{"id":55188,"date":"2023-09-01T09:34:56","date_gmt":"2023-09-01T09:34:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55188"},"modified":"2023-09-01T09:34:56","modified_gmt":"2023-09-01T09:34:56","slug":"dy-vjedhjet-e-shekullit-berisha-skap-i-kerkon-te-amnistoje-veliajn-dhe-beqjan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/01\/dy-vjedhjet-e-shekullit-berisha-skap-i-kerkon-te-amnistoje-veliajn-dhe-beqjan\/","title":{"rendered":"Dy vjedhjet e shekullit, Berisha: SKAP-i k\u00ebrkon t\u00eb amnistoj\u00eb Veliajn dhe Beqjan!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SKAP-i k\u00ebrkon t\u00eb amnistoj\u00eb Erion Veliajn dhe Ilir Beqjan p\u00ebr vjedhjet e shekullit, me djeg\u00ebsat dhe sterilizimin. Berisha tha se, 200 mln euro deri m\u00eb tani, Elbasani, Fieri dhe Tirana, por djeg\u00ebs nuk ka.<br \/>\n\u201cJu i keni ndjekur vet\u00eb aferat e m\u00ebdha korruptive. \u00c7do firm\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kriminale n\u00eb Partneritet Publik Privat, n\u00eb koncensione. \u00c7do firm\u00eb e tij.<br \/>\nJu e shikoni se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me djeg\u00ebsat. 200 mln euro deri m\u00eb tani, Elbasani, Fieri dhe Tirana. Djeg\u00ebs nuk ka. Dhe fshehtas marrin edhe 100 mln euro tani p\u00ebr t\u00eb kaluar tek strategjia q\u00eb ishte e gatshme n\u00eb vitin 2013. Dhe k\u00ebto p\u00ebrpiqen ti kaloj\u00eb.<br \/>\nDy afera, vjedhje shekulli, djeg\u00ebsit dhe sterilizimi. Inceneratori i Tiran\u00ebs ka nj\u00eb em\u00ebr dhe ai \u00ebsht\u00eb Erion Veliaj dhe k\u00ebtij nuk i hyn as gjembi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Dhe Erion Veliaj p\u00ebrkundrazi dikton, orienton hetimet. A mund t\u00eb imagjinoni ju, t\u00eb akuzohet Arben Ahmetaj p\u00ebr djeg\u00ebsin e Tiran\u00ebs q\u00eb ka kund\u00ebrshtuar 4 her\u00eb me shkrim leverdishm\u00ebrin\u00eb e tij dhe her\u00ebn e 5 e ka firmosur, dhe \u2018no coment\u2019 \u00ebsht\u00eb kompetenca e tij. Akuza se ka pasur n\u00eb komision nj\u00eb person.<br \/>\nPo sa ka pasur Erion Veliaj n\u00eb komision, a nuk ka pasur 2 persona. Kush e ndryshoi strategjin\u00eb nga landfill n\u00eb djeg\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn. E ndryshoi Erion Veliaj. Por kush e ndryshoi p\u00ebrs\u00ebri strategjin\u00eb nga prokurim me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb tek koncesion p\u00ebr 30 vite. Askush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Erion Veliajt. Kush mashtroi p\u00ebr mbledhjen e K\u00ebshillit Bashkiak dhe t\u00eb Qarkut, me firm\u00eb Erion Veliaj.<br \/>\nKush kishte detyr\u00eb t\u00eb raportonte \u00e7do muaj ecurin\u00eb me zotim, me shkrim para kryeministrit. Erion Veliaj, por parat\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb xhepat e Erion Veliaj dhe Edi Ram\u00ebs dhe prandaj nuk shihej asnj\u00eb muaj se \u00e7far\u00eb ndodhte, prandaj jan\u00eb zhdukur, prandaj p\u00ebrpiqen tani t\u00eb k\u00ebrkohen se pse jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb k\u00ebtu dhe aty, sigurisht q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb sepse aty ka pasur p\u00ebr ta dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nSkapi amnistoi Erion Veliajn me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs. Skapi amnistoi Ilir Beqjan. Por rastisi nj\u00eb gjykat\u00ebs i cili konstatoi se ligji ishte shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb flagrante dhe urdh\u00ebroi t\u00eb hetohet. Kush t\u00eb hetohet? Njeriu q\u00eb ka firmat n\u00eb t\u00eb gjitha etapat e vjedhjes s\u00eb tmerrshme me sterizilimin. Firma e tij, Skapi nuk gjeti vep\u00ebr penale.<br \/>\nKan\u00eb hetuar 3 vite me kontrat\u00eb falso dhe vet\u00ebm pasi i denoncuam ne k\u00ebtu, dol\u00ebn e than\u00eb se e kemi gjetur kontrat\u00ebn. Po pse? Sepse Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e zhduku kontrat\u00ebn. A ju kujtohet ju zjarri q\u00eb u vu n\u00eb arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Beqja organizoi zjarr p\u00ebr t\u00eb zhdukur dokumentet. Kishte vendosur 7 firma, 7 kontrata origjinale ekzistojn\u00eb.<br \/>\nTani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb veprojm\u00eb, t\u00eb veprojm\u00eb. Afera t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb n\u00eb horizont, Durr\u00ebsi, Butrinti e tjera me radh\u00eb\u201d, tha Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SKAP-i k\u00ebrkon t\u00eb amnistoj\u00eb Erion Veliajn dhe Ilir Beqjan p\u00ebr vjedhjet e shekullit, me djeg\u00ebsat dhe sterilizimin. Berisha tha se, 200 mln euro deri m\u00eb tani, Elbasani, Fieri dhe Tirana, por djeg\u00ebs nuk ka. \u201cJu i keni ndjekur vet\u00eb aferat e m\u00ebdha korruptive. \u00c7do firm\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":55189,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55188"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55188\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}