{"id":53874,"date":"2023-08-17T17:53:19","date_gmt":"2023-08-17T17:53:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53874"},"modified":"2023-08-17T17:53:19","modified_gmt":"2023-08-17T17:53:19","slug":"koncesioni-i-sterilizimit-gjyqtari-i-ceshtjes-i-kerkova-akuzes-te-hetoje-ilir-beqajn-dhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/17\/koncesioni-i-sterilizimit-gjyqtari-i-ceshtjes-i-kerkova-akuzes-te-hetoje-ilir-beqajn-dhe\/","title":{"rendered":"Koncesioni i sterilizimit\/ Gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes: I k\u00ebrkova akuz\u00ebs t\u00eb hetoj\u00eb Ilir Beqajn dhe\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqja dhe ai i Financave, Shk\u00eblqim Cani jan\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr koncesionin kontrovers t\u00eb sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestuan t\u00eb enjten n\u00eb zbatim t\u00eb masave t\u00eb arrestit t\u00eb firmosura nga Gjykata e Posa\u00e7me thuajse dy muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit zyrtar t\u00eb SPAK, Rrjepaj akuzohet p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cfalsifikimit t\u00eb dokumenteve\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, nd\u00ebrsa biznesmeni Ilir Rrapaj p\u00ebr mashtrim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, parashikuar nga neni 143\/3 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>SPAK njoftoi gjithashtu se ishin ekzekutuar gjasht\u00eb masa t\u00eb tjera sigurie ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit, dy prej t\u00eb cil\u00ebve me arrest sht\u00ebpie dhe kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb me detyrim paraqitje pran\u00eb oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Drejtuesit ekonomik\u00eb dhe juridik\u00eb t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjanaj u lan\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie, nd\u00ebrsa rektori i Universitetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb, Arben Gjata dhe tre an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb komisionit, Petref Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi do t\u00eb hetohen n\u00eb mas\u00ebn e detyrimit t\u00eb paraqitjes.<\/p>\n<p>Koncesioni i sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kat\u00ebr projektet e Partneritetit Publik Privat t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, i cili i ka kushtuar taksapaguesve shqiptar\u00eb rreth 7.9 miliard\u00eb lek\u00eb [76 milion\u00eb euro] deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr dosjet e para t\u00eb denoncuara n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me q\u00eb prej vitit 2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendimmarrja vjen pas m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vitesh hetime.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr shtyp, SPAK b\u00ebri me dije se kishte regjistruar procedimin penal n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020 dhe se i ishte drejtuar gjykat\u00ebs p\u00ebr masat e arrestit n\u00eb qershor 2023, pasi kishte kryer \u201cnj\u00eb num\u00ebr jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh veprimesh hetimore\u201d. Masat e siguris\u00eb u miratuan nga Gjykata e Posa\u00e7me m\u00eb 23 qershor, por SPAK nuk sqaron n\u00eb njoftim ekzekutimin e tyre thuajse pas dy muajsh.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Edvin Kondili e lidhi vones\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb me faktin q\u00eb biznesmeni n\u00ebn akuz\u00eb, Ilir Rrapaj nuk ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb taktik\u00eb e jona, sepse e dinim q\u00eb do t\u00eb vinte edhe personi tjet\u00ebr n\u00ebn hetim,\u201d tha ai, duke n\u00ebnkuptuar se arrestimi i ish-zv.ministrit Rrjepaj mund t\u00eb sillte si pasoj\u00eb largimin e biznesmenit Ilir Rrapaj.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr masat e siguris\u00eb ndaj tet\u00eb personave n\u00ebn akuz\u00eb, pa p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqja dhe at\u00eb t\u00eb Financave, Shk\u00eblqim Cani \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si minimale nga gjykata.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb pash\u00eb q\u00eb kishte vepra t\u00eb tjera penale dhe persona, p\u00ebrfshi edhe dy ish-ministrat dhe e kam orientuar prokurorin\u00eb q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim,\u201d tha n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike gjyqtari Erion Bani, i cili shqyrtoi masat e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Kondili i tha BIRN se ish-ministrat Ilir Beqja dhe Shk\u00eblqim Cani jan\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr rolin e tyre n\u00eb dh\u00ebnien e koncesionit t\u00eb sterilizimit.<\/p>\n<p>Beqja, i cili drejton sot Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programit Strategjik t\u00eb Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs, nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment t\u00eb BIRN, nd\u00ebrsa ish-ministri Shk\u00eblqim Cani deklaroi pas nj\u00eb s\u00e9ance pyetjesh n\u00eb SPAK t\u00eb enjten se kishte dh\u00ebn\u00eb miratimin pas plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkesave sipas ligjit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk jam ministri q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb pagesat. Kur ka filluar koncesioni un\u00eb jam larguar nga detyra,\u201d tha Cani, nd\u00ebrsa mohoi t\u00eb kishte njohje me biznesmenin Rrapaj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb investigim t\u00eb publikuar n\u00eb vitin 2015, BIRN zbuloi se Ilir Rrapaj, nj\u00eb ish-emigrant shqiptar n\u00eb Itali, u b\u00eb p\u00ebrfituesi kryesor i koncesionit t\u00eb sterilizimit pasi vendosi kontakte me ish-ministrin Ilir Beqja dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb socialist\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb vog\u00ebl me kapital 1 mij\u00eb euro t\u00eb regjistruar n\u00eb Prishtin\u00eb, Investital LLC, Rrapaj mori 40% t\u00eb aksioneve n\u00eb konsorciumin q\u00eb fitoi koncesionin. Aksionet e tjera zot\u00ebroheshin nga kompanit\u00eb italiane Servizi Italia me 30%, Tecnosanimed me 15% dhe U.Jet me 15%.<\/p>\n<p>Kontrata koncesionare shkaktoi \u2018dhimbje koke\u2019 n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb pas nisjes s\u00eb zbatimit t\u00eb saj p\u00ebr shkak t\u00eb kostove t\u00eb larta, \u00e7ka e detyroi ministrin\u00eb q\u00eb ta rinegocionte at\u00eb.\/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2023\/08\/17\/ish-ministrat-beqja-dhe-cani-nen-hetim-per-koncesionin-e-sterilizimit\/\">BIRN<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqja dhe ai i Financave, Shk\u00eblqim Cani jan\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr koncesionin kontrovers t\u00eb sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestuan t\u00eb enjten n\u00eb zbatim t\u00eb masave t\u00eb arrestit t\u00eb firmosura nga Gjykata e Posa\u00e7me thuajse dy muaj m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53875,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53874"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53874"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53874\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}