite-java-e-11-shtatorit-2001","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/12\/dite-pas-dite-java-e-11-shtatorit-2001\/","title":{"rendered":"Dit\u00eb pas dite, java e 11 shtatorit 2001"},"content":{"rendered":"<p><strong>E diel\u00eb, 9 shtator 2001 <\/strong><\/p>\n<p>Komandanti Ahmed Shah Massud, kreu i opozit\u00ebs afganase ndaj regjimit t\u00eb taliban\u00ebve, \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb atentati. Dy gazetar\u00eb fals\u00eb, q\u00eb e kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb besonte se qen\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb nj\u00eb agjencie shtypi me qend\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr, e hedhin n\u00eb er\u00eb videokamer\u00ebn e tyre gjat\u00eb nj\u00eb interviste me \u201cLuanin e Panshirit\u201d. Sipas informacioneve t\u00eb para, Massud \u00ebsht\u00eb i plagosur tek k\u00ebmb\u00ebt; burime t\u00eb tjera flasin p\u00ebr plag\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe e quajn\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb gjendjen e komandantit.<\/p>\n<p><strong>E h\u00ebn\u00eb, 10 shtator <\/strong><\/p>\n<p>Taliban\u00ebt e hedhin posht\u00eb \u00e7do implikim n\u00eb atentatin vet\u00ebvras\u00ebs kund\u00ebr Massud dhe nisin nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb dhunshme kund\u00ebr forcave t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>E mart\u00eb, 11 shtator, ora 7 e 59 minuta <\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb Boeing 767 i kompanis\u00eb ajrore amerikane American Airlines, fluturimi AA11, ngrihet nga aeroporti i Boston i drejtuar p\u00ebr Los Angeles. Komandant \u00ebsht\u00eb John Ogonowski. Bashk\u00eb me t\u00eb jan\u00eb nj\u00eb ekuipazh prej 10 an\u00ebtar\u00ebsh dhe 81 pasagjer\u00ebsh. Kushtet e fluturimit, deklaron kulla e kontrollit t\u00eb Boston, jan\u00eb ideale.<\/p>\n<p><strong>Ore 8 e 1 minut\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Fluturimi 93 i kompanis\u00eb ajrore United Airlines ngrihet nga Newark i shtetit New Jersey \u2013 nj\u00eb prej aeroporteve t\u00eb New York \u2013 i drejtuar p\u00ebr n\u00eb San Francisco. N\u00eb bord jan\u00eb 45 persona, sidomos biznesmen\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ora 8 e 10 minuta <\/strong><\/p>\n<p>Fluturimi 77 i kompanis\u00eb American Airlines, q\u00eb lidh Uashingtonin me Los Angeles, ngrihet nga aeroporti i Dulles me n\u00eb bord 64 persona.<\/p>\n<p><strong>Ora 8 e 14 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Fluturimi 175 i kompanis\u00eb United Airlines, q\u00eb lidh Boston me Los Angeles, ngrihet rregullisht. N\u00eb bord jan\u00eb 65 persona. \u201cBoston Herald\u201d do t\u00eb tregoj\u00eb m\u00eb pas se midis tyre qen\u00eb edhe dy v\u00ebllez\u00ebr me pashaport\u00ebn e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe.<\/p>\n<p><strong>Ora 8 e 15 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Fluturimi AA11 e modifikon papritur rrug\u00ebn e tij: fillimisht kthehet drejt veriut t\u00eb Boston, m\u00eb pas niset drejt jugut n\u00eb drejtimin Manhattan. Kulla e kontrollit t\u00eb Boston kupton se avioni nuk kontrollohet m\u00eb nga ekuipazhi. Pasi kan\u00eb goditur disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb ekuipazhit, terrorist\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb kabin\u00ebn e komandimit dhe marrin kontrollin e fluturimit. \u201cMos b\u00ebni budallall\u00ebqe. Nuk do t\u2019ju b\u00ebjm\u00eb keq. Kemi shum\u00eb avion\u00eb\u201d, jan\u00eb fjal\u00ebt e fundit t\u00eb kapura nga kulla e kontrollit. Pastaj kontakti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. Fluturimi shkon drejt New York: kulla veriore e World Trade Center \u00ebsht\u00eb n\u00eb trajektoren e tij.<\/p>\n<p><strong>Ora 8 e 47 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Edhe fluturimi Boston \u2013 Los Angeles i United Airlines kidnapohet. Pasi ka kaluar mbi New Jersey, avioni kthehet papritmas drejt jugut dhe drejtohet p\u00ebr n\u00eb kull\u00ebn e jugut t\u00eb World Trade Center.<\/p>\n<p><strong>Ora 8 e 48 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Fluturimi AA11 p\u00ebrplaset mbi kull\u00ebn e veriut t\u00eb World Trade Center, me 540 kilometra n\u00eb or\u00eb. Katet e larta t\u00eb kull\u00ebs, ku ndodhet edhe restoranti \u201cWindows on the World\u201d, mb\u00ebrthehen nga tymi. Shp\u00ebrthen nj\u00eb zjarr, e gjith\u00eb godina dridhet, por jan\u00eb pak ata q\u00eb e kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Nj\u00eb minut\u00eb pas impaktit, CNN nis ransmetimet direkte nga Manhattan.<\/p>\n<p><strong>Ora 9 e 3 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa televizionet e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs fillojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellim pamjet direkte t\u00eb zjarrit t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb avion i dyt\u00eb p\u00ebrplaset kund\u00ebr kull\u00ebs jugore t\u00eb World Trade Center. Dhjet\u00ebra njer\u00ebz hidhen nga katet e larta pre e panikut. Skuadrat e zjarrifk\u00ebsave hyjn\u00eb n\u00eb dy nd\u00ebrtesat p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb mbijetuarit. Bursat e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb t\u00eb parat q\u00eb reagojn\u00eb: ajo e New York q\u00eb e ka selin\u00eb pak larg nga Kullat Binjake nuk do t\u00eb hapet fare.<\/p>\n<p><strong>Ora 9 e 31 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Nga Sarasota e Florida, ku gjendet p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb, presidenti amerikan George W. Bush shfaqet n\u00eb televizion. \u201cSot jetojm\u00eb nj\u00eb tragjedi komb\u00ebtare\u201d, deklaron ai. \u201cDy avion\u00eb jan\u00eb p\u00ebrplasur mbi World Trade Center. Ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb akt terrorist kund\u00ebr vendit ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ora 9 e 45 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Panik n\u00eb Uashington. Fluturimi 77 i American Airlines p\u00ebrplaset mbi Pentagon, n\u00eb krahun per\u00ebndimor t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ku punojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 23000 persona. P\u00ebrpara p\u00ebrplasjes komentatorja e CNN Barbara Olson, q\u00eb \u00ebsht\u00eb midis pasagjer\u00ebve, paralajm\u00ebron n\u00eb celular t\u00eb shoqin, k\u00ebshilltar i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, p\u00ebr kidnapimin e avionit. Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, transferohet n\u00eb nj\u00eb bunker n\u00ebntok\u00ebsor. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas evakuohen Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, Senati dhe Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve.<\/p>\n<p><strong>Ora 9 e 49 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Pezullim i menj\u00ebhersh\u00ebm i t\u00eb gjitha fluturimeve treg\u00ebtare n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vendit. Fluturimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara devijohen drejt Kanadas\u00eb. Evakuohen aeroportet e Los Angeles dhe San Francisco.<\/p>\n<p><strong>Ora 9 e 55 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Kulla jugore e World Trade Center shembet, duke marr\u00eb me vete mij\u00ebra persona q\u00eb gjenden akoma brenda saj. Fluturimi 93 i United Airlinesi drejtuar p\u00ebr San Francisco p\u00ebrplaset n\u00eb fshatrat e Pennsylvania. Sipas disa d\u00ebshmive t\u00eb ardhura nga avioni n\u00ebp\u00ebrmjet celular\u00ebve, disa pasagjer\u00eb i kan\u00eb penguar tre kidnapuesit q\u00eb ta drejtojn\u00eb fluturimit kund\u00ebr nj\u00eb objektivi tjet\u00ebr, ndoshta Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ora 10 e 29 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Shembet edhe kulla veriore, World Trade Center, dy qiellg\u00ebrvisht\u00ebse 110 kat\u00ebshe t\u00eb larta 420 metra, zhduket nga panorama e Manhattan. Pallatet e af\u00ebrta jan\u00eb n\u00eb rrezik: dy do t\u00eb shemben pak or\u00eb m\u00eb pas; t\u00eb tjera evakuohen dhe mund t\u00eb shemben \u00e7ast pas \u00e7asti.<\/p>\n<p><strong>Ora 11<\/strong><\/p>\n<p>Rudolph Giuliani, kryebashkiak i New York, jep urdh\u00ebr t\u00eb evakuohet pjesa jugore e Manhattan. Nuk b\u00ebhen akoma vler\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb vdekurit, por televizioni kujton se t\u00eb pakt\u00ebn 50000 persona \u00e7do dit\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar tek kullat. Organizohen ndihmat e para dhe formohen radh\u00ebt e gjata t\u00eb vullnetar\u00ebve q\u00eb dhurojn\u00eb gjak p\u00ebr t\u00eb plagosurit. Dyqanet ushqimore vihen n\u00ebn sulm. Shkolla, muzeume, dyqane mbyllen.<\/p>\n<p><strong>Ora 13 e 30 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Air Force One, avioni presidencial me George W. Bush n\u00eb bord, nuk kthehet n\u00eb Uashington, por duke ndjekur planet e alarmit maksimal vazhdon t\u00eb fluturoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e terrorist\u00ebve. Nga jasht\u00eb vijn\u00eb mesazhe solidariteti p\u00ebr Uashingtonin. T\u00eb par\u00ebt q\u00eb mobilizohen jan\u00eb qeverit\u00eb europiane, presidenti rus Vladimir Putin dhe Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara Kofi Annan. Qeveria kubaneze ofron ndihma mjek\u00ebsore dhe humanitare, ashtu si qeveria kineze dhe t\u00eb gjitha vendet arabe me p\u00ebrjashtim t\u00eb Irakut. Kryeministri izraelian Ariel Sharon mbyll kufijt\u00eb me Egjiptin dhe Cisjordanin\u00eb. Lideri palestinez Yasser Arafat i quan atentatet \u201cnj\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d. Me lajmin p\u00ebr atentatet, skena g\u00ebzimi n\u00eb Territoret e Pushtuara palestineze dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs islamike.<\/p>\n<p><strong>Ora 20 e 33 minuta <\/strong><\/p>\n<p>Presidenti kthehet n\u00eb Uashington dhe nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb njofton amerikan\u00ebt: \u201cDo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb drejt\u00ebsi, pa dallim midis terrorist\u00ebve dhe atyre q\u00eb i mbrojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>E m\u00ebrkur\u00eb 12 shtator, ora 8 (ora e Tokios) <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb diferenc\u00ebs orare, Banka Qendrore e Japonis\u00eb \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb v\u00eb n\u00eb praktik\u00eb strategjin\u00eb financiare t\u00eb konkorduar nga institutet e m\u00ebdha financiare t\u00eb planetit. P\u00ebr t\u00eb penguar r\u00ebnien e tregjeve, Tokio hedh rretj 2000 miliard jen (18 miliard euro), duke frenuar r\u00ebnien e treguesit NIKKEI. N\u00eb Europ\u00eb, BQE b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me 69 miliard euro, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb hedhjeje tjet\u00ebr prej 50 miliard dollar\u00ebsh t\u00eb premtuar nga presidenti i Federal Reserve amerikane, Alan Greenspan. Atentator\u00ebt e kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr. Botohet fotoja e nj\u00ebrit prej terrorist\u00ebve t\u00eb supozuar t\u00eb identifikuar nga FBI: \u00ebsht\u00eb Mohammed Atta, 33 vje\u00e7ar, q\u00eb kishte marr\u00eb patent\u00ebn e fluturimit n\u00eb Florida. 7000 agjent\u00eb federal\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetime. Arrestimet e para n\u00eb Florida dhe n\u00eb Hamburg t\u00eb Gjermanis\u00eb. K\u00ebrkohen mb\u00ebshtet\u00ebsit e kidnapuesve. Episodet e para t\u00eb zem\u00ebrimit antiislamik n\u00eb Shtetet e Bashkuara: nj\u00eb dyqan ushqimor i menaxhuar nga nj\u00eb pakistanez n\u00eb Long Island i vihet flaka; sikh\u00eb rrihen n\u00eb Manhattan; n\u00eb Chicago, qindra persona manifestojn\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb xhamie; n\u00eb mbrojtjen e tij agresori i nj\u00eb gruaje pakistaneze deklaron: \u201cE kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shtetin tim\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ora 12 e 30 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Bush i quan sulmet ndaj Uashingtonit dhe New York \u201cakte lufte\u201d. Sekretari i Shtetit Colin Powell k\u00ebrkon\u00a0 \u201cnj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb koordinuar dhe t\u00eb plot\u00eb nga ana e shoq\u00ebris\u00eb per\u00ebndimore\u201d. NATO njofton aplikimin e Nenit 5 e Traktatit t\u00eb Aleanc\u00ebs, sipas t\u00eb cilit nj\u00eb sulm kund\u00ebr nj\u00ebrit prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj konsiderohet si nj\u00eb sulm kund\u00ebr t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>E enjte, 13 shtator<\/strong><\/p>\n<p>Thuajse t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebernidmor\u00ebt evakuohen nga Kabuli. Kryeqyteti i Afganistanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej objektivave t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb reagimit amerikan: gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp, Colin Powell tregon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Usama bin Laden si t\u00eb dyshuarin kryesor. Kreu suprem i taliban\u00ebve, Mullah Omar, refuzon \u00e7do akuz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshirjes dhe tenton ta shfaj\u00ebsoj\u00eb bin Laden.<\/p>\n<p><strong>Ora 12<\/strong><\/p>\n<p>Rihapet trafiku ajror n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p><strong>Ora 16 e 30 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Dy burra e nj\u00eb grua, t\u00eb imbarkuar n\u00eb nj\u00eb fluturim t\u00eb American Airlines n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019i ngritur nga aeroporti JFK i New York, ndalohen. Arrestime t\u00eb tjera n\u00eb aeroportin e Los Angeles. Nj\u00ebri prej t\u00eb ndaluarve, n\u00eb posedim t\u00eb nj\u00eb patente fluturimi, ka nj\u00eb bilet\u00eb t\u00eb vetme fluturimi t\u00eb vlefshme p\u00ebr 11 shtator, dit\u00ebn e atentateve. Fluturimi ishte anulluar n\u00eb momentin e fundit. Persona t\u00eb tjer\u00eb ndalohen n\u00eb aeroportin La Guardia t\u00eb New York.<\/p>\n<p><strong>Ora 19 e 30 minuta<\/strong><\/p>\n<p>Bilanci i par\u00eb i viktimave n\u00eb Pentagon: 190 t\u00eb zhdukur, kundrejt 800 q\u00eb qen\u00eb njoftuar n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb par\u00eb. Z\u00ebvend\u00ebspresidenti Dick Cheney transferohet p\u00ebr mas\u00eb paraprake n\u00eb Camp David. T\u00eb gjitha manifestimet kulturore dhe sportive n\u00eb vend pezullohen. Rikuperohen kutit\u00eb e zeza t\u00eb fluturimit t\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb Pennsylvania dhe t\u00eb atij q\u00eb ka goditur Pentagonin.<\/p>\n<p><strong>E premte, 14 shtator<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00eb komb\u00ebtare \u201czije dhe lutjesh\u201d n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Drejtuesit politik\u00eb t\u00eb vendit (t\u00eb pranish\u00ebm ish president\u00ebt Bush senior, Clinton, Carter dhe Ford) bashkohen n\u00eb katedralen e Uashingtonit p\u00ebr mesh\u00ebn n\u00eb nderim t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve. N\u00eb Europ\u00eb tre minuta heshtje p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e atentateve.<\/p>\n<p><strong>Ora 15<\/strong><\/p>\n<p>Kongresi miraton caktimin e 40 miliard dollar\u00ebve p\u00ebr ndihma urgjence n\u00eb zonat e goditura: gjysma e fondeve do t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb New York. Me unanimitet, senator\u00ebt adoptojn\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb q\u00eb autorizon presidentin Bush t\u00eb \u201cp\u00ebrdor\u00eb forc\u00ebn e nevojshme dhe t\u00eb duhur\u201d. 50000 rezervist\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb armatosura mund t\u00eb rithirren (gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Gjirit n\u00eb vitin 1991 i thirr\u00ebn 265000). Rihapen tre aeroportet e New York.<\/p>\n<p><strong>Ora 16<\/strong><\/p>\n<p>George W. Bush mb\u00ebrrin midis ndihmuesve q\u00eb rr\u00ebmojn\u00eb n\u00eb World Trade Center, tre dit\u00eb pas atentateve. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp Colin Powell k\u00ebrc\u00ebnon qeverin\u00eb e Kabulit: \u201cNuk mund t\u2019i ndanit aktivitetet e juaja nga ato t\u00eb kriminel\u00ebve q\u00eb mir\u00ebprisni\u201d. Nd\u00ebrkaq, pes\u00eb dit\u00eb pas atentatit, p\u00ebrhapet lajmi i vdekjes s\u00eb Ahmed Shah Massud: njoftimi jepet nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i opozit\u00ebs afganase.<\/p>\n<p>(<em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb 21 shtator 2001 n\u00eb gazet\u00ebn franceze \u201cLe Monde\u201d<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E diel\u00eb, 9 shtator 2001 Komandanti Ahmed Shah Massud, kreu i opozit\u00ebs afganase ndaj regjimit t\u00eb taliban\u00ebve, \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb atentati. Dy gazetar\u00eb fals\u00eb, q\u00eb e kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb besonte se qen\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb nj\u00eb agjencie shtypi me qend\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr, e hedhin n\u00eb er\u00eb videokamer\u00ebn e tyre gjat\u00eb nj\u00eb interviste me \u201cLuanin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":56233,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56232"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56232"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56232\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56233"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}