{"id":54501,"date":"2023-08-24T17:22:30","date_gmt":"2023-08-24T17:22:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54501"},"modified":"2023-08-24T17:24:07","modified_gmt":"2023-08-24T17:24:07","slug":"zeri-i-amerikes-shqiperi-aksioni-i-qeverise-per-konfiskimin-e-pallateve-pa-leje-nje-flluske","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/24\/zeri-i-amerikes-shqiperi-aksioni-i-qeverise-per-konfiskimin-e-pallateve-pa-leje-nje-flluske\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Shqip\u00ebri, aksioni i qeveris\u00eb p\u00ebr konfiskimin e pallateve pa leje, nj\u00eb fllusk\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Tet\u00eb muaj pas aksionit t\u00eb bujsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb kund\u00ebr pallateve n\u00eb shkelje t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, kompanit\u00eb nd\u00ebrtuese jan\u00eb rikthyer n\u00eb kantieret e konfiskuara, nd\u00ebrsa institucionet b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sy qorr ndaj shkeljes s\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit t\u00eb tij nis\u00ebn nj\u00eb aksion t\u00eb bujsh\u00ebm kund\u00ebr pallateve shum\u00ebkat\u00ebshe q\u00eb kishin shkelur lejet e nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb, duke paralajm\u00ebruar konfiskimin e tyre dhe p\u00ebrdorimin p\u00ebr q\u00ebllime sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij aksioni, qeveria miratoi vendimin me nr. 589\/2022 q\u00eb i hapte rrug\u00ebn konfiskimit, por u jepte nj\u00ebkoh\u00ebsisht nd\u00ebrtuesve mund\u00ebsin\u00eb e legalizimit p\u00ebrmes parablerjes me \u00e7mimin e tregut t\u00eb kateve pa leje.<\/p>\n<p>N\u00eb daljet e tij publike, zoti Rama faj\u00ebsoi drejt\u00ebsin\u00eb, por edhe opozit\u00ebn e mediat se kishin heshtur p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje n\u00eb mesin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAskush, as opozitat, as media nuk i pa, nuk i tha, nuk i d\u00ebgjoi nuk i k\u00ebrkoi katet e metrat e nd\u00ebrtuara pa leje p\u00ebr q\u00ebllim fitimi deri n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Sepse t\u00eb t\u00ebr\u00eb ose e kan\u00eb t\u00eb ngjyer gishtin kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, kush direkt e kush indirekt n\u00eb mjaltin e tullave t\u00eb betonit ose iu kan\u00eb syt\u00eb aq t\u00eb verbuar dhe vesh\u00ebt kaq tap\u00eb nga urrejtja\u201d, shprehej ai.<\/p>\n<p>Edhe ministrat e qeveris\u00eb i denoncuan nd\u00ebrtimet pa leje si krime t\u00eb mistershme.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb flagrant \u00ebsht\u00eb simbolik\u00eb e shkeljes s\u00eb ligjit\u2026 kemi 9 kate nd\u00ebrtim pa asnj\u00eb let\u00ebr, se si kjo ka ndodhur ky p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mister p\u00ebr ne\u201d, thoshte zv\/kryeministrja Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave, 25 objekte u konfiskuan si pjes\u00eb e k\u00ebtij aksioni, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cilave n\u00eb Tiran\u00eb. Por tet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrtuesit jan\u00eb rikthyer n\u00eb kantieret e konfiskuara dhe kan\u00eb rifilluar nd\u00ebrtimet, s\u00ebrish pa leje.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt korrik dhe gusht, BIRN filmoi pun\u00ebtor\u00eb nd\u00ebrtimi dhe makineri n\u00eb pun\u00eb n\u00eb pallatet e konfiskuara n\u00eb zon\u00ebn e liqenit t\u00eb That\u00eb, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kopshtit Zoologjik si dhe n\u00eb rrug\u00ebn Myslym Shyri n\u00eb Tiran\u00eb. Punimet po kryhen respektivisht nga kompania Xheluks n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Julian Morin\u00ebs, kompania Salillari si dhe Arb and Trans 2010 e themeluar nga zyrtari socialist, Arben Maloku.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN p\u00ebr statusin e k\u00ebtyre objekteve, Ministria e Financave, e cila \u00ebsht\u00eb de facto pronare pas konfiskimit, tha se ishte n\u00eb nj\u00eb proces negocimi me kompanit\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr parablerjen e shtesave, por shtoi se asnj\u00ebra prej tyre nuk ishte pajisur me leje t\u00eb azhornuara nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Ministria pretendoi gjithashtu se kishte ark\u00ebtuar deri n\u00eb gusht 265 milion\u00eb lek\u00eb nga 8 subjekte q\u00eb kishin paguar 10% e vler\u00ebs dhe nj\u00eb subjekt q\u00eb kishte paguar vler\u00ebn e plot\u00eb, por refuzoi t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion raportet e vler\u00ebsimit t\u00eb kateve pa leje q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb \u00e7mimet.<\/p>\n<p>Ministria e Financave ia la p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb autoriteteve t\u00eb tjera t\u00eb kontrollit t\u00eb territorit p\u00ebr fillimin e punimeve n\u00eb kantieret e konfiskuara, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb lejeve t\u00eb reja t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cNjoftimet e kryera nga ana jon\u00eb, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb lidhje me etapat e procesit n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit kalon nd\u00ebrtimi i konfiskuar dhe jo me dh\u00ebnien e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit apo p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr konfirmim p\u00ebr vijim t\u00eb punimeve,\u201d tha Ministria n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama dhe Policia e Tiran\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre punimeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ministri i Brendsh\u00ebm, Taulant Balla i tha BIRN-it se kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit po i kryejn\u00eb punimet n\u00eb zonat me leje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr zonat pa leje do marrin leje n\u00eb KKT,\u201d tha Balla.<\/p>\n<p>Paralelisht me procesin administrativ, edhe Prokuroria e Tiran\u00ebs regjistroi m\u00eb her\u00ebt procedime penale p\u00ebr nd\u00ebrtuesit q\u00eb kishin shkelur lejet e nd\u00ebrtimit. Kreu i Prokuroris\u00eb, Arens \u00c7ela i tha BIRN-it se rifillimi pa leje i punimeve ishte referuar n\u00eb disa raste penalisht dhe ishte \u201cbashkuar me hetimin kryesor\u201d.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e shohin aksionin e qeveris\u00eb t\u00eb lidhur me fushat\u00ebn e fundit elektorale, nd\u00ebrsa vler\u00ebsojn\u00eb se nd\u00ebrtuesit p\u00ebrfituan s\u00ebrish trajtim klientelist n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cPra kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb presion elektoral, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u pasqyruar si n\u00eb favor t\u00eb ligjit nga ana e ekzekutivit dhe pushtetit lokal n\u00eb periudh\u00eb zgjedhore dhe pastaj vazhdon rituali i zakonsh\u00ebm i bargain (Pazar) i thon\u00eb n\u00eb Anglisht, i negocimeve me biznesin n\u00eb var\u00ebsi me humorin e drejtuesve t\u00eb qeveris\u00eb\u201d, thot\u00eb Zef Pre\u00e7i, drejtor i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs nga l\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d, Mirela Ruko, thot\u00eb se kjo histori ekspozon standardet e ndryshme mes qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb dhe nd\u00ebrtuesve t\u00eb m\u00ebdhenj.<\/p>\n<p>\u201cSi mendoni se do ndjehet nj\u00eb qytetar se \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrshembull se ka bllokuar ballkonin e vet p\u00ebr t\u00eb zgjeruar pak hap\u00ebsir\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet, nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana tjet\u00ebr kemi nj\u00eb njeri q\u00eb nd\u00ebrton pes\u00eb gjasht\u00eb kate mbi lejen e nd\u00ebrtimit dhe mbi at\u00eb s\u2019ka ndodh asgj\u00eb. Ligji nuk qenka i barabart\u00eb e ne nuk jemi t\u00eb barabart\u00eb para ligjit t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj\u201d, thot\u00eb zonja Ruko.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave, pallatet e konfiskuara do t\u2019u kthehen nd\u00ebrtuesve pasi t\u00eb paguajn\u00eb vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb parablerjes, nd\u00ebrsa m\u00eb pas mund t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr azhurnimin e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tet\u00eb muaj pas aksionit t\u00eb bujsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb kund\u00ebr pallateve n\u00eb shkelje t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, kompanit\u00eb nd\u00ebrtuese jan\u00eb rikthyer n\u00eb kantieret e konfiskuara, nd\u00ebrsa institucionet b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sy qorr ndaj shkeljes s\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb ligjit. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit t\u00eb tij nis\u00ebn nj\u00eb aksion t\u00eb bujsh\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54502,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54501"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54501\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54502"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}