{"id":53786,"date":"2023-08-17T09:00:18","date_gmt":"2023-08-17T09:00:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53786"},"modified":"2023-08-17T09:00:18","modified_gmt":"2023-08-17T09:00:18","slug":"zhvleresimi-i-euros-godet-rende-ekonomine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/17\/zhvleresimi-i-euros-godet-rende-ekonomine\/","title":{"rendered":"Zhvler\u00ebsimi i euros godet r\u00ebnd\u00eb ekonomin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Eksportet kan\u00eb vijuar r\u00ebnien p\u00ebr t\u00eb pestin muaj radhazi edhe n\u00eb korrik, ndon\u00ebse ritmet e r\u00ebnies jan\u00eb ngadal\u00ebsuar ndjesh\u00ebm n\u00eb krahasim me muajt e m\u00ebparsh\u00ebm, si rrjedhoj\u00eb e rritjes s\u00eb fort\u00eb t\u00eb grupit \u201cminerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d.<\/p>\n<p>Tekstilet e k\u00ebpuc\u00ebt si dhe materialet e nd\u00ebrtimit e metalet kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie n\u00eb korrik, nd\u00ebrsa me nivele m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta jan\u00eb tkurrur makinerit\u00eb e pajisjet. Grupi i ushqimeve, pijeve e duhanit vijon t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, n\u00eb Korrik 2023 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 38 mld lek\u00eb, duke u ulur me -4,0 %, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe me -0,6 %, n\u00eb krahasim me Qershor 2023.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, gjat\u00eb muajit Korrik 2023, n\u00eb uljen e eksporteve prej -4,0 %, kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -8,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me -1,8 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cProdhime druri dhe letre\u201d me -1,1 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj. Nd\u00ebrsa pozitivisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +6,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +2,0 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtat\u00ebmujor, sipas INSTAT eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 272 mld lek\u00eb, duke u ulur me -7,0 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Gjat\u00eb muajit Korrik 2023, n\u00eb uljen e eksporteve prej -4,0 %, kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -8,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me -1,8 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cProdhime druri dhe letre\u201d me -1,1 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj. Nd\u00ebrsa pozitivisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +6,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +2,0 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>Viti nisi mbar\u00eb. N\u00eb janar shitjet jasht\u00eb vendit u zgjeruan me 20.2% me baz\u00eb vjetore, nd\u00ebrsa n\u00eb shkurt u zgjeruan me vet\u00ebm 2.8%. R\u00ebnia nisi n\u00eb mars, me 11.7%, u thellua n\u00eb prill me 19.3% dhe vijoi tendenc\u00ebn negative n\u00eb maj me -11.7%. N\u00eb qershor tkurrja u thellua s\u00ebrish n\u00eb 17.3%, p\u00ebr t&#8217;u ngadal\u00ebsuar n\u00eb korrik n\u00eb -4%.<\/p>\n<p><strong>Fasoni bie p\u00ebr t\u00eb dytin muaj radhazi n\u00eb korrik<\/strong><\/p>\n<p>Pas nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi n\u00eb maj, eksportet e \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d, iu rikthyen r\u00ebnies me baz\u00eb vjetore me 8.5% n\u00eb qershor. E nj\u00ebjta tendenc\u00eb vijoi dhe n\u00eb korrik. Sipas INSTAT, eksportet e k\u00ebtij grupi u tkurr\u00ebn me 6% n\u00eb korrik, duke zbritur n\u00eb 11.4 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas eksportuesve, arsyeja kryesore lidhet me r\u00ebnien e ndjeshme t\u00eb euros q\u00eb ul t\u00eb ardhurat e eksportuesve kur konvertohen n\u00eb lek\u00eb. Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar jan\u00eb rritja e pag\u00ebs minimale q\u00eb ka shtuar kostot e pun\u00ebs, tkurrja e k\u00ebrkes\u00ebs nga jasht\u00eb sidomos p\u00ebr k\u00ebpuc\u00eb (nga ndryshimi i motit, shit\u00ebsit e pakic\u00ebs kan\u00eb krijuar stoqe t\u00eb m\u00ebdha), kriza ekonomike n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ka ulur k\u00ebrkes\u00ebn si dhe zhvendosja e prodhuesve n\u00eb Indi e vende t\u00eb tjera t\u00eb Azis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kostove m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>P\u00ebr 7 mujorin, r\u00ebnia e eksporteve u thellua n\u00eb 1.27%, nga 0.45% q\u00eb ishte reduktimi p\u00ebr 6 mujorin. \u201cTekstilet e k\u00ebpuc\u00ebt\u201d mbeten grupi m\u00eb i madh n\u00eb vend, me 29% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p><strong>Mineralet e l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse e marrin veten<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMineralet dhe l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse\u201d u rrit\u00ebn ndjesh\u00ebm me 39% n\u00eb korrik, me baz\u00eb vjetore, duke ndikuar duksh\u00ebm n\u00eb amortizimin e tkurrjes s\u00eb grupeve t\u00eb tjera. Burime nga Bankers Petroleum, eksportuesi m\u00eb i madh i k\u00ebtij grupi, q\u00eb shet naft\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuar pohuan se n\u00eb korrik jan\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohen m\u00eb shum\u00eb anije.<\/p>\n<p>P\u00ebr 7 mujorin, tkurrja \u00ebsht\u00eb reduktuar ndjesh\u00ebm n\u00eb 4.5% (nga 10% p\u00ebr 6 mujorin).\u00a0Ky grup vijon t\u00eb mbetet i dyti m\u00eb i madh n\u00eb vend me 22.3% t\u00eb totalit p\u00ebr 7 mujorin.<\/p>\n<p><strong>Materialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet vijojn\u00eb me tkurrjen e ndjeshme<\/strong><\/p>\n<p>Materialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet vijuan me tkurrjen e ndjeshme dhe n\u00eb korrik, me -39.4%, duke pasur ecurin\u00eb m\u00eb negative nga t\u00eb gjitha grupet. Sipas burimeve nga Kurum, nj\u00eb nd\u00ebr eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend, tendenca lidhet me disa faktor\u00eb, si r\u00ebnia e \u00e7mimeve, por dhe frenimi i k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr 6 mujorin, ky grup u tkurr me 30%, duke dh\u00ebn\u00eb ndikimin m\u00eb negativ n\u00eb ecurin\u00eb e eksporteve.\u00a0Ky grup \u00ebsht\u00eb i treti m\u00eb i madh p\u00ebr 7 mujorin, me 17.3% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p><strong>Ushqimet, pijet dhe duhani, me rritjen m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme<\/strong><\/p>\n<p>\u201cUshqimet, pijet dhe duhani\u201d jan\u00eb sektori q\u00eb kan\u00eb pasur ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb eksporteve k\u00ebt\u00eb vit. N\u00eb korrik ky grup i rriti eksportet me gati 20%. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektorit thon\u00eb se jan\u00eb ndikuar nga moti i favorsh\u00ebm q\u00eb ka rritur prodhimin dhe k\u00ebrkesa e lart\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr 7 mujorin, ky grup \u00ebsht\u00eb zgjeruar me 20.6%, duke pasur ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrsa mbetet i kat\u00ebrti m\u00eb i madh me 13% t\u00eb totalit, nga 10% n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Industria automotive me r\u00ebnie n\u00eb korrik<\/strong><\/p>\n<p>Eksportet e Makineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi ishin deri n\u00eb muajin mars grupi q\u00eb po sh\u00ebnonte ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb eksporteve si rrjedhoj\u00eb e zgjerimit t\u00eb fabrikave q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb industrin\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse automotive. Por, n\u00eb prill, edhe ky grup sh\u00ebnoi r\u00ebnie t\u00eb eksporteve me 5.9% me baz\u00eb vjetore. Megjithat\u00eb n\u00eb maj, grupi iu rikthye rritjes, duke u zgjeruar me 10.5%. por, n\u00eb qershor grupi sh\u00ebnoi s\u00ebrish r\u00ebnie, me 4.8%. Tkurrja vijoi dhe n\u00eb korrik me -3%. Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb kompanive, ecuria negative lidhet me pasojat q\u00eb po jep zhvler\u00ebsimi i euros n\u00eb aktivitetin e fabrikave q\u00eb prodhojn\u00eb ose montojn\u00eb pjes\u00eb k\u00ebmbimit p\u00ebr industrin\u00eb automotive.<\/p>\n<p>P\u00ebr 7 mujorin grupi \u00ebsht\u00eb rritur me 8%, teksa p\u00ebrb\u00ebn 8.9% t\u00eb totalit t\u00eb eksporteve.<\/p>\n<p><strong>Ulet deficiti tregtar n\u00eb korrik<\/strong><\/p>\n<p>Sipas INSTAT, N\u00eb Korrik 2023 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 38 mld lek\u00eb, duke u ulur me -4,0 %, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe me -0,6 %, n\u00eb krahasim me Qershor 2023. Importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 71 mld lek\u00eb, duke u ulur me -13,6 %, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe me -6,0 %, n\u00eb krahasim me Qershor 2023. Defi\u00e7iti tregtar i k\u00ebtij muaji \u00ebsht\u00eb 33 mld lek\u00eb, duke u ulur me -22,6 %, krahasuar me Korrik 2022 dhe me -11,6 %, n\u00eb krahasim me Qershor 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtat\u00ebmujor eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 272 mld lek\u00eb, duke u ulur me -7,0 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 509 mld lek\u00eb, duke u ulur me -3,5 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Deficiti tregtar arriti vler\u00ebn 237 mld lek\u00eb, duke u rritur me 0,8 %, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2022.<\/p>\n<p><strong>Eksportet bien me Italin\u00eb, rriten me Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb muajin Korrik 2023, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur ulje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me Korrik 2022 jan\u00eb: Italia (10,6 %), Austri (78,4 %), SHBA (63,4 %), etj. Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat eksportet kan\u00eb pasur rritje m\u00eb t\u00eb madhe, jan\u00eb: Kosova (24,3 %), Greqia (12,2 %), Mbret\u00ebria e Bashkuar (1.632,8 %), etj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij shtat\u00ebmujori vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur ulje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb: Italia (10,6 %), Gjermania (23,8 %), Kina (32,7 %), etj. Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilin eksportet kan\u00eb pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe, \u00ebsht\u00eb: Kosova (7,7 %), Greqia (15,6 %), Spanja (57,9 %), etj.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin Korrik 2023, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve, jan\u00eb: Italia (7,4 %), Turqia (16,3 %), Greqia (29,8 %), etj. Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat importet kan\u00eb pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve, n\u00eb krahasim me Korrik 2022 jan\u00eb: Kina (10,1 %), Gjermania (6,5 %), SHBA (28,2 %), etj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij shtat\u00ebmujori, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb: Turqia (18,2 %), Greqia (14,9 %), Italia (4,3 %), etj. Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat importet kan\u00eb pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb: Kina (34,5 %), Zvicra (79,5 %), SHBA (45,6 %), etj.<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimet tregtare me vendet e BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 59,2 %, t\u00eb gjith\u00eb tregtis\u00eb. N\u00eb Korrik 2023, eksportet drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 75,6 % t\u00eb eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 50,9 % t\u00eb importeve gjithsej. Partner\u00ebt kryesor\u00eb tregtar\u00eb jan\u00eb: Italia (31,2 %), Kina (7,8 %), Gjermania (6,6 %) dhe Greqia (6,5 %).<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimet tregtare, p\u00ebr shtat\u00ebmujorin e par\u00eb 2023, me vendet e BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 59,5 % t\u00eb gjith\u00eb tregtis\u00eb. N\u00eb periudh\u00ebn Janar \u2013 Korrik 2023, eksportet drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 73,8 % t\u00eb eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 51,8 % t\u00eb importeve gjithsej. Partner\u00ebt kryesor\u00eb tregtar\u00eb jan\u00eb: Italia (30,4 %), Kina (7,6 %), Turqia (6,8 %) dhe Greqia (6,7 %).\/<a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/eksportet-bien-me-7-ne-janar-korrik-tekstilet-dhe-kepucet-me-te-goditurat-nga-zhvleresimi-i-euros\/\">MONITOR<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksportet kan\u00eb vijuar r\u00ebnien p\u00ebr t\u00eb pestin muaj radhazi edhe n\u00eb korrik, ndon\u00ebse ritmet e r\u00ebnies jan\u00eb ngadal\u00ebsuar ndjesh\u00ebm n\u00eb krahasim me muajt e m\u00ebparsh\u00ebm, si rrjedhoj\u00eb e rritjes s\u00eb fort\u00eb t\u00eb grupit \u201cminerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d. Tekstilet e k\u00ebpuc\u00ebt si dhe materialet e nd\u00ebrtimit e metalet kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie n\u00eb korrik, nd\u00ebrsa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53787,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53786"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53786"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53786\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53787"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}