{"id":55798,"date":"2023-09-06T16:47:32","date_gmt":"2023-09-06T16:47:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55798"},"modified":"2023-09-06T16:47:32","modified_gmt":"2023-09-06T16:47:32","slug":"ndeshja-kunder-cekise-silvinjo-kemi-gjithcka-per-ta-marre-maksimumin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/06\/ndeshja-kunder-cekise-silvinjo-kemi-gjithcka-per-ta-marre-maksimumin\/","title":{"rendered":"Ndeshja kund\u00ebr \u00c7ekis\u00eb, Silvinjo: Kemi gjith\u00e7ka p\u00ebr ta marr\u00eb maksimumin"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb muajit shtator kund\u00ebr Republik\u00ebs \u00c7eke, e vlefshme p\u00ebr kualifikueset e Kampionatit Europian \u2018Gjermani 2024\u2019, q\u00eb do t\u00eb luhet mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes n\u00eb stadiumin \u2018Fortuna Arena\u2019, n\u00eb ora 20:45, trajneri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sylvio Mendes Campos Junior dhe mbrojt\u00ebsi i ekipit komb\u00ebtar, Berat Gjimshiti dol\u00ebn n\u00eb konferenc\u00ebn zyrtare p\u00ebr media.<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa iu p\u00ebrgjigj interesit t\u00eb mediave shqiptare dhe \u00e7eke, trajneri Silvinjo u shpreh se p\u00ebrballja me \u00c7ekin\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe koha n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur k\u00ebt\u00eb ndeshje ka qen\u00eb e pak\u00ebt. E megjithat\u00eb, tekniku i ekipit ton\u00eb komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb shprehur shum\u00eb i k\u00ebnaqur p\u00ebr gjendjen e lojtar\u00ebve t\u00eb grumbulluar dhe p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre. Trajneri Silvinjo vler\u00ebsoi kund\u00ebrshtarin \u00e7ek nd\u00ebrsa tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se ende nuk e ka vendosur formacionin e 11 titullar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb zbresin n\u00eb fush\u00eb nga minuta e par\u00eb p\u00ebr ndeshjen kund\u00ebr \u00c7ekis\u00eb. Mesazhi p\u00ebr kuqezinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i vet\u00ebm: Nuk duhet t\u00eb mungoj\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrimi n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si i kam motivuar lojtar\u00ebt p\u00ebr sfid\u00ebn kund\u00ebr \u00c7ekis\u00eb? \u2013\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndeshje e r\u00ebnd\u00ebsishme. Kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dy dit\u00eb, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb, ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb menaxhonim lojtar\u00ebt, t\u00eb punonim me video, nuk kemi pasur mund\u00ebsi t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb n\u00eb fush\u00eb, por me video. Kemi punuar fort duke analizuar kund\u00ebrshtarin dhe p\u00ebrgatitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e pak\u00ebt ku kemi menaxhuar skuadr\u00ebn n\u00eb nivel individual dhe si grup ku kemi ndar\u00eb informacion. Jam i k\u00ebnaqur p\u00ebr gj\u00ebndjen e skuadr\u00ebs. Motivimi \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb dhe duhet t\u00eb them se nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndeshje e v\u00ebshtir\u00eb, djemt\u00eb e din\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe ata jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb t\u00eb tilla ndeshje. E qart\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb e madhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb, duke par\u00eb ndeshjen q\u00eb kemi p\u00ebrpara. Ne e ndjejm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb kemi, k\u00ebto jan\u00eb ndeshje p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Jan\u00eb ndeshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb luajn\u00eb. Jam shum\u00eb i lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Formacioni i i Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr \u00c7ekis\u00eb \u2013<\/strong>\u00a0Ne akoma nuk kemi vendosur p\u00ebr disa pozicione se kush do t\u00eb luaj\u00eb. Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb deri m\u00eb tani. Ndihemi mir\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e loj\u00ebs. Duhet t\u00eb menaxhojm\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lojtar\u00ebt. Nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes do t\u00eb zhvillojm\u00eb dhe nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb fundit. Kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb 100%-shin e tij do t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs si titullar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndeshje q\u00eb k\u00ebrkon nivel p\u00ebrqendrimi shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. N\u00ebse ka di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u2019i thuhet lojtar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgatitje \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebto ndeshje, p\u00ebrqendrimi nuk duhet t\u00eb mungoj\u00eb. Ata jan\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr shum\u00eb e fort\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb trajner q\u00eb ndodhet k\u00ebtu prej disa vitesh. Ai ka lojtar\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ndeshje e bukur. T\u00eb shikojm\u00eb nes\u00ebr por m\u00eb duhet t\u00eb them se ne si skuad\u00ebr kemi tashm\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb loje, kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb deri m\u00eb tani, duhet t\u00eb ecim n\u00eb drejtimin e duhur. Nes\u00ebr mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Llogarit\u00eb? \u2013<\/strong>\u00a0Ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk jemi akoma n\u00eb gjysm\u00ebn e ndeshjes. Mungojn\u00eb akoma edhe 5 finale. Nes\u00ebr do t\u00eb jemi n\u00eb 50% t\u00eb rrug\u00ebs dhe do t\u00eb kuptojm\u00eb sa jan\u00eb shanset tona. Nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme paraqitja, t\u00eb ecim p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb marrim pik\u00eb sepse ndryshe nuk arrijm\u00eb dot tek objektivi yn\u00eb. Llogarit\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00eb n\u00ebntor. Llogarit\u00eb n\u00ebse duhet t\u00eb luanim p\u00ebr barazim ose fitore mund t\u2019i shikojm\u00eb n\u00eb n\u00ebntor, sot nuk b\u00ebhen llogari. Un\u00eb jam absolutisht i bindur se 23 lojtar\u00ebt q\u00eb kam n\u00eb skuad\u00ebr nes\u00ebr do t\u00eb zbresin n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar. Duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ndeshje t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb marrim pik\u00eb. Llogari nuk dua t\u00eb b\u00ebj, ne jemi 100% t\u00eb p\u00ebrqendruar te kjo ndeshje me Republik\u00ebn \u00c7eke. E thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb trajner ekspert me lojtar\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por edhe un\u00eb jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur me lojtar\u00ebt q\u00eb kam. Kemi lojtar\u00eb t\u00eb fort\u00eb, jemi nj\u00eb skuad\u00ebr e fort\u00eb dhe do t\u00eb zbresim n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Elementi plus q\u00eb duhet \u2013<\/strong>\u00a0N\u00ebse duhet t\u00eb themi nj\u00eb element m\u00eb shum\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb kjo skuad\u00ebr, sigurisht \u00ebsht\u00eb niveli i p\u00ebrqendrimit q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb nj\u00eb ndeshje si kjo. Niveli i p\u00ebrqendrimit duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb, lidhet me at\u00eb q\u00eb tham\u00eb m\u00eb par\u00eb. Fokusi n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndeshje duhet t\u00eb jet\u00eb jo i lart\u00eb, por shum\u00eb i lart\u00eb. N\u00eb ndeshje si kjo merr vler\u00eb dhe shprehja q\u00eb nuk humbet skuadra q\u00eb b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb, por ajo q\u00eb b\u00ebn m\u00eb pak gabime mund t\u00eb marr\u00eb maksimumin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndeshje q\u00eb n\u00eb nivel teknik dhe taktik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb lart dhe ndodhta nj\u00eb gabim i vog\u00ebl mund t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb er\u00eb gjith\u00e7ka, mund t\u00eb humbas\u00eb ndeshjen. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb fokusuar n\u00eb maksimum. Luajm\u00eb ndaj nj\u00eb kund\u00ebrshtari mjaft t\u00eb fort\u00eb si \u00c7ekia, luajm\u00eb n\u00eb nj\u00eb stadium shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kemi lojtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb dispozicion, i kemi t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e duhur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb maksimumin.<\/p>\n<p><strong>Sa e kam analizuar \u00c7ekin\u00eb personalisht? \u2013\u00a0<\/strong>Kam par\u00eb shum\u00eb ndeshje t\u00eb \u00c7ekis\u00eb. Nd\u00ebrsa isha me pushime, kam par\u00eb 7 ndeshje t\u00eb \u00c7ekis\u00eb dhe t\u00eb tjera pas 31 korrikut kur jam kthyer n\u00eb pun\u00eb. Kemi analizuar \u00c7ekin\u00eb, kemi par\u00eb thuajse t\u00eb gjitha ndeshjet si staf dhe momentet kryesore. Jan\u00eb ekip shum\u00eb i organizuar, vler\u00ebsoj dhe trajnerin e tyre q\u00eb \u00ebsht\u00eb me \u00c7ekin\u00eb q\u00eb prej 2008. Lojtar\u00ebt \u00e7ek\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb, sidomos n\u00eb aspektin fizik, t\u00eb gjat\u00eb. Mund t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn kund\u00ebrshtare me 4-5 lojtar\u00eb dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. Edhe n\u00eb mbrojtje. Jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p><strong>Si e mban mend trajneri golin q\u00eb ka sh\u00ebnuar si lojtar? \u2013<\/strong>\u00a0Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtim i bukur p\u00ebr mua sepse un\u00eb sh\u00ebnova n\u00eb at\u00eb ndeshje, por ne e humb\u00ebm ndeshjen. M\u00eb p\u00eblqen Praga. Shpresoj t\u00eb shoh nj\u00eb gol t\u00eb bukur si ai q\u00eb sh\u00ebnova un\u00eb. Ndoshta sh\u00ebnon Mario.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Komb\u00ebtares, Berat Gjimshiti u shpreh q\u00eb kuqezinjt\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrballen me \u00c7ekin\u00eb nes\u00ebr dhe besojn\u00eb 100% se mund t\u2019ia dalin t\u00eb marrin nj\u00eb rezultat pozitiv n\u00eb Prag\u00eb. Duke iu p\u00ebrgjigjur interesit t\u00eb mediave, mbrojt\u00ebsi shqiptar tregoi se skuadra e ka p\u00ebrgatitur mir\u00eb ndeshjen dhe se i kan\u00eb studiuar mir\u00eb \u00e7ek\u00ebt n\u00eb loj\u00ebn e tyre. Gjimshiti n\u00ebnvizoi se skuadra \u00ebsht\u00eb e fokusuar totalisht te ndeshja e nes\u00ebrme kund\u00ebr \u00c7ekis\u00eb, nd\u00ebrsa tha se d\u00ebshira e tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb kualifikohet me Komb\u00ebtaren n\u00eb Europian dhe t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e grupit n\u00eb finalet \u2018Gjermani 2024\u2019.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u2019ia dalim nes\u00ebr me \u00c7ekin\u00eb? \u2013<\/strong>\u00a0Sigurisht q\u00eb po. Jemi nj\u00eb grup me shum\u00eb eksperienc\u00eb dhe me lojtar\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb japin gjith\u00e7ka. Besojm\u00eb 100%, n\u00ebse nuk besojm\u00eb, gabojm\u00eb. Vendimtare? \u00c7do ndeshje \u00ebsht\u00eb vendimtare, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi kund\u00ebrshtari, a \u00ebsht\u00eb \u00c7ekia apo Moldavia. Jan\u00eb gjithmon\u00eb 3 pik\u00eb n\u00eb loj\u00eb. Jan\u00eb ndeshje finale ku duhet t\u00eb japim maksimumin dhe m\u00eb pas shohim ku do t\u00eb arrijm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A jan\u00eb marr\u00eb masat p\u00ebr shtatlart\u00ebsin\u00eb e \u00e7ek\u00ebve? \u2013\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb, \u00c7ekia ka lojtar\u00eb me gjat\u00ebsi t\u00eb madhe. Nuk i arrijm\u00eb shum\u00eb me shtatlart\u00ebsi, por do b\u00ebjm\u00eb futbollin, do kemi kujdes n\u00eb topat n\u00eb aj\u00ebr kur t\u00eb luajn\u00eb \u00e7ek\u00ebt. N\u00eb goditjet standarde jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. Duhet t\u00eb kemi p\u00ebrqendrim. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gjat\u00ebsia q\u00eb e ndryshon loj\u00ebn, duhet t\u00eb jemi vetvetja, t\u00eb kemi besim. N\u00ebse do q\u00eb mos ta kap\u00eb topin kund\u00ebrshtari, e merr. Besoj q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e duhur.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb t\u00eb luash p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013<\/strong>\u00a0N\u00eb Komb\u00ebtare kemi lojtar\u00eb nga Maqedonia e Veriut, Presheva, Kosova. \u00c7do lojtar e di se p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb jap\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb fush\u00eb. Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb vuajtur p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, por besoj se kur luan jo p\u00ebr fanell\u00ebn, por p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr Kombin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pap\u00ebrshkrueshme.<\/p>\n<p><strong>Motivimi p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Europian? \u2013\u00a0<\/strong>Motivimin nuk mund t\u00eb them q\u00eb e kam m\u00eb t\u00eb madh se lojtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb grumbullim. E kam gjithmon\u00eb motivimin kur jam n\u00eb Komb\u00ebtare. Dua ta arrij edhe nj\u00eb her\u00eb kualifikimin. Sigurisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motivim shum\u00eb i lart\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb kualifikohem por edhe t\u00eb jem atje. Edhe at\u00ebher\u00eb u kualifikua, por nuk isha n\u00eb Europian. Besoj se motivimi \u00ebsht\u00eb te \u00e7do njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Komb\u00ebtare, q\u00eb jep gjith\u00e7ka. Ato jan\u00eb ndeshje q\u00eb mbeten n\u00eb histori p\u00ebr \u00e7do futbollit. Motivimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb edhe p\u00ebr mua personalisht.<\/p>\n<p><strong>Sa ndihet pesha e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur objektivin? \u2013<\/strong>\u00a0Ndihet. Ndonj\u00eb lojtar e ndjen m\u00eb fort pesh\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Ka dhe lojtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb luajtur ndeshje me presion t\u00eb lart\u00eb n\u00eb klubet specifike. Edhe veten e fus k\u00ebtu, kam luajtur ndeshje me presion t\u00eb lart\u00eb dhe besoj se mund t\u00eb p\u00ebrballem. Por, lojtar\u00ebt e din\u00eb vler\u00ebn e k\u00ebsaj ndeshje dhe do t\u00eb p\u00ebrmbahen e do t\u00eb p\u00ebrballen me presionin sepse kemi vet\u00ebm di\u00e7ka n\u00eb kok\u00eb: KUALIFIKIMI.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb muajit shtator kund\u00ebr Republik\u00ebs \u00c7eke, e vlefshme p\u00ebr kualifikueset e Kampionatit Europian \u2018Gjermani 2024\u2019, q\u00eb do t\u00eb luhet mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes n\u00eb stadiumin \u2018Fortuna Arena\u2019, n\u00eb ora 20:45, trajneri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sylvio Mendes Campos Junior dhe mbrojt\u00ebsi i ekipit komb\u00ebtar, Berat Gjimshiti dol\u00ebn n\u00eb konferenc\u00ebn zyrtare p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":55799,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[39],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55798"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55798"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55798\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}