{"id":54717,"date":"2023-08-28T11:43:54","date_gmt":"2023-08-28T11:43:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54717"},"modified":"2023-08-28T11:46:51","modified_gmt":"2023-08-28T11:46:51","slug":"me-paskan-bere-te-perjetshem-si-reagoi-qazim-mulleti-per-komedine-prefekti-intervista","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/28\/me-paskan-bere-te-perjetshem-si-reagoi-qazim-mulleti-per-komedine-prefekti-intervista\/","title":{"rendered":"&#8220;M\u00eb paskan b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm&#8221;, si reagoi Qazim Mulleti p\u00ebr komedin\u00eb \u201cPrefekti\u201d, intervista&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Tirana dhe Shqip\u00ebria i ka nj\u00eb borxh t\u00eb madh familjes Mulleti dhe ka gjas\u00eb q\u00eb shkaku t\u00eb ket\u00eb lidhje pik\u00ebrisht me komedin\u00eb e famshme \u201cPrefekti\u201d.<\/p>\n<p>Nipi i ish-prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs thot\u00eb se kjo ishte nj\u00eb hakmarrje e Enver Hoxh\u00ebs ndaj xhaxhait t\u00eb tij q\u00eb e mbajti n\u00eb Paris kur ai vazhdonte shkoll\u00ebn. N\u00eb komedin\u00eb e shkruar nga nj\u00eb an\u00ebtar i l\u00ebvizjes n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs, Qazim Mulleti vihet n\u00eb loj\u00eb duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb njeri t\u00eb prapambetur dhe n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt intelektual, aq sa edhe sot shprehja e \u201cO Qazim more Qazim puna jote aferim\u2026.\u201d vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr autorin e libretit t\u00eb komedis\u00eb, familja Mulleti ka mllef pasi ka qen\u00eb pik\u00ebrisht ish-prefekti q\u00eb e ka shp\u00ebtuar nga vdekja pasi Besim L\u00ebvonja ishte arrestuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. Tanush Mulleti ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar p\u00ebr pasojat q\u00eb pat\u00ebn si pasardh\u00ebs t\u00eb Mullet\u00ebve, por mbi t\u00eb gjitha k\u00ebrkon q\u00eb shqiptar\u00ebt ta njohin ashtu si\u00e7 ishte Qazim Mulleti dhe jo ashtu si\u00e7 e transformoi komunizmi.<\/p>\n<p>\u201cBabai im e ka pasur v\u00eblla dhe kujdestar Qazimin pasi ai \u00ebsht\u00eb kujdesur shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb qysh kur i vdiq v\u00ebllai. Me largimin e xhaxhait, babai nuk u largua asnj\u00ebher\u00eb nga vendi. Edhe pse u betua se nuk do t\u00eb merrej me politik\u00eb, kjo nuk e shp\u00ebtoi nga internimi e burgosja derisa vdiq n\u00eb spitalin e burgut t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00ebn\u00ebn e internuan n\u00eb Kavaj\u00eb dhe q\u00ebndruam deri n\u00eb 59-\u00ebn kur edhe  na lejuan t\u00eb iknim n\u00eb Shkod\u00ebr. Na mor\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb. Edhe nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb na e kishin l\u00ebn\u00eb, e shtet\u00ebzuan n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishim n\u00eb internim. Mullet\u00ebt themeluan Tiran\u00ebn, e megjithat\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk u vler\u00ebsuan p\u00ebr kontributin e tyre edhe tani q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u vler\u00ebsuan por i mor\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb e nuk pati asnj\u00eb gjest mir\u00ebnjohje p\u00ebr kontributin e tyre. Madje i b\u00ebn\u00eb t\u00eb dukeshin qesharak\u00eb dhe pa shkoll\u00eb, si n\u00eb rastin e komedis\u00eb Prefekti.  P\u00ebr k\u00ebt\u00eb komedi ka nj\u00eb koi\u00e7idenc\u00eb interesante, pasi Qazim Mulleti e ka shp\u00ebtuar nga pushkatimi Besim Levonj\u00ebn. Besimi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte i angazhuar n\u00eb sekretariatin e rinis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes dhe kushurira jon\u00eb, vajza e Mytesim K\u00eblli\u00e7it nd\u00ebrhyri q\u00eb ta lironin e xhaxhai i la t\u00eb lir\u00eb. Jan\u00eb disa raste kur vihet n\u00eb loj\u00eb prefekti i Tiran\u00ebs. Ata i jan\u00eb p\u00ebrshtatur komedis\u00eb \u201cRevizori\u201d, por nuk duhet t\u00eb kishin dal\u00eb me em\u00ebr e mbiem\u00ebr. K\u00ebshtu ia shp\u00ebrbleu Tirana prefektit t\u00eb saj q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn. Shum\u00eb objekte, bulevardin, uj\u00ebsjell\u00ebsit madje dhe VC-t\u00eb e n\u00ebndheshme si n\u00eb Paris, Tirana i ka nga xhaxhai im Qazim Mulleti\u201d, thot\u00eb i nipi, Tanushi.<\/p>\n<p><strong>Si reagoi Qazim Mulleti kur m\u00ebsoi p\u00ebr komedin\u00eb \u201cPrefekti\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e shkrimit t\u00eb libretit, Qazim Mulleti ishte gjall\u00eb dhe jetonte n\u00eb Rom\u00eb. Ia d\u00ebrguan dhe u njoh me tekstin e komedis\u00eb. Reagimi i tij ishte mjaft interesant. Ai u shpreh: \u201cM\u00eb paskan b\u00ebr\u00eb nder pasi m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si shkoi \u00e7\u00ebshtja e pronave p\u00ebr familjen Mulleti?<\/strong><\/p>\n<p>Me ligjin e par\u00eb t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb, babait i takonte t\u2019i merrte t\u00eb gjith\u00eb pronat. I paraqita n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dokumentet aq sa kishim pasi tapi e dokumente t\u00eb tjera nuk rezistuan dot nga internimi e burgosja. Besova se do na ktheheshin. Vet\u00ebm vjet e kam marr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb. N\u00eb vitin \u201898 kemi marr\u00eb dyqanet , nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre kuptohet . Vazhdojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjyqe, n\u00ebp\u00ebr hipoteka p\u00ebr pronat. Nuk do ndalemi deri n\u00eb gjykat\u00ebn e Strasburgut dhe kostoja do t\u00eb jet\u00eb e madhe p\u00ebr shtetin shqiptar. Familja e par\u00eb e Tiran\u00ebs u godit m\u00eb fort se t\u00eb gjitha. Mendoni: ia mora pron\u00ebn komunizmit me ligjin e pafaj\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb demokraci do t\u00eb detyrohemi t\u2019i drejtohemi organeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kur thoni Mullet\u00ebt themeluan Tiran\u00ebn por nuk u vler\u00ebsuan asnj\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptoni?<\/strong><\/p>\n<p>Familja Mulleti ka qysh n\u00eb 1604 n\u00eb Tiran\u00eb. Sulejman Pash\u00eb Mulleti themeloi Tiran\u00ebn si qytet, por pak e din\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.  M\u00eb vjen keq q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb monument si dordolec me qeleshe. Ai \u00ebsht\u00eb pasha dhe si i till\u00eb duhej vler\u00ebsuar edhe me k\u00ebt\u00eb monument. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme pasi sheshi \u00ebsht\u00eb quajtur \u201cSulejman Pasha\u201d, por vet\u00eb monumenti \u00ebsht\u00eb vendosur me kurriz nga sheshi. N\u00ebse pyesim njer\u00ebzit askush nuk e b\u00ebn lidhjen me themeluesin e Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb varri i tij \u00ebsht\u00eb zhdukur. E dini se posht\u00eb \u201cUshtari i Panjohur\u201d ndodhet varri i Sulejman Pash\u00ebs. N\u00eb \u00e7do  vend t\u00eb bot\u00ebs themeluesin e nderojn\u00eb dhe varrin e tij e ruajn\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri shkat\u00ebrrojn\u00eb varre, d\u00ebmtojn\u00eb identitetin dhe nuk vler\u00ebsojn\u00eb figurat q\u00eb kan\u00eb kontribuar.<\/p>\n<p><strong>Si p\u00ebrfundoi bashk\u00ebshortja dhe djali i vet\u00ebm i Qazim Mulletit?<\/strong><\/p>\n<p>Qazim Mulleti u largua p\u00ebr tu kthyer s\u00ebrish dhe la bashk\u00ebshorten me djalin k\u00ebtu. Ata p\u00ebsuan t\u00eb gjitha pasojat nga komunizmi. U internuan dhe jetuan mes v\u00ebshtir\u00ebsive. Gruaja Hajria vdiq n\u00eb interrnim nd\u00ebrsa djali i tij i vet\u00ebm, Reshiti nuk u martua dhe vdiq para 10 vjet\u00ebsh, nat\u00ebn q\u00eb hyri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet. Ai bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebm\u00ebn, ve\u00e7 internimin jetuan edhe posht\u00ebrimin e Qazim Mulletit. I biri ishte n\u00eb shkoll\u00eb kur doli komedia dhe t\u00eb gjith\u00eb ia b\u00ebnin me gisht si t\u00eb birin e njeriut t\u00eb prapambetur kur Qazim Mulleti ka qen\u00eb i shkolluar, njoh\u00ebs i 9 gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, kontribues p\u00ebr kombin dhe p\u00ebr zhvillimin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pse u vu n\u00eb loj\u00eb Qazim Mulleti?<\/strong><\/p>\n<p>Komunizmi e kishte si objektiv v\u00ebnien n\u00eb loj\u00eb, uljen dhe krijimin e urrejtjes ndaj t\u00eb pasurve. Xhaxhai im e ka mbajtur me buk\u00eb Enver Hoxh\u00ebn kur ai ishte n\u00eb Paris. Ai kishte nj\u00eb restorant n\u00eb vendin e kultur\u00ebs dhe Enveri ka q\u00ebndruar tek xhaxhai im n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Ai e njihte shum\u00eb mir\u00eb kush ishte Enver Hoxha dhe kjo nuk i p\u00eblqente diktatorit. K\u00ebshtu gjeti m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr ta ulur e p\u00ebr ta diskretituar duke p\u00ebrdorur nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb tij si Besim L\u00ebvonja q\u00eb shkroi libretin fyes. Qazim Mulleti shiti pasurin\u00eb e tij n\u00eb Paris e n\u00eb Vjen\u00eb duke u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri. Erdhi me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, por pik\u00ebrisht kjo i h\u00ebngri kok\u00ebn. Meritat e tij jan\u00eb t\u00eb shumta dhe n\u00ebse ia mohojm\u00eb do t\u00eb jemi gjithmon\u00eb t\u00eb mallkuar.<\/p>\n<p><strong>Qazim Mulleti njihej si fannolist. Pse Qazim Mulleti i shkroi Nolit pas vendosjes s\u00eb sistemit monist?<\/strong><\/p>\n<p>Xhaxhai i shkroi Fan Nolit kur ishte n\u00eb Itali aty nga viti 1946. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Enver Hoxha po p\u00ebrdorte Nolin por realisht miqt\u00eb e tij po i vriste dhe d\u00ebnonte. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb e disponoj, xhaxhai i shkruante t\u00eb reagonte pasi diktatori po shfaroste shok\u00ebt e tyre dhe po nd\u00ebrton nj\u00eb shtet terrorist. Qazim Mulleti \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb e p\u00ebrdori k\u00ebt\u00eb shprehje dhe v\u00ebrtet ashtu ndodhi me sistemin komunist.<\/p>\n<p><strong>Kush ishte Qazim Mulleti<\/strong><\/p>\n<p>Qazim Mulleti lindi n\u00eb vitin 1895 n\u00eb nj\u00eb familje tiranase. Pasi mbaroi Zosimen\u00eb n\u00eb Janin\u00eb, kreu studimet e larta ushtarake n\u00eb Gallatasaraj, Stamboll (Turqi), ku u dekorua me medalje ari, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas dy vitet e fundit t\u00eb studimeve n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>Fare i ri ai ka shoq\u00ebruar patriot\u00ebt e njohur n\u00eb ngritjen e flamurit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1912, nd\u00ebrsa pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb u vu n\u00eb krye t\u00eb rinis\u00eb fanoliste. Qazim Mulleti ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kat\u00ebr adjutant\u00ebt e Princ Vidit. M\u00eb 1919-1920, tiranasi u b\u00eb komandant i forcave vullnetare n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr serb\u00ebve. Si delegat i zgjedhur n\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs p\u00ebr 4 vjet ka qen\u00eb deputet n\u00eb Parlament. N\u00eb vitin 1924-1925 em\u00ebrohet si prefekt i Matit. Pas Revolucionit t\u00eb Qershorit dhe rimarrjes s\u00eb pushtetit nga Zogu bashk\u00eb me 500 vullnetar\u00eb, Qazim Mulleti ik\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb, Bari, Zar\u00eb t\u00eb Kroacis\u00eb p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb Vjen\u00eb. N\u00eb vitin 1931 bashk\u00eb me Ndok\u00eb Gjeloshin dhe Aziz \u00c7amin i b\u00ebjn\u00eb atentat mbretit Zog n\u00eb Oper\u00ebn e Vjen\u00ebs. D\u00ebnohet nga gjykata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr me 6 muaj burg, nd\u00ebrsa shok\u00ebt e tij me burg t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, duke u shpallur non grata n\u00eb Austri. Qazimi shp\u00ebrngulet n\u00eb Franc\u00eb ku bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllain hapin nj\u00eb hotel-restorant, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve jasht\u00eb shtetit. N\u00eb muajin korrik t\u00eb vitit 1939 disa muaj pas largimit t\u00eb mbretit Zog, Qazim Mulleti kthehet nga emigrimi, nd\u00ebrsa n\u00eb Durr\u00ebs e presin me dhjet\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb njohur. \/Intervista Tetor 2016<strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tirana dhe Shqip\u00ebria i ka nj\u00eb borxh t\u00eb madh familjes Mulleti dhe ka gjas\u00eb q\u00eb shkaku t\u00eb ket\u00eb lidhje pik\u00ebrisht me komedin\u00eb e famshme \u201cPrefekti\u201d. Nipi i ish-prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs thot\u00eb se kjo ishte nj\u00eb hakmarrje e Enver Hoxh\u00ebs ndaj xhaxhait t\u00eb tij q\u00eb e mbajti n\u00eb Paris kur ai vazhdonte shkoll\u00ebn. N\u00eb komedin\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54718,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54717"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54717"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54717\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}