{"id":55804,"date":"2023-09-06T18:36:20","date_gmt":"2023-09-06T18:36:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55804"},"modified":"2023-09-06T18:36:20","modified_gmt":"2023-09-06T18:36:20","slug":"pergjimet-e-vrasjeve-ate-qe-desh-ti-u-kry-gjoka-ok-vella-kjoft-me-zotin-futja-gjumit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/06\/pergjimet-e-vrasjeve-ate-qe-desh-ti-u-kry-gjoka-ok-vella-kjoft-me-zotin-futja-gjumit\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjimet e vrasjeve\/ \u201cAt\u00eb q\u00eb desh ti u kry\u201d, Gjoka: Ok v\u00eblla, kjoft me Zotin, futja gjumit\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje aksionet e operacionit \u201cMetamorfoza\u201d, duke u ndalur te aktivitetet kriminale t\u00eb dyshuara t\u00eb biznesmenit P\u00ebllumb Gjoka.<\/p>\n<p><strong>\u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ai ishte nj\u00eb njeri shum\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb veri t\u00eb vendit. Nj\u00eb biznesmen t\u00eb cilit i p\u00ebruleshin t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Deri edhe vet\u00eb politika n\u00eb Tiran\u00eb, ku ai ia kishte dal\u00eb t\u00eb imponohej dhe t\u00eb shtrinte me sukses lidhjet e tij deri n\u00eb rangjet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb saj, aq sa t\u00eb fitonte deri edhe statusin e \u2018investitorit strategjik\u2019.<\/p>\n<p>Nj\u00eb status i shp\u00ebrblyer p\u00ebr t\u00eb nga qeveria Rama, q\u00eb do ti mund\u00ebsonte investimin deri n\u00eb 50 milion\u00eb euro n\u00eb loj\u00ebrat e fatit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se e shkuara dhe e tashmja e tij, ishin t\u00eb lidhura me episode t\u00eb shumta t\u00eb dyshimta t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Ku ai p\u00ebrflitej se ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht Zot dhe dor\u00ebzan\u00eb, i disa prej k\u00ebtyre ngjarjeve kriminale t\u00eb pazbardhura. Krime t\u00eb paprovuara, por q\u00eb do t\u00eb duhej nj\u00eb dosje p\u00ebrgjimesh e mb\u00ebrritur nga autoritetet franceze p\u00ebr llogari t\u00eb SPAK, p\u00ebr t\u00eb na rr\u00ebfyer p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb plot\u00eb disa prej mistereve t\u00eb ngjarjeve t\u00eb kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb t\u00eb ndodhura n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb harkun kohor t\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb P\u00ebllumb Gjoka.<\/p>\n<p>Profili n\u00eb dukje i nj\u00eb biznesmeni t\u00eb t\u00ebrhequr, q\u00eb daljet publike i ka tejet t\u00eb rralla.<\/p>\n<p>Personazhi q\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e tij njihej si \u2018I forti i Velipoj\u00ebs\u2019, tejet aktiv n\u00eb sip\u00ebrmarrjet e tij, por q\u00eb mesa duket krahas pun\u00ebs si biznesmen i suksessh\u00ebm, fshihte pas k\u00ebtij profili t\u00eb nderuar edhe an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb nj\u00eb organizatori krimesh. Por si erdhi zbulimi i aspektit kriminal t\u00eb dyshuar t\u00eb k\u00ebtij biznesmeni?<\/p>\n<p>Cili ishte gabimi q\u00eb e \u00e7oi drejt fundit t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Dhe pse SPAK, u k\u00ebrkoi partner\u00ebve t\u00eb tij francez\u00eb, p\u00ebrgjimet e aplikacionit Sky ECC, i konsideruar si i pathyesh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cilat ishin komunikimet e Gjok\u00ebs dhe grupit t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb fshihej pas tij?<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb siguruar nga emisioni \u2018<strong>N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019,\u00a0<\/strong>gjith\u00e7ka duket se nis pas kall\u00ebzimit t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb shtetases Drande Hoti Gjoka.<\/p>\n<p>Nj\u00eb 99 vje\u00e7are, e cila kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb testamentin e saj, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 39 hektar\u00ebsh n\u00eb pyllin e Velipoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Por q\u00eb n\u00eb vitin 2022, familjar\u00eb t\u00eb saj t\u00eb af\u00ebrt pjes\u00eb e testamentit, shikojn\u00eb se si ishin p\u00ebrjashtuar nga trash\u00ebgimia pron\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzim i kryer SPAK m\u00eb 16 Janar 2023, nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt pretendonin se jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb shtetases Drande Hoti dhe se pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb k\u00ebsaj shtetaseje, me sip\u00ebrfaqe prej 39 hektar\u00ebsh n\u00eb fshatin Pulaj, komuna Velipoj\u00eb, jan\u00eb tjet\u00ebrsuar dhe marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga shtetasit P\u00ebllumb Gjoka n\u00eb bashk\u00ebpunim me persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe zyrtar\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht ky episod i tjet\u00ebrsimit t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb till\u00eb prone, q\u00eb sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, do t\u00eb sillte edhe zbulimin e aktivitetit kriminal t\u00eb P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, por edhe t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunonin me t\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrpara se t\u00eb shkojm\u00eb te ky episod i fund\u00ebm i tjet\u00ebrsimit t\u00eb nj\u00eb prone, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb nisjen e nj\u00eb hetimi ndaj biznesmenit P\u00ebllumb Gjoka dhe grupit t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb fshihej pas tij,<\/p>\n<p>Zbulimi i par\u00eb trondit\u00ebs q\u00eb SPAK b\u00ebri me marrjen n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bisedave t\u00eb zhvilluara nga ky grup n\u00eb aplikacionin SKY ECC, ishte zbardhja e mekanizmit t\u00eb vrasjes s\u00eb shtetasit Gjin Bori\u00e7i q\u00eb mbante edhe emrin Ndoji.<\/p>\n<p>Ngjarje e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 9 gusht 2020 n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebs s\u00eb fshatit Shkjez\u00eb me rrug\u00ebn nacionale Shkod\u00ebr-Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Ku ai u gjet i vrar\u00eb disa metra larg makin\u00ebs BMW q\u00eb kishte marr\u00eb me qira.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb lidhje ka vrasja e Gjin Bori\u00e7it me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn dhe kush jan\u00eb ekzekutuesit, q\u00eb sipas gjurm\u00ebve t\u00eb bisedave q\u00eb ata kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb komunikimet e SKY ECC, ishin pik\u00ebrisht shok\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me viktim\u00ebn?<\/p>\n<p>P\u00ebrse kjo mizori ndaj shokut t\u00eb tyre dhe si shkuan ata p\u00ebr ngush\u00ebllim n\u00eb familjen e mikut t\u00eb ngusht\u00eb, q\u00eb ata kishin vrar\u00eb pik\u00ebrisht po vet\u00eb.<\/p>\n<p>Mesa duket p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr ngjarjes.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrgjimeve t\u00eb zbardhura nga SPAK, fal\u00eb bisedave t\u00eb kryera n\u00eb aplikacionin SKY ECC, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim jan\u00eb P\u00ebllumb Gjoka, i cili n\u00eb k\u00ebto biseda, mban pseudonimin \u2018Kolombo\u2019.<\/p>\n<p>Behar Brajoviq (Bajri), q\u00eb mban disa pseudonime t\u00eb njohura si \u2018Daci\u2019, \u2018Lopata\u2019 apo \u2018Kapedani\u2019<\/p>\n<p>\u2018Deno\u2019 apo \u2018Denis\u2019 p\u00ebr Denis Brajoviq (Bajri).<\/p>\n<p>\u2018Mondi\u2019, Edmond Preka, q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb shoferi i biznesmenit P\u00ebllumb Gjoka.<\/p>\n<p>\u2018Dori\u2019, Klaodor Haka.<\/p>\n<p>Si edhe Ervis Martinaj, i njohur me kodin \u2018V\u2019.<\/p>\n<p>Martinaj, q\u00eb nuk dihet p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye, del t\u00eb jet\u00eb i interesuar si personi n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ekzekutimin Bori\u00e7in. I cili n\u00eb vazhdim t\u00eb p\u00ebrgjimeve thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb paguaj\u00eb edhe nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe parash p\u00ebr eliminimin e tij.<\/p>\n<p>Por q\u00eb garant p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr vrasjen e Bori\u00e7it, del t\u00eb jet\u00eb P\u00ebllumb Gjoka.<\/p>\n<p>Veprime t\u00eb cilat SPAK pretendon se jan\u00eb provuar para dhe pas vrasjes.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjimet<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 7 Gusht 2020, ora 12.23 shtetasi Behar Brajoviq komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: Kur mendon?<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 18. 11, Behari i shkruan: \u2018Nes\u00ebr mbr\u00ebma kryhet nj\u00eb pun\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb kryhet puna jote.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: \u2018Ok v\u00eblla\u2019.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shikohet, ky komunikim i p\u00ebrket dat\u00ebs 7 gusht 2020.<\/p>\n<p>Pra dy dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb konsumohet krimi ndaj Gjin Bori\u00e7it.<\/p>\n<p>I cili nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni se ekzekutuesit e tij, ata q\u00eb do ta nxjerrin n\u00eb prit\u00eb, jan\u00eb pik\u00ebrisht shok\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Behar Brajoviq, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krahu i armatosur i Bajrave n\u00eb Shkod\u00ebr, pasi e siguron P\u00ebllumb Gjok\u00ebn se kjo pun\u00eb, pra vrasja e Gjin Bori\u00e7it, do t\u00eb kryhet shpejt, i premton po ashtu atij se shpejt do t\u00eb kryhet edhe puna e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve grupi i ngritur p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Gjin Bori\u00e7in p\u00ebr llogari t\u00eb Ervis Martinaj, kapet n\u00eb \u00e7do bised\u00eb duke u kujdesur q\u00eb t\u00eb mos u shp\u00ebtoj\u00eb asnj\u00eb detaj n\u00eb lidhje me skenarin e ekzekutimit.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 9 gusht n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, Behar Brajoviq, k\u00ebt\u00eb her\u00eb del n\u00eb komunikim me Edmond Prek\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjimet<\/strong><\/p>\n<p>Edmondi e pyet, n\u00ebse do t\u00eb marr\u00eb njeri me makin\u00eb?<\/p>\n<p>Behari i shkruan q\u00eb, do t\u00eb marri dy veta.<\/p>\n<p>Behari i tregon q\u00eb makin\u00ebn do ta djegin sa t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00eb dhe do t\u00eb ecin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, do t\u00eb marri vet\u00ebm k\u00ebto t\u00eb dy, ti mbaj brenda diku.<\/p>\n<p>Behari i tregon q\u00eb, sa t\u00eb kryhet ky, ik\u00ebn ai kurva i Tiran\u00ebs sepse k\u00ebshtu e kam l\u00ebn\u00eb me t\u00eb, me nd\u00ebrrim.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shikohet edhe nga komunikimi i m\u00ebposht\u00ebm ekzekutimi i Gjin Bori\u00e7it, kryhet diku midis or\u00ebs 1.00 dhe 2.00 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 9 gusht.<\/p>\n<p>Dhe besohet q\u00eb n\u00eb makin\u00eb me t\u00eb, t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>Kjo me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb hequr \u00e7do dyshim te shoku i tyre, mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u2019i ndodh\u00eb pas pak.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 00.27 t\u00eb m\u00ebngjesit, n\u00eb p\u00ebrgjime del edhe Ervis Martinaj, i cili komunikon me Denis Brajoviq.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 00.27, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>(N\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim figurojn\u00eb t\u00eb regjistruara vet\u00ebm bisedat e shkruara nga Denis Brajoviq).<\/p>\n<p>Denisi i shkruan: H\u00eb v\u00eblla, m\u00eb shkruaj k\u00ebtu se jam duke l\u00ebn\u00eb celularin n\u00eb shpi.<\/p>\n<p>Tu dal jam, prit televizorin.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 01.54, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>Denisi i shkruan Beharit: \u2018Para e kemi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 01.58, Behar Brajoviq komunikon me Edmond Prek\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02.02, Behar Brajoviq komunikon me me Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>Denisi i shkruan Beharit: \u2018Kruvi\u2019, jemi n\u00eb Bushat dhe t\u00eb na presi aty ai, se jemi af\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra mesa kuptohet nga biseda. \u2018Kryvi\u2019, do t\u00eb thot\u00eb se Gjin Bori\u00e7i, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ekzekutuar.<\/p>\n<p>Fill m\u00eb pas Behar Brajoviq, kujdeset q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb dijeni menj\u00ebher\u00eb edhe P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>I cili pasi m\u00ebson q\u00eb puna u krye me sukses, nuk harron q\u00eb ti \u00e7oj\u00eb viktim\u00ebs, sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fala.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02.24, Behar Brajoviq komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky i fundit i tregon q\u00eb ishte n\u00eb gjum\u00eb nd\u00ebrsa Behari i tregon q\u00eb u kry, tani presim at\u00eb t\u00ebndin. At\u00eb q\u00eb desh ti ai u kry, Ginin deshti ai\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi shprehet: \u2026Ok v\u00eblla, kjoft me Zotin, futja gjumit\u2026<\/p>\n<p>Por duket se grupi vras\u00ebs nuk ka gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb kryer ekzekutimi, Denis Brajoviq, kapet n\u00eb p\u00ebrgjim, duke biseduar me Behar Brajoviq.<\/p>\n<p>Ku i tregon k\u00ebtij t\u00eb fundit, se si e q\u00eblloi pa m\u00ebshir\u00eb Gjin Bori\u00e7in.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu Denis Brajoviq, bisedon edhe me Ervis Martinaj.<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb di, n\u00ebse doli apo jo n\u00eb lajme vrasja.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb thuhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02.43, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>Denisi i shkruan: \u2018Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se m\u00eb tha di\u00e7ka\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02.45, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>Denisi i shkruan: A dha gj\u00eb tv?<\/p>\n<p>Nata duket e gjat\u00eb dhe e pagjum\u00eb p\u00ebr ekzekutuesit dhe porosit\u00ebsit e vrasjes.<\/p>\n<p>Si\u00e7 del me von\u00eb nga komunikimet q\u00eb zhvillohen ne or\u00ebn 3.00 t\u00eb m\u00ebngjesit, Ervis Martinaj, kujdeset edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00ebse \u00e7unat e kan\u00eb djegur si duhet makin\u00ebn, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb.<\/p>\n<p>Pas disa komunikimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella, grupi m\u00eb n\u00eb fund vendos t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb sy gjum\u00eb. Tashm\u00eb t\u00eb qet\u00eb se pun\u00ebn e kishin kryer dhe se \u00e7do gj\u00eb kishte shkuar sipas parashikimeve. Komunikimet e tyre fillojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb m\u00ebngjesin e her\u00ebt t\u00eb dat\u00ebs 9 gusht. \u00a0Ku tashm\u00eb ata organizohen t\u00eb takohen s\u00eb bashku, larg syve t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Ku i pranish\u00ebm midis tyre \u00ebsht\u00eb edhe \u2018V\u2019, i identifikuar si Ervis Martinaj.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 11.47, Klodor Haka komunikon me Behar Brajoviq.<\/p>\n<p>Klodori i shkruan: \u2018Jam duke ardh me \u2018V\u2019 andej se don me ardh te ti. Direkt tani po nisem.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 12.28, Edmond Preka komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn, t\u00eb cilit i tregon q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ardh \u2018Lopata\u2019 (Behar Brajoviq).<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i thot\u00eb: \u2018Po rrim te ara, thuj se k\u00ebtu ka shum\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb edhe momenti kur P\u00ebllumb Gjoka hyn n\u00eb komunikim me Ardrit Hasanbegaj.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mbulon detyr\u00ebn e shefit t\u00eb krimeve n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjoka n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb dij\u00eb \u00e7far\u00eb ka zbuluar policia n\u00eb lidhje me vrasjen e Gjin Bori\u00e7it.<\/p>\n<p>Bised\u00eb q\u00eb zhvillohet midis tyre m\u00eb dat\u00eb 9 gusht, vet\u00ebm disa or\u00eb pas kryerjes s\u00eb vrasjes.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 14.49, P\u00ebllumb Gjoka komunikon me Ardrit Hasanbegaj.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi e pyet: \u2018\u00c7far\u00eb ishte ajo e mbr\u00ebmshmja (vrasja e Gjin Ndoj)\u2019.<\/p>\n<p>Ardriti i p\u00ebrgjigjet: Nuk e di, paska qen\u00eb me hasm\u00ebri, p\u00ebr pun\u00ebn e nj\u00eb v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Plus paska qen\u00eb kollarexhi.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi e pyet: Si duket si dor\u00eb?<\/p>\n<p>Ardriti i p\u00ebrgjigjet: Ka punuar mir\u00eb kopili dhe si duket kan\u00eb qen\u00eb dy ose m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebshtir\u00eb do e kemi, por besoj do t\u00eb nxjerrim di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Por nga biseda n\u00eb vazhdim, P\u00ebllumb Gjoka kujdeset te shefi i Krimeve n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb t\u00eb mos i hyjn\u00eb m\u00eb thell\u00eb k\u00ebtij hetimi.<\/p>\n<p>Madje ai m\u00ebson gjat\u00eb k\u00ebsaj bisede se si v\u00ebllai i viktim\u00ebs paska takuar Dorian Dulin.<\/p>\n<p>Shok i ngusht\u00eb me Gjin Bori\u00e7in, nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb nga eksponent\u00ebt m\u00eb t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb krimit n\u00eb Shkod\u00ebr dhe lidhje e af\u00ebrt e Ibrahim Licit, kund\u00ebrshtar i p\u00ebrbetuar i Bajrave.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb cilin Gjoka k\u00ebrkon informacione t\u00eb vazhdueshme nga Ardrit Hasanbegaj se cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebria e tij.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i thot\u00eb: L\u00ebreni n\u00eb kollaren e vet.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 17.09, P\u00ebllumb Gjoka komunikon s\u00ebrish me Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet n\u00ebse e njihte Dorian Dulin, sepse v\u00ebllai i k\u00ebtij e ka takuar.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi shprehet: K\u00ebta t\u00eb vrasin dhe t\u00eb vijn\u00eb dhe me u pjek.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi shkruan: Ardrit n\u00ebse ke info p\u00ebr Dorin m\u00eb thuaj.<\/p>\n<p>Por duket se Dorian Duli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik i betuar p\u00ebr P\u00ebllumb Gjok\u00ebn dhe Behar Brajoviq.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se Duli \u00ebsht\u00eb mik i ngusht\u00eb me viktim\u00ebn Gjin Ndoji.<\/p>\n<p>Dhe se p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ai q\u00ebndron n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e mikut t\u00eb tij t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb prit\u00eb.<\/p>\n<p>Urrejtja p\u00ebr Dulin duket se \u00ebsht\u00eb aq e fort\u00eb nga grupi kund\u00ebrshtar dhe konkretisht Behar Bajroviq, sa ky i fundit mendon se mund ta vras\u00eb edhe n\u00eb varrimin e Bori\u00e7it.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 10 gusht, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi bashk\u00ebrisht kan\u00eb kryer vrasjen e shokut t\u00eb tyre Gjin Bori\u00e7i, vrasje q\u00eb del e porositur nga Ervis Martinaj, Behar Bajroviq, m\u00ebsohet se ka shkuar p\u00ebr ngush\u00ebllime m\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e shokut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Bised\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e konsumon edhe me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 12.47, Behar Brajoviq komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky i fundit i tregon q\u00eb, isha n\u00eb varrim, por nejt\u00ebm larg, vet\u00ebm sa i dham\u00eb dor\u00ebn n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Dori (Dorian Duli) nuk ishte.<\/p>\n<p>Por duket se P\u00ebllumb Gjoka n\u00eb rolin e regjisorit t\u00eb ekzekutimit t\u00eb Gjin Bori\u00e7it, sipas SPAK e ka kryer k\u00ebt\u00eb vrasje p\u00ebr llogari t\u00eb Ervis Martinaj,<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vrasje q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb i interesonte vet\u00eb biznesmenit.<\/p>\n<p>Sipas dosjes \u2018Metamorfoza\u2019, Mbreti i Kumarit Ervis Martinaj, ishte gati t\u00eb ofronte edhe 100 mij\u00eb euro p\u00ebr vrasjen e Gjin Bori\u00e7it, t\u00eb cilin e donte t\u00eb ekzekutuar me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb edhe kundrejt nj\u00eb shume t\u00eb till\u00eb t\u00eb majme parash.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00eb q\u00eb duket se e i ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh edhe biznesmenit P\u00ebllumb Gjoka.<\/p>\n<p>I cili nd\u00ebrkoh\u00eb po merrej edhe vet\u00eb me nj\u00eb larje t\u00eb vjet\u00ebr hesapesh. Duke i ofruar Ervis Martinaj k\u00ebt\u00eb her\u00eb falas vrasjen e Gjin Bori\u00e7it, n\u00eb k\u00ebmbim q\u00eb mbreti i bixhozit ti hiqte qafe P\u00ebllumb Gjok\u00ebs njeriun q\u00eb kishte koh\u00eb q\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb form\u00eb krimi me clering.<\/p>\n<p>Ky person t\u00eb cilin P\u00ebllumb Gjoka e donte me patjet\u00ebr t\u00eb vdekur dhe mund\u00ebsisht brenda pak koh\u00ebsh, ishte Kleanti Musabelli.<\/p>\n<p>I cili gjat\u00eb nj\u00eb sherri t\u00eb ndodhur midis tij dhe Gjok\u00ebs, m\u00eb dat\u00eb 11 Shtator 2017, n\u00eb nj\u00eb kafe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb ikje e sip\u00ebr kishte plagosur me arm\u00eb zjarri n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, biznesmenin.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa P\u00ebllumb Gjoka duket se e ka falur Musabellin duke hequr dor\u00eb nga e drejta e ankimit n\u00eb lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiran\u00ebs ndaj k\u00ebtij t\u00eb fundit, duket se biznesmeni kishte n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb skenar tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>At\u00eb t\u00eb l\u00ebnies lir\u00eb t\u00eb Musabellit, me q\u00ebllim p\u00ebr ta ekzekutuar, n\u00eb momentin kur ky i fundit t\u00eb mendonte se \u00e7do gj\u00eb tashm\u00eb i p\u00ebrkiste t\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi P\u00ebllumb Gjoka dhe grupi i tij kan\u00eb kryer pun\u00eb me Gjin Bori\u00e7in p\u00ebr llogari t\u00eb Ervis Martinaj, sipas dakord\u00ebsis\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ky i fundit q\u00eb duhet t\u00eb ngrej\u00eb k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn e arm\u00ebs dhe t\u00eb vras\u00eb Kleanti Musabelli.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb akoma e paqart\u00eb se kur Gjoka dhe Martinaj kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dakord\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebmbim viktimash, por nga bisedat n\u00eb SKY ECC, ndjekja e Kleanti Musabelli, duket se ka filluar q\u00eb n\u00eb muajin qershor 2020.<\/p>\n<p>Pra dy muaj para se t\u00eb vritet Gjin Bori\u00e7i.<\/p>\n<p>Ku edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim p\u00ebr t\u00eb kryer ekzekutimin e Kleanti Musabelli \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti grup ekzekutor\u00ebsh, q\u00eb m\u00eb pas kryen edhe vrasjen e Bori\u00e7it.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se vrasja e Musabelliut nuk po realizohej ne koh\u00eb, n\u00eb loj\u00eb futet Behar Brajoviq.<\/p>\n<p>I cili duket se i ka nj\u00eb borxh t\u00eb madh moral P\u00ebllumb Gjok\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi ky i fundit del se e ka shp\u00ebtuar nga burgimi afatgjat\u00eb duke korruptuar prokurorin Xhevahir Lita.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i ofrohet P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, t\u2019ia b\u00ebj\u00eb p\u00ebr qejf vrasjen e Kleanti Musabelli.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 7 Korrik 2020, n\u00eb or\u00ebn 11.57, Behar Brajoviq komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: V\u00eblla, n\u00ebse edhe nj\u00eb jav\u00eb nuk m\u00eb vjen dikush q\u00eb jam duke prit, a ma gjen nj\u00eb p\u00ebr me mbaru nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Behari e pyet: A po thua p\u00ebr at\u00eb, p\u00ebr pun\u00ebn t\u00ebnde?<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i p\u00ebrgjigjet: Po.<\/p>\n<p>Behari i shkruan: At\u00eb pun\u00eb ta kryej un\u00eb vet\u00eb, nuk ke nevoj\u00eb me i th\u00ebn\u00eb k\u00ebrkujt, vet\u00ebm leji nj\u00eb njeri n\u00eb shpin\u00eb, se ku rrin.<\/p>\n<p>Du me ta kry, p\u00ebr qef.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i p\u00e8rgjigjet: Jo v\u00eblla, nuk b\u00ebhet falas, duhet ndonj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb larg.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: \u00cbsht\u00eb i falur, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Ja tregon ku \u00ebsht\u00eb dhe rrug\u00ebn komplet.<\/p>\n<p>Behari i shkruan: Me ta kry un\u00eb p\u00ebr qef, dhe nuk ke detyrim hi\u00e7.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: Jo v\u00eblla nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb p\u00ebr ty, vet\u00ebm lek\u00ebt atyne dhe mos ti kesh af\u00ebr hi\u00e7.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mbetet e paqart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, \u00ebsht\u00eb fakti p\u00ebrse grupi d\u00ebshtoi n\u00eb vrasjen e Kleanti Musabelli.<\/p>\n<p>Edhe pse P\u00ebllumb Gjoka \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb jap\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebr ta eliminuar me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 9 Korrik 2020 ora 09.30, Behar Brajoviq komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn. Behari i shkruan: Un\u00eb fola p\u00ebr at\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde dhe m\u00eb than\u00eb sa paguan.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: 80-90-100.<\/p>\n<p>Del n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe, \u00ebsht\u00eb i falur.<\/p>\n<p>Behari i shkruan: 100 k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebto kurva, ose t\u00eb ta kryej un\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: 100 me ju dh\u00ebn\u00eb vlla.<\/p>\n<p>Pasi Behar Bajroviq i premton P\u00ebllumb Gjok\u00ebs se do ta organizoj\u00eb ai vrasjen, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb ai l\u00eb t\u00eb kuptohet se n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kan\u00eb ardhur disa kosovar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 10 Korrik 2020, Behar Brajoviq komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>Behari i shkruan: \u2018M\u00eb kan\u00eb ardhur disa shok\u00eb nga Kosova dhe at\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde e kryejm\u00eb. Ose vjen nj\u00eb serb, ose nj\u00eb kosovar. Kena dhe nj\u00eb arab.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: \u2018V\u00eblla mund ti sjell dhe un\u00eb serb dhe kosovar\u00eb, por duan shofer.<\/p>\n<p>Behari i shkruan: \u2018E kam un\u00eb shoferin v\u00eblla, e kam shqiptar, mos e vra mendjen.<\/p>\n<p>Arabi e kryen edhe me ftyr\u00eb. p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb i kam thirr.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb, P\u00ebllumb Gjoka, del se i lutet Behar Brajoviq, q\u00eb mund\u00ebsish Kleanti Musabelli, ta vras\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllain.<\/p>\n<p>Por jo me djalin, apo me familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 konstatohet nga bisedat, muaji gusht duket intensiv p\u00ebr grupin.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjueti p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Kleanti Musabelli, po p\u00ebrgatiten ti japin goditjen fatale Gjin Bori\u00e7it.<\/p>\n<p>Ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb m\u00ebposhtme, Behar Brajoviq i shkruan P\u00ebllumb Gjok\u00ebs se puna e tij me Kleanti Musabelli do t\u00eb kryhet s\u00eb shpejti, sa t\u00eb mbarojm\u00eb nj\u00eb pun\u00eb k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n<p>Duke n\u00ebnkuptuar ekzekutimin e Gjin Bori\u00e7it.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 7 Gusht 2020 ora 12.23, Behar Brajoviq\u00a0 komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: Kur mendon?<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 18.11, Behar Brajoviq komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>Behari i shkruan: Nes\u00ebr mbr\u00ebma kryhet nj\u00eb pun\u00eb dhe at\u00eb her\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb kryhet puna jote.<\/p>\n<p>Nga bisedat e m\u00ebtejshme del se personi i kontaktit me Ervis Martinaj, q\u00eb duket se ka hyr\u00eb n\u00eb loj\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Kleanti Musabelli p\u00ebr llogari t\u00eb P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, \u00ebsht\u00eb Klodor Haka.<\/p>\n<p>I cili merret personalisht me ndjekjen dhe grupin e kontraktuar p\u00ebr t\u00eb kryer ekzekutimin.<\/p>\n<p>Nga bisedat e dokumentuara n\u00eb aplikacionin Sky ECC, Behar Brajoviq, i premton P\u00ebllumb Gjok\u00ebs se puna e Kleantit do t\u00eb kryhet para dat\u00ebs 1 shtator.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 21.27 Behar Brajoviq komunikon me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>Behari i shkruan: Deri dit\u00ebn e diel mos hajde ne Tiran\u00eb sepse do kryhet. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn mundesh me ardh.<\/p>\n<p>Behari e pyet: E don sakat apo t\u00eb vdekur se un\u00eb ju kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur, por thash\u00eb t\u00eb t\u00eb pyes nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i p\u00ebrgjigjet: T\u00eb vdekur v\u00eblla.<\/p>\n<p>Bisedat mbi vrasjen e mundshme t\u00eb Kleanti Musabelli, mbyllen k\u00ebtu dhe \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebrse grupi ekzekutues i ngritur nga P\u00ebllumb Gjoka nuk e kreu k\u00ebt\u00eb pun\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Madje po kaq e paqart\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja p\u00ebrse Ervis Martinaj, i cili del se kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje p\u00ebr llogari t\u00eb P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vrasjes s\u00eb Gjin Bori\u00e7it, nuk e p\u00ebrfundoi k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb ndodhi midis tij dhe P\u00ebllumb Gjok\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb P\u00ebllumb Gjoka i ishte v\u00ebn\u00eb nga pas p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Kleanti Musabelli dhe sakaq ishte kryer ekzekutimi i Gjin Bori\u00e7it, interesante n\u00eb dosjen \u2018Metaformoza\u2019, jan\u00eb edhe nj\u00eb seri p\u00ebrgjimesh.<\/p>\n<p>Ku k\u00ebt\u00eb her\u00eb P\u00ebllumb Gjoka dhe t\u00eb tij\u00ebt, jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb eliminojn\u00eb disa prej t\u00eb fort\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Dorian Dulin q\u00eb del t\u00eb jet\u00eb edhe miku i Gjin Bori\u00e7it t\u00eb vrar\u00eb, Ibrahim Licin nj\u00eb tjet\u00ebr personazh problematik i bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe Genc Tafilin, ky i fundit i d\u00ebnuar me 25 vite burgim p\u00ebr vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, por q\u00eb at\u00ebkoh\u00eb ishte liruar m\u00eb kusht.<\/p>\n<p>Ku k\u00ebt\u00eb her\u00eb ai q\u00eb del i interesuar p\u00ebr ti vrar\u00eb k\u00ebta persona \u00ebsht\u00eb Behar Brajoviq.<\/p>\n<p>I cili sipas hetimeve del se ka dyshime se k\u00ebta tre personazhe, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa prej ngjarjeve kriminale ndaj njer\u00ebzve t\u00eb tij. Edhe kjo ndjekje b\u00ebhet gjat\u00eb koh\u00ebs kur P\u00ebllumb Gjoka dhe t\u00eb tijt\u00eb me n\u00eb krye Behar Brajoviq, i ishin v\u00ebn\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Kleanti Musabelli dhe po p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb, Gjin Bori\u00e7in.\/BW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje aksionet e operacionit \u201cMetamorfoza\u201d, duke u ndalur te aktivitetet kriminale t\u00eb dyshuara t\u00eb biznesmenit P\u00ebllumb Gjoka. \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d Ai ishte nj\u00eb njeri shum\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb veri t\u00eb vendit. Nj\u00eb biznesmen t\u00eb cilit i p\u00ebruleshin t\u00eb gjith\u00eb. Deri edhe vet\u00eb politika n\u00eb Tiran\u00eb, ku ai ia kishte dal\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54842,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55804"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55804"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55804\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54842"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}