{"id":54322,"date":"2023-08-23T10:44:23","date_gmt":"2023-08-23T10:44:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54322"},"modified":"2023-08-23T10:44:39","modified_gmt":"2023-08-23T10:44:39","slug":"rama-sajoi-naften-ne-shiprag-nga-halli-me-vjedhjen-prej-tij-te-sistemit-tims","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/23\/rama-sajoi-naften-ne-shiprag-nga-halli-me-vjedhjen-prej-tij-te-sistemit-tims\/","title":{"rendered":"Rama sajoi naft\u00ebn n\u00eb Shpirag nga halli me vjedhjen prej tij t\u00eb sistemit TIMS"},"content":{"rendered":"<p>Rama dhe ministrja Balluku kan\u00eb dal\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb folur mbi zbulimin e naft\u00ebs n\u00eb Shpirag. Qeveria po e mban prej dy dit\u00ebsh si tem\u00eb dit\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e naft\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga skandale t\u00eb m\u00ebdha si\u00e7 jan\u00eb komunikimet n\u00eb SKY, q\u00eb konfirmojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e krer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me bandat; kaosi t\u00eb Kadastra dhe vjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave nga TIMS.<\/p>\n<p>Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nafta e Shpiragut p\u00ebrdoret si kam\u00ebrdare p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga skandalet e dit\u00ebs. Faktoje.al ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb k\u00ebtyre deklaratave nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ju ftojm\u00eb ta lexoni si m\u00ebposht\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Nga Esmeralda Topi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e kriz\u00ebs s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb riktheu n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb publikut zbulimet hidrokarbure nga gjigandi holandez SHELL n\u00eb Shpirag. Rama thot\u00eb se vendi \u00ebsht\u00eb pran\u00eb nj\u00eb zbulimi nafte dhe gazi q\u00eb sipas tij do t\u00eb ndikonte t\u00eb ardhmen energjitike t\u00eb Evrop\u00ebs. Mir\u00ebpo vet kompania nuk ka ende nj\u00eb q\u00ebndrim zyrtar.<\/p>\n<p>T\u00eb kontaktuar nga Faktoje, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e SHELL n\u00eb Shqip\u00ebri thon\u00eb se jan\u00eb n\u00eb faz\u00eb k\u00ebrkimi, pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb detaj tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkaq, edhe kontrata e rishikuar n\u00eb 2020 mes pal\u00ebve e b\u00ebn t\u00eb larg\u00ebt dit\u00ebn q\u00eb deklaron Rama.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi shum\u00eb shpres\u00eb q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb mund t\u00eb ndajm\u00eb m\u00eb opinionin ton\u00eb publik dhe pse jo edhe me at\u00eb rajonal dhe p\u00ebrtej rajonit, nj\u00eb zbulim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb SHELL po arrin t\u00eb realizoj\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.\u201d \u2013 tha Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb biznesit holandez n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb muajit korrik.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Kryeministri flet p\u00ebr zbulime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nafte dhe gazi nga kompania SHELL n\u00eb Shqip\u00ebri. Prej vitit 2013, Rama \u00ebsht\u00eb nxituar t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarata t\u00eb bujshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo e fundit vijon k\u00ebrkimet n\u00eb Shpirag.<\/p>\n<p>Dhe duke q\u00ebn\u00eb se k\u00ebt\u00eb her\u00eb deklarata p\u00ebrkon me nj\u00eb kriz\u00eb \u00e7mimesh t\u00eb karburanteve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb globin, Rama u kujdes t\u00eb shtonte rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij zbulimi p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb dhe rajonit.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm do t\u00eb ndikoj\u00eb jasht\u00eb mase t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb, por n\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb caktuara do t\u00eb luaj\u00eb rol edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen energjetike t\u00eb Europ\u00ebs.\u201d- theksoi Rama n\u00eb takimin me investitor\u00ebt holandez.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku pohoi: \u201cShell po punon tashm\u00eb prej disa koh\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zbulim i madh.\u201d<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto daklarata, Faktoje kontaktoi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb zyr\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien me mediat pran\u00eb kompanis\u00eb SHELL. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesimit ton\u00eb mbi ecurin\u00eb e k\u00ebrkimeve n\u00eb Shpirag Fabiola Haxhillari shkruan:<\/p>\n<p>\u201cNe vazhdojm\u00eb faz\u00ebn k\u00ebrkimore dhe nuk kemi ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment\u201c.<\/p>\n<p>Holandezja Shell \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb operon n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 70 vende t\u00eb bot\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb e listuar n\u00eb burs\u00eb. \u00c7do deklarat\u00eb publike e saj do t\u00eb ndikonte \u00e7mimin e aksioneve, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye drejtuesit jan\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me publikun deklarata t\u00eb \u2018nxituara\u2018.<\/p>\n<p>Sipas verifikimit t\u00eb Faktoje, deklarata e fundit zyrtare nga SHELL mbi ecurin\u00eb e testimeve n\u00eb Shpirag \u00ebsht\u00eb n\u00eb 24 maj t\u00eb 2019. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb SHELL konfirmonte potencial zbulimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Beratit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, edhe sipas kontrat\u00ebs s\u00eb ndryshuar q\u00eb qeveria dhe SHELL kan\u00eb n\u00ebnshkruar mes tyre n\u00eb 2022, p\u00ebrcaktohet qart\u00eb se p\u00ebriudha k\u00ebrkimore e kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb tre faza, me nj\u00eb afat 7 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Pika 4.1.4 e kontrat\u00ebs voluminoze q\u00eb ka siguruar Faktoje, i jep kompanis\u00eb edhe 5 vite t\u00eb tjera koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar me faz\u00ebn k\u00ebrkimore, duke e ber\u00eb t\u00eb larg\u00ebt dit\u00ebn q\u00eb deklaronte Rama n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p>Por inxhinier Stavri Dhima, njoh\u00ebs i fush\u00ebs hidrokarbure thot\u00eb se optimizmi i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb rezultate.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb fakt dhe e v\u00ebrtetuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb zon\u00eb me potencial nafte. Nuk \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim dhe po presim t\u00eb dali pusi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb na jap\u00eb. Puset jan\u00eb shpuar dhe \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb kemi shum\u00eb naft\u00eb. Tani se sa shum\u00eb kemi duhet t\u00eb merret vesh dhe se si \u00ebsht\u00eb kjo n\u00eb raport me p\u00ebrfitimet.\u201d- thot\u00eb inxhinier Dhima p\u00ebr Faktoje.<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm edhe z\u00ebvend\u00ebsministri i energjis\u00eb Ilir Bejtaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me qeverin\u00eb nd\u00ebrsa flet p\u00ebr rezultate konkrete.<\/p>\n<p>\u201cSipas parashikimeve t\u00eb kompanis\u00eb gjat\u00eb vitit 2023 do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb shpimi i pusit Shpiragu-5. M\u00eb tej n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rezultatit t\u00eb tij jan\u00eb programuar t\u00eb b\u00ebhen testime t\u00eb plota t\u00eb fluid dh\u00ebnies, n\u00eb kuptimin e llojit dhe debiteve, por edhe t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb rezervuarit dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb b\u00ebhet llogaritja e rezervave t\u00eb hidrokarbureve, duke p\u00ebrfshir\u00eb naft\u00ebn bruto dhe gazin shoq\u00ebrues. M\u00eb tej parashikohet q\u00eb t\u00eb kalohet n\u00eb periudh\u00ebn e prodhimit ku prishm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha pas nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb zbulimit t\u00eb nj\u00eb vendburimi t\u00eb ri n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201c \u2013 i tha Bejtaj Faktoje-s.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2016 k\u00ebrkimet p\u00ebr naft\u00eb n\u00eb Shpirag b\u00ebheshin Petromanas Energy dhe Shell. N\u00eb shkurt t\u00eb 2016, Petromanas Energy i shiti 75% t\u00eb aksioneve SHELL-it n\u00eb vler\u00ebn e 45 mln dollar\u00ebve. Kastriot Bejtaj, me profesion inxhinier, ka q\u00ebn\u00eb drejtues i kompanis\u00eb Petromanas Energy nga viti 2013 deri n\u00eb 2016.<\/p>\n<p>\u201cRast\u00ebsia apo fati ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem pjes\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs. Por kam p\u00ebrshtypjen se nga 2016 e deri m\u00eb sot nuk ka ndonj\u00eb zhvillim dometh\u00ebn\u00ebs. \u00cbsht\u00eb shpuar nj\u00eb pus tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shpiragu 4 i cili \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb Shpiragut 2 ku Petromanas shpalli zbulimin. Pra, zona ku pusi Shpiragu 1, pusi Shpiragu 2 dhe pusi Shpiragu 4 jan\u00eb tre puse q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb produkt hidrokarbur, naft\u00eb e leht\u00eb dhe gaz n\u00eb raportet 1 me 4. Dhe nga kjo koh\u00eb nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e tjera jan\u00eb interpretime.\u201c- thot\u00eb inxhinier Bejtaj p\u00ebr Faktoje duke sqaruar se p\u00ebrse Shpiragu nuk mund t\u00eb quhet ende vendburim.<\/p>\n<p>\u201cKa p\u00ebrcaktime strikte se kur quhet zbulim, kur quhet vler\u00ebsim dhe vendburim. Shell sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00eb vler\u00ebsimi-k\u00ebrkimi, pasi ka l\u00ebn\u00eb pas zbulimin. Nuk ka p\u00ebrfunuar kjo faz\u00eb ende. Dhe Shpiragu do t\u00eb shpallet vendburim kur t\u00eb ket\u00eb minimalisht 4 apo 5 puse prodhimi.\u201d- thot\u00eb Bejtaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb thekson se komponenti kryesor i vler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb zbulimi komercial n\u00eb Shpirag.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb t\u00eb jet\u00eb komercial duhet t\u00eb verfikohet sa \u00ebsht\u00eb volumi i rezervuarit q\u00eb p\u00ebrmban naft\u00ebn. Nga kjo naft\u00eb sa mund t\u00eb nxirret, sepse nuk del e gjitha sasia e naft\u00ebs dhe me \u00e7far\u00eb \u00e7mimi. Dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb volumit t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb kostos s\u00eb nxjerrjes dhe t\u00eb tregut vler\u00ebsohet ky zbulim \u00ebsht\u00eb komercial apo jo. K\u00ebt\u00eb po b\u00ebn Shell aktualisht.\u201d- thot\u00eb inxhinier Kastriot Bejtaj p\u00ebr Faktoje.<\/p>\n<p>Historia e Shell n\u00eb Shqip\u00ebri nis n\u00eb vitin 1994 me marrjen e blloqeve B dhe F. Shell p\u00ebrfundoi k\u00ebrkimet sizmike, por nuk arriti t\u00eb shpoj\u00eb puse p\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb trazir\u00ebs civile n\u00eb 1997 q\u00eb e detyroi kompanin\u00eb ta zgjidhte kontrat\u00ebn me ndarje prodhimi. Shell u rikthye n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shkurt t\u00eb 2012 ku filloi punimet n\u00eb dy blloqe ekzistuese t\u00eb k\u00ebrkimit n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb Shpirag (Blloku 2-3) n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb kompanis\u00eb Petromanas dhe mori t\u00eb drejt\u00ebn e shfryt\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebtij Blloku n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rama dhe ministrja Balluku kan\u00eb dal\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb folur mbi zbulimin e naft\u00ebs n\u00eb Shpirag. Qeveria po e mban prej dy dit\u00ebsh si tem\u00eb dit\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e naft\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga skandale t\u00eb m\u00ebdha si\u00e7 jan\u00eb komunikimet n\u00eb SKY, q\u00eb konfirmojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e krer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me bandat; kaosi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54240,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54322"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54322"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54322\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}