{"id":54151,"date":"2023-08-21T19:38:27","date_gmt":"2023-08-21T19:38:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54151"},"modified":"2023-08-21T19:38:27","modified_gmt":"2023-08-21T19:38:27","slug":"gazetari-publikon-emrat-e-zyrtareve-qe-vodhen-te-dhenat-nga-sistemi-tims","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/21\/gazetari-publikon-emrat-e-zyrtareve-qe-vodhen-te-dhenat-nga-sistemi-tims\/","title":{"rendered":"Gazetari publikon emrat e zyrtar\u00ebve q\u00eb vodh\u00ebn t\u00eb dh\u00ebnat nga sistemi TIMS"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Osman Stafa ka publikuar emrat e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave nga sistemi TIMS.<\/p>\n<p>Stafa thot\u00eb se ishte Ervin Mu\u00e7a, drejtori i IT n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, ai q\u00eb e inicioi t\u00eb gjith\u00eb gjarjen.<\/p>\n<p>Sipas gazetarit, n\u00eb krimin e r\u00ebnd\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb nj\u00eb kompanie private, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria po mundohet t\u00eb mbyll\u00eb skandalin.<\/p>\n<p>Denoncimi i plot\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb vjedhur. Ky skandal duhet t\u00eb kishte marr\u00eb dhen\u00eb dhe duhet t\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb alarm Shtetin shqiptar. Por nuk ndodhi. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal i madh pasi m\u00eb rezulton se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb vjedhur nga br\u00ebnda sistemit dhe konkretisht nga nj\u00eb pro\u00e7es i iniciuar dhe drejtuar nga Drejtori i Departamentit t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit, Ervin Mu\u00e7a, i em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb post n\u00eb muajt e fundit. Se pse e nd\u00ebrmori ai k\u00ebt\u00eb akt, duhet ta hetoj\u00eb Prokuroria.<\/p>\n<p>\u00c7FAR\u00cb KA NDODHUR?<br \/>\nN\u00eb fillim t\u00eb muajit Gusht, Ervin Mu\u00e7a, ka urdh\u00ebruar punonj\u00ebsit e databaz\u00ebs dhe serverave t\u00eb kryejn\u00eb eksportim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS n\u00eb nj\u00eb harddisk t\u00eb jasht\u00ebm, te nj\u00eb usb q\u00eb ky person e mbante ne xhep.<\/p>\n<p>Disa nga punonj\u00ebsit refuzuan t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb vjedhje duke njoftuar edhe shefin e tyre, Ardit Mu\u00e7o. Ky i fundit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme njoftoi me email t\u00eb gjith\u00eb sektoret q\u00eb drejtonte dhe vuri n\u00eb dijeni Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, Z. Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z. Neritan Nallbati, q\u00eb mos t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb procese t\u00eb jasht\u00ebligjshme dhe \u00e7do urdh\u00ebr verbal q\u00eb marrin, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, ngarkohen individualisht n\u00ebse zbatohet.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, n\u00eb 2 Gusht pasdite, drejtori Ervin Mu\u00e7a (i akuzuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vjedhje t\u00eb dh\u00ebnash nga Tatimet, rasti publik i nxjerrjes s\u00eb pagave t\u00eb shqiptar\u00ebve) merr dy IT t\u00eb jasht\u00ebm nga kompanit\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunon dhe 1 IT nga QKB, t\u00eb pa pajisur me certifikata sigurie, duke i futur n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin br\u00ebnda godines ku jane te vendosura serverat. Sipas burimeve te sigurta m\u00ebsohet se ata kan\u00eb arritur t\u00eb shkarkojn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat nga serverat (t\u00eb verifikohen pamjet filmike).<\/p>\n<p>Procesi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb Besjon Tanuzi, i em\u00ebruar n\u00eb dat\u00ebn 18.07.2023 n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me ligjin dhe jo me arsimin e duhur profesional. Besojn Tanuzi ka p\u00ebrfunduar studimet p\u00ebr Administrim Biznesi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb pozicionin e Drejtorit t\u00eb Serverave dhe Sistemeve n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit (pa asnj\u00eb dit\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit).<\/p>\n<p>KUSH \u00cbSHT\u00cb ERVIN MU\u00c7A?<br \/>\nErvin Mu\u00e7a \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si Drejtor i Departamentit t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, rreth 2 muaj m\u00eb par\u00eb. M\u00eb her\u00ebt ai ka q\u00ebn\u00eb i pun\u00ebsuar si Drejtor i IT n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe K\u00ebshilltar i Jasht\u00ebm n\u00eb Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Por em\u00ebrimi i vet\u00eb Ervin Mu\u00e7\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb post \u00ebsht\u00eb skandal m\u00eb vete. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar aty n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me ligjin.<br \/>\nQ\u00eb Ervin Mu\u00e7a t\u00eb merrte Grad\u00ebn \u201cDrejtues i Lart\u00eb\u201d dhe t\u00eb b\u00ebhej Drejtor i Departamentit t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit, ai duhej t\u00eb kalonte disa hapa dhe t\u00eb zbatonte disa pro\u00e7edura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb i dikton ligji.<\/p>\n<p>Pyetjet e mia mbi em\u00ebrimin e Ervin Mu\u00e7\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat Policia e Shtetit dhe Ministria e Br\u00ebndshme duhet t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje jan\u00eb:<\/p>\n<p>A jan\u00eb zbatuar procedurat e em\u00ebrimit t\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb?<br \/>\n\u2013 A i jan\u00eb marr\u00eb shenjat e gishtave n\u00eb momentin e em\u00ebrimit, sipas nenit 146 t\u00eb Rregullores s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit? N\u00ebse po, a ka pasur ky person probleme me ligjin m\u00eb her\u00ebt, br\u00ebnda apo jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>A jan\u00eb zbatuar procedurat p\u00ebr em\u00ebrimin n\u00eb detyr\u00eb si \u201cDrejtues i Lart\u00eb\u201d sipas nenit 150 si dhe 155 (pika 9) p\u00ebr publikimin e pozicionit n\u00eb \u00ebebsite t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, apo em\u00ebrimi ishte me porosi nga lart?<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebn dat\u00eb ky person ka ndjekur kursin n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb p\u00ebr fitimin e grad\u00ebs \u201cDrejtues i Lart\u00eb\u201d dhe n\u00eb cil\u00ebn dat\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb?<\/p>\n<p>A ekziston nj\u00eb urdh\u00ebr i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr ndjekjen e kursit n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb me koh\u00ebzgjatje 4 muaj p\u00ebr funksionet e ve\u00e7anta n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel? N\u00ebse jo, sa \u00ebsht\u00eb koh\u00ebzgjatja e kursit p\u00ebr fitimin e grad\u00ebs?<\/p>\n<p>A e ka dor\u00ebzuar deklarat\u00ebn e vettingut n\u00eb koh\u00eb personi n\u00eb fjal\u00eb? Sipas verifikimeve n\u00eb ILDKPI kjo nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ky individ em\u00ebrohet n\u00eb funksione t\u00eb larta n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, pa u vetuar nga institucionet e siguris\u00eb, AMP, SHISH, DSIK?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb njohur ky person me informacione konfidenciale gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs prej dat\u00ebs s\u00eb em\u00ebrimit?<br \/>\nK\u00ebto pyetje duan p\u00ebrgjigje. N\u00ebse \u00e7far\u00eb thash m\u00eb lart nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar, at\u00ebher\u00eb duhet mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2010\u2014\u2014\u2014-\u2010\u2014\u2014\u2014-<br \/>\nPas publikimit n\u00eb media t\u00eb ngjarjes, Drejtoria e Standardeve n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit e pezullon drejtorin dhe disa punonj\u00ebs. Por \u00e7udia m\u00eb e madhe 3 dit\u00eb zgjat.<\/p>\n<p>Drejtori p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal, Ervin Mu\u00e7a vjen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb detyr\u00eb pas disa dit\u00ebsh dhe tashm\u00eb edhe pse akuzohet p\u00ebr vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave sensisteve t\u00eb shqiptar\u00ebve vazhdon t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb pun\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Sikur t\u00eb mos ket\u00eb ndodhur asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur nj\u00eb hetim dhe do mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb se \u00e7far\u00eb ka nxjerr\u00eb hetimi i tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00ebsohet se punonj\u00ebsit e IT s\u00eb Policis\u00eb jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe p\u00ebr disa prej tyre ka nisur ecuria disiplinore per t\u2019i mbajtur n\u00ebn presion.<br \/>\nKam ndjekur me kujdes postimin e Ambasad\u00ebs Amerikane, ku i Ngarkuari me Pune i ka k\u00ebrkuar Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm hetim t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00ebansh\u00ebm n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb raportim dhe nd\u00ebrhyrje. Nga ana tjeter Ministria e Brendshme n\u00eb postimin e saj nuk e prekte fare k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke i v\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vetpastrimit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>I nderuar Z. Minist\u00ebr, \u00e7far\u00eb provash doni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pastrimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit?<br \/>\nSi mund te kthehet n\u00eb pun\u00eb normalisht nj\u00eb person q\u00eb akuzohen p\u00ebr nj\u00eb skandal t\u00eb till\u00eb?<br \/>\nA nuk duhej t\u00eb pritej fundi i hetimeve?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e trisht\u00eb se \u00e7far\u00eb po i bejn\u00eb k\u00ebtij vendi. Sesi po vjedhin \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ton\u00ebn. Pasi mor\u00ebn n\u00eb dor\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr pag\u00ebn, ID, targat e makin\u00ebs, nr e tel, adres\u00ebn, vendin e pun\u00ebs, u kishte mbetur t\u00eb vidhnin edhe t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS.<\/p>\n<p>p.s P\u00ebrsa shkruaj m\u00eb lart kam par\u00eb prova dhe kam kryer t\u00eb gjitha verifikimet e mundshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Osman Stafa ka publikuar emrat e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave nga sistemi TIMS. Stafa thot\u00eb se ishte Ervin Mu\u00e7a, drejtori i IT n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, ai q\u00eb e inicioi t\u00eb gjith\u00eb gjarjen. Sipas gazetarit, n\u00eb krimin e r\u00ebnd\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb nj\u00eb kompanie private, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54152,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54151"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54151\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54152"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}