{"id":53420,"date":"2023-08-14T09:04:58","date_gmt":"2023-08-14T09:04:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53420"},"modified":"2023-08-14T09:04:58","modified_gmt":"2023-08-14T09:04:58","slug":"dy-fjale-per-viziten-e-kryeministrit-kurti-ne-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/14\/dy-fjale-per-viziten-e-kryeministrit-kurti-ne-maqedonine-e-veriut\/","title":{"rendered":"Dy fjal\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn e kryeministrit Kurti n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Fobia ndaj emrit t\u00eb t\u00eb pavdekshmit t\u00eb Adem Dema\u00e7it \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduese jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Deklarata e albanofobit t\u00eb pakorrigjuesh\u00ebm Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti vizitoi n\u00eb fundjav\u00eb me ftes\u00eb t\u00eb qeveritar\u00ebve vendor, komunat e Tetov\u00ebs dhe \u00c7airit n\u00eb Shkup n\u00eb Maqedonine e Veriut. N\u00eb Tetov\u00eb z. Kurti u zotua solemnisht para qeveritar\u00ebve vendor, por edhe mij\u00ebra e mij\u00ebra qytetar\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Tunelit t\u00eb Sharrit dhe autostrad\u00ebs q\u00eb lidh Tetov\u00ebn me Prizrenin, nj\u00eb projkt ky jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Tetov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore, mbasi jo vet\u00ebm afron shum\u00eb dy qytetet Prizren e Tetov\u00eb, por dhe shkurton me 2-3 her\u00eb distanc\u00ebn Tetov\u00eb-Prishtin\u00eb dhe Tetov\u00eb -Tiran\u00eb, uroj q\u00eb ky projekt t\u00eb realizohet sa m\u00eb par\u00eb. Kurse n\u00eb Komun\u00ebn \u00c7aire n\u00eb Shkup, z. Kurti mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e organizuar nga qeveria vendore p\u00ebr em\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge n\u00eb at\u00eb komun\u00eb me emrin e Adem Dema\u00e7it, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i p\u00ebrgezoj\u00eb autoritetet vendore.<\/p>\n<p>Vizita jo formale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ngjalli edhe disa probleme t\u00eb panevojshme protokolli dhe simbolesh t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebrive q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb trevat e k\u00ebtij rajoni duhet shmangur. Por un\u00eb nuk dua t\u00eb futem n\u00eb polemik\u00ebn q\u00eb ka shoq\u00ebruar vizit\u00ebn jo formale t\u00eb z. Albin Kurti n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb komunat e Tetov\u00ebs dhe \u00c7airit n\u00eb Shkup as edhe n\u00eb interpretimet dhe pretendimet e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve zyrtare lokale dhe q\u00ebndrore t\u00eb vendit. Por e konsideroj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rolin pozitiv t\u00eb faktorit shqiptar, mbajtjen e raporteve t\u00eb hapura pavar\u00ebsisht nga preferencat dhe orientimet partiake me t\u00eb gjitha forcat politike shqiptare n\u00eb rajon dhe evitimin e thellimit t\u00eb nj\u00eb procesi p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs q\u00eb Edi Rama, sapo erdhi n\u00eb pushtet e nisi me forcat politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe e vazhdoi m\u00eb pas edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. P\u00ebrplasjet protokollare t\u00eb padobishme t\u00eb k\u00ebsaj vizite me autoritet zyrtare maqedonase kan\u00eb zanafill\u00eb rrjeshtimin antihistorik t\u00eb Shkupit dhe Tiran\u00ebs zyrtare n\u00eb nj\u00eb aleance trilaterale me Beogradin n\u00eb projektin serborus t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur me t\u00eb cilin Kurti nuk u pajtua dhe ka merit\u00ebn e padiskutueshme t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb tij dhe mb\u00ebshtetjes n\u00eb vend t\u00eb tij t\u00eb procesit t\u00eb Berlinit. Mendoj se vazhdimi i mb\u00ebshtetjes s\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur \u00ebsht\u00eb vazhdim i p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb m\u00ebtejshme q\u00eb solli projekti serbo-rus i Ballkanit t\u00eb Hapur dhe duhet konsideruar seriozisht nga autoritet e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, mbasi viktimat m\u00eb kryesore t\u00eb serbomadhis\u00eb n\u00eb rajon do t\u00eb ishin shqiptar\u00ebt dhe maqedonasit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ajo q\u00eb m\u00eb lendoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb reagimi i kryetarit t\u00eb shtetit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ndaj em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb rruge n\u00eb \u00c7aire me emrin e Adem Dema\u00e7it, Mandel\u00ebs t\u00eb Europ\u00ebs, tribunit t\u00eb liris\u00eb, lauratit t\u00eb \u00c7mimit Saharov t\u00eb Parlamentit Europian. Adem Dema\u00e7i me q\u00ebndresen e tij epike 28 vje\u00e7are n\u00eb burgjet dhe kampet e Jugosllavis\u00eb komuniste, titiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tribun i v\u00ebrtet\u00eb lirie jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por dhe per maqedonasit, malazez\u00ebt, kroat\u00ebt, serb\u00ebt, boshnjak\u00ebt e slloven dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt liridash\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha kombeve q\u00eb p\u00ebrjetuan shtypjen e eg\u00ebr t\u00eb regjimeve totalitare komuniste. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr reagimi negativ i Presidentit Pendarovski ndaj ketij akti q\u00eb i b\u00ebn\u00eb nder Shkupit, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe mbar\u00eb rajonit mendoj se \u00ebsht\u00eb i nxituar dhe l\u00ebndues p\u00ebr \u00e7do qytetar liridash\u00ebs t\u00eb rajonit ton\u00eb dhe akoma m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb e konsideron Adem Dema\u00e7in nj\u00eb hero komb\u00ebtar, nj\u00eb legjend\u00eb t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs p\u00ebr liri dhe Maqedonin\u00eb e Veriut nj\u00eb vend mik t\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri multietnike n\u00eb t\u00eb cilin heronjt\u00eb e liris\u00eb, simbolet e ndritura t\u00eb liris\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor dhe komb\u00ebtar pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia etnike, nuk mund t\u00eb ngjallin gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se respekt dhe admirim.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, un\u00eb d\u00ebnoj me forc\u00eb reagimin e albanofobit t\u00eb pakorrigjuesh\u00ebm, serbomadhit Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 ndaj vizit\u00ebs t\u00eb z. Kurtit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Presidenti i Serbomadhis\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7 e quajti vizit\u00ebn e Kurtit si skandalin e skandaleve duke nd\u00ebrhyr\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve fqinje e t\u00eb pavarura. Me q\u00ebndrimin e tij paternalist ndaj vendit fqinj t\u00eb pavarur e sovran, ai d\u00ebshmon se k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb rolin e xhandarit t\u00eb rajonit nga pozita ultranacionaliste serbomadhe.<\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla paternaliste t\u00eb presidentit t\u00eb serbomadhis\u00eb q\u00eb kan\u00eb si q\u00ebllim rritjen e tensioneve dhe keq\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis fqinj\u00ebve n\u00eb rajon. Kosova dhe Maqedonia e Veriut jan\u00eb dy vende mike fqinje t\u00eb lidhura pazgjidhshm\u00ebrisht me mij\u00ebra ura dhe fije. Ato kan\u00eb \u00e7do instrument dhe mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhin \u00e7do keqkuptim apo kund\u00ebrshti vet\u00eb me dialog dhe pa rolin, as dhe nd\u00ebrhyrjen keqdash\u00ebse t\u00eb Putinit t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Beograd apo argatit t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb. <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/hashtag\/sb?__eep__=6&amp;__cft__%5b0%5d=AZXhPkYunyhLeO4Qb7SO7h6B_bK23YOjn_m53RKQEIDkqoW2920tSh5JWNzJjLrbZD8pV-tY2lXaP3_O6j4LLL5hPeBiMcwIAr3UrhZDeYT2tRC9TaPjU4LwSvuAy2Rs16RwQfHF-9nsg9RwvOPhuzXWFxaTJW2BDiFj1Q_Bzx8GUW8fr5wK0hXkhaBuv3aE15s&amp;__tn__=*NK-R\">#sb<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali BERISHA Fobia ndaj emrit t\u00eb t\u00eb pavdekshmit t\u00eb Adem Dema\u00e7it \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduese jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Deklarata e albanofobit t\u00eb pakorrigjuesh\u00ebm Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme. T\u00eb dashur miq, Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti vizitoi n\u00eb fundjav\u00eb me ftes\u00eb t\u00eb qeveritar\u00ebve vendor, komunat e Tetov\u00ebs dhe \u00c7airit n\u00eb Shkup n\u00eb Maqedonine e Veriut. N\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":47198,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53420"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53420"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53420\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}