{"id":53779,"date":"2023-08-17T08:43:34","date_gmt":"2023-08-17T08:43:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53779"},"modified":"2023-08-17T08:45:05","modified_gmt":"2023-08-17T08:45:05","slug":"korrupsioni-qendra-e-sterilizimit-u-inaugurua-para-8-vitesh-por-nuk-u-vendos-ne-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/17\/korrupsioni-qendra-e-sterilizimit-u-inaugurua-para-8-vitesh-por-nuk-u-vendos-ne-pune\/","title":{"rendered":"Korrupsioni\/ Qendra e Sterilizimit u inaugurua para 8 vitesh, por nuk u vendos n\u00eb pun\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>\u201cJam caktuar an\u00ebtar i komisionit me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Komisioni kishte filluar m\u00eb par\u00eb nga puna dhe me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb paraprake. Puna e v\u00ebr\u00eb konsistonte n\u00eb p\u00ebrmbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave, shpenzimeve t\u00eb nevojave p\u00ebr instrumente kirurgjikale dhe k\u00ebrkesave t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb sh\u00ebrbimit. N\u00eb p\u00ebrfundim ishte p\u00ebrgatitur edhe studimi i fizibilitetit. Jam njohur me k\u00ebt\u00eb studim dhe kam qen\u00eb dakord me analiz\u00ebn e b\u00ebr\u00eb. Un\u00eb jam me profesion ekonomist dhe futja ime n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision s\u00eb bashku me kolegen tjet\u00ebr Naile Ajazi ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar komisionin dhe rritjen e gam\u00ebs s\u00eb ekspertiz\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb cil\u00ebsor t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb koncesionit. N\u00eb mbledhjet e komisionit, jemi njohur me pun\u00ebn paraprake t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe studimin e fizibilitetit. Si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kemi qen\u00eb dakord\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do t\u00eb shprehej drejtori ekonomik i Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Saimir Kadiu n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij n\u00eb SPAK pasi u mor n\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr koncesionin e sterilizimit. Kadiu aktualisht \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb arrest sht\u00ebpie, nd\u00ebrkoh\u00eb dhe kolegia e tij Naile Ajazi ka mas\u00ebn e detyrimit t\u00eb paraqitjes.<\/p>\n<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb 11 maj t\u00eb k\u00ebtij viti u fokusua tek sh\u00ebrbimet q\u00eb kryejn\u00eb koncesionet, q\u00eb duket se jan\u00eb larg standardeve t\u00eb parave q\u00eb thithin nga arka e shtetit.<\/p>\n<p>Gazetarja Klodiana Lala solli fakte se si u abuzua me qendr\u00ebn e sterilizimit, t\u00eb cil\u00ebn shteti ia fali koncesionarit falas. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb investigim \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebshmia e Saimir Kadiut, i cili m\u00ebsohet se ka qen\u00eb an\u00ebtari i par\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga SPAK.<\/p>\n<p><strong>MARRJA NE PYETJE E KADIUT<\/strong><br \/>\n<strong>Pyetje: Rezulton se ju keni qen\u00eb an\u00ebtare e komisionit t\u00eb ngritur p\u00ebr procedur\u00ebn e dh\u00ebnies me koncesion t\u00eb \u201cofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb integruara t\u00eb furnizimit t\u00eb setit t\u00eb personalizuar t\u00eb instrumenteve kirurgjikale sterile\u2026\u201d A mund t\u00eb na sqaroni me procedurat e ndjekura nga ana juaj?<br \/>\nP\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Jam caktuar an\u00ebtar i komisionit me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Komisioni kishte filluar m\u00eb par\u00eb nga puna dhe me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb paraprake. Puna e v\u00ebr\u00eb konsistonte n\u00eb p\u00ebrmbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave, shpenzimeve t\u00eb nevojave p\u00ebr instrumente kirugjikale dhe k\u00ebrkesave t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb sh\u00ebrbimit. N\u00eb p\u00ebrfundim ishte p\u00ebrgatitur edhe studimi i fizibilitetit. Jam njohur me k\u00ebt\u00eb studim dhe kam qen\u00eb dakord me analiz\u00ebn e b\u00ebr\u00eb. Un\u00eb jam me profesion ekonomist dhe futja ime n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision s\u00eb bashku me kolegen tjet\u00ebr Naile Ajazi lka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar komisionin dhe rritjen e gam\u00ebs s\u00eb ekspertiz\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb cil\u00ebsor t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb kon\u00e7esionit. N\u00eb mbledhjet e komisionit, jemi njohur me pun\u00ebn paraprake t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe studimin e fizibilitetit. Si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kemi qen\u00eb dakord. Procedurat q\u00eb vijuan kishin t\u00eb b\u00ebnin me miratimin e dokumenteve standarde t\u00eb koncesionit, shpalljen e tyre n\u00eb gazetat nd\u00ebrkomb\u00ebtare etj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimi i ofertave t\u00eb bashkimit t\u00eb operator\u00ebve. Pran\u00eb nesh jan\u00eb paraqitur dy oferta, t\u00eb cilat jan\u00eb shqyrtuar nga ana jon\u00eb. Shqyrtimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e DST. Rezultati \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb ofertat e secil\u00ebs kompani, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb DST. \u00c7do kriteri i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pik\u00ebzimi p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbledhjes s\u00eb pik\u00ebve fituesi ka dal\u00eb me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe pik\u00ebsh nga vendi i dyt\u00eb. Nga eksperienca ime e konsideroj prokurimin e nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb till\u00eb t\u00eb integruar si nj\u00eb risi shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e sh\u00ebrbimit kirurgjikal n\u00eb vend, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb impakt shum\u00eb t\u00eb madh pozitiv n\u00eb trajtimin e pacient\u00ebve pran\u00eb strukturave spitalore. Dhe e dyta do t\u00eb ul\u00eb ndjesh\u00ebm infeksionet spitalore.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: A mund t\u00eb na sqaroni se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb zgjedhur procedura e koncesionit PPP dhe jo e prokurimit t\u00eb zakonsh\u00ebm?<br \/>\nP\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Zgjedhja e k\u00ebsaj procedure bazohet n\u00eb objektivat e qeveris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimit spitalor n\u00eb vend. S\u00eb dyti n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e investimeve kapitale, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr. Mund t\u00eb konfirmoj q\u00eb investimet kapitale q\u00eb parashikohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb jan\u00eb sad y vite investimesh p\u00ebr Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr investimin me financim t\u00eb brendsh\u00ebm. K\u00ebto jan\u00eb arsyet makro n\u00eb favor t\u00eb PPP. N\u00ebse do p\u00ebrdorej prokurimi i zakonsh\u00ebm do b\u00ebheshin prokurime t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim. Kjo do t\u00eb sillte nj\u00eb zgjatje n\u00eb koh\u00eb, cil\u00ebsi jo t\u00eb garantuar dhe mungesa ose d\u00ebshtimi p\u00ebr nj\u00eb element t\u00eb caktuar, mund t\u00eb sillte inefektivitetin e k\u00ebtij procesi. Ky sh\u00ebrbim i integruar do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb sakt\u00ebsimin e llojeve t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve kirugjikale n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: A mund t\u00eb na thoni n\u00ebse nga ana juaj \u00ebsht\u00eb trajtuar mund\u00ebsia e v\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Sterilizimit?<\/strong><br \/>\nP\u00ebrgjigje: Po \u00ebsht\u00eb trajtuar edhe kjo mund\u00ebsi. Po n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb koncesionit kjo konsiderohet si nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi t\u00eb integruar. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ka nj\u00eb keqinterpretim. Ekzistenca e nj\u00eb investimi t\u00eb kaluar mbulon vet\u00ebm pjes\u00ebn sterilizuese, po nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sh\u00ebrbimet e tjera. Gjithashtu ka rezultuar se kjo qend\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite. Kjo p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh. S\u00eb dyti kjo nuk ka qen\u00eb prioritet.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: A mund t\u00eb na sqaroni se si \u00ebsht\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e favorshme nga ana ekonomike?<\/strong><br \/>\nP\u00ebrgjigje: Paraprakisht nga t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura, nga shpenzimet aktuale t\u00eb QSUT dhe spitaleve t\u00eb tjera rezulton q\u00eb t\u00eb shpenzohet pothuajse 1 miliard lek\u00eb n\u00eb vit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr 50 mij\u00eb operacione \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb koncesionari t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. Procedura PPP \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht m\u00eb e favorshmja. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb vazhdonim t\u00eb shpenzonim 1 miliard lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb operacionet do b\u00ebheshin me instrumente t\u00eb amortizuar dhe t\u00eb mang\u00ebt, me munges\u00eb materialesh nj\u00ebp\u00ebrdorimshme, sterilizim n\u00eb nj\u00eb performanc\u00eb jo adekuate, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr dezinfektimin e sallave, evadimin e mbetjeve dhe dixhitalizimin e t\u00eb dh\u00ebnave. Tanim\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb sh\u00ebrbim modern t\u00eb integruar, i cili do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb kirurgjis\u00eb shqiptare dhe mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb ul\u00eb infeksionet spitalore.<\/p>\n<p><strong>INVESTIGIMI I EMISIONIT \u201cN\u00cb SH\u00cbNJEST\u00cbR\u201d:<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb del gjat\u00eb hetimeve \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb aspekt i err\u00ebt, q\u00eb nuk duhet t\u00eb ishte anashkaluar gjat\u00eb procesit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb dosjes s\u00eb sterilizimit. Fakti q\u00eb Qendra e Sterilizimit n\u00eb QSUT e inauguruar prej 8 vitesh nuk ishte v\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb pun\u00eb. P\u00ebrse nuk ishte v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb pun\u00eb, aludimet mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb skenar m\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta edhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dhe shpejtuar procedurat e nj\u00eb koncesioni t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e komisionit thon\u00eb se arsyeja e vetme, q\u00eb qendra nuk u vu n\u00eb funksion, ishte se mungonin specialist\u00ebt e fush\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cQendra e Sterilizimit e cila gjendet n\u00eb QSUT, \u00ebsht\u00eb inauguruar prej rreth 8 vitesh, por nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Mosv\u00ebnia n\u00eb pun\u00eb e saj mendoj se ka qen\u00eb e pamundur edhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb theksuar profesionist\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb\u201d, tha Klodian Rjepaj, kryetar i Komisionit t\u00eb Sterilizimit, ish-zv.minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>\u201cMesa jam e informuar Qendra e Sterilizimit \u00ebsht\u00eb ngritur prej vitesh, por nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb pun\u00eb. K\u00ebt\u00eb problematik\u00eb do ta zgjidh\u00eb koncesionari. Gjithashtu ka rezultuar se kjo qend\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite. Kjo p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh. S\u00eb dyti kjo nuk ka qen\u00eb prioritet\u201d, tha m\u00eb tej Naile Abazi, an\u00ebtare e Komisionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin e ekonomis\u00eb, Pano Soko, mosv\u00ebnia n\u00eb pun\u00eb e Qendr\u00ebs s\u00eb Sterilizimit, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb akt sabotimi.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb ishte edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti sipas tij q\u00eb kjo qend\u00ebr iu dha falas koncesionarit, pavar\u00ebsisht se ishte shteti ai q\u00eb kishte marr\u00eb kredi p\u00ebr ta ngritur.<\/p>\n<p>\u201cShiko kush ishte problemi i qendr\u00ebs p\u00ebr sterilizimin, e dini q\u00eb iu dha falas koncesionarit. Ne e nd\u00ebrtuam, mor\u00ebm nj\u00eb kredi p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar, nuk e vum\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb momentin q\u00eb lidh\u00ebm koncesionin ne p\u00ebrve\u00e7se caktuam tarifat e t\u00eb gjitha i dham\u00eb falas edhe qendr\u00ebn e sterilizmit, pa asnj\u00eb lek\u00eb, 0 lek\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos b\u00ebnte asnj\u00eb investim, ta kishte investimin gati, lek\u00ebt i ka gati, t\u00eb gjitha gati\u2026 Por nd\u00ebrsa kryetari i komisionit t\u00eb \u2018Sterilizimit\u2019 ka deklaruar n\u00eb Prokurori se i gjith\u00eb risku do t\u00eb merrej p\u00ebrsip\u00ebr nga koncesionari, duket se n\u00eb realitet gjith\u00e7ka ka shkuar ndryshe. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb shikosh fondet shtes\u00eb q\u00eb alokon Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr koncesionarin \u00e7do vit\u201d, tha Panajot Soko.<\/p>\n<p>Nga ana e tij kryetari i Komisionit t\u00eb Sterilizimit Klodian Rrjepaj tha se modeli i koncesionit PPP u zgjodh pas analiz\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb studimin e fizibilitetit.<\/p>\n<p>\u201cModeli i koncesionit PPP u zgjodh pas analiz\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb studimin e fizibilitetit. Krahasuesi i sektorit publik me at\u00eb privat tregon q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e favorshme skema PPP p\u00ebr shkak t\u00eb investimit fillestar t\u00eb madh q\u00eb nuk p\u00ebrballohet dot nga shteti, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes s\u00eb riskut t\u00ebr\u00ebsisht nga privati. N\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrzgjidhej procedura e prokurimit publik do gjendeshim para munges\u00ebs s\u00eb fondeve p\u00ebr investim fillestar, i cili kap shifrat afro 11 000 000 eurove. Kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb gati sa dyfish e gjysm\u00eb buxhetit vjetor t\u00eb ministris\u00eb p\u00ebr investimet. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr prokurimin publik z\u00ebrat e ndrysh\u00ebm q\u00eb paraqiten n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt do k\u00ebrkonin procedur\u00eb prokurimi m\u00eb vete. Pra menaxhimi i qendr\u00ebs m\u00eb vete, blerja e seteve m\u00eb vet\u00eb, dezinfektim dhe evadimi i mbetjeve m\u00eb vete etj\u2026 Kjo nuk do t\u00eb garantonte p\u00ebrfundimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre procedurave dhe si rrjedhoj\u00eb sh\u00ebrbimi i pretenduar nga ana jon\u00eb nuk do t\u2019i jepej asnj\u00ebher\u00eb qytetar\u00ebve. I gjith\u00eb risku i k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrje merret nga koncesionari. Kjo sepse pagesa q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr shteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb jepet p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, pa marr\u00eb parasysh investimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb koncesionari. Pra i jepet pages\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebrbimin q\u00eb ofron\u201d, shtoi Panajot Soko.<\/p>\n<p><strong>Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me \u00e7far\u00eb risqesh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur koncesionari?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Panojot Soko:<\/strong>\u00a0Ky nuk \u00ebsht\u00eb biznes, jo thjesht nuk \u00ebsht\u00eb koncesion, jo thjesht nuk \u00ebsht\u00eb ndarje risku, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb as biznes. Kjo \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb transfert\u00eb parash. Kur un\u00eb t\u00eb jap lek\u00ebt, asetet, mjetet, un\u00eb t\u00eb jap t\u00eb gjitha, t\u00eb jap dhe parat\u00eb n\u00eb fund, kjo \u00ebsht\u00eb thjesht transfert\u00eb. Ku \u00ebsht\u00eb risku n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet hetuar, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet trajtuar. E dini cili ka qen\u00eb justifikimi q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur zyrtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb u hap nga Prokuroria. Ka qen\u00eb fakti q\u00eb qeveria nuk i kishte 11 milion\u00eb euro n\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rinovimin e t\u00eb gjith\u00eb mjeteve t\u00eb saj kirurgjikale. Ne q\u00eb s\u2019kishim 11 milion\u00eb euro n\u00eb vit, sot paguajm\u00eb 17 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por e dyshimt\u00eb mbetet n\u00eb vetvete edhe gara p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebtij koncesioni.<\/p>\n<p>Ku konkurrent i \u2018Sani Service\u2019 n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender ka qen\u00eb gjithashtu nj\u00eb grup tjet\u00ebr operator\u00ebsh italian\u00eb t\u00eb njohur si \u2018S.S.I\u2019, \u2018Mario Gugliemo\u2019 dhe \u2018Brema Ambiente\u2019, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga kompania \u201cAction Laundery\u201d me qend\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs. T\u00eb cil\u00ebt pasi u shpall\u00ebn humb\u00ebs, pretenduan se konsorciumi ku Ilir Rrapaj ishte aksioner n\u00eb shumic\u00eb, kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb q\u00eb e tejkalonte fondin limit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye konsorciumi humb\u00ebs e ankimoi vendimin n\u00eb Komisionin e Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>Ku Komisioni i Prokurimit Publik k\u00ebrkoi rivler\u00ebsimin e vendimit fillestar t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, por q\u00eb ky komision mori nj\u00eb vendim t\u00eb dyt\u00eb, duke e shpallur p\u00ebrs\u00ebri fitues grupin e kompanive ku p\u00ebrfshihet Investital LLC, t\u00eb Ilir Rrapaj.<\/p>\n<p>Sipas \u201cAction Laundry\u201d p\u00ebrllogaritet q\u00eb konsorciumi i udh\u00ebhequr nga \u201cServizi Italia\u201d S.p.a, q\u00eb u klasifikua i pari, e ofroi sh\u00ebrbimin p\u00ebr 1 vit n\u00eb vler\u00ebn e 1 miliard\u00eb lek\u00eb, kundrejt ofert\u00ebs 753 milion lek\u00eb t\u00eb ofruar nga grupi i operator\u00ebve t\u00eb udh\u00ebhequr nga \u201cAction Laundry\u201d, q\u00eb u rendit e dyta.<\/p>\n<p>Kompania me qend\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs pretendon se diferenca p\u00ebr 1 vit kap vler\u00ebn 250 milion lek\u00eb, ose p\u00ebr 10 vjet nj\u00eb vler\u00eb prej 2.5 miliard\u00eb (17.8 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka mohuar q\u00eb oferta e konsorciumit ku p\u00ebrfshihej Rrapaj t\u00eb ishte mbi fondin limit t\u00eb tenderit duke i cil\u00ebsuar akuzat si \u2018shpifje\u2019.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kemi qen\u00eb dakord. Procedurat q\u00eb vijuan kishin t\u00eb b\u00ebnin me miratimin e dokumenteve standarde t\u00eb koncesionit, shpalljen e tyre n\u00eb gazetat nd\u00ebrkomb\u00ebtare etj. N\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimi i ofertave t\u00eb bashkimit t\u00eb operator\u00ebve. Pran\u00eb nesh jan\u00eb paraqitur dy oferta, t\u00eb cilat jan\u00eb shqyrtuar nga ana jon\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbledhjes s\u00eb pik\u00ebve fituesi ka dal\u00eb me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe pik\u00ebsh nga vendi i dyt\u00eb. Mund t\u00eb konfirmoj q\u00eb investimet kapitale q\u00eb parashikohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb jan\u00eb sa dy vite investimesh p\u00ebr Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr investimin me financim t\u00eb brendsh\u00ebm. N\u00ebse do p\u00ebrdorej prokurimi i zakonsh\u00ebm do b\u00ebheshin prokurime t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim. Kjo do t\u00eb sillte nj\u00eb zgjatje n\u00eb koh\u00eb, cil\u00ebsi jo t\u00eb garantuar dhe mungesa ose d\u00ebshtimi p\u00ebr nj\u00eb element t\u00eb caktuar, mund t\u00eb sillte infektivitetin e k\u00ebtij procesi. Edhe pse kan\u00eb kaluar dy vite nga hapja e dosjes s\u00eb sterilizimit, SPAK ende nuk ka dal\u00eb me rezultatet konkrete t\u00eb hetimit. Burime t\u00eb besuara thon\u00eb se hetimet jan\u00eb duke vijuar dhe jan\u00eb zbuluar shkelje t\u00eb r\u00ebnda. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash flitet edhe p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb pastrimi parash, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn SPAK do t\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Por derisa kjo t\u00eb ndodh\u00eb, \u2018sterilizimi\u2019 vazhdon t\u00eb gllab\u00ebroj\u00eb miliona euro nga buxheti i shtetit. T\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb vitin 2025 kur p\u00ebrfundon kontrata me koncesionarin. Ku duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb ende t\u00eb llogarisim d\u00ebmin n\u00eb buxhet\u201d, tha Saimir Kadiu, an\u00ebtar i Komisionit.<\/p>\n<p>\u201c20 mij\u00eb euro b\u00ebn nj\u00eb autoklav\u00eb e re, patjet\u00ebr, a duhej rinovuar gjith\u00eb flota e autoklavave , patjet\u00ebr nuk diskutohet, por nuk kishe pse t\u00eb lije peng miliona euro t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit ku mund ta kishe zgjidhur shum\u00eb mir\u00eb brenda p\u00ebrbrenda me procedura t\u00eb tjera. Nuk e kuptoj se kush ka qen\u00eb ng\u00ebr\u00e7i q\u00eb e ka detyruar SPAK-un t\u00eb zgjas\u00eb kaq shum\u00eb. Natyrisht q\u00eb do duhej q\u00eb t\u00eb ecte p\u00ebrpara pasi evidence, fakti \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb keqmenaxhimin e fondeve publike. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa gar\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ofert\u00eb t\u00eb pak\u00ebrkuar dhe mungesa e gar\u00ebs ka sjell\u00eb faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpenzuar pa ekonomicitet si\u00e7 k\u00ebrkon ligji. Un\u00eb nuk dua t\u00eb besoj se kjo do t\u00eb vazhdoj\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjta histori sepse besoj se SPAK-u ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb rinovuar Prokurorin\u00eb e vjet\u00ebr e cila i mbyllte \u00e7\u00ebshtjet\u201d, tha nga ana tjet\u00ebr Panajot Soko.\/BW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cJam caktuar an\u00ebtar i komisionit me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Komisioni kishte filluar m\u00eb par\u00eb nga puna dhe me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb paraprake. Puna e v\u00ebr\u00eb konsistonte n\u00eb p\u00ebrmbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave, shpenzimeve t\u00eb nevojave p\u00ebr instrumente kirurgjikale dhe k\u00ebrkesave t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb sh\u00ebrbimit. N\u00eb p\u00ebrfundim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53780,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53779"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53779\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}