{"id":54021,"date":"2023-08-19T19:31:36","date_gmt":"2023-08-19T19:31:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54021"},"modified":"2023-08-19T19:31:36","modified_gmt":"2023-08-19T19:31:36","slug":"voa-provat-e-spak-evidentojne-shkelje-ligjore-edhe-nga-dy-ish-ministrat-beqaj-dhe-cani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/19\/voa-provat-e-spak-evidentojne-shkelje-ligjore-edhe-nga-dy-ish-ministrat-beqaj-dhe-cani\/","title":{"rendered":"VOA: Provat e SPAK evidentojn\u00eb shkelje ligjore edhe nga dy ish-ministrat Beqaj dhe Cani"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me SPAK p\u00ebr koncesionin 10-vje\u00e7ar t\u00eb sterilizimit mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh zyrtar\u00ebsh p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb shtrij\u00eb hetimet edhe mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e 6 personave t\u00eb tjer\u00eb; p\u00ebr ish ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave Shk\u00eblqim Cani, si dhe p\u00ebr kat\u00ebr komisioner\u00eb t\u00eb prokurimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin prej 348 flet\u00ebve mbi arrestet me burg p\u00ebr ish z\u00ebvend\u00ebs ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, Gjykata thekson se provat e SPAK-ut evidentojn\u00eb shkelje ligjore edhe nga dy ish ministrat dhe 4 komisioner\u00ebt.<\/p>\n<p>Arrestimi i ish z\u00ebvend\u00ebs ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit t\u00eb sterilizimeve spitalore Ilir Rrapaj n\u00ebn akuzat e mashtrim, falsifikim dhe shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Por kjo duket se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i pjes\u00ebs s\u00eb dukshme t\u00eb afer\u00ebs korruptive t\u00eb koncensionit 100 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb dhjetor 2015 nga ish ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj.<\/p>\n<p>Dy prej protagonist\u00ebve t\u00eb procesit, Rrapaj dhe Rrjepaj, jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb arrest me burg, dy t\u00eb tjer\u00eb &#8211; drejtor\u00ebt ekonomik\u00eb dhe juridik\u00eb jan\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie, kat\u00ebr komisioner\u00eb t\u00eb koncensionit n\u00eb detyrim paraqitje, nd\u00ebrsa GJKKO e ka orientuar SPAK t\u00eb zgjeroj\u00eb hetimet edhe ndaj ish ministrit Ilir Beqaj dhe ish ministrit t\u00eb financave Shk\u00eblqim Cani.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar thekson n\u00eb vendim se \u201cpavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit t\u00eb prokuroris\u00eb, nga analiza e provave t\u00eb administruara dhe t\u00eb para n\u00eb unitetin e tyre, n\u00eb to evidentohen shkelje t\u00eb akteve ligjore e n\u00ebnligjore, t\u00eb cilat ngrihen n\u00eb nivelin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive penale p\u00ebr ish ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Beqaj dhe ish ministrin e Financave Cani, si dhe p\u00ebr kat\u00ebr komisioner\u00eb t\u00eb prokurimit publik\u201d.<\/p>\n<p>GJKKO v\u00ebren se nga moria e t\u00eb dh\u00ebnave hetimore del se fituesi i k\u00ebtij koncensioni ishte paracaktuar nga drejtuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb para se t\u00eb nisnin procedurat formale, madje fituesit parap\u00ebrgatit\u00ebn dokumente dhe p\u00ebrshtat\u00ebn kriteret ligjore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb siguronin fitoren.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb v\u00ebrejtur shkeljen e barazis\u00eb s\u00eb konkurrent\u00ebve n\u00eb gar\u00eb, fryrje artificiale dhe shum\u00ebfishimin e kostove dhe \u00e7mimeve, falsifikimin e dokumenteve dhe shifrave statistikore, kalimin e qendr\u00ebs s\u00eb re t\u00eb sterilizimeve t\u00eb QSUT-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb koncensionarit, llogaritje t\u00eb pasakta ekonomike dhe shkelje ligjore, gj\u00eb q\u00eb ka nxitur dyshimet p\u00ebr korrupsion pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e GJKKO-s\u00eb mbi masat e arrestit t\u00eb tyre dhe 6 zyrtar\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb thuhet se ish ministri Beqaj dhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij Rrjepaj kishin njohje dhe takime t\u00eb vazhdueshme qysh nga dhjetori i vitit 2013 me biznesmenin Rrapaj, pra dy vjet para se ky t\u00eb fitonte koncensionin e sterilizimeve spitalore.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar v\u00ebrejti gjat\u00eb hetimeve se, n\u00eb emailet mes tyre ish z\u00ebvend\u00ebsministri Rrjepaj merr udh\u00ebzime nga biznesmeni Rrapaj p\u00ebr veprimet, q\u00eb duhet t\u00eb kryej\u00eb n\u00eb rajonin e Umbrias, pjes\u00eb nga studimi i fizibilitetit me logot dhe adresat e kompanis\u00eb Investital, n\u00eb komunikime ku tregohet se ata t\u00eb dy kan\u00eb njohje dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb af\u00ebrt miq\u00ebsore me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb studiuar p\u00ebr mjek\u00ebsi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat vite, i kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb ato n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit dhe i kan\u00eb rinisur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit.<\/p>\n<p>Biznesmeni Rrapaj, ish ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Beqaj dhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij Klodian Rrjepaj kan\u00eb udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me avion nga Italia n\u00eb qershorin e 2014, periudh\u00eb q\u00eb sipas hetimeve p\u00ebrkon me veprimet p\u00ebrgatitore t\u00eb koncensionit.<\/p>\n<p>Po ashtu biznesmeni Rrapaj dhe ish z\u00ebvend\u00ebs ministri Rrjepaj udh\u00ebtuan s\u00eb bashku me avion drejt Italis\u00eb n\u00eb mars 2015, periudh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me shpalljen e njoftimit t\u00eb tenderit brenda afatit t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb ofertave, v\u00ebrejn\u00eb hetuesit.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb operatore fituese ishin informuar p\u00ebr detaje t\u00eb koncensionit t\u00eb pat\u00ebn 6 muaj para se t\u00eb shpallej kontrata 10-vje\u00e7are, madje ata e dinin m\u00eb her\u00ebt se kjo procedur\u00eb do t\u00eb ishte koncension dhe jo prokurim i zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rrapaj b\u00ebri nj\u00eb regjistrim formal t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Prishtin\u00eb si subjekt tatimor, ku deklaroi si pun\u00ebtor t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb kompanis\u00eb veten e tij me pag\u00eb 200 euro, nd\u00ebrsa ajo nuk ka si veprimtari dizinfektimin e sallave kirurgjikale.<\/p>\n<p>SPAK v\u00ebren se operator\u00ebt fitues kan\u00eb patur dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr procedurat e koncensionit dhe kan\u00eb parap\u00ebrgatitur dokumentacionin para se kontrata t\u00eb shpallej m\u00eb 13 shkurt 2015.<\/p>\n<p>Ilir Rrapaj mbante kontakte t\u00eb vazhdueshme me ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, dhe sipas hetimeve ai e regjistroi kompanin\u00eb e tij Investital LLC n\u00eb Prishtin\u00eb nj\u00eb muaj pasi fluturoi n\u00eb Itali me dy drejtuesit e ministris\u00eb s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Beqaj e Rrjepaj, dhe nj\u00eb muaj para se t\u00eb dilte urdh\u00ebri i ministrit p\u00ebr ngritjen e komisionit mbi dh\u00ebnien e koncensionit.<\/p>\n<p>Rrapaj ka udh\u00ebtuar edhe me automjetet e zyrtar\u00ebve drejtues t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, mes t\u00eb tjerave, edhe drejt Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi ish ministri Beqaj dhe biznesmeni Rrapaj n\u00ebnshkruajn\u00eb kontrat\u00ebn e koncensionit 10 vje\u00e7ar p\u00ebr afro 100 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dhjetor 2015, nj\u00eb varg fluturimesh ajrore t\u00eb tjera drejt Italis\u00eb kan\u00eb kryer ata, si dhe ish z\u00ebvend\u00ebsministri Klodian Rrjepaj s\u00eb bashku me administrator\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb fituese n\u00eb vitin 2016 dhe 2017.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa koncensioni \u00ebsht\u00eb duke u zbatuar n\u00eb vitin e tet\u00eb t\u00eb tij, dhe 8 persona jan\u00eb n\u00eb hetim, GJKKO-ja orientoi SPAK-un q\u00eb krahas masave t\u00eb deritanishme, t\u00eb zgjeroj\u00eb hetimet mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb penale t\u00eb dy ish ministrave Beqaj dhe Cani si dhe 4 komisioner\u00ebve t\u00eb prokurimeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs N\u00eb Tiran\u00eb, hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me SPAK p\u00ebr koncesionin 10-vje\u00e7ar t\u00eb sterilizimit mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh zyrtar\u00ebsh p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb shtrij\u00eb hetimet edhe mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e 6 personave t\u00eb tjer\u00eb; &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53875,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54021"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54021"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54021\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}