{"id":53719,"date":"2023-08-16T16:37:33","date_gmt":"2023-08-16T16:37:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53719"},"modified":"2023-08-16T16:41:05","modified_gmt":"2023-08-16T16:41:05","slug":"asnje-ligj-nuk-e-ndalon-fredi-beleri-duhet-te-beje-betimin-si-kryebashkiak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/16\/asnje-ligj-nuk-e-ndalon-fredi-beleri-duhet-te-beje-betimin-si-kryebashkiak\/","title":{"rendered":"Asnj\u00eb ligj nuk e ndalon! Fredi Beleri duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb betimin si kryebashkiak!"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E N\u00cbNKRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, OERD BYLYKBASHI<\/p>\n<p>Edi Rama k\u00ebrkon q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i binden ligjit t\u00eb tij dhe jo ligjeve te shtetit. Ky \u00ebsht\u00eb koncept brezhnjevian, q\u00eb Karta e Helsinkit e theu q\u00eb n\u00eb vitin 1975. Edi Rama duhet t\u2019i bindet dhe te respektojn\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb garantohen nga Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Fredi Beleri \u00ebsht\u00eb kandidati i koalicionit t\u00eb madh opozitar \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 q\u00eb m\u00eb 14 maj 2023 u zgjodh me vot\u00ebn e zgjedh\u00ebsve si kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, nj\u00eb prej 61 bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Fredi Beleri kandidoi, u votua e u zgjodh sipas te drejtave q\u00eb Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb u njeh dhe garanton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetasve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pa asnj\u00eb dallim politik, racor, etnik apo diskriminim t\u00eb ndonj\u00eb lloji tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb parim themelor i OSBE-s\u00eb q\u00eb nj\u00eb i zgjedhur duhet t\u00eb filloj\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs pa asnj\u00eb vones\u00eb.<\/p>\n<p>Fredi Beleri e ka marr\u00eb mandatin nga KQZ. Asnj\u00eb ligj n\u00eb Shqip\u00ebri nuk pengon betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himar\u00ebs edhe duke qen\u00eb i pandehur n\u00eb paraburgim. Me Kushtetut\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm dhe g\u00ebzon t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat kushtetuese dhe ligjore. Betimin e tij e pengon pa ligj apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi me ligjin e mafies, vet\u00eb kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Sot Fredi Beleri \u00ebsht\u00eb i burgosur politik dhe mbahet n\u00eb paraburgim n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret e ligjit p\u00ebr arrestimin si mas\u00eb sigurie penale.<\/p>\n<p>Ai u arrestua vet\u00ebm dy dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 14 majit, pas nj\u00eb aktiviteti fushate. Fredi Beleri u arrestua vet\u00ebm dy dit\u00eb pasi Kryeministri Edi Rama, duke premtuar q\u00eb do t\u00eb merrej personalisht me t\u00eb, de facto urdh\u00ebroi n\u00eb nj\u00eb emision televiziv arrestimin e tij.<\/p>\n<p>Policia e politizuar e shtetit q\u00eb qeveris Edi Rama dhe Partia Socialiste, sajoi me nxitim arrestimin n\u00eb flagranc\u00eb p\u00ebr shit-blerje vote, por asnj\u00eb prov\u00eb nuk u gjet gjat\u00eb arrestimit. U sajua nga policia nj\u00eb d\u00ebshmitar q\u00eb pretendon se ka marr\u00eb para p\u00ebr vot\u00ebn por ai nuk arrestohet si shit\u00ebs vote sepse procesi \u00ebsht\u00eb i montuar. Edi Ram\u00ebs i duhet n\u00eb burg vet\u00ebm Fredi Beleri, kandidati i PBDNJ n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb koalicionit opozitar Bashk\u00eb Fitojm\u00eb i udh\u00ebhequr nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb regjim hibrid si ky i Edi Ram\u00ebs, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi vendimi p\u00ebrfundimtar i nj\u00eb gjykate t\u00eb pavarur. Regjimit i duhet arrestimi. Ai b\u00ebn lajm m\u00eb shpejt se nj\u00eb vendim faj\u00ebsie apo pafaj\u00ebsie dhe i heq qafe Ram\u00ebs nj\u00eb kund\u00ebrshtar para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Koncepti komunist q\u00eb shtetasit m\u00eb par\u00eb arrestohen e m\u00eb pas sajohen provat n\u00eb dosje, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb njoll\u00eb e zez\u00eb e t\u00eb shkuar\u00ebs, por nj\u00eb rrezik aktual q\u00eb i kanoset lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb \u00e7do shtetasi pa asnj\u00eb dallim politik, racor apo etnik.<\/p>\n<p>Veprimet e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00ebrish kan\u00eb konfirmuar kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht kapjen e saj politike nga Edi Rama n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Reform\u00eb n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Arritja m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi por t\u00eb drejtat e shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb q\u00eb Drejt\u00ebsia ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti i Edi Ram\u00ebs ka n\u00eb dor\u00eb Kodin Penal, por Fredi Beleri, si \u00e7do shtetas shqiptar, ka n\u00eb dor\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, Konvent\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe Kodin e Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Gjykata, e cila ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb drejtat e konsakruara n\u00eb k\u00ebto akte themelore, ka d\u00ebshtuar sepse \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presionin e Kryeministrit dhe n\u00ebn kontrollin e tij.<\/p>\n<p>Rasti Beleri \u00ebsht\u00eb shembulli i fundit q\u00eb po i tregon Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs se kollonat e rrezuara t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kan\u00eb z\u00ebn\u00eb p\u00ebrfund t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebr t\u2019u zgjedhur lirisht.<\/p>\n<p>Edi Rama, mendoi se duke arrestuar Belerin, me nj\u00eb gur vriste dy zogj: hiqte qafe nj\u00eb kund\u00ebrshtar q\u00eb do ta pengonte n\u00eb planet p\u00ebr grabitjen e pronave t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb bregdet dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht godiste opozit\u00ebn sikur ajo blen vota.<\/p>\n<p>Planet e Edi Ram\u00ebs dhe klientel\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb grabitur p\u00ebr vete pronat e shtetasve shqiptar\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ato n\u00eb bregdetin e jugut jan\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Fillimisht bllokoi me ligj kthimin e pronave dhe bllokoi regjistrimin e tyre n\u00eb regjistrat e pasurive t\u00eb paluajtshme. Me pas miratoi me ligj shpron\u00ebsimin e pronave me para publike p\u00ebr gjoja interes publik ne favor t\u00eb privat\u00ebve, miratoi ligjin e investimeve strategjike me t\u00eb cilin i jep ato prona me kontrata tek investitor\u00ebt e tij strategjik\u00eb. N\u00eb fund i siguroi k\u00ebto kontrata duke kapur Drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Fredi Belerit ia prish k\u00ebto plane Edi Ram\u00ebs, ndaj ai duhet hequr me \u00e7do kusht. Nuk duhet lejuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb betimin si kryetar bashkie duke e mbajtur n\u00eb burg. Duke e mbajtur p\u00ebrdhunsh\u00ebm n\u00eb paraburgim, do t\u00eb pretendojn\u00eb se meq\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb se tre muaj n\u00eb burg n\u00eb Tiran\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb banor i Himar\u00ebs e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb humbet t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jet\u00eb kryebashkiak i Himar\u00ebs. N\u00eb fund duhet d\u00ebnuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Edi Rama plot\u00ebsisht i sigurt.<\/p>\n<p>Rasti Beleri n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb bumerangu q\u00eb u kthye pas dhe theu cop\u00eb, cop\u00eb dy vitrina t\u00eb Edi Ram\u00ebs: s\u00eb pari theu vitrin\u00ebn e ofensiv\u00ebs s\u00eb sharmit me darka e ftesa p\u00ebr vizita e pushime t\u00eb zyrtar\u00ebve europian\u00eb p\u00ebr t\u2019u treguar shtetin modern me drejt\u00ebsi t\u00eb reformuar q\u00eb ai paska nd\u00ebrtuar pas s\u00eb cil\u00ebs fshihet dhunimi i t\u00eb drejtave.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti theu at\u00eb t\u00eb patriotizmit folklorik dhe nacionalizmit sharlatan pas t\u00eb cil\u00ebs fsheh dhunimin 360 grad\u00eb t\u00eb interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kushdo n\u00eb Europ\u00eb sot mund t\u00eb shoh\u00eb qart\u00eb \u00e7far\u00eb realiteti dhunimi t\u00eb drejtash fshihet pas k\u00ebtyre vitrinave t\u00eb thyera.<\/p>\n<p>Sot \u00e7\u00ebshtja Beleri, ka \u00e7uar n\u00eb tryez\u00ebn e BE dhe partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb realitetin e sistemit kriminal dhe korruptiv me t\u00eb cilin Edi Rama grabit zgjedhjet me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb grabis\u00eb shqiptar\u00ebt e t\u2019u dhunoj\u00eb t\u00eb drejtat.<\/p>\n<p>Sot kryeministrat dhe zyrtar\u00ebt europian\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kur e takojn\u00eb Edi Ram\u00ebn, p\u00ebrtej dorez\u00ebs plot ngjyra, po shtr\u00ebngojn\u00eb dor\u00ebn e dikujt q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin, nuk hezitoi ta \u00e7oj\u00eb lobimin korruptiv p\u00ebrtej oqeanit e t\u00eb korruptoj\u00eb nj\u00eb nga zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI.<\/p>\n<p>Zgjedh\u00ebsit e votuan Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit opozitar Bashk\u00eb Fitojm\u00eb edhe pse Edi Rama e kishte burgosur para se ata t\u00eb hidhnin vot\u00ebn m\u00eb 14 maj 2023. Ky verdikt i zgjedh\u00ebsve q\u00ebndron mbi \u00e7do vendim t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Demokratike deklaroj se lirimi i menj\u00ebhersh\u00ebm nga burgimi politik i Fedi Belerit dhe kthimi i tij n\u00eb detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb zgjedhur \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e panegociueshme e Partis\u00eb Demokratike dhe Opozit\u00ebs dhe vet\u00ebm nj\u00eb hap n\u00eb rikthimin e zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E N\u00cbNKRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, OERD BYLYKBASHI Edi Rama k\u00ebrkon q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i binden ligjit t\u00eb tij dhe jo ligjeve te shtetit. Ky \u00ebsht\u00eb koncept brezhnjevian, q\u00eb Karta e Helsinkit e theu q\u00eb n\u00eb vitin 1975. Edi Rama duhet t\u2019i bindet dhe te respektojn\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb garantohen nga Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Konventa Europiane &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53720,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53719"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53719\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}