{"id":53905,"date":"2023-08-18T10:10:00","date_gmt":"2023-08-18T10:10:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53905"},"modified":"2023-08-18T10:10:31","modified_gmt":"2023-08-18T10:10:31","slug":"cudia-tjeter-e-spak-voa-te-arrestuarit-pe-koncesionin-e-sterilizimit-nuk-akuzohen-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/18\/cudia-tjeter-e-spak-voa-te-arrestuarit-pe-koncesionin-e-sterilizimit-nuk-akuzohen-per-korrupsion\/","title":{"rendered":"\u00c7udia tjet\u00ebr e SPAK, VOA: T\u00eb arrestuarit p\u00eb kon\u00e7esionin e sterilizimit nuk akuzohen p\u00ebr korrupsion"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Prokuroria e Posa\u00e7me SPAK arrestoi sot ish z\u00ebvend\u00ebs-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rrjepaj, n\u00ebn akuzat e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe falsifikim dokumentash n\u00eb bashk\u00ebpunim lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milion\u00eb dollar\u00eb 8 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK arrestoi po ashtu si t\u00eb dyshuar p\u00ebr mashtrim biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncensionin n\u00eb dhjetorin e 2015, megjith\u00eb dyshimet e menj\u00ebhershme p\u00ebr korrupsion dhe mosplot\u00ebsim t\u00eb kritereve ligjore.<\/p>\n<p>6 persona t\u00eb tjer\u00eb u vendos\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtat akuza n\u00ebn arrest sht\u00ebpie dhe detyrim paraqitje, si t\u00eb dyshuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb organizuar SPAK arrestoi sot n\u00ebn akuzat e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, falsifikim dokumentash n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe mashtrim ish z\u00ebvend\u00ebsministrin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb 8 vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnshkroi kontrat\u00ebn e koncensionit s\u00eb bashku me ish ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj n\u00eb dhjetor 2015.<\/p>\n<p>Biznesmeni Rrapaj u arrestua dje n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00ebn akuz\u00ebn e mashtrimit me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, i sapokthyer nga jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsion dhe Krimin e Organizuar miratoi masa arresti edhe p\u00ebr 7 zyrtar\u00eb t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat akuza p\u00ebr falsifikim dhe shp\u00ebrdorim detyre<\/p>\n<p>Krahas dy arresteve me burg, dy zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb Saimir Kadiu drejtor ekonomik, dhe Marsela Serjanaj drejtoresh\u00eb juridike n\u00eb ministri, jan\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa 4 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb n\u00ebn detyrim paraqitje nga Rektori i Universitetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Arben Gjata, si dhe Pertef Mersini, Genc Burazeri, Naile Ajazi.<\/p>\n<p>SPAK i k\u00ebrkoi urdh\u00ebr arrestet Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me qysh n\u00eb fund t\u00eb qershorit, por u zbatuan dje dhe sot, nd\u00ebrsa pritej q\u00eb biznesmeni Rrapaj t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me theksoi n\u00eb njoftimin publik se po vazhdon hetimet mbi \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb penale t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebsaj procedure kan\u00eb kryer veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe p\u00ebrmbushjen e rregullt t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se gjat\u00eb miratimit t\u00eb arresteve Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un q\u00eb t\u00eb zgjeroj\u00eb hetimet edhe ndaj ish ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, ish ministrit t\u00eb Financave, Shk\u00eblqim Cani si dhe 4 zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kan\u00eb patur lidhje, dyshime p\u00ebr shkelje ligjore dhe dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koncension.<\/p>\n<p>SPAK ka marr\u00eb d\u00ebshmi edhe nga ish ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, me t\u00eb cilin biznesmeni Rrapaj kishte vendosur kontakte t\u00eb shpeshta. Hetimet vazhdojn\u00eb nd\u00ebrsa mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vihet apo jo n\u00ebn akuz\u00eb edhe zoti Beqaj.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ai i ka hedhur posht\u00eb dyshimet p\u00ebr favorizime korruptive n\u00eb kontrata. Ish ministri i Financave, Shk\u00eblqim Cani, u thirr sot n\u00eb SPAK p\u00ebr shpjegime mbi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam zbatuar vet\u00ebm ligjin. Kam ndjeur procedurat rutin\u00eb t\u00eb verifikimit t\u00eb dokumentacionit. Biznesmenin Rrapaj nuk e njoh, nuk kam pse ta njoh dhe as nga ta njoh. Pse ta njoh? Apo q\u00eb duhej t\u00eb m\u00eb jepte edhe mua disa para ai?! \u00c7\u2019do ai me mua?! Ministri i financ\u00ebs nuk ka asnj\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb\u201d, tha zoti Cani p\u00ebr shtypin pasi doli nga SPAK.<\/p>\n<p>SPAK njoftoi se pro\u00e7edimi penal i regjistruar n\u00eb vitin 2020 mbi koncensionin e dh\u00ebn\u00eb nga ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr sterilizimet mjek\u00ebsore p\u00ebrfshin veprat penale \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d<\/p>\n<p>n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim, si dhe \u201cKorrupsion pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por asnj\u00eb nga 8 personat e vendosur n\u00ebn masa sigurimi nga nuk sh\u00ebnohet si i dyshuar p\u00ebr korrupsion pasiv i zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe shkelja e barazis\u00eb n\u00eb tendera, e nd\u00ebrsa hetimet vazhdojn\u00eb, mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse n\u00ebn k\u00ebto dy akuza do t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nisma Thurrja, organizata q\u00eb b\u00ebri kallzimin n\u00eb dhjetor 2019, nxiti SPAK-un q\u00eb \u201ct\u00eb mos kufizohen n\u00eb nivelin e funksionar\u00ebve publik, por t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb politikan\u00ebt e lart\u00eb duke nisur q\u00eb nga ish ministri Ilir Beqaj e deri ku arrin zinxhiri i vendimmarrjes\u201d.<\/p>\n<p>Drejtuesi i Nism\u00ebs Thurrje, Endri Shabani, reagoi sot me nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr SPAK-un, q\u00eb po heton k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke theksuar se \u201c\u00e7do hap n\u00eb hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap n\u00eb rikthimin e besimit tek drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Koncensioni 10 vje\u00e7ar me vler\u00eb afro 100 milion\u00eb dollar\u00eb iu dha kompanis\u00eb SaniService, nj\u00eb bashkkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompanin\u00eb e tij Investital LLC \u00ebsht\u00eb zot\u00ebruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane \u201cServizi Italia\u201d, \u201cTecnosanimed\u201d dhe \u201cU.Jet S.r.l\u201d.<\/p>\n<p>Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim t\u00eb personalizuar t\u00eb pajisjeve kirurgjikale.<\/p>\n<p>Koncensioni i sterilizmit u p\u00ebrfshi qysh n\u00eb fillim nga dyshime, polemika dhe drit\u00ebhije t\u00eb shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompanin\u00eb e tij \u201cInvestal LLC\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrsa prej vitesh jetonte n\u00eb Umbria t\u00eb Italis\u00eb, ku drejtonte nj\u00eb kompani t\u00eb vog\u00ebl nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Dyshime t\u00eb tjera lind\u00ebn lidhur me vler\u00ebn e kontrat\u00ebs, q\u00eb bazohej n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot p\u00ebr buxhetin e shtetit. Kompanis\u00eb fituese iu dor\u00ebzua nj\u00eb qend\u00ebr moderne sterilizimi, nd\u00ebrtuar n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore N\u00ebn\u00eb Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vua asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb funksionim.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs deklaroi n\u00eb vitin 2016 se kontrata e sterilizimit nuk ka element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe e mbylli dosjen hetimore, q\u00eb hapi me nism\u00ebn e saj, por hetimi rinisi pas pas 3 vitesh kur Nisma Thurrje d\u00ebrgoi nj\u00eb denoncim n\u00eb SPAK-un e sapokrijuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Prokuroria e Posa\u00e7me SPAK arrestoi sot ish z\u00ebvend\u00ebs-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rrjepaj, n\u00ebn akuzat e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe falsifikim dokumentash n\u00eb bashk\u00ebpunim lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milion\u00eb dollar\u00eb 8 vjet m\u00eb par\u00eb. SPAK arrestoi po ashtu si t\u00eb dyshuar p\u00ebr mashtrim biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncensionin n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53905"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53905"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53905\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}