{"id":54794,"date":"2023-08-29T12:52:47","date_gmt":"2023-08-29T12:52:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54794"},"modified":"2023-08-29T12:52:47","modified_gmt":"2023-08-29T12:52:47","slug":"klsh-jep-fakte-tronditese-qindra-paciente-nuk-marrin-dot-kurat-e-nevojshme-jane-ne-risk-per-jeten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/29\/klsh-jep-fakte-tronditese-qindra-paciente-nuk-marrin-dot-kurat-e-nevojshme-jane-ne-risk-per-jeten\/","title":{"rendered":"KLSH jep fakte trondit\u00ebse: Qindra pacient\u00eb nuk marrin dot kurat e nevojshme, jan\u00eb n\u00eb risk p\u00ebr jet\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA DEPUTETJA E PD, ALBANA VOKSHI<\/p>\n<p>Sot Edi Rama v\u00ebrtetoi edhe nj\u00eb her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai ideatori dhe urdh\u00ebruesi i skem\u00ebs korruptive t\u00eb incenerator\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb rastin konkret t\u00eb Sterilizimit. E pat\u00eb se si p\u00ebrmesa shakave e batutave, duke mos respektuar as ambjentin e as pacient\u00ebt e aq m\u00eb pak stafin, mbrojti krimin e tij?<\/p>\n<p>\u00c7ifti Rama \u2013 Manastirliu u pa sot te spitali \u2018Shefqet Ndroqi\u2019, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb krim, krim i cili ka sjell\u00eb jo vet\u00ebm kosto financiare duke i shkaktuar d\u00ebm t\u00eb lart\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, por edhe kosto t\u00eb lart\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, humane.<\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh, s\u00eb bashku me deputet\u00eb dhe Departamentin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb b\u00ebm\u00eb n\u00eb ekspoze t\u00eb inceneratorit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb: koncesionit t\u00eb sterilizimit.<\/p>\n<p>B\u00ebm\u00eb publik\u00eb shkresat me firm\u00ebn e Ilir Beqajt, jo m\u00eb pak se 11 her\u00eb ka firmosur Ilir Beqaj me miratimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb procedur\u00ebn e fillimit por edhe t\u00eb prokurimit t\u00eb koncesionit. Asgj\u00eb nuk e shp\u00ebton dot Ilir Beqajn. Ai mban firm\u00ebn kudo edhe n\u00eb implementimin e koncesionit q\u00eb vendosi tja jepte shokut t\u00eb tij Ilir Rrapaj, i cili krijoi pasi ishin r\u00ebn\u00eb dakort nj\u00eb kompani me 1 pun\u00ebtor (veten) dhe me 1000 Euro kapital, q\u00eb nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Publikuam shkeljet e r\u00ebnda si n\u00eb procesin:<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 e hartimit t\u00eb dokumentacionit (studim fisibiliteti fiktiv, s\u2019ka analiz\u00eb kosoto efektivitet)<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Tenderimit, ku u vler\u00ebsua oferta m\u00eb e lart\u00eb q\u00eb i shkaktonte humbje m\u00eb shum\u00eb se\u00a0 2.4 mln ne vit Buxhetit t\u00eb Shtetit dhe 25 mln euro n\u00eb 10 vjet<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shkeljet n\u00eb kontrat\u00ebn e firmosur nga Beqaj, i cili i ka falur edhe shpenzimet p\u00ebr drita e uj\u00eb e gaz mikut t\u00eb tij, Ilir Rrapaj duke ua kaluar k\u00ebto shpenzime spitaleve rajonale.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Opinioni publik \u00ebsht\u00eb njohur me urdh\u00ebrat p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb spitale n\u00eb mes t\u00eb muajit, q\u00eb ka sjell\u00eb shqet\u00ebsime e probleme sh\u00ebndet\u00ebsore e mbase edhe me jet\u00eb t\u00eb pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shum\u00eb familje i jan\u00eb drejtuar privatit, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrjet e planifikuara n\u00eb shtet, duke harxhuar edhe parat\u00eb e fundit ose duke marr\u00eb borxhe apo kredi. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ky ka qen\u00eb edhe \u00ebsht\u00eb interesi i Ram\u00ebs, private, oligarku, jo publiku.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kontrata e kon\u00e7esionit p\u00ebr sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale nuk ka nj\u00eb \u00e7mim tavan kjo pasi marr\u00ebveshja PPP-je e projektuar dhe firmosur nga ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj p\u00ebrcakton financim t\u00eb kon\u00e7esionarit bazuar n\u00eb numrin e seteve q\u00eb k\u00ebrkohen n\u00eb sallat kirurgjikale n\u00eb spitalet e Tiran\u00ebs dhe spitalet rajonale. Pra sa m\u00eb shum\u00eb sete kirurgjikale p\u00ebrdoren aq m\u00eb tep\u00ebr rritet fatura.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kjo kontrat\u00eb monitorohet nga Drejtoria e Administrimit t\u00eb Paketave Sh\u00ebndet\u00ebsore (drejtori n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb FSDKSH) p\u00ebr t\u00eb spitalet Universitare t\u00eb Tiran\u00ebs dhe p\u00ebr spitalet e tjera rajonale kontrata monitorohet nga Drejtorit\u00eb Rajonale t\u00eb FSDKSH.\u00a0 P\u00ebrve\u00e7 kontrat\u00ebs me shum\u00eb probleme dhe n\u00eb favor t\u00eb kon\u00e7esionarit, problem ngelet monitorimi i saj nga ana e paguesit. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nuk ka monitorim fare por vet\u00ebm pagesa sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kon\u00e7esionarit. (Evidentuar nga KLSH). Pra sa m\u00eb shum\u00eb sete kirurgjikale p\u00ebrdoren aq m\u00eb tep\u00ebr rritet fatura.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Vet\u00eb stafet mjeksore deklarojn\u00eb\u00a0 se n\u00eb operacione t\u00eb caktuara k\u00ebrkohet hapja e dy ose m\u00eb shum\u00eb seteve kirurgjikale p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin grup instrumentash kirurgjik q\u00eb do duhet t\u00eb ishin brenda nj\u00eb seti t\u00eb vet\u00ebm, bazuar n\u00eb tipologjin\u00eb e operacionit dhe shkall\u00ebn e kompleksitetit t\u00eb tij. Nga kjo rezulton se p\u00ebr nj\u00eb operacion Fondi i paguan kon\u00e7esionarit dy apo trefishin e nj\u00eb kompleksiteti, pra p\u00ebr nj\u00eb operacion FONDI mund t\u00eb paguaje edhe 1 milion lek t\u00eb vjetra p\u00ebr sterilizimin p\u00ebr nj\u00eb operacion.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb shum\u00eb raste, mjek\u00ebt shprehen se p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje mund tju duhen vet\u00ebm disa nga veglat e nj\u00eb seti por ata jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb hapin t\u00eb gjith\u00eb setin dhe p\u00ebr pasoj\u00eb FSDKSH paguan t\u00eb gjith\u00eb setin, dhe kjo vlen edhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrje shum\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shpesh, duke abuzuar, p\u00ebrdoren sete me intensitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet duke shkaktuar d\u00ebm t\u00eb lart\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit. KLSH ka evidentuar raportin e fundit t\u00eb Auditit p\u00ebr 2021, rreth 25 mij\u00eb nd\u00ebrhyrje ku jan\u00eb p\u00ebrdorur sete t\u00eb tjera nga ato q\u00eb nevojit\u00ebshin.<\/p>\n<p>T\u2019i kthehemi pretendimeve t\u00eb Ilir Beqajt e t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Ogerta Manastirlliut:<\/p>\n<ol>\n<li>\u201cNga zbatim i k\u00ebsaj kontrate rezulton se dit\u00ebq\u00ebndrimi mesatar i t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale \u00ebsht\u00eb ulur me rreth 1,8 dit\u00eb\u201d. Edhe n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb porositur Ilir Beqaj shprehet se \u201cZbatimi i suksesh\u00ebm i k\u00ebsaj kontrate n\u00eb vite ka sjell\u00eb q\u00eb n\u00eb sallat e kirurgjis\u00eb t\u00eb spitaleve publike shqiptare t\u00eb ulet ndjesh\u00ebm infeskioni spitalor dhe t\u00eb ulet me t\u00eb pakt\u00ebn 1,8 dit\u00eb dit\u00ebq\u00ebndrimi i nj\u00eb pacienti n\u00eb spital.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga t\u00eb dh\u00ebnat e FSDKSH, nga t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtij institucioni q\u00eb monitoron dhe kontrat\u00ebn e SaniService si dhe n\u00eb raportet vjetore t\u00eb k\u00ebtij institucioni, rezulton s\u00eb dit\u00ebq\u00ebndrimi mestar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb Spitalet Rajonale \u00ebsht\u00eb 4.0 dhe n\u00eb spitalet Bashkiake \u00ebsht\u00eb 4.6 dit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022 Dit\u00ebq\u00ebndrimi mesatar p\u00ebr Spitalet Rajonale rezulton 4.2 (pra me rritje) dhe m\u00eb e theksuar rritja rezulton n\u00eb Spitalet Rajonet Berat, Elbasan, Shkod\u00ebr dhe Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti fenomen v\u00ebrehet edhe n\u00eb Spitalet Universitare ku n\u00eb vitin 2022 ku numri i dit\u00eb q\u00ebndrimit mesatar krahasuar me 2020 ngelet i nj\u00ebjt\u00eb (me 3.8 dit\u00eb) dhe p\u00ebr tu theksuar rezulton se p\u00ebr Spitalet \u201cShefqet Ndroqi\u201d dhe Spitalin Universitar t\u00eb Traum\u00ebs kemi rritje t\u00eb dit\u00eb q\u00ebndrimit mesatar respektivisht n\u00eb vitin 2021 dhe 2022.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-54795\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/1-4-300x117.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"117\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/1-4-300x117.png 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/1-4.png 670w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>Burimi: FSKDSH<\/p>\n<p>Dit\u00eb qendrimi n\u00eb QSUT p\u00ebr disa reparte:<\/p>\n<p>Kardiokirurgji:<\/p>\n<p>Dit\u00eb q\u00ebndrimi mesatar n\u00eb 2021 dhe 2022: 10 dit\u00eb (2-3 dit\u00eb pre operator, 8 dit\u00eb q\u00ebndrim post operator)<\/p>\n<p>Djegie \u2013 Plastika:<\/p>\n<p>2021 dhe 2022:<\/p>\n<p>Dit\u00eb q\u00ebndrimi mesatar 4.8 dit\u00eb p\u00ebr pacient<\/p>\n<p>Klinika 1:<\/p>\n<p>Dit\u00eb q\u00ebndrimi mesatar p\u00ebr pacient:<\/p>\n<p>2020 \u2013 5,07<\/p>\n<p>2022 \u2013 5.02<\/p>\n<p>2022 \u2013 4.91<\/p>\n<p>Krahasimi i dit\u00eb qendrimit mesatar p\u00ebr vitet 2020, 2021, 2022 (Zyrtare nga FSDKSH, analiza Vjetore 2022)<\/p>\n<p>Pra p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk jan\u00eb ulur dite-q\u00ebndrimet n\u00eb spitale. Rama mashtron edhe me statistikat e sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve duke u tallur e duke qeshur me ta. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt e ministris\u00eb s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (Edhe vet\u00eb Ilir Beqaj kujtojm\u00eb \u2013 zgjodhi privatin, edhe Edi Rama edhe zv.Minister e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, edhe Vilma Nushi edhe oligark\u00ebt e t\u00eb pasurit nuk i besojne sistemit t\u00eb ngritur nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paradoksi q\u00ebndron vet\u00eb tek MSH dhe FSDKSH. Sipas raportit vjetor te FSDKSH p\u00ebr vitin 2017, kosto mesatare\/rast n\u00eb spitalin nivel Universitar \u00ebsht\u00eb 47.7 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkohe q\u00eb n\u00eb disa raste kur p\u00ebrdoren dy sete p\u00ebr nj\u00eb operacion,\u00a0 vlera e setit te sterilizimit rezulton 65 mij\u00eb lek t\u00eb reja, pra shum\u00eb me e lart\u00eb se ajo e kostos mesatare p\u00ebr rast n\u00eb k\u00ebto spitale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, po sipas FSDKSH, Kosto mesatare\/rast n\u00eb spitalin nivel Universitar Mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb \u00ebsht\u00eb 30.4 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkohe q\u00eb vlera e nj\u00eb seti nga koncesionari \u00ebsht\u00eb rreth 38 mije lek\u00a0 (por q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren dhe dy sete p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje). E th\u00ebn\u00eb ndrysh\u00eb\u00a0 vlera e paguar nga FSDKSH p\u00ebr nj\u00eb operacion \u00ebsht\u00eb me e lart\u00eb se vet\u00eb kostoja e nj\u00eb rasti t\u00eb shtruar dhe trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital. Kjo situate \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb edhe p\u00ebr spitalet rajonale.<\/p>\n<p>Opozita ka denoncuar krimet sh\u00ebndet\u00ebsore por edhe ka propozuar alternativa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsire cil\u00ebsore. Askush nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, apo orgniativ (sic pretendohet) por:<\/p>\n<ol>\n<li>P\u00ebrmir\u00ebsimi Organizativ nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb paguhej me milliona euro kur mund t\u00eb drejtohej nga menaxher\u00eb t\u00eb kualifikuar n\u00eb qendr\u00ebn e re ekzistuese.<\/li>\n<li>Rritja e numrit te mjeteve kirurgjikale dhe instrumentave do te bliheshin me shume me pak kosto se sa kemi paguar,<\/li>\n<\/ol>\n<p>Sot, Edi Rama doli p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Krimin e tij e t\u00eb Ilir BEqes, inceneratorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Sterilizimitn, t\u00eb cilit i ka dh\u00ebn\u00eb rreth 40% t\u00eb fondeve q\u00eb i shkojn\u00eb koncesioneve n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi e vlera e tij rritet.<\/p>\n<p>Por sot Edi Rama\u00a0 duhet t\u00eb shkonte t\u00eb repartin e onkologjis\u00eb, ku qindra pacient\u00eb nuk marrin dot kurat e nevojshme e nuk kryejn\u00eb dot kimio dhe radioterapin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb audit i fundit i KLSH jep fakte trondit\u00ebse: qindra gra e paciente nuk marrin dot kurat e nevojshme n\u00eb risk p\u00ebr jet\u00ebn. Sepse p\u00ebr onkologjikun shkon vet\u00ebm 7% e buxhetit te QSUT.<\/p>\n<p>Pa vajtur Edi Rama dhe Ilir Beqaj para drejt\u00ebsis\u00eb, nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe n\u00eb asnj\u00eb prej pacient\u00ebve q\u00eb nuk ju mund\u00ebsohet dot ila\u00ebi apo kura e duhur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA DEPUTETJA E PD, ALBANA VOKSHI Sot Edi Rama v\u00ebrtetoi edhe nj\u00eb her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai ideatori dhe urdh\u00ebruesi i skem\u00ebs korruptive t\u00eb incenerator\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb rastin konkret t\u00eb Sterilizimit. E pat\u00eb se si p\u00ebrmesa shakave e batutave, duke mos respektuar as ambjentin e as pacient\u00ebt e aq m\u00eb pak stafin, mbrojti &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54796,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54794"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54794"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54794\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}