{"id":54825,"date":"2023-08-29T20:37:27","date_gmt":"2023-08-29T20:37:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54825"},"modified":"2023-08-29T20:37:27","modified_gmt":"2023-08-29T20:37:27","slug":"il-giornale-drogimi-i-te-rinjve-per-te-kontrolluar-mendjen-dhe-shuar-revoltat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/29\/il-giornale-drogimi-i-te-rinjve-per-te-kontrolluar-mendjen-dhe-shuar-revoltat\/","title":{"rendered":"\u201cIl Giornale&#8221;: Drogimi i t\u00eb rinjve, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar mendjen dhe shuar revoltat"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cIl Giornale&#8221;<br \/>\nEmmanuel Pietrobon <\/strong><\/p>\n<p>Trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i drog\u00ebs dhe prodhimi i drog\u00ebs n\u00eb vend nuk jan\u00eb nj\u00eb prerogativ\u00eb ekskluzive e bandave dhe mafioz\u00ebve. Edhe Fuqit\u00eb e m\u00ebdha dhe shtetet mafioze jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb biznese t\u00eb paligjshme, ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me organizatat e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Historia \u00ebsht\u00eb plot me shembuj, si t\u00eb larg\u00ebt po ashtu edhe t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb bashk\u00ebpunimit midis disa shteteve dhe kund\u00ebr shteteve t\u00eb tjera: midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Cosa Nostra-s kund\u00ebr Italis\u00eb s\u00eb Benito Mussolinit, midis SHBA-s\u00eb dhe Cosa Nostra-s amerikane kund\u00ebr Kub\u00ebs s\u00eb Fidel Castro-s, nd\u00ebrmjet Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Yakuza-s kund\u00ebr komunist\u00ebve japonez\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj \u00ebsht\u00eb aleanca midis Mafia Mokro dhe Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit q\u00eb p\u00ebrndiqte armiqt\u00eb e Ajatollah Khomeinit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Iranit. Po ashtu familjet mafioze turke jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shpeshher\u00eb n\u00eb atentate, rr\u00ebmbime dhe spiunazh me urdh\u00ebr t\u00eb MIT, sh\u00ebrbimit sekret turk.<\/p>\n<p>Shtetet dhe anti-shtetet jan\u00eb t\u00eb lidhura midis tyre nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e pashmangshme dashuri-urrejtje, sepse ato jan\u00eb dy an\u00ebt e nj\u00eb medalje q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fytyr\u00eb. Dhe historia na ka treguar se si nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb i lidh m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do trafik tjet\u00ebr: droga.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebto 2 pal\u00eb trafikojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn narkotike s\u00eb bashku, si\u00e7 na e kujton edhe historia trafikut t\u00eb kokain\u00ebs si pasoj\u00eb e bashk\u00ebpunimit CIA-Contra. Nd\u00ebrkoh\u00eb nganj\u00ebher\u00eb shtetet prodhojn\u00eb vet\u00eb drog\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb objektivave t\u00eb tyre politike dhe ushtarake. K\u00ebtu mund t\u00eb kujtojm\u00eb rastet e projektit fam\u00ebkeq Mk-Ultra dhe luft\u00ebs ndaj drog\u00ebs s\u00eb fort\u00eb Fentanil.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse nuk mund t\u2019i mposhtni, at\u00ebher\u00eb v\u00ebrini n\u00eb gjum\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>SHBA, viti 1960. Lufta e Ftoht\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulmin e saj, ulja e tensioneve vet\u00ebm sa ka nisur, dhe nd\u00ebrsa opinioni publik bot\u00ebror \u00ebsht\u00eb i magjepsur nga gara hap\u00ebsinore, e cila deri n\u00eb fund t\u00eb dekad\u00ebs do ta \u00e7oj\u00eb njeriun n\u00eb H\u00ebn\u00eb, n\u00eb laborator\u00ebt e fsheht\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb Bot\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe t\u00eb Bot\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb, njer\u00ebzit punojn\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb, me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb shfrenuar, p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb gar\u00eb jo m\u00eb pak t\u00eb furishme: gar\u00ebn p\u00ebr trurin.<\/p>\n<p>Gara ose Lufta p\u00ebr Trurin n\u00eb Shtetet e Bashkuara ka nj\u00eb em\u00ebr dhe nj\u00eb fytyr\u00eb: Mk-Ultra. Ky \u00ebsht\u00eb programi m\u00eb i gjer\u00eb, m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb dhe m\u00eb i strukturuar i studimit dhe k\u00ebrkimit mbi kontrollin e mendjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar ndonj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb shtet p\u00ebr q\u00ebllime ushtarake dhe i \u00ebsht\u00eb besuar drejtimit t\u00eb Agjencis\u00eb Qendrore t\u00eb Inteligjenc\u00ebs (CIA).<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb psikologjis\u00eb dhe psikiatris\u00eb t\u00eb pasluft\u00ebs u rekrutuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt: Harold Alexander Abramson, Donald Ewen Cameron, Sidney Gottlieb, Donald Hebb, Harris Isbell, Martin Theodore Orne, Louis Jolyon West. Iu ofrua nj\u00eb shp\u00ebrblim i majm\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha iu tha se mund t\u00eb eksperimentonin mbi kavie njer\u00ebzore \u00e7do lloj teknike dhe substanc\u00eb.<\/p>\n<p>Buxheti i tyre ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm:10 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ose mbi 100 milion\u00eb dolar\u00eb me kursin e sot\u00ebm. Shkenc\u00ebtar\u00ebt e Projektit Mk-Ultra, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga disa n\u00ebn-pjes\u00eb \u2013 Mkchickwit, Mknaomi, Mkoften, Mksearch etj. \u2013 operuan n\u00eb 4 departamente t\u00eb ndryshme: arm\u00eb biologjike, arm\u00eb kimike, arm\u00eb psikologjike dhe arm\u00eb radiologjike.<\/p>\n<p>Mjetet e p\u00ebrdorura ishin t\u00eb ndryshme, duke filluar nga militarizimi i migrimit t\u00eb shpend\u00ebve tek p\u00ebrdorimi i drog\u00ebs. Dhe shpesh kishin vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim: t\u00eb vidhnin sekretet e mendjes njer\u00ebzore. P\u00ebr t\u00eb ndikuar tek ajo, manipuluar dhe kontrolluar at\u00eb. P\u00ebr ta kontrolluar nga distanca, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta \u201cfikur\u201d, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Shkenc\u00ebtar\u00ebt e programit MK-Ultra do t\u00eb zbulonin shum\u00eb shpejt, me ndihm\u00ebn e nazist\u00ebve gjerman\u00eb dhe fashist\u00ebve japonez\u00eb q\u00eb i shp\u00ebtuan Gjykatave t\u00eb Nurembergut dhe Tokios, se sekreti i kontrollit t\u00eb mendjes fshihet tek substancat narkotike dhe psikedelike, sidomos LSD dhe kanabisit.<\/p>\n<p>Substancat q\u00eb premtonin t\u00eb shuanin l\u00ebvizjen e protest\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve. Rebel\u00ebt e lindur pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore duhej t\u00eb ndaleshin. Sepse marshimet e tyre t\u00eb m\u00ebdha dhe idet\u00eb e tyre, k\u00ebrc\u00ebnonin themelet e establishmentit dhe ishin nj\u00eb problem p\u00ebr klas\u00ebn sunduese, e cila kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb opinion publik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfid\u00ebn globale q\u00eb ishte Lufta e Ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Nga fundi i viteve 1950 deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1980, n\u00eb kontekstin e operacioneve Mk-Ultra, Mockingbird dhe Chaos, CIA do t\u00eb p\u00ebrdorte median dhe industrin\u00eb e arg\u00ebtimit p\u00ebr t\u00eb popullarizuar p\u00ebrdorimin e drog\u00ebs, dhe do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sasin\u00eb e LSD-s\u00eb p\u00ebr ta prodhuar (dhe shp\u00ebrndar\u00eb) at\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb industriale.<\/p>\n<p>Po ashtu do t\u00eb krijonte apo infiltrohej n\u00eb komunitetet hipi dhe organizatat e lidhura me t\u00eb p\u00ebr t\u00eb radikalizuar an\u00ebtar\u00ebt e tyre, duke i bindur ata t\u00eb ndjekin nj\u00eb vet\u00eb-izolim hedonist nga shoq\u00ebria (dhe politika). Eksperimenti m\u00eb i madh social masiv n\u00eb histori, i dokumentuar n\u00eb libra t\u00eb till\u00eb si \u201cPoisoner in Chief\u201d, \u201cThe Search for the Manchurian Candidate: The CIA and Mind Control\u201d, dhe \u201cWeird Scenes Inside The Canyon\u201d, thuhet se solli infiltrimin e komuniteteve nga agjent\u00eb provokator\u00eb dhe ndikues t\u00eb diskutuesh\u00ebm, nga Jonestown tek Zihuatanejo, dhe nga familja e Charles Manson tek V\u00ebllaz\u00ebria e Dashuris\u00eb s\u00eb P\u00ebrjetshme, n\u00eb organizimin e ngjarjeve t\u00eb stilit Woodstock dhe rekrutimin e aktivist\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Nju Jorkut, gazetar\u00ebve, muzikant\u00ebve dhe akademik\u00ebve t\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>Doli se ishte nj\u00eb sukses p\u00ebr aq sa i lejoi Shtetet e Bashkuara t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb brezin q\u00eb \u00ebnd\u00ebrronte revolucionin, t\u00eb ashtuquajturit \u201cBaby Boomers\u201d. Gottlieb synonte t\u00eb gjente nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebn kontroll mendjet e njer\u00ebzve dhe e kuptoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces me dy pjes\u00eb. S\u00eb pari duhet t\u00eb \u201cfshini\u201d mendjen ekzistuese, dhe s\u00eb dyti duhet t\u00eb futni nj\u00eb mendje t\u00eb re n\u00eb zbraz\u00ebtin\u00eb e krijuar. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb nuk u arrit ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe, edhe pse u punua shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb leksion nga Mk-Ultra<\/strong><\/p>\n<p>Suksesi i teorive ekstreme t\u00eb Gottlieb, t\u00eb cilat ishin n\u00eb gjendje t\u00eb shuanin flak\u00ebn e rebelimit t\u00eb \u201cBaby Boomers\u201d n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut, pati nj\u00eb ndikim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e m\u00ebvonshme t\u00eb njer\u00ebzimit. Eksperimentet e kontrollit t\u00eb mendjes jan\u00eb kryer p\u00ebr q\u00ebllime sociale jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>I till\u00eb ishte operacioni \u201cBlu Moon\u201d n\u00eb Itali, me nj\u00eb dep\u00ebrtim t\u00eb madh t\u00eb heroin\u00ebs p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb l\u00ebvizjen e protestave n\u00eb vend. Kishte nisur epoka e luft\u00ebrave konjitive. Dhe shp\u00ebrthyen edhe luft\u00ebrat hibride mbi drog\u00ebn, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kriza e opioideve n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>CIA p\u00ebrdori droga si LSD dhe kanabis, por edhe drog\u00ebra p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll t\u00eb rinjt\u00eb. Kina, nj\u00eb \u201cnx\u00ebn\u00ebse model\u201d q\u00eb e kaloi gjith\u00eb Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb duke marr\u00eb sh\u00ebnime nga mjeshtrat, po p\u00ebrdor nj\u00eb format t\u00eb ngjash\u00ebm, Fentanil plus TikTok, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar struktur\u00ebn sociale t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Eksperimenti i madh mbi f\u00ebmij\u00ebt e brezit \u201cBaby Boomers\u201d dhe Lufta e Tret\u00eb e Opiumit midis Shqiponj\u00ebs (SHBA-s\u00eb) dhe Dragoit (Kin\u00ebs) jan\u00eb shembujt m\u00eb t\u00eb spikatur, por jo t\u00eb vetmit, se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb kur drog\u00ebrat tradicionale, sintetike dhe dixhitale z\u00ebn\u00eb vendin e bajonetave. Ato mund t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb shpirtin e nj\u00eb brezi. Ose mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb masak\u00ebr, trupash dhe trush, pik\u00ebrisht n\u00eb vendin e armikut.\/Alket Goce-AlbEu<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cIl Giornale&#8221; Emmanuel Pietrobon Trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i drog\u00ebs dhe prodhimi i drog\u00ebs n\u00eb vend nuk jan\u00eb nj\u00eb prerogativ\u00eb ekskluzive e bandave dhe mafioz\u00ebve. Edhe Fuqit\u00eb e m\u00ebdha dhe shtetet mafioze jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb biznese t\u00eb paligjshme, ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me organizatat e krimit t\u00eb organizuar. Historia \u00ebsht\u00eb plot me shembuj, si t\u00eb larg\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":29712,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40,42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54825"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54825"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54825\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}