{"id":55660,"date":"2023-09-05T11:40:21","date_gmt":"2023-09-05T11:40:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55660"},"modified":"2023-09-05T11:41:16","modified_gmt":"2023-09-05T11:41:16","slug":"rama-mban-peng-belerin-pd-organet-ligjzbatuese-te-shoqerojne-kryetarin-e-zgjedhur-per-te-bere-betimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/05\/rama-mban-peng-belerin-pd-organet-ligjzbatuese-te-shoqerojne-kryetarin-e-zgjedhur-per-te-bere-betimin\/","title":{"rendered":"Rama mban \u2018peng\u2019 Belerin, PD: Organet ligjzbatuese t\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb kryetarin e zgjedhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin!"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E SEKRETARIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE N\u00cb PD, IVI KASO<\/p>\n<p>32 vite n\u00eb pluraliz\u00ebm na kan\u00eb m\u00ebsuar tashm\u00eb se e drejta e zgjedhjes \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese p\u00ebr \u00e7do shtetas shqiptar, pa asnj\u00eb dallim.<br \/>\nE drejta e zgjedhjes ka dy pjes\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb: E drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb barabart\u00eb e t\u00eb fsheht\u00eb dhe e drejta p\u00ebr t\u2019u zgjedhur me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb barabart\u00eb e t\u00eb fsheht\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb dy pjes\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb dot pa nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Nuk ka zgjedhje t\u00eb lira n\u00ebse qeveria vendos kush do t\u00eb votoj\u00eb apo kush do t\u00eb votohet.<br \/>\nKushtetuta dhe Kodi Zgjedhor ia garantojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs \u00e7do te paraburgosuri dhe \u00e7do t\u00eb burgosuri, me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda.<br \/>\nNj\u00eb i paraburgosur ka t\u00eb drejt\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb votoj\u00eb, por edhe t\u00eb kandidoj\u00eb nga qelia e paraburgimit dhe t\u00eb zgjidhet. N\u00eb vitin 2001, Azgan Haklaj kandidoi p\u00ebr deputet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte i paraburgosur, qartazi me motive politike, u zgjodh, fitoi, u lirua, b\u00ebri betimin dhe ushtroi mandatin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndiqej penalisht.<br \/>\nKodi Zgjedhor siguron ushtrimin e vot\u00ebs nga t\u00eb paraburgosurit. N\u00ebse nuk ngrihet qend\u00ebr e posa\u00e7me votimi n\u00eb ambientet e burgut, t\u00eb burgosurit votojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr votimi jasht\u00eb, sa m\u00eb pran\u00eb burgut, t\u00eb shoq\u00ebruar sipas ligjit.<br \/>\nKjo praktik\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit n\u00eb zgjedhjet e 14 majit 2023 n\u00eb bashkin\u00eb e Kuk\u00ebsit. Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kuk\u00ebs, me vendimin nr. (332) 91 t\u00eb dat\u00ebs 13 maj 2023, ka urdh\u00ebruar lejimin e votimit t\u00eb 26 shtetasve t\u00eb paraburgosur dhe burgosur, n\u00eb qendr\u00ebn e votimit n0647\/01 t\u00eb ngritur n\u00eb Poliklinik\u00ebn e Kuk\u00ebsit.<br \/>\nK\u00ebta zgjedh\u00ebs, m\u00eb 14 maj 2023 jan\u00eb shoq\u00ebruar nga organet ligjzbatuese pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit dhe kan\u00eb votuar rregullisht duke garantuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre kushtetuese p\u00ebr t\u00eb zgjedhur.<br \/>\nFredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d u zgjodh me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb barabart\u00eb e t\u00eb fsheht\u00eb, pavar\u00ebsisht presioneve t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nKQZ i dha mandatin m\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe Kodin Zgjedhor. Gjykata e Vlor\u00ebs \u00e7ertifikoi sipas ligjit mandatin e Fredi Belerit. Hapi i fundit p\u00ebr fillimin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb betimi solemn para k\u00ebshillit bashkiak.<br \/>\nEdhe pse ushtrimi, menj\u00ebher\u00eb e pa penges\u00eb, i detyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb zgjedhur \u00ebsht\u00eb detyrim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb OSBE, K\u00ebshillit te Europ\u00ebs dhe Kushtetut\u00ebs, Edi Rama po p\u00ebrdor sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta mbajtur peng b\u00ebrjen e betimit. Justifikimi i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb se Fredi Beleri \u00ebsht\u00eb i paraburgosur.<br \/>\nQ\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb mbajtja e kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb deri sa t\u00eb kaloj\u00eb afati 90 ditor p\u00ebr b\u00ebrjen e betimit. Kjo \u00ebsht\u00eb pengmarrje e nj\u00eb t\u00eb drejte kushtetuese.<br \/>\nFredi Beleri prezumohet i pafajsh\u00ebm deri n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb d\u00ebnohet me vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe ruan t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur e p\u00ebr t\u2019u zgjedhur. Prokuroria nuk ia ka provuar ende faj\u00ebsin\u00eb para gjykat\u00ebs.<br \/>\nPartia Demokratike u b\u00ebn thirrje organeve ligjzbatuese q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb shoq\u00ebrimin e kryetarit t\u00eb zgjedhur n\u00eb mbledhjen e k\u00ebshillit bashkiak p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin. P\u00ebr ushtrimin e t\u00eb drejtave civile e zgjedhore nuk nevojitet vendim i gjykat\u00ebs penale.<br \/>\nB\u00ebrja e betimit nuk pengon ndjekjen penale. As ndjekja penale nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim dhe nuk mund t\u00eb pengoj\u00eb ushtrimin e nj\u00eb t\u00eb drejte dhe detyre kushtetuese.<br \/>\n\u00c7do vones\u00eb e b\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb aksesor t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe orekseve t\u00eb tij p\u00ebr ta marr\u00eb me dhun\u00eb pushtetin aty ku nuk e merr dot me vot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E SEKRETARIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE N\u00cb PD, IVI KASO 32 vite n\u00eb pluraliz\u00ebm na kan\u00eb m\u00ebsuar tashm\u00eb se e drejta e zgjedhjes \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese p\u00ebr \u00e7do shtetas shqiptar, pa asnj\u00eb dallim. E drejta e zgjedhjes ka dy pjes\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb: E drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":55661,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55660"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55660"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55660\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55661"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55660"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55660"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55660"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}