{"id":54031,"date":"2023-08-19T20:06:22","date_gmt":"2023-08-19T20:06:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54031"},"modified":"2023-08-19T20:18:15","modified_gmt":"2023-08-19T20:18:15","slug":"investigimi-i-plote-si-rama-inspektoi-vjedhjen-e-fondeve-te-be-per-bujqesine-ministria-fsheh-dosjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/19\/investigimi-i-plote-si-rama-inspektoi-vjedhjen-e-fondeve-te-be-per-bujqesine-ministria-fsheh-dosjet\/","title":{"rendered":"Investigimi i plot\u00eb, Rama i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vjedhjen e fondeve t\u00eb BE p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, ministria fsheh dosjet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Aida Ciro<br \/>\nAleksandar Dimitrievski<br \/>\nGeri Emiri<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pezullimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i programit p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb IPARD II, pas dyshimeve t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr korrupsion, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb granteve 94.6 milion\u00eb euro. Programi u kthye n\u00eb nj\u00eb \u201cklub ekskluziv\u201d p\u00ebr kompanit\u00eb e m\u00ebdha dhe ato t\u00eb lidhura me politik\u00ebn dhe krimin.<\/strong><\/p>\n<p>Preng Doda, nj\u00eb agronom n\u00eb pension, i kalon dit\u00ebt duke u endur n\u00eb vreshtin e familjes n\u00eb Fshatin Ten\u00eb, t\u00eb Mirdit\u00ebs. Nj\u00eb mulli i improvizuar uji, \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb l\u00ebviz n\u00eb ferm\u00eb, mbi nj\u00eb liqen t\u00eb vog\u00ebl artificial q\u00eb Doda ka krijuar pran\u00eb kull\u00ebs shekullore t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse e do zakoni q\u00eb mikun ta shoh\u00ebsh n\u00eb sy, Prenga e ka pothuajse t\u00eb pamundur t\u00eb p\u00ebrqendrohet. Teksa flet shumic\u00ebn e koh\u00ebs e kthen kok\u00ebn nga nj\u00eb karabina, q\u00eb me sa duket \u201ci ka rr\u00ebmbyer zemr\u00ebn\u201d n\u00eb pleq\u00ebri.<\/p>\n<p>Prej 15 vitesh familjarisht merren me kultimin e vreshtit dhe kan\u00eb disa varietete p\u00ebrmes t\u00eb cilave prodhojn\u00eb ver\u00eb. P\u00ebrbri 2 hektar\u00ebve me vreshta ka ngritur nj\u00eb karabina n\u00eb bodrumin e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrmes en\u00ebve t\u00eb vjetra tashm\u00eb, prodhon ver\u00eb q\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKantin\u00ebn e ngrita me forcat e mia, pastaj b\u00ebra nj\u00eb aplikim tek AZHBR-ja, tek IPARD-i, q\u00eb t\u00eb merrja pak ndihm\u00eb dhe p\u00ebrkrahje, sidomos p\u00ebr en\u00ebt ruajt\u00ebse t\u00eb ver\u00ebs dhe pajisjet brenda\u201d, tregoi Doda.<\/p>\n<p>\u201cHartimin e projektit e b\u00ebra me disa inxhinier\u00eb dhe me disa sepcialist\u00eb, por kriter\u00ebt ishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr ta realizuar\u201d, shtoi burri.<\/p>\n<p>Fermer\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon, si n\u00eb rastin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, prej disa vitesh kan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb, p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr mb\u00ebshtetje p\u00ebrmes fondeve t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, me synim p\u00ebrgatitjen p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb n\u00eb BE t\u00eb dy vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Por t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se IPARD n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb burim fuqizimi p\u00ebr kompanit\u00eb e m\u00ebdha dhe nuk po ndikon n\u00eb mb\u00ebshtetjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb fermer\u00ebve dhe blegtor\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt programi duket gjithmon\u00eb e m\u00eb i larg\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018 Agjencia p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural (AZHBR) n\u00eb Shqip\u00ebri, u akreditua p\u00ebr Programin IPARD II, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb grante p\u00ebrmes buxhetit me vler\u00eb 94.6 milion\u00eb euro, prej t\u00eb cilave 71 milion\u00eb euro jan\u00eb kontribut nga Komisioni Evropian dhe 23.6 milion\u00eb euro jan\u00eb kontribut komb\u00ebtar nga shteti shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut IPARD II kishte nj\u00eb buxhet 80 milion\u00eb euro dhe deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2023 jan\u00eb shpenzuar 49.2 milion\u00eb euro. Pjesa m\u00eb e madhe e fondeve t\u00eb mbetura tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb kontraktuara, por ende nuk jan\u00eb paguar p\u00ebrfituesit p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Por teksa Shqip\u00ebria priste t\u00eb niste k\u00ebt\u00eb vit faz\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb programit, Komisioni Evropian mori nj\u00eb mas\u00eb ekstreme dhe vendosi pezullimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb programit t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, bazuar n\u00eb dyshimet se ka pasur korrupsion n\u00eb shp\u00ebrndarjen e granteve, referuar nga Zyra Evropiane Kund\u00ebr Mashtrimit (OLAF).<\/p>\n<p>N\u00ebse dyshimet v\u00ebrtetohen, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb mos e vijoj\u00eb m\u00eb faz\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb IPARD, q\u00eb parashikon grante deri n\u00eb 146 milion euro, nd\u00ebrsa nga analizimi i p\u00ebrfituesve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ekspozohen lidhje me politik\u00ebn, administrat\u00ebn publike dhe krimin.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nga nj\u00eb kampion i analizuar prej 126 p\u00ebrfituesish (nga 510 p\u00ebrfitues n\u00eb total), t\u00eb cil\u00ebt vet\u00eb AZHBR i ka promovuar p\u00ebrmes nj\u00eb broshure n\u00eb internet dhe n\u00eb faqen e saj, rezultojn\u00eb persona me rekorde kriminale, t\u00eb lidhur me politik\u00ebn, biznese jo t\u00ebr\u00ebsisht funksionale dhe skema familjare p\u00ebrfitimi.<\/p>\n<p>Zbatimi i programit t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb fermer\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri u realizua nga Agjencia e Zhvillimit Bujq\u00ebsor dhe Rural (AZHBR), pjes\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural dhe grantet financoheshin 75% nga fondet e BE-s\u00eb dhe 25% nga fondet e Buxhetit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut skema \u00ebsht\u00eb e ngjashme. Agjencia p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen Financiare t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, i shp\u00ebrndau fondet e IPARD II me mb\u00ebshtetjen e BE-s\u00eb, q\u00eb ofroi 80% t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit, q\u00eb ofroi 20%.<\/p>\n<p><strong>\u201cFoshnjet IPARD\u201c<\/strong><\/p>\n<p>Fazat e para t\u00eb IPARD p\u00ebr t\u00eb dyja vendet ishin eksperimentale dhe t\u00ebrhoq\u00ebn pak aplikime, nd\u00ebrsa thirrjet e faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb propozimesh dhe shum\u00eb prej tyre u shpall\u00ebn fitues.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri zbatimi i faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb programit solli lindjen e shum\u00eb bizneseve q\u00eb aplikuan dhe p\u00ebrfituan nga programi, pavar\u00ebsisht se ishin t\u00eb sapokrijuar apo kishin historik t\u00eb dyshimt\u00eb, me nd\u00ebrprerjen e shpesht\u00eb t\u00eb aktivitetit ekonomik dhe sekuestrime t\u00eb h\u00ebr\u00ebpashershme.<\/p>\n<p>Media Amfora analizoi nj\u00eb kampion me 126 biznese q\u00eb p\u00ebrfituan nga Programi IPARD II n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rezultoi se n\u00eb vitet q\u00eb ai nisi zbatimin t\u00ebrhoqi pas vetes aplikime nga kompani dhe persona \u201cq\u00eb e zbuluan von\u00eb pasionin p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>50 biznese q\u00eb p\u00ebrfituan nga fondet IPARD, nga 126 subjekte t\u00eb analizuara n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, rezultoi se jan\u00eb regjistruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitet e nisjes s\u00eb programit, 2018-2021, duke pasur si subjekt tregtar fushat q\u00eb mb\u00ebshtet programi.  <\/p>\n<p>\u201cMendoj se kjo flet qart\u00eb p\u00ebr klienteliz\u00ebm n\u00eb p\u00ebrcaktimin e p\u00ebrfituesve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shum\u00eb raste nuk kan\u00eb lidhje t\u00eb forta dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme me aktivitetin bujq\u00ebsor apo agro-industrial\u201d, komentoi eksperti i politikave bujq\u00ebsore, Prof. Dr. Ndoc Fasllia.<\/p>\n<p>\u201cPor thjesht n\u00eb saj t\u00eb njohjeve personale dhe lidhjeve me nivelet e larta t\u00eb politik\u00ebs dhe administrat\u00ebs, kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb mb\u00ebshtetje nga ky program\u201d, shtoi Fasllia, nj\u00ebkoh\u00ebsisht pedagog n\u00eb Universitetin Bujq\u00ebsor t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Elvis Rroshi e drejtoi Bashkin\u00eb e Kavaj\u00ebs nga viti 2011 deri n\u00eb vitin 2016, kur ju nd\u00ebrpre mandati p\u00ebr shkak t\u00eb falsifikimit t\u00eb formularit t\u00eb dekriminalizimit dhe fshehjes s\u00eb nj\u00eb d\u00ebnimi nga drejt\u00ebsia n\u00eb Itali, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb p\u00ebrdhunimit, t\u00eb kryer n\u00eb vitin 1995. M\u00eb pas ai u d\u00ebnua nga Gjykata e Tiran\u00ebs me 60 or\u00eb pun\u00eb n\u00eb komunitet, p\u00ebr falsifikimin e formularit t\u00eb dekriminalizimit.<\/p>\n<p>Kur u largua nga drejtimi i bashkis\u00eb, Rroshi duket se zbuloi pasionin e tij p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe m\u00eb 5 gusht 2019 themeloi kompanin\u00eb, \u201cKAVALJON\u201d, q\u00eb mendohet se ka qen\u00eb emri i vjet\u00ebr i Kavaj\u00ebs. Ai aplikoi n\u00eb IPARD dhe fillimisht mori 70.178 euro, p\u00ebr nj\u00eb serr\u00eb diellore, projekt q\u00eb nisi m\u00eb 4 maj 2021 dhe m\u00eb von\u00eb mori edhe 180.309 euro, p\u00ebr t\u00eb nisur m\u00eb 28 korrik 2021 rikonstruksionin e nj\u00eb godine me q\u00ebllim transformimin n\u00eb bujtin\u00eb.<\/p>\n<p>Por pasi mori n\u00eb total 250.487 euro, \u201cRroshi u shpall n\u00eb k\u00ebrkim nga AZHBR\u201d! Agjencia konfirmoi p\u00ebr Median Amfora se \u201cKAVALJON\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 10 subjektet q\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar kthimi i fondeve, pasi nuk ka p\u00ebrmbushur kriteret e zbatimit t\u00eb programit dhe \u00e7\u00ebshtja i ka kaluar gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ne analizuam gjithsej 40 kompani q\u00eb kan\u00eb fituar grante t\u00eb m\u00ebdha nga IPARD I dhe II. Pothuajse t\u00eb gjitha rezultuan se ishin kompani t\u00eb themeluara m\u00eb her\u00ebt, me nj\u00eb historik dhe q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb edhe sot. Por ne gjet\u00ebm t\u00eb pakt\u00ebn 2 kompani t\u00eb m\u00ebdha me lidhje politike q\u00eb fituan grante, megjith\u00ebse t\u00eb dyja kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014 kompania \u201cKolektivi Bujq\u00ebsor \u2013 Pelagonija\u201d, fitoi mb\u00ebshtetje p\u00ebr subvencione nga IPARD II. Pagesa prej rreth 240 mij\u00eb euro erdhi nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 2015-\u00ebn. Pronari i \u201cPelagonija\u201d, Jordan Kam\u00e7ev, kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me qeverin\u00eb e asaj kohe. S\u00eb fundmi ai u shpall nga Departamenti i Amerikan i Shtetit si, \u201ci p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion, duke p\u00ebrfshir\u00eb ryshfetin e nj\u00eb zyrtari qeveritar\u201d dhe u sanksionua nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kompania \u201cTrgoprodukt\u201d aplikoi n\u00eb vitin 2019 dhe fitoi nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje nga IPARD II dhe pagesa e grantit prej 1.4 milion euro ju b\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb prill t\u00eb vitit 2022. N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebsaj periudhe, kryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ishte Zoran Zaev, kush\u00ebriri i par\u00eb i Boban Zaev, pronarit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cTrgoprodukt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Libonike Nurellari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-an\u00ebtare e K\u00ebshillit Bashkiak Poli\u00e7an p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, e cila q\u00eb prej vitit 2006 merret me vreshtarin\u00eb dhe tregtimin e ver\u00ebs. N\u00eb Programin IPARD ajo mban rekordin e granteve t\u00eb p\u00ebrfituara, me 4 projekte t\u00eb mb\u00ebshtetura, me vler\u00eb totale 383.185 euro.<\/p>\n<p>\u201cLidhje p\u00ebr sa i p\u00ebrket nepotizmit apo t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm shtet\u00ebrore ka, nd\u00ebrsa p\u00ebr sa i p\u00ebrket krimit t\u00eb organizuar, ka qen\u00eb vet\u00ebm rasti i Iceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb nxirrte se administratori i saj ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrfituesi i nj\u00eb serre\u201d, tregoi, Ervin Resuli, presidenti i \u201cShoqat\u00ebs s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Prodhuesve Vendor\u201d.<\/p>\n<p>Mollasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej fshatrave t\u00eb Skraparit, t\u00eb cilit IPARD i akordoi 4 grante, me vler\u00eb gati 1 milion euro. Edhe k\u00ebtu bizneset q\u00eb p\u00ebrfituan u themeluan n\u00eb periudh\u00ebn e nisjes s\u00eb programit dhe n\u00eb rastin e kompanis\u00eb \u201cGreen Revolution\u201d, ajo fitoi 2 her\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr mbar\u00ebshtimin e kafsh\u00ebve n\u00eb ferm\u00eb, me shum\u00ebn totale 581.939 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa 2 fituesit e tjer\u00eb n\u00eb dukje t\u00eb ndrysh\u00ebm, jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb skeme p\u00ebrfitimi familjare. 23 vje\u00e7arja Brisilda Xhaferri, nga kampioni i verifikuar me 126 p\u00ebrfitues, mori grantin m\u00eb t\u00eb madh, t\u00eb pakt\u00ebn trefish m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do blet\u00ebrrit\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kompania \u201cGOLDEN BEES\u201d sh.p.k (ish-\u201cBLETA E ART\u00cb\u201d) u themelua nga babai i saj n\u00eb tetor 2018, Apostol Xhaferri, nj\u00eb nd\u00ebrtues q\u00eb prej vitit 2005 dhe pas disa modifikimeve t\u00eb emrit dhe t\u00eb adres\u00ebs, 23 vje\u00e7arja q\u00eb u b\u00eb administratorja e kompanis\u00eb mori nj\u00eb grant me vler\u00eb 157.624 euro, p\u00ebr \u201cInvestim n\u00eb bletari, shtim t\u00eb numrit t\u00eb koshereve, prodhim tregtim mjalti dhe produkte t\u00eb bletaris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas t\u00ebrheqjes nga kompania q\u00eb krijoi, babai i saj vijoi i vet\u00ebm \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn e IPARD. Nd\u00ebrtuesi themeloi m\u00eb 24 shkurt 2022 nj\u00eb tjet\u00ebr kompani, por k\u00ebsaj here si \u201cPerson Fizik\u201d, t\u00eb fokusuar tek agroturizmi. Megjith\u00ebse ende n\u00eb hapat e para edhe ai mori nga IPARD 183.870 euro dhe e lidhi kontrat\u00ebn m\u00eb 4 maj 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast bab\u00eb e bij\u00eb mor\u00ebn nga IPARD 341,494 euro p\u00ebrmes kompanive t\u00eb krijuara rishtazi. Nd\u00ebrsa objektivat e Programit IPARD dhe t\u00eb donator\u00ebve jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur konkurrenc\u00ebn dhe maksimalizimin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb granteve. Por duket se shum\u00eb subjekte me dhe pa eksperienc\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi, kan\u00eb marr\u00eb \u201cabonen\u00eb\u201d e IPARD-it.<\/p>\n<p>Nga kampioni i analizuar me 126 p\u00ebrfitues, rezulton se t\u00eb pakt\u00ebn 18 subjekte kan\u00eb p\u00ebrfituar mbi 2 her\u00eb grante nga IPARD II n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebr to ka pasur edhe p\u00ebrfitues t\u00eb dy projekteve brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs thirrje.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt vendas vler\u00ebsojn\u00eb s\u00eb mb\u00ebshtetja e bizneseve t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, por duke ruajtur nj\u00eb raport i cili mban n\u00eb fokus zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb blegtoris\u00eb, bazuar n\u00eb eksperienc\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetja e bizneseve t\u00eb reja ose \u2018start-up\u2019-eve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi pozitive p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrthithshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb fondeve t\u00eb IPARD-it, nga fermer\u00eb apo blegtor\u00eb t\u00eb rinj\u201d, analizoi Ilir Pilku, nj\u00eb nga 3 ekspert\u00ebt e certifikuar nga BE-ja n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr \u201cPolitikat e P\u00ebrbashk\u00ebta Evropiane\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr ka ndikuar edhe regjistrimi i femer\u00ebve q\u00eb kishin vet\u00ebm \u201cNIPT fermeri\u201d dhe nuk kishin hapur m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb subjekt tregtar, n\u00eb format si \u201cPerson Fizik\u201d apo \u201cKompani\u201d.<\/p>\n<p>AZHBR-ja b\u00ebri me dije zyrtarisht p\u00ebr Median Amfora se nga Programi IPARD II kan\u00eb p\u00ebrfituar grante 540 subjekte t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb kat\u00ebr thirrje, pavar\u00ebsisht se n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara n\u00eb faqen e internetit [databaza n\u00eb formatin \u201cExcel\u201d p\u00ebr secil\u00ebn thirrje] ata kan\u00eb raportuar 30 kontrata m\u00eb pak, pra n\u00eb total 510 p\u00ebrfitues.<\/p>\n<p>\u201cTheksojm\u00eb se Administrata Tatimore ka t\u00eb regjistruar nd\u00ebr vite si Prodhues Bujq\u00ebsor (Fermer) 92.174 individ\u00eb, duke sqaruar se k\u00ebta jan\u00eb regjistruar direkt n\u00eb AT vet\u00ebm p\u00ebr NIPT dhe nuk paguajn\u00eb detyrime tatimore\u201d, sqaroi Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, p\u00ebr numrin e fermer\u00ebve q\u00eb num\u00ebron Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u201cPjesa d\u00ebrrmuese e fituesve tek IPARD-i jan\u00eb \u2018start-up\u2019-et dhe nga fermer\u00ebt q\u00eb sot num\u00ebrohen me NIPT pran\u00eb tatimeve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr jo fort i k\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt arrijn\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb tek IPARD-i\u201d, konstatoi presidenti i \u201cShoqat\u00ebs s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Prodhuesve Vendor\u201d, Ervin Resuli.<\/p>\n<p>AZHBR b\u00ebri me dije se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Programit IPARD II deri m\u00eb tani ka hapur 8 procese gjyq\u00ebsore p\u00ebr kthimin e shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga subjektet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb parapages\u00eb p\u00ebr realizimin e investimit, por q\u00eb nuk e kan\u00eb realizuar brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00eb ose raste abuzive q\u00eb jan\u00eb sugjeruar nga auditimi.<\/p>\n<p>Nga 10 subjekte q\u00eb ju k\u00ebrkua kthimi i shum\u00ebs, 8 nuk ju bind\u00ebn AZHBR-s\u00eb dhe ajo i ka d\u00ebrguar n\u00eb gjyq sipas radh\u00ebs, \u201cAldo Jakupi PF\u201d [Person Fizik], \u201cFiqiri Sinani PF\u201d, \u201cMirjan Allka PF\u201d, \u201cKavaljon SHPK\u201d, \u201cAbas Pere SHPK\u201d, \u201cVasillaq Xhufka PF\u201d, \u201cCoast to Coast SHPK\u201d dhe \u201cLorag SHPK\u201d, q\u00eb p\u00ebrfituan n\u00eb total s\u00eb bashku 1.145.760 euro.<\/p>\n<p>Kthimin e fondeve e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm \u201cAlb Berati SHPK\u201d, i cili nuk u identifikua dot nga ne n\u00eb listat e projekteve t\u00eb AZHBR-s\u00eb dhe \u201cAltin Gega PF\u201d, q\u00eb kishte p\u00ebrfituar grantin 14.916 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb vitet 2015-2022, jan\u00eb konstatuar 17 parregullsi dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb procedura specifike. Qeveria dhe Prokuroria Publike nuk zbuluan rezultatet dhe subjektet e p\u00ebrfshira n\u00eb \u201cprocedura\u201d. Megjithat\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur ne gjet\u00ebm p\u00ebr IPARD-in 15 padi civile, t\u00eb cilat kishin p\u00ebrfunduar me vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 raste, kompani apo individ\u00eb kishin ngritur padi kund\u00ebr Agjencis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pezullimit nga ajo t\u00eb projekt-marr\u00ebveshjeve si pasoj\u00eb e parregullsive t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb blerjen e pajisjeve t\u00eb p\u00ebrdorura, t\u00eb deklaruara si t\u00eb reja. Gjykata i dha t\u00eb drejt\u00eb Agjencis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet.<\/p>\n<p><strong>\u201cT\u00eb pasurit\u201d e sektorit t\u00eb varf\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Rigerta Loku \u00ebsht\u00eb studentja e universitetit prestigjoz t\u00eb \u201cLa Sapienza\u201d n\u00eb Rom\u00eb, e cila pasi p\u00ebrfundoi studimet p\u00ebr shkenca politike dhe u specializua p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, b\u00ebri buj\u00eb kur s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin u kthyen nga Italia p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb ferm\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i saj, Leonardi, p\u00ebrfundoi studimet e larta p\u00ebr zooteknik\u00eb q\u00eb t\u2019i vinte n\u00eb ndihm\u00eb ferm\u00ebs sepse t\u00eb dy ja nis\u00ebn nga fillimi 12 vite m\u00eb par\u00eb, pa pasur asnj\u00eb informacion p\u00ebr blegtorin\u00eb, por vet\u00ebm pasionin. Sot ata jetojn\u00eb s\u00eb bashku me dy vajzat n\u00eb ferm\u00ebn e ngritur mbi nj\u00eb kod\u00ebr piktoreske t\u00eb fshatit Rrushkull, n\u00eb Mirdit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi nj\u00eb ferm\u00eb blegtorale, ku mbar\u00ebshtojm\u00eb dhi t\u00eb rrac\u00ebs autoktone shqiptare\u201d, rr\u00ebfeu Rigerta Loku, pak pasi kishte futur tuf\u00ebn n\u00eb stall\u00eb. \u201cN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e gjith\u00eb zona apo fermat e vogla si un\u00eb, vuajm\u00eb p\u00ebr pajisje bujq\u00ebsore, p\u00ebr traktor\u00eb\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Nga kampioni me 126 p\u00ebrfitues, vet\u00ebm 20 prej tyre lidheshin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me fermer\u00ebt e vegj\u00ebl, duke i ofruar nj\u00eb traktor, n\u00eb vlera q\u00eb varionin nga 15 mij\u00eb deri n\u00eb 50 mij\u00eb euro. IPARD-i i dha mund\u00ebsin\u00eb kompanive me bilance n\u00eb disa miliona euro q\u00eb t\u00eb eksperimentonin n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb, megjith\u00ebse nuk kishin asnj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb ngjashme m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cCompany Riviera 2008\u201d sh.p.k u themelua n\u00eb vitin 2008 nga Familja Kola, duke p\u00ebsuar nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb kurb\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave pas vitit 2013-t\u00eb, me ardhjen e socialist\u00ebve n\u00eb pushtet. Vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2022 ajo regjistroi 5.1 milion euro xhiro.<\/p>\n<p>T\u00eb profilizuar n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, vitet e fundit projektet e rind\u00ebrtimit pas t\u00ebrmetit shtuan p\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb p\u00ebrthithjen e fondeve publike. Kompania num\u00ebron n\u00eb total 63 tendera q\u00eb ka p\u00ebrfituar nga buxheti i shtetit, kryesisht nga bashkit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Ajo arriti t\u00eb fitonte e vetme 36 tendera dhe 31 tendera i fitoi s\u00eb bashku me kompani t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pa eksperienc\u00eb t\u00eb spikatur n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb, ajo i propozoi AZHBR-s\u00eb ngritjen e nj\u00eb magazine p\u00ebr grumbullimin dhe seleksionimin e fruta-perimeve, me 13 dhoma frigoriferike. IPARD-i i erdhi n\u00eb ndihm\u00eb me 50% t\u00eb investimit, duke i ofruar 810.469 euro.<\/p>\n<p>Por teksa kompania vijon marrjen e parave nga IPARD-i, p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb historikun e saj pas vitit 2014, aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb ju vendos sekuestro preventive m\u00eb 13 shkurt t\u00eb vitit 2023, deri sa ajo shleu detyrimin ndaj nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr q\u00eb kishte k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e p\u00ebrmbarimit.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00eb dh\u00ebnat e sigurura indirekt p\u00ebr \u2018p\u00ebrfituesit e m\u00ebdhenj\u2019, rezulton se mbi 50% e tyre kan\u00eb si aktivitet baz\u00eb nd\u00ebrtimin, transportin, energjin\u00eb etj. dhe nuk kan\u00eb patur asnj\u00eb lidhje me prodhimin bujq\u00ebsor\u201d, analizoi p\u00ebr Median Amfora, eksperti i politikave bujq\u00ebsore, Prof. Dr. Ndoc Fasllia.  <\/p>\n<p>Si dy pika uji ngjason edhe kompania \u201cKRONOS KONSTRUKSION\u201d sh.p.k., e cila d\u00ebrgoi tek AZHBR-ja projekt-iden\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb \u201cmagazin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpunimin e fruta-perimeve\u201d n\u00eb Maminas dhe mundi t\u00eb merrte nj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb shum\u00ebn 721.558 euro.<\/p>\n<p>Edhe kjo kompani \u00ebsht\u00eb fituese e 51 tenderave publike, e vetme ose n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe nd\u00ebrsa merrte pagesat e IPARD-it, ajo kishte kaluar disa sekuestro preventive, e fundit prej t\u00eb cilave u hoq n\u00eb vitin 2020, deri sa shleu detyrimet e gjob\u00ebs ndaj Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Burimeve Natyrore.<\/p>\n<p>\u201cKompania merret n\u00eb fakt me nd\u00ebrtime, me akuakultur\u00eb, para 3 vitesh i \u00ebsht\u00eb futur edhe sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe ne e kemi mir\u00ebpritur\u201d, i shpjegoi ish-drejtoresha e AZHBR-s\u00eb, Frida Krifca, kryeministrit Edi Rama, teksa po e inspektonin investimin m\u00eb 25 janar 2021.<\/p>\n<p>Kur kryeministri Rama e vizitoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb investimin e p\u00ebrfunduar, m\u00eb 18 maj 2022, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb i tha kryeministrit p\u00ebr nj\u00eb ambient me banak, tavolina dhe karrige, se:<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb k\u00ebtu, njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb rrin\u00eb jasht\u00eb me maune [kamion\u00eb], i kemi krijuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb edhe t\u00eb han\u00eb edhe lart t\u00eb rrijn\u00eb, t\u00eb flejn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb mensa e pun\u00ebtor\u00ebve?!\u201d, pyeti kryeministri Rama i habitur.<\/p>\n<p>\u201cMensa e pun\u00ebtor\u00ebve\u201d, i konfirmoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb mensa m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb kam par\u00eb, nuk kisha par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mens\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, u shpreh i habitur n\u00eb takim edhe i ngarkuari me pun\u00eb i Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Alexis Hupin.<\/p>\n<p>Por \u201cmensa\u201d rezulton se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ambient sh\u00ebrbimi n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trup me magazin\u00ebn q\u00eb mb\u00ebshteti BE-ja. T\u00eb vetmit pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb gjenden n\u00eb \u201cmens\u00eb\u201d, nuk jan\u00eb fermer\u00ebt apo magazinier\u00ebt, por kamarier\u00ebt q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb ushqimin e gatuar.<\/p>\n<p>\u201cAkomodimi n\u00eb hotelit ton\u00eb, shoq\u00ebruar me kuzhin\u00ebn tradicionale dhe at\u00eb moderne, do t\u2019ju dhuroj\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb paharrueshme!\u201d, shkruan nj\u00eb nga postimet n\u00eb faqen n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Kronos Agroturiz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKronos Agroturiz\u00ebm\u201d, emri me t\u00eb cilin promovohet n\u00eb mediat sociale, rezulton si ambient [gjurm\u00eb] q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohej edhe n\u00eb projektin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb i prezantoi kryeministrit t\u00eb vendit n\u00eb janar 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb udh\u00ebzuesin e miratuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare, jan\u00eb p\u00ebrcaktuar disa kritere p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb bizneseve t\u00eb pakt\u00ebn 5 vite nga pagesa e fundit e AZHBR-s\u00eb dhe nd\u00ebr to p\u00ebrcaktohet se nuk lejohet tjet\u00ebrsimi i financimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohe. <\/p>\n<p>\u201cMagazina\u201d e nd\u00ebrtuar n\u00eb Maminas nga kompania \u201cKRONOS KONSTRUKSION sh.p.k.\u201d. Burimi: Broshura informuese e AZHBR-s\u00eb<br \/>\nNdryshe nga k\u00ebtu, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nga verifikimi i 40 kompanive, t\u00eb cilat ishin p\u00ebrfitueset e projekteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb IPARD I dhe II, t\u00eb gjitha punojn\u00eb n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket se Agjencia k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb e prirur drejt mb\u00ebshtetjes s\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Gjithsej nga 1117 projektet e mb\u00ebshtetura nga IPARD I, 82.2% jan\u00eb paraqitur nga \u201cpersona fizik\u00eb\u201d ose \u201cfermer\u00eb individual\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa gjat\u00eb IPARD II k\u00ebto kategori p\u00ebrsuan rritje dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 84.1% t\u00eb t\u00eb gjitha projekteve t\u00eb miratuara. Por situata ndryshon kur analizohet vlera e p\u00ebrfitimit financiar t\u00eb k\u00ebtyre projekteve.<\/p>\n<p>N\u00eb programin IPARD I, 20 projektet m\u00eb t\u00eb financuara iu dhan\u00eb \u201ckompanive\u201d dhe k\u00ebto projekte t\u00eb marra s\u00eb bashku kushtuan gjithsej 5.24 milion\u00eb euro. Pra vet\u00ebm k\u00ebto 20 projekte p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 32.8% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb buxhetit t\u00eb shpenzuar t\u00eb fondit IPARD I. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u201ckompanit\u00eb\u201d dhe \u201cbashk\u00ebpunimet bujq\u00ebsore\u201d mor\u00ebn rreth 60% t\u00eb buxhetit t\u00eb shpenzuar p\u00ebr IPARD I, megjith\u00ebse ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm 17.8% t\u00eb numrit total t\u00eb projekteve t\u00eb miratuara.<\/p>\n<p>Ky hendek \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i theksuar n\u00eb IPARD II. 20 grantet kryesore me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt prej 18.6 milion\u00eb euro, t\u00eb gjitha shkuan p\u00ebr \u201ckompanit\u00eb\u201d, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb 37.8% t\u00eb shum\u00ebs totale t\u00eb paguar deri n\u00eb maj 2023. N\u00eb total, nga 49.2 milion\u00eb euro t\u00eb paguara nga IPARD II, gjithsej 78.9% p\u00ebrfunduan n\u00eb duart e \u201ckompanive\u201d dhe \u201ckooperimeve bujq\u00ebsore\u201d, megjith\u00ebse ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm 15.9% t\u00eb totalit t\u00eb projekteve t\u00eb miratuara.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb k\u00ebto shifra jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta krahasuar me kompanit\u00eb e m\u00ebdha p\u00ebrfituese n\u00eb Shqip\u00ebri dhe teksa n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut u analiza programi n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri u ndal\u00ebm vet\u00ebm tek faza e dyt\u00eb, q\u00eb shfaqi shum\u00eb fenomene t\u00eb parregullta.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri kompanit\u00eb kryesore t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit, pikat e grumbullimit dhe thertoret kan\u00eb p\u00ebrfituar pothuajse t\u00eb gjitha. Kompania \u201cErzeni sh.p.k\u201d, e profilizuar n\u00eb p\u00ebrpunimin dhe ambalazhimin e qum\u00ebshtit, p\u00ebrfitoi 924.244 euro, nd\u00ebrsa kompania tjet\u00ebr e sektorit, \u201cLufra\u201d, p\u00ebrfitoi 799.737 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e sallameris\u00eb kompania \u201cFIX PRO\u201d p\u00ebrfitoi 741.896 euro, nd\u00ebrsa kompania \u201cTONA-AL\u201d p\u00ebrfitoi 381.684 euro. Por kalimi i fokusit tek kompanit\u00eb prodhuese t\u00eb sektorit dhe l\u00ebnia pas dore e fermerit q\u00eb prodhon l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb, po nxit gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00ebn e importeve.<\/p>\n<p>\u201cPjes\u00ebn d\u00ebrrmuese ose \u2018pjes\u00ebn e luanit\u2019 m\u00eb shum\u00eb e ka p\u00ebrthithur agro-industria, pra pikat e grumbullimit, fabrikat e p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit\u201d, analizoi Ervin Resuli, ekspert i bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tregoi se gati 95% e qum\u00ebshtit t\u00eb prodhuar n\u00eb vend vjen nga fermat e vogla dhe kjo kategori fermer\u00ebsh e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb Programin IPARD, duke mos e zhvilluar k\u00ebshtu sektorin e prodhimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb.  <\/p>\n<p>\u201cKa b\u00ebr\u00eb q\u00eb ta lej\u00eb fermerin jasht\u00eb objektivit, pra fermeri nuk \u00ebsht\u00eb rritur i barabart\u00eb me industrin\u00eb e p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb hendek, nevoj\u00eb p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb\u201d, rr\u00ebfeu Resuli.<\/p>\n<p><strong>Me syt\u00eb nga qielli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb bujq\u00ebsi shprehja \u201cme syt\u00eb nga qielli\u201d merr kuptim m\u00eb shum\u00eb se askund. Fermer\u00ebt dhe blegtor\u00ebt n\u00eb rajonin e Ballkanit p\u00ebr shkak t\u00eb prapambetjes infrastrukturore p\u00ebrballen me sakrifica p\u00ebr rritjen e fruta-perimeve dhe p\u00ebrkujdesjen p\u00ebr bag\u00ebtit\u00eb. Teksa edhe IPARD p\u00ebr ata duket diku lart dhe larg, \u201cn\u00eb qiell\u201d.<\/p>\n<p>Familja Gjurchinovski, nga fshati Tum\u00e7evisht pran\u00eb Gostivarit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, kultivon rreth 30 hektar\u00eb tok\u00eb, pjes\u00ebrisht n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj dhe pjes\u00ebrisht t\u00eb marr\u00eb me qira. Sip\u00ebrmarrja e tyre e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plantacion lajthie prej 8 hektar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot e vetmja mb\u00ebshtetje p\u00ebr prodhimin dhe makinerit\u00eb ka qen\u00eb nga qeveria, nd\u00ebrsa Programi IPARD mbetet nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb shnd\u00ebrrin, por duket e paarritshme. Zhivka Gjurchinovska tregoi se u p\u00ebrpoq dhe nuk arriti q\u00eb t\u00eb siguronte nj\u00eb grant t\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrmes Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Fermerja Zhivka Gjurchinovska, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Foto: Robert Anev\/ Amfora.al<br \/>\n\u201cEpo, p\u00ebrfituesi i mb\u00ebshtetur nga Programi IPARD duhet t\u00eb investoj\u00eb shum\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kthyer fondet m\u00eb pas. Sa i p\u00ebrket prodhuesve dhe pronave t\u00eb vogla, kjo \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\u201d, tregoi fermerja.<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7an\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb investosh paraprakisht\u201d, theksoi ajo sepse shpesh her\u00eb duhet shum\u00eb koh\u00eb nga momenti i aplikimit p\u00ebr fondet IPARD, deri n\u00eb momentin e rimbursimit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vones\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se 36 muaj, nga analiza e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra nga Agjencia p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen e Bujq\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrfitues ka pritur t\u00eb pakt\u00ebn 2048 dit\u00eb nga momenti i aplikimit deri n\u00eb marrjen e pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Nikola Tasevski aplikoi p\u00ebr thirrjen e par\u00eb dhe i mori 14.222 eurot vet\u00ebm n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, pra 5 vite e gjysm\u00eb me vones\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb IPARD II jan\u00eb 48 p\u00ebrfitues q\u00eb kan\u00eb pritur m\u00eb shum\u00eb se maksimumi i mundsh\u00ebm, 36 muaj.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto afate jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjata p\u00ebr fermer\u00ebt e vegj\u00ebl\u201d, analizoi Liljana Jonoski, drejtoresh\u00eb ekzekutive e Organizat\u00ebs Jo-Qeveritare, Koalicioni Rural. \u201cSidomos pasi iu duhet koh\u00eb dhe para p\u00ebr t\u00eb mbledhur t\u00eb gjitha dokumentet, t\u00eb cilat jo gjithmon\u00eb dijn\u00eb t\u2019i mbledhin vet\u00eb\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>\u201cMe inflacionin pas luft\u00ebs ruso-ukrainase dhe kriz\u00ebn e Covid-19, makinerit\u00eb dhe pajisjet u rrit\u00ebn n\u00eb \u00e7mim, prandaj shum\u00eb investime u shtyn\u00eb ose u anuluan\u201d, tregoi Nikica Bachovski, drejtori i Agjencis\u00eb p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen Financiare t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Statistikat tregojn\u00eb se fermer\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut fitojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh projektesh nga IPARD II, por ata kufizohen nga kapacitetet e tyre. Projektet e tyre jan\u00eb grante t\u00eb vogla sepse ata aplikojn\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve p\u00ebr nevojat elementare, si traktor dhe pajisje t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri fermer\u00ebt gjithashtu tregojn\u00eb se plot\u00ebsimi i dokumentacionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb fermer dhe blegtor t\u00eb mir\u00eb arsimuar dhe nevojitet marrja e sh\u00ebrbimeve t\u00eb konsulenc\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb kusht pasjen e nj\u00eb fondi paraprak p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur dosjen e aplikimit.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb mori nj\u00eb koh\u00eb 6 mujore p\u00ebrgatitja e dosjes, me t\u00eb gjitha pikat q\u00eb kishte p\u00ebrcaktuar udh\u00ebzuesi p\u00ebr aplikim\u201d, tregoi p\u00ebr Median Amfora, Romeo Nazarko.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb ka shkuar deri m\u00eb tani rreth 20 mij\u00eb euro dosja, q\u00eb jan\u00eb qiraja e tok\u00ebs, projektet, l\u00ebvizjet\u201d, tregoi ai.<\/p>\n<p>43 vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb me profesion inxhinier gjeodet dhe punon gjithashtu si ekspert pronash n\u00eb Tiran\u00eb. Ai ka mundur q\u00eb t\u00eb shmangi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kostove duke i realizuar vet\u00eb, nd\u00ebrsa fermer\u00ebt e zakonsh\u00ebm e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb investojn\u00eb shuma t\u00eb tilla p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e projekt-ideve q\u00eb mund t\u00eb refuzohen.<\/p>\n<p>\u201cAplikant\u00ebt nuk ndihmohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive p\u00ebr plot\u00ebsimin e dokumentacionit nga n\u00ebpun\u00ebsit e AZHBR. Ato mund t\u00eb ndihmohen nga konsulent\u00eb privat\u00eb (PF\/SHPK), shpenzime t\u00eb cilat jan\u00eb si z\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebr rimbursim sipas udh\u00ebzimit\u201d, u p\u00ebrgjigj zyrtarisht agjencia n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cFermeri se paguan dot dhe s\u2019\u00ebsht\u00eb i sigurt q\u00eb e merr projektin\u201d, rr\u00ebfeu Preng Doda. Agronomi n\u00eb pension tregoi se mund t\u00eb ket\u00eb pasur mang\u00ebsi n\u00eb dokumentacionin e dor\u00ebzuar p\u00ebr grantin IPARD dhe p\u00ebrgatitja e planit t\u00eb biznesit sipas tij duhej b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb specialist q\u00eb t\u00eb paguhej, por t\u00eb cil\u00ebn ai nuk mundej ta realizonte paraprakisht.<\/p>\n<p>Fermeri Preng Doda n\u00eb vreshtat e tij n\u00eb fshatin Ten\u00eb, Mirdit\u00eb. Foto: Arlind Veshti\/ Amfora.al<br \/>\n\u201cMoria e madhe e dokumentacionit dhe moria e madhe e njer\u00ebzve q\u00eb ti ke t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb dokumentacion n\u00ebp\u00ebr zyra, ta v\u00ebshtir\u00ebson edhe m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d, tregoi blegtorja Rigerta Loku.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam arsimin e lart\u00eb, bashk\u00ebshorti im ka arsimin e lart\u00eb dhe ne vitin q\u00eb shkoi nuk arrit\u00ebm q\u00eb ta p\u00ebrfundojm\u00eb apo q\u00eb t\u2019i vihemi n\u00eb krye k\u00ebtij procesi\u201d, shtoi Loku.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt tregojn\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe q\u00eb duhen respektuar, por n\u00eb kontekstin shqiptar ata rendisin disa element\u00eb lokal q\u00eb duhen p\u00ebrmir\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb afruar fermer\u00ebt me grantet.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin e ekonomis\u00eb bujq\u00ebsore Ilir Pilku, fermer\u00ebt duke mos pasur mund\u00ebsi t\u00eb kontraktojn\u00eb nj\u00eb studio konsulence, n\u00eb disa raste n\u00eb aplikimet p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi nuk kan\u00eb plot\u00ebsuar kriteret dhe prandaj duhen leht\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dhe n\u00eb mungesat e dokumentacionit q\u00eb lidhet me sigurimet shoq\u00ebrore t\u00eb papaguara apo dokumente t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>\u201cDisponibiliteti i ul\u00ebt nga sistemi bankar p\u00ebr t\u00eb financuar aktivitetin n\u00eb ferm\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb rastet kur fermeri ka paraqitur kontrat\u00ebn e IPARD-it\u201d, n\u00ebnvizoi Pilku, nj\u00ebkoh\u00ebsisht konsulent n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin tjet\u00ebr t\u00eb politikave bujq\u00ebsore, Ndoc Fasllia, problem mbeten kriteret p\u00ebr madh\u00ebsin\u00eb e fermave dhe mungesa e certifikatave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi tok\u00ebn bujq\u00ebsore, t\u00eb cilat duhet t\u00eb marrin nj\u00eb trajtim m\u00eb specifik sipas kontekstit t\u00eb fermerit shqiptar.<\/p>\n<p>Nga Programi IPARD II n\u00eb Shqip\u00ebri, rezutlon se kan\u00eb p\u00ebrfituar subjekte q\u00eb e ushtrojn\u00eb aktivitetin n\u00eb 50 bashki, nga 61 bashki q\u00eb ka vendi. N\u00eb territorin e kryeqytetit ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar industria e leht\u00eb, list\u00ebn e kryeson Bashkia e Tiran\u00ebs me 73 grante.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb ku u fituan m\u00eb shum\u00eb grante nga IPARD II n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebrgatiti: Aida Ciro\/ Amfora.al<br \/>\nTirana ndiqet nga bashkit\u00eb Fier dhe Kor\u00e7\u00eb, me 63 dhe 51 grante secila. Nd\u00ebrsa 75% e granteve (384 nga 510 grante t\u00eb fituara) jan\u00eb marr\u00eb nga 14 bashki.<\/p>\n<p><strong>Gangrena e korrupsionit<\/strong><\/p>\n<p>Inxhinieri Romeno Nazarko a pa veten p\u00ebrpara hetuesve t\u00eb OLAF disa koh\u00eb pasi kishte nisur rrug\u00ebtimin drejt \u00ebnd\u00ebrr\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb drur\u00eb arror\u00eb n\u00eb vendlindje, Ersek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProjekt-ideja ime isht\u00eb krijimi i nj\u00eb pemtoreje n\u00eb rrethin e Kolonj\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb q\u00eb un\u00eb e kisha marr\u00eb me qira p\u00ebr 99 vite, p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe rreth 130 dnym\u201d, tregoi Nazarko.<\/p>\n<p>Pasi 43 vje\u00e7ari dor\u00ebzoi dosjen e aplikimit n\u00eb AZHBR n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020, nisi nj\u00eb \u201cping-pong\u201d p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb agjencis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNumri i madh i pikave t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mendoje q\u00eb do e kishe t\u00eb pamundur sepse koha p\u00ebr t\u2019i plot\u00ebsuar ishte 15 dit\u00eb. N\u00eb vendet si Shqip\u00ebria q\u00eb duhet t\u00eb vish v\u00ebrdall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkres\u00eb, duhej t\u00eb plot\u00ebsoje 21 shkresa p\u00ebr 25 dit\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ishte psikologjikisht e pamundur\u201d, kujtoi inxhinieri.<\/p>\n<p>Inxhinieri Romeo Nazarko n\u00eb studion e tij. Foto: Geri Emiri\/ Amfora.al<br \/>\nN\u00eb analizimin e thirrjeve t\u00eb IPARD II, zbuluam se ka nj\u00eb shkurtim t\u00eb periudh\u00ebs n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb aplikuar, nga 2 muaj gjat\u00eb thirrjes s\u00eb par\u00eb, n\u00eb mesatarisht 45 dit\u00eb n\u00eb tre thirrjet pasardh\u00ebse, duke v\u00ebshtir\u00ebsuar mund\u00ebsin\u00eb e aplikimit nga fermer\u00ebt e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi Nazarko nd\u00ebrpreu \u00e7do angazhim profesional dhe familjar, mundi t\u2019i mblidhte dokumentet shtes\u00eb dhe i dor\u00ebzoi ato n\u00eb koh\u00eb. Megjithat\u00eb k\u00ebrkesa e agjencis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje nga ortaku i Nazarkos, duket se e bllokoi procesin e aplikimit, p\u00ebr t\u00eb cilin inxhinieri tregoi se u ankua n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cAta k\u00ebrkonin nj\u00eb n\u00ebnkontrat\u00eb n\u00ebnqiraje nga bashk\u00ebpronari im, q\u00eb ishte pa kuptim pasi un\u00eb kisha kontrat\u00ebn e qiras\u00eb nga Bashkia Kolonj\u00eb dhe s\u2019kam t\u00eb drejt\u00eb ta jap me n\u00ebnqira\u201d, kujtoi ai, duke shtuar se kjo ishte nj\u00eb tentativ\u00eb \u201cp\u00ebr ta futur n\u00eb kurth\u201d sepse kjo lloj kontrate \u00ebsht\u00eb e paligjshme.<\/p>\n<p>E vetmja shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbeti zyra e OLAF-it n\u00eb Bruksel, me t\u00eb cil\u00ebn u lidh p\u00ebrmes aplikacionit \u201cSkype\u201d m\u00eb 4 maj 2021, duke parashtruar pretendimet e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb intervistuarit nga ne treguan se ka studio konsulence t\u00eb cilat nuk ofrojn\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebrbimin e tyre legal, por kan\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebnie korruptive me AZHBR-n\u00eb, p\u00ebrmes t\u00eb cilave arrijn\u00eb q\u00eb t\u00eb finalizojn\u00eb marrjen e granteve.<\/p>\n<p>\u201cNga njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb aplikuar, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb institucioni [studiot e konsulenc\u00ebs] q\u00eb e gjen karremin, sekserin brenda institucionit p\u00ebrkat\u00ebs [AZHBR], mjafton q\u00eb fermeri t\u00eb ket\u00eb iden\u00eb e biznesit, sa lek\u00eb do t\u00eb hedhi dhe t\u2019i paguaj\u00eb tarifat agjencis\u00eb [studio e konsulenc\u00ebs] dhe \u00ebsht\u00eb ajo e cila merret me t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn\u201d, shpjegoi blegtorja Rigerta Loku.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqindje e vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb 30-40% [e grantit], biles kan\u00eb edhe skem\u00ebn se si ta marrin\u201d, tregoi Romeo Nazarko, i cili aplikoi pa sukses n\u00eb IPARD II.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do fermer q\u00eb aplikon nuk ka 30-40% bakshish \u2018cash\u2019 q\u00eb t\u2019i japi n\u00eb dor\u00eb, por ata t\u00eb fusin n\u00eb ca historia brankare, t\u00eb fusin n\u00eb kredi me institucionet bankare\u201d, shpjegoi ai.<\/p>\n<p>\u201cVjen nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb fermeri dor\u00ebzohet, i dor\u00ebzohet sistemit, i dor\u00ebzohet korrupsionit, i dor\u00ebzohet gj\u00ebrave t\u00eb paligjshme sepse k\u00ebtu nuk investohet vet\u00ebm fuqia monteare q\u00eb ne kemi, por jeta dhe e ardhmja e f\u00ebmij\u00ebve dhe e brezave q\u00eb vijn\u00eb\u201d, rr\u00ebfeu blegtorja nga Mirdita, Rigerta Loku.<\/p>\n<p>Media Amfora ju drejtua t\u00eb gjitha prokurorive t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb gjykata t\u00eb caktuara dhe nuk gjeti asnj\u00eb hetim t\u00eb nisur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr AZHBR-n\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb iniciuar nga Zyra Evropiane Kund\u00ebr Mashtrimit (OLAF), p\u00ebr t\u00eb cilin prokuroria shqiptare po zhvillon nj\u00eb hetim q\u00eb zvarritet n\u00eb koh\u00eb dhe nuk ka rezultat.<\/p>\n<p>Pas identifikimit nga ana jon\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rasti dhe \u201cgjurmimit\u201d p\u00ebrmes agjencive ligjzbatuese vendase dhe evropiane, vet\u00ebm n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti Prokuroria e Tiran\u00ebs na b\u00ebri me dije se OLAF ka depozituar m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb kall\u00ebzim pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>\u201c\u2026ka regjistruar procedimin penal nr. 7471, t\u00eb vitit 2022, p\u00ebr veprat penale \u2018Falsifikimi i dokumenteve\u2019 dhe \u2018Shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u2019, t\u00eb parashikuara nga nenet 186 dhe 248 t\u00eb Kodit Penal\u201d, b\u00ebri me dije Prokuroria e Tiran\u00ebs p\u00ebr hetimin q\u00eb ka nisur.<\/p>\n<p>OLAF e depozitoi kall\u00ebzimin fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me n\u00eb qershor 2020 dhe dy vjet m\u00eb von\u00eb ajo shpalli moskompetenc\u00ebn dhe ia p\u00ebrcolli dosjen Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, e cila b\u00ebri me dije se, \u201c\u2026ky procedim penal vijon ende t\u00eb jet\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve dhe pa em\u00ebr autori t\u00eb regjistruar n\u00eb ngarkim\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje Zyra Evropiane Kund\u00ebr Mashtrimit (OLAF) sqaroi se zakonisht nuk jep komente p\u00ebr rastet q\u00eb mund t\u00eb trajtoj\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur konfidencialitetin e \u00e7do hetimi t\u00eb mundsh\u00ebm dhe t\u00eb proceseve t\u00eb mundshme gjyq\u00ebsore q\u00eb pasojn\u00eb, si edhe p\u00ebr t\u00eb garantuar respektimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe t\u00eb drejtave procedurale\u201d, u p\u00ebrgjigj zyrtarisht zyra e OLAF. <\/p>\n<p>Zyra e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb konfirmoi m\u00eb 19 korrik dyshimet p\u00ebr korrupsion me fondet e saj p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare. OLAF i dor\u00ebzoi Komisionit Evropian disa gjetje, t\u00eb cilat e kan\u00eb detyruar Komisionin q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht l\u00ebvrimin e granteve, deri n\u00eb marrjen e raportit p\u00ebrfundimtar t\u00eb hetimit nga OLAF.<\/p>\n<p>\u201cSi mas\u00eb parandaluese p\u00ebr mbrojtjen e interesave financiare t\u00eb Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian ka nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare p\u00ebr shpenzimet e kryera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit IPARD II\u201d, sqaroi zyra e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr Median Amfora. <\/p>\n<p>Ministrja e bujq\u00ebsis\u00eb dhe zhvillimit rural, Frida Krifca, mbrojti n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb muajin korrik programin IPARD II, duke i treguar opozit\u00ebs se akuzat e saj p\u00ebr abuzimet me fondet e Bashkimit Evropian ishin nj\u00eb sulm ndaj sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe blegtoris\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrja Krifca e ka drejtuar Agjencin\u00eb p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural (AZHBR) n\u00eb periudh\u00ebn korrik 2017\u2013shtator 2021, koh\u00eb kur u em\u00ebrua ministre e bujq\u00ebsis\u00eb dhe zhvillimit rural. Hetimi i BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb ajo e drejtonte AZHBR-n\u00eb, q\u00eb p\u00ebrkon me faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb programit, n\u00eb vitet 2014-2020.<\/p>\n<p><strong>Rasti i vet\u00ebm n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut: 200 euro ryshfet<\/strong><\/p>\n<p>Ishte errur kur m\u00eb 14 prill t\u00eb vitit 2014 dy burra u takuan n\u00eb nj\u00eb restorant af\u00ebr stacionit hekurudhor n\u00eb Shkup. Ivica E. d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb blinte nj\u00eb traktor p\u00ebrmes Programit IPARD dhe takoi paraprakisht Dragan R., nj\u00eb zyrtar n\u00eb agjencin\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ivica mbante me vete nj\u00eb dosje me dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb aplikimit p\u00ebr traktorin. Por p\u00ebrve\u00e7 saj, ashtu si\u00e7 i kishte k\u00ebrkuar m\u00eb her\u00ebt Dragani, brenda kishte edhe 200 euro. Policia nd\u00ebrhyri dhe e arrestoi Draganin pasi ai kishte pranuar dosjen nga Ivica.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb, Dragan R. u d\u00ebnua ligj\u00ebrisht p\u00ebr pranimin e nj\u00eb shp\u00ebrblimi prej 200 eurosh p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm. Gjykata e Apelit n\u00eb Shkup e d\u00ebnoi at\u00eb me dy vite me kusht dhe agjencia e shkarkoi nga puna.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb duhet t\u00eb them se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar, kur ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet\u201d, e komentoi rastin, Nikica Bachovski, kreu i Agjencis\u00eb p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen Financiare t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>K\u00ebtu funksionon edhe \u201cMekanizmi i raportimit t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d, i quajtur \u201cIMS\u201d, i cili mban marr\u00ebdh\u00ebnie bashk\u00ebpunimi me OLAF. Kreu i auditimit t\u00eb programeve t\u00eb BE-s\u00eb, Adem Curri, pohoi ka ankesa t\u00eb her\u00ebpashershme p\u00ebrmes k\u00ebtyre kanaleve, si nga Agjencia ashtu edhe nga p\u00ebrfituesit e IPARD-it, por asnj\u00ebra nuk ka rezultuar me procedim penal deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb historikun e programit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb regjistruar vet\u00ebm nj\u00eb ngjarje penale p\u00ebr parregullsi n\u00eb IPARD, kur nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs civil k\u00ebrkoi nj\u00eb ryshfet prej 200 eurosh. Por sot nuk flitet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me njoftimet e autoriteteve shtet\u00ebrore n\u00eb vitin 2016, se po punohej n\u00eb dy raste t\u00eb IPARD-it n\u00eb bashk\u00ebpunim me INTERPOL-in, p\u00ebr dyshimet mbi keqp\u00ebrdorimin e rreth 200 mij\u00eb eurove. <\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb vit (2016), si edhe n\u00eb vitin 2014, Maqedonia e Veriut pati periudha t\u00eb shkurtra t\u00eb \u201cngrirjes\u201d jozyrtare t\u00eb fondeve IPA n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Mos shfryt\u00ebzimi i fondeve n\u00eb dispozicion, mungesa e planifikimit dhe vullneti p\u00ebr reforma u p\u00ebrmend\u00ebn si arsye p\u00ebr \u201cd\u00ebnimin\u201d.<\/p>\n<p>Kur koh\u00ebt e fundit qeveria u vu n\u00ebn v\u00ebzhgim p\u00ebr v\u00ebrejtjet negative n\u00eb raportet vjetore t\u00eb OLAF, autoritetet shpejtuan t\u00eb njoftonin se po hetonin nj\u00eb rast \u201ct\u00eb ri\u201d. Vendi u detyrua t\u00eb kthej\u00eb 660 mij\u00eb euro pas, p\u00ebr nj\u00eb projekt n\u00eb Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, por q\u00eb nuk lidhet drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me IPARD. Qeveria aktuale faj\u00ebsoi paraardh\u00ebsit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe anasjelltas, teksa interesi publik u zbeh n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri zyrtarisht Komisioni Evropian ka marr\u00eb mas\u00ebn drastike t\u00eb pezullimit t\u00eb rimbursimeve specifikisht p\u00ebr IPARD II, deri sa t\u00eb qart\u00ebsohen rrethanat, duke rrezikuar qe te mos nisi faza e tret\u00eb, IPARD III, me vler\u00eb grantesh t\u00eb parashikuara deri n\u00eb 146 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb hetime t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb nisura p\u00ebr mashtrim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fondeve t\u00eb IPARD-it dhe p\u00ebr pastrim parash, ka indicie indirekte dhe pretendime p\u00ebr ndikim t\u00eb marrjes s\u00eb granteve n\u00eb AZHBR, por n\u00eb asnj\u00eb rast hetimi nuk ka ekspozuar zyrtar\u00ebt e agjencis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes p\u00ebrgjimeve t\u00eb autoriteteve t\u00eb Danimark\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt po ndiqnin nj\u00eb grup shqiptar\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun e sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs, u zbulua skema e pastrimit t\u00eb parave n\u00eb Shqip\u00ebri. Jetmir Kastrati, nj\u00eb 42-vje\u00e7ar nga Shkodra ishte objektivi i p\u00ebrgjimit q\u00eb rezultoi se ishte pronari i v\u00ebrtet\u00eb i kompanis\u00eb \u201cRens 2015\u201d, nj\u00eb pulari e hapur n\u00eb qytetin verior t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjimin ambiental t\u00eb 14 dhjetorit 2018, Kastrati i tregoi nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori se si po planifikonte t\u00eb siguronte subvencionim nga shteti, por p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb ai duhej t\u00eb ndante nj\u00eb pjes\u00eb \u201ct\u00eb tort\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJu nuk mund t\u00eb merrni asgj\u00eb n\u00ebse ata nuk marrin pjes\u00ebn e tyre t\u00eb tort\u00ebs dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebni asgj\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb. Un\u00eb vet\u00ebm u jap atyre nj\u00eb 50-she dhe i marr 150 deri n\u00eb 200 [milion\u00eb] vet\u00eb\u201d, citohet Kastrati n\u00eb dokumentet gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse rasti ekspozoi linj\u00ebn e korrupsionit n\u00eb bujq\u00ebsi, transkripti i mbushur me reti\u00e7enca dhe shk\u00ebputje, nuk identifikoi personat apo autoritetet q\u00eb do e ndihmonin Kastratin. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb ish-zyrtare shtet\u00ebrore, Viola Sterjo, akuzohet p\u00ebr mashtrim dhe p\u00ebrfitime shumash t\u00eb m\u00ebdha financiare, me q\u00ebllim ndikimin p\u00ebr marrjen e granteve nga skema e IPARD-it.<\/p>\n<p><strong>Agjencit\u00eb shtet\u00ebrore: Sfida dhe probleme t\u00eb brendshme<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut drejtuesit e Agjencis\u00eb p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen Financiare t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, pranuan se pagat e punonj\u00ebsve jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe nj\u00eb pjes\u00eb kan\u00eb preferuar q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb si konsulent\u00eb t\u00eb pavarur, duke fituar 10-20% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb projekteve q\u00eb shpallen fituese.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut po negocion me Brukselin q\u00eb p\u00ebr IPARD III nj\u00eb pjes\u00eb e parave nga Programet IPA, t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb stafit t\u00eb IPA-s, p\u00ebr t\u2019i motivuar ata q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Agjenci.<\/p>\n<p>\u201cMaqedonia e Veriut ka nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb p\u00ebrthithshm\u00ebris\u00eb t\u00eb fondeve t\u00eb IPARD-it, nisur edhe nga fakti q\u00eb Buxheti i Shtetit alokon nj\u00eb fond shum\u00eb t\u00eb konsideruesh\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e agro-biznesit, rreth 150 milion euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati 10 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se fondi i BE-s\u00eb\u201d, analizoi eksperti Ilir Pilku, i cili ka punuar me projektet nd\u00ebrkufitare.<\/p>\n<p>\u201cFondet p\u00ebr mbar\u00ebshtimin e blegtoris\u00eb mbeten t\u00eb pashpenzuara sepse shum\u00eb stalla jan\u00eb nd\u00ebrtime pa leje. Parat\u00eb e BE-s\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nd\u00ebrtimeve pa leje\u201d, tregoi Nikica Bachovski, drejtori i Agjencis\u00eb p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen Financiare t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri AZHBR-ja ka n\u00eb mb\u00ebshtetje 20 agro-pika q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb informacion n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe kryeministri Edi Rama ka qen\u00eb dor\u00ebl\u00ebshuar sa her\u00eb q\u00eb jan\u00eb k\u00ebrkuar vende t\u00eb reja pune p\u00ebr struktur\u00ebn e IPARD brenda agjencis\u00eb.<\/p>\n<p>Media Amfora analizoi t\u00eb gjith\u00eb raportet e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit n\u00eb 10 vje\u00e7arin e fundit n\u00eb AZHBR. Agjencia mori 2 rritje t\u00eb numrit t\u00eb punonj\u00ebsve p\u00ebr IPARD-in n\u00eb vitet 2019-2020, duke i shtuar struktur\u00ebs 34 persona t\u00eb dedikuar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmir\u00ebsimin e kapaciteteve njer\u00ebzore brenda AZHBR-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rritur procesin e shqyrtimit dhe gjykimit t\u00eb aplikimeve n\u00eb koh\u00eb, pra k\u00ebrkohet nj\u00eb ekspertiz\u00eb m\u00eb profesionale dhe kryesisht t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb rinj t\u00eb pun\u00ebsuar\u201d, sugjeroi eksperti Ilir Pilku.<\/p>\n<p>Sot AZHBR-ja num\u00ebron 239 punonj\u00ebs, nd\u00ebr ta 74 jan\u00eb t\u00eb dedikuar p\u00ebr Programin IPARD. Numri m\u00eb i vog\u00ebl i punonj\u00ebsve \u00ebsht\u00eb n\u00eb sektorin e inspektimeve t\u00eb investimeve. \u201cSektori i monitorimeve t\u00eb investimeve IPARD\u201d num\u00ebron 1 p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe 4 specialist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb monitorojn\u00eb 540 subjekte q\u00eb kan\u00eb fituar grante.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit gjeti se t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb 3 raste prokurimet e brendshme t\u00eb AZHBR-s\u00eb q\u00eb lidhen me Programin IPARD nuk p\u00ebrmbanin specifikimet teknike dhe ofertat ishin pa data, duke nxitur dyshime sipas KLSH-s\u00eb p\u00ebr fiktivitet. Gjithashtu punonj\u00ebsit rezultuan se kishin mang\u00ebsi n\u00eb trajnimin p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb menaxhuar rriskun.<\/p>\n<p><strong>Agjencia e bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cfshehu dosjet\u201d<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr IPARD II n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut tregojn\u00eb se nga 1726 aplikime t\u00eb refuzuara n\u00eb 8 thirrjet publike t\u00eb viteve 2017-2022, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithsej 34 ankesa. Nj\u00eb situat\u00eb krejt e p\u00ebrmbysur me Shqip\u00ebrin\u00eb, ku sipas AZHBR-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb programit jan\u00eb skualifikuar 616 aplikant\u00eb dhe jan\u00eb depozituar 280 ankesa.<\/p>\n<p>Sipas AZHBR-s\u00eb p\u00ebr programin ka pasur 1189 aplikime, nga t\u00eb cilat u lidh\u00ebn 540 kontrata grantesh dhe 33 aplikant\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr 4 muaj publikimi i k\u00ebtij artikulli u nd\u00ebrpre pasi nga 13 prilli deri m\u00eb 28 korrik, Media Amfora k\u00ebrkoi nga AZHBR-ja p\u00ebrmes Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit q\u00eb t\u00eb vendoste n\u00eb dispozicion dosjet e ankesave t\u00eb aplikant\u00ebve, auditimet e brendshme dhe objektet e padive gjyq\u00ebsore, p\u00ebr programin q\u00eb p\u00ebrdor parat\u00eb e BE-s\u00eb dhe t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Agjencia refuzoi kategorikisht, duke cituar marr\u00ebveshjen kuad\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb me BE-n\u00eb, \u201cp\u00ebr ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d, por pa argumentuar dot d\u00ebmin q\u00eb i shkaktohej shtetit shqiptar apo BE-s\u00eb nga publikimi i k\u00ebtyre informacioneve.<\/p>\n<p>Kronologjia e K\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr Informacion ndaj AZHBR-s\u00eb. P\u00ebrgatiti: Aida Ciro\/ Amfora.al<br \/>\nKomisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Infromimit, institucioni q\u00eb garanton zbatimin e ligjit p\u00ebr informimin, thirri m\u00eb 21 qershor 2023 n\u00eb nj\u00eb seance d\u00ebgjimore ekipin e gazetar\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e AZHBR-s\u00eb, por edhe pse n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve ligjore, Komisioneri nuk mori vendim p\u00ebr rastin. Ekipi i gazetar\u00ebve ka nisur plot\u00ebsimin e dokumentacionit p\u00ebr ta referuar rastin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, me q\u00ebllim marrjen e dokumenteve me karakter publik.<\/p>\n<p>\u201cAuditimi nga strukturat shtet\u00ebrore vendase p\u00ebr menaxhimin e k\u00ebtyre fondeve ka qen\u00eb thuajse inekzistent\u201d, komentoi Prof. Dr. Ndoc Fasllia.<\/p>\n<p>Nga raportet e KLSH-s\u00eb rezulton se n\u00eb agjenci sektori i monitorimit t\u00eb skemave n\u00eb vitin 2019 ka realizuar 3 rikontrolle \u201cEx-post\u201d (pas investimit) p\u00ebr programin e par\u00eb t\u00eb IPARD dhe vet\u00ebm 1 kontroll \u201cEx-post\u201d n\u00eb vitin 2020, p\u00ebr Programin IPARD II, nga i cili kan\u00eb p\u00ebrfituar 540 subjekte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb institucion i posa\u00e7\u00ebm auditimi dhe monitorimi p\u00ebr fondet e BE-s\u00eb, \u201cAutoriteti i Auditimit p\u00ebr Auditimin e Instrumentit t\u00eb Asistenc\u00ebs s\u00eb Para-Aderimit\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i saj, Adem Curri, pohoi se gjithmon\u00eb rrisku i korrupsionit \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm. \u201cMegjithat\u00eb brenda dhe jasht\u00eb Agjencis\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb sistem i till\u00eb q\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr korrupsion \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb minimum\u201d, tregoi ai p\u00ebr Median Amfora.<\/p>\n<p>\u00cbnd\u00ebrra e Preng Dod\u00ebs p\u00ebr modernizimin e kantin\u00ebs \u201cmbeti karabina\u201d. Foto: Arlind Veshti\/ Amfora.al<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri, Romeo Nazarko megjith\u00ebse nuk mori zgjidhje nga Agjencia pas ankes\u00ebs s\u00eb tij, po vijon \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn dhe ka mbjell\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb drur\u00ebve arror\u00eb n\u00eb juglindje vendit, Ersek\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb veri, n\u00eb Mirdit\u00eb, Preng Doda dhe familja e tij vijojn\u00eb me prodhimin e ver\u00ebs me pajisje t\u00eb vjetra, pasi \u201cIPARD\u201d-i nuk krijoi nj\u00eb mund\u00ebsi financimi p\u00ebr nevojat e tyre.\/Amfora.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aida Ciro Aleksandar Dimitrievski Geri Emiri Pezullimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i programit p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb IPARD II, pas dyshimeve t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr korrupsion, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb granteve 94.6 milion\u00eb euro. Programi u kthye n\u00eb nj\u00eb \u201cklub ekskluziv\u201d p\u00ebr kompanit\u00eb e m\u00ebdha dhe ato t\u00eb lidhura me politik\u00ebn dhe krimin. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54032,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54031"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54031\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54032"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}