{"id":55776,"date":"2023-09-06T11:55:02","date_gmt":"2023-09-06T11:55:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55776"},"modified":"2023-09-06T11:55:02","modified_gmt":"2023-09-06T11:55:02","slug":"berisha-te-ngrihemi-gjersa-te-largojme-nga-pushteti-armikun-me-te-eger-te-votes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/06\/berisha-te-ngrihemi-gjersa-te-largojme-nga-pushteti-armikun-me-te-eger-te-votes\/","title":{"rendered":"Berisha: T\u00eb ngrihemi gjersa t\u00eb largojm\u00eb nga pushteti armikun m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb vot\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha ka publikuar p\u00ebr faktet e fars\u00ebs elektorale t\u00eb 14 majit 2023, duke e quajtur \u2018libri i zi\u2019. Berisha theksoi se sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebria karakterizohet nga fenomene dukuri nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb zezat n\u00eb historin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Kryedemokrati Sali Berisha tha se, Shqip\u00ebria noton mbi krimin dhe se siguria e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, e pronave e veprimtaris\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb varet dhe kontrollohet nga krimi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha, u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb ngrihen n\u00eb protest\u00eb t\u00eb fuqishme kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs, si\u00e7 tha ai, armikut m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2018Ftoj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e konsiderojn\u00eb vot\u00ebn t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e tyre, p\u00ebr shtetin ligjor, p\u00ebr garancin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre, veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre ekonomike, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, p\u00ebr integrimin e vendit, n\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb meritojm\u00eb, t\u00eb ngrihemi.<\/p>\n<p>T\u00eb ngrihemi gjersa t\u00eb largojm\u00eb nga pushteti, armikun m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb vot\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi pas Enver Hoxh\u00ebs\u2019, tha kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb librit t\u00eb fars\u00ebs elektorale t\u00eb 14 majit.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar z. Meta, t\u00eb nderuar z.\u00a0 Bylykbashi, Noka, Bo\u00e7i, zonja Albana Vokshi.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm, zonja e zot\u00ebrinj.<\/p>\n<p>Sot ne jemi k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb 32 vite. Paraqesim para publikut shqiptar dhe atij nd\u00ebrkomb\u00ebtar, librin e zi, kushtuar fars\u00ebs elektorale t\u00eb 14 maji 2023.<\/p>\n<p>Pse lib\u00ebr i zi? Shqip\u00ebria sot karakterizohet nga fenomene, dukuri nga m\u00eb t\u00eb zezat n\u00eb historin\u00eb e saj. E para dhe m\u00eb e zeza \u00ebsht\u00eb braktisja masive e k\u00ebtij vendi. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb k\u00ebtu se k\u00ebt\u00eb ver\u00eb vendi pati dyndjen, ndofta m\u00eb t\u00eb madhe turistike nga jasht\u00eb, por 60% e shqiptar\u00ebve, sipas statistikave m\u00eb t\u00eb besueshme nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb pushonin 7 dit\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj vere.<\/p>\n<p>E lidh k\u00ebt\u00eb sepse nj\u00eb e zez\u00eb tjet\u00ebr e madhe q\u00eb i detyron shqiptar\u00ebt t\u00eb largohen \u00ebsht\u00eb skamja, varf\u00ebria e frikshme. Shqip\u00ebria nj\u00eb vend n\u00eb t\u00eb cilin polarizimi rritet me shpejt\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se kudo dhe dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se kudo.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, n\u00ebse lexon arkiv\u00ebn e krimit t\u00eb k\u00ebtij vendi, p\u00ebr tragjedin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, noton mbi krimin. Siguria e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, e pronave, e veprimtaris\u00eb, jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb varet dhe kontrollohet nga krimi.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ju jap nj\u00eb sugjerim. I lexoni me qet\u00ebsi dhe reflektim transkriptimet e dosjes \u2018Metamorfoza\u2019 q\u00eb botojn\u00eb media. \u00c7far\u00eb tregojn\u00eb ato. Tregojn\u00eb se strategjia e Edi Ram\u00ebs, \u2018h\u00ebngshin kok\u00ebn e nj\u00ebri tjetrit\u2019 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb strategjik e shtetit. Nuk ka m\u00eb kufi mes vras\u00ebsit t\u00eb paguar, dorasit, hjek\u00ebsit dhe shtetit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ju jap vet\u00ebm nj\u00eb fragment. P\u00ebllumb Gjoka i thot\u00eb Behar Bajrit: Pyete at\u00eb n\u00ebndrejtorin pse m\u00eb arrestoi mua djalin e xhaxhait. E kishte fjal\u00ebn p\u00ebr grupe. Pyete kush e nxiti. Behari i p\u00ebrgjigjet: Po po do ta pyes dhe do ta fus n\u00eb borxh r\u00ebnd\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb se do ti jap\u00eb\u00a0 1 mln.<\/p>\n<p>N\u00ebse kthehemi tek direktiva e atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb krim-minist\u00ebr q\u00eb thot\u00eb \u2018kokat ti han\u00eb nj\u00ebri-tjetrit\u2019 n\u00ebndrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs nuk po b\u00ebn asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 se po zbaton direktiv\u00ebn kryeministrore, po krijon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ata t\u00eb vrasin nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n<p>Por ata jan\u00eb me lista. Dhe n\u00eb at\u00eb list\u00eb q\u00eb do t\u00eb lexoni, nuk jan\u00eb m\u00eb. Kush ishte P\u00ebllumb Gjoka? P\u00ebllumb Gjoka ishte mik p\u00ebr kok\u00eb me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani do t\u00eb ju them edhe nj\u00eb gj\u00eb. P\u00ebllumb Gjoka po em\u00ebronte kryetarin e skapit. Po. Sepse Kondili q\u00eb d\u00ebrgoi dosjen e Bajr\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr, bashk\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr, shpall\u00ebn se k\u00ebta nuk jan\u00eb organizat\u00eb kriminale. P\u00ebr Xhevahirin dihet, i \u00e7oi n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr ti liruar. Mori 1 mln euro. Po sa mori Kondili? E din\u00eb kazinot\u00eb e P\u00ebllumb Gjok\u00ebs.<\/p>\n<p>Kondilin t\u00eb cilin badiguardi i P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, sipas disa akuzave i rrinte mbrapa n\u00eb kazino, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb topat me euro, do t\u00eb na dilte nga Edi Rama kryetar i skapit.<\/p>\n<p>Ndaj them se kjo shoq\u00ebri, vegjeton, jeton, fle mbi krimin, zgjohet mbi krimin. Po pse t\u00eb gjitha k\u00ebto. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb nj\u00eb raport fatal n\u00eb themel dhe ky raport fatal \u00ebsht\u00eb se krimi shnd\u00ebrrohet n\u00eb vot\u00eb dhe vota n\u00eb krim. Kurr\u00eb kjo nuk mund t\u00eb ndodhte ndryshe.<\/p>\n<p>Bajr\u00ebt, P\u00ebllumb Gjoka, Banda e Durr\u00ebsit, banda e Elbasanit dhe t\u00eb gjitha me radh\u00eb erdh\u00ebn nga t\u00eb 4 an\u00ebt, nga ku ishin p\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrruar fuqin\u00eb e krimit n\u00eb vota. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri aspekt.<\/p>\n<p>Askush nuk duhet ta marri k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, k\u00ebt\u00eb raport si nj\u00eb qarje, jo ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kushtrim. E kemi publikuar me nj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb \u00e7do shqiptar q\u00eb ka besimin, interesim m\u00eb minimal tek e v\u00ebrteta, duhet ta dij\u00eb se Edi Rama zgjedhje nuk b\u00ebn.<\/p>\n<p>Edi Rama vjedh, vjedh dhe vet\u00ebm vjedh zgjedhje. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i k\u00ebtij libri.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-55758\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/11-1-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/11-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/11-1-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/11-1-768x512.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/11-1-1536x1023.jpg 1536w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/11-1.jpg 1600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>Ne b\u00ebm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kodit zgjedhor, por \u00e7far\u00eb tha n\u00eb fillim t\u00eb fushat\u00ebs elektorale; kinez\u00ebri e partive, do m\u00eb diktojn\u00eb mua ata, dhe un\u00eb nuk pyes p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Edi Rama u thot\u00eb shqiptar\u00ebve, i kam vjedhur dhe do ti vjedh zgjedhjet. Por cila \u00ebsht\u00eb tragjikja<\/p>\n<p>sociale dhe politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes. Po n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fatale, \u00ebsht\u00eb krijuar koncepti se ky i vjedh zgjedhjet, por i fiton. Ky \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e turpshme. Ky \u00ebsht\u00eb koncepti i njeriut t\u00eb frik\u00ebsuar gjer m\u00eb palc\u00eb, apo njeriut t\u00eb verbuar gjer n\u00eb infinit, fanatik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si ti thuash hajdutit, ato q\u00eb ke vjedhur jan\u00eb t\u00eb tuat. Si ti legjitimosh hajdutit q\u00eb t\u00eb hajduti, q\u00eb ke marr\u00eb di\u00e7ka, por t\u00eb tjerat jan\u00eb t\u00eb tuat.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr ka synim k\u00ebt\u00eb, q\u00eb t\u00eb bind\u00eb \u00e7do shqiptar q\u00eb Edi Rama ka vjedhur dhe nuk ka fituar zgjedhje.<\/p>\n<p>Po i injoroj t\u00eb gjitha faktet e rreshtuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Por po marr vet\u00ebm vendimet zyrtare t\u00eb Edi Ram\u00ebs nga fillimi gjer n\u00eb fund t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, jo n\u00ebn rrogoz, por para kamerave u tha shqiptar\u00ebve se ky ligj zgjedhor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kinez\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga fillimi e deri n\u00eb fund me vendim qeverie vendosi tu d\u00ebrgoj\u00eb pensionist\u00ebve zarfin 50 mij\u00eb lek\u00eb, 683 mij\u00eb pensionist\u00ebve. Me vendim qeverie, t\u00eb gjitha n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin shpalli rritjen e rrogave n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs\u00a0 elektorale. Shp\u00ebrndau miliona e miliona para p\u00ebr t\u00ebrmetin. Vet\u00ebm n\u00eb Peshkopi shp\u00ebrndau 400 mln lek\u00eb p\u00ebr personat m\u00eb aft\u00ebsi ndryshe. 13 mij\u00eb pensionist\u00eb shtoi n\u00eb lista pa kontribute. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha veprime zyrtare dhe nuk jan\u00eb veprime me Bajr\u00ebt, Band\u00ebn e Durr\u00ebsit, Elbasanit etj. Jan\u00eb veprime nga zyra.<\/p>\n<p>Nuk regjistroi partin\u00eb kryesore opozitare n\u00eb list\u00eb. U diktoi asaj kryetarin e koalicionit. 61 p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb koalicionit n\u00eb gar\u00eb u dha zero investim, kund\u00ebr 1.2 mln eurove q\u00eb u dha 12 t\u00eb aleatit t\u00eb tij t\u00eb ri. Ato jan\u00eb aspekte terroriste.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se administrata u shnd\u00ebrrua n\u00eb polici politike dhe dihen m\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb dallimi mes policis\u00eb partiake, policis\u00eb s\u00eb fsheht\u00eb dhe administrat\u00ebs. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb terror mbi zgjedh\u00ebsit. Pra k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha me dokumente zyrtare, jan\u00eb kryer n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb absolute ndaj vot\u00ebs dhe qytetar\u00ebve shqiptar.<\/p>\n<p>Pastaj ushtria e n\u00ebndheshme e krimit, hanxhar\u00ebve, vras\u00ebsve duke terrorizuar n\u00eb mbar\u00eb vendin qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ky lib\u00ebr? Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kushtrim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb bat\u00ebrdi, 600 mij\u00eb shqiptar\u00eb pranuan t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, pranuan t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs. 510 mij\u00eb p\u00ebr koalicionin, t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr logon, pra 600 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Cili mund t\u00eb thot\u00eb se 50 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr 680 pensionist\u00eb, rritja e rrogave p\u00ebr 184 mij\u00eb rrog\u00ebtar\u00eb, shtimi me 20 mij\u00eb i ndihm\u00ebs ekonomike, shp\u00ebrndarja e dhjet\u00ebra milion\u00eb p\u00ebr t\u00ebrmetin. Miliona t\u00eb tjer\u00eb investime n\u00eb asfalte elektorale, rrug\u00eb elektorale etj., nuk kan\u00eb bler\u00eb zyrtarisht, legalisht, 100 apo 200 mij\u00eb vota. Ndaj dhe ata t\u00eb cil\u00ebt u bien sirenave se Edi\u00a0 Rama vjedh, por i fiton ata nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 se b\u00ebjn\u00eb argatin e hajdutit. Firmosin nj\u00eb akt makab\u00ebr q\u00eb lejn\u00eb nj\u00eb komb pa t\u00eb drejt\u00eb vote, reale. Votuar kemi n\u00eb diktatur\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn ne edhe me darje e daulle, votohej.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky lib\u00ebr nj\u00eb kushtrim p\u00ebr tu ngritur. 600 mij\u00eb kan\u00eb votuar si idealist\u00eb, nga k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Cilido q\u00eb mendon se Edi Rama vjedh, por i fiton zgjedhjet, Edi Rama nuk i fiton zgjedhjet. Edi Rama \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb sundimtar t\u00eb urryer t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb nuk i l\u00eb ata t\u00eb votojn\u00eb. P\u00ebr Ram\u00ebn ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, pushteti dhe pasurimi i familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ndaj dhe duke fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb punuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ta shp\u00ebrndajm\u00eb ne n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe 4 an\u00ebt e bot\u00ebs, por me q\u00ebllimin m\u00eb madhor, t\u00eb ngrihemi t\u00eb vendosim t\u00eb ngrihemi. Nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb nuk ngrihet n\u00eb protesta t\u00eb fuqishme, ajo humbet, tretet.<\/p>\n<p>Do u rikujton k\u00ebtu publikisht rastin e Venezuel\u00ebs. N\u00eb Venezuel\u00ebn e Moduros, opozita i fitoi zgjedhjet. Presidenti Donald Trump e ftoi shefin e opozit\u00ebs, i tha se SHBA t\u00eb njohin ty si president. Ai tani nuk dihet se ku \u00ebsht\u00eb. Diku \u00ebsht\u00eb, por nuk dihet. Po su ngrite t\u00eb ardhme s\u2019ke. Nuk rr\u00ebzohen regjimet totalitare p\u00ebrve\u00e7 se me l\u00ebvizje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb fuqishme.<\/p>\n<p>Ndaj ftoj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e konsiderojn\u00eb vot\u00ebn t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e tyre, p\u00ebr shtetin ligjor, p\u00ebr garancin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre, veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre ekonomike, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, p\u00ebr integrimin e vendit, n\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb meritojm\u00eb, t\u00eb ngrihemi.<\/p>\n<p>T\u00eb ngrihemi gjersa t\u00eb largojm\u00eb nga pushteti, armikun m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb vot\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi pas Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha ka publikuar p\u00ebr faktet e fars\u00ebs elektorale t\u00eb 14 majit 2023, duke e quajtur \u2018libri i zi\u2019. Berisha theksoi se sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebria karakterizohet nga fenomene dukuri nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb zezat n\u00eb historin\u00eb e saj. Kryedemokrati Sali Berisha tha se, Shqip\u00ebria noton mbi krimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":55777,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55776"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55776\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}