{"id":55271,"date":"2023-09-01T19:07:10","date_gmt":"2023-09-01T19:07:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55271"},"modified":"2023-09-01T20:28:58","modified_gmt":"2023-09-01T20:28:58","slug":"drejtesia-voa-harta-e-re-vetem-ne-apelin-e-tiranes-con-numrin-e-dosjeve-ne-mbi-30-mije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/01\/drejtesia-voa-harta-e-re-vetem-ne-apelin-e-tiranes-con-numrin-e-dosjeve-ne-mbi-30-mije\/","title":{"rendered":"VOA: 30 mij\u00eb dosje presin p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, reforma e sistemit gjyq\u00ebsor largoi nga puna mbi 380 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb, nd\u00ebrsa aktualisht gjykatat po punojn\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar gjyqtar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i b\u00ebri sot me dije Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se kan\u00eb mbetur ende 117 subjekte p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar nga procesi i vetingut, nga 805 gjithsej.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa ky proces po shkon drejt fundit, z\u00ebvend\u00ebsimi i t\u00eb larguarve me gjyqtar\u00eb t\u00eb rinj mbetet nj\u00eb sfid\u00eb kryesore.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb studim i qendr\u00ebs INFOCIP doli se, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve, nj\u00eb num\u00ebr i madh \u00e7\u00ebshjesh gjyq\u00ebsore kan\u00eb kap\u00ebrcyer afatet e arsyeshme t\u00eb gjykimit, nd\u00ebrsa jan\u00eb krijuar stoqe me mij\u00ebra dosje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, e cila ka aktualisht vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e gjyqtar\u00ebve, q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Nga studimi i Qendr\u00ebs INFOCIP doli se tejkalimi i afateve t\u00eb arsyeshme t\u00eb gjykimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri shqet\u00ebsuese n\u00eb rritje e sip\u00ebr n\u00eb gjykatat shqiptare, duke nisur nga Gjykata e Tiran\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit. Gjykata e kryeqytetit gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar kishte mbi 670 vendime t\u00eb dhomes civile jasht\u00eb afatit t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, 72 p\u00ebr qind e \u00e7\u00ebshtjeve civile t\u00eb themelit dhe 57 p\u00ebr qind e \u00e7\u00ebshtjeve penale t\u00eb themelit tejkaluan afatin ligjor t\u00eb gjykimit t\u00eb arsyesh\u00ebm. Qendra p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje t\u00eb Informimit Publik, INFOCIP, ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb studim p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar situat\u00ebn e vendimeve gjyq\u00ebsore q\u00eb dalin jasht\u00eb afateve t\u00eb arsyeshme dhe kostot e lidhura me to. Drejtuesi i Qendr\u00ebs, Gerti Shella, thot\u00eb q\u00eb n\u00ebse k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tejkaluara n\u00eb afate do t\u00eb ankimoheshin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut, kostot dhe d\u00ebmet do t\u00eb arrinin n\u00eb disa milion\u00eb euro p\u00ebr shtetin shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cKodi i Porcedur\u00ebs Civile parashikon nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim edhe nga gjykatat vendase, n\u00ebse pala konstaton tejkalim t\u00eb afateve t\u00eb arsyeshme t\u00eb gjykimit. Po ashtu Gjykata e Strasburgut mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblime, n\u00ebse kjo provohet. Nga vler\u00ebsimi i nd\u00ebrmarr\u00eb dukuria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. N\u00ebse vler\u00ebsimi do t\u00eb shtrihej n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjykatat, volumi i vonesave gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb\u201d, thot\u00eb zoti Shella.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konfirmoi sot Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs shifrat m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb procesit t\u00eb vettingut.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, nga shkurti 2018 dhe deri n\u00eb 31 gusht 2023, p\u00ebr 805 subjekte t\u00eb vetingut gjithsej, jan\u00eb marr\u00eb deri tani 688 vendime dhe mbeten p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar 117 subjekte deri n\u00eb fund t\u00eb 2024, kur mbaron mandanti i KPK-s\u00eb. Nj\u00eb rit\u00ebm mesatar prej 125 vendime n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Nga 688 vendimet e deritanishme, 296 subjekte jan\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, 237 u shkarkuan nga detyra, 96 kan\u00eb ikur me dor\u00ebheqje, 47 kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension, 8 u larguan sapo hyri ligji n\u00eb fuqi, dhe 4 u pezulluan nga detyra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa procesi i vetingut po shkon drejt fundit, sfida m\u00eb e madhe mbetet plot\u00ebsimi me gjyqtar\u00eb i gjykatave n\u00eb t\u00eb tre nivelet. Largimet e gjyqtar\u00ebve vijojn\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prurjet nga shkolla e Magjistratur\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar shkarkimet.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit ka 25 gjyqtar\u00eb nga 78 gjyqtar\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb, ose m\u00eb pak se 1\/3 e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e Qendr\u00ebs INFOCIP vler\u00ebsojn\u00eb se kjo mesatare e pun\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb, nd\u00ebrsa plot\u00ebsimi i vendeve bosh mbetet nj\u00eb nevoj\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb tani ne jemi p\u00ebrtej standardit t\u00eb ngarkes\u00ebs gjyq\u00ebsore p\u00ebr secilin gjyqtar. Nga nj\u00eb llogari e thjesht\u00eb p\u00ebr 30 mij\u00eb dosje q\u00eb presin nj\u00eb vendim n\u00eb Apel, p\u00ebr 300 dit\u00eb pune dhe 24 gjyqtar\u00eb, do t\u00eb duhen minimalisht 4 vite pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u trajtuar\u201d, thot\u00eb zoti Shella.<\/p>\n<p>Apeli i kryeqytetit u shnd\u00ebrrua nga marsi i k\u00ebtij viti n\u00eb t\u00eb vetmen gjykat\u00eb Apeli komb\u00ebtare, pasi u shkrin\u00eb n\u00eb t\u00eb edhe 6 apele t\u00eb rretheve.<\/p>\n<p>Stoku i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb prisnin gjykimin n\u00eb Apel p\u00ebr vitin 2022 ishte 23 mij\u00eb e 375 dosje. Nd\u00ebrsa me dosjet e prapambetura q\u00eb u soll\u00ebn nga Apelet e tjera, q\u00eb u shkrin\u00eb, e ngrit\u00ebn n\u00eb 30 mij\u00eb numrin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb presin nj\u00eb vendim nga Apeli i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga stoku prej afro 30 mij\u00eb dosje INFOCIP vler\u00ebson se rreth 14 mij\u00eb prej tyre jan\u00eb dosje themeli, dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme rrezikojn\u00eb t\u00eb dalin jasht\u00eb afatit t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb gjykimit, dhe kostot p\u00ebr ankimime t\u00eb mundshme ndaj k\u00ebtyre vonesave jan\u00eb s\u00ebrish miliona euro.<\/p>\n<p>Ato q\u00eb vonohen m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e themelit, dhe gjat\u00eb vitit 2022 ato zun\u00eb 47 p\u00ebr qind t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb Apel.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, reforma e sistemit gjyq\u00ebsor largoi nga puna mbi 380 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb, nd\u00ebrsa aktualisht gjykatat po punojn\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar gjyqtar\u00ebsh. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i b\u00ebri sot me dije Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se kan\u00eb mbetur ende 117 subjekte p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar nga procesi i vetingut, nga 805 gjithsej. Por &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":55275,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55271"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55271"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55271\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55275"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}