{"id":53333,"date":"2023-08-11T09:40:26","date_gmt":"2023-08-11T09:40:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53333"},"modified":"2023-08-11T09:40:48","modified_gmt":"2023-08-11T09:40:48","slug":"flet-kryebashkiaku-qe-e-mundi-ramen-nga-burgu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/11\/flet-kryebashkiaku-qe-e-mundi-ramen-nga-burgu\/","title":{"rendered":"Kryebashkiaku q\u00eb e mundi Ram\u00ebn nga burgu tregon pse e burgosi"},"content":{"rendered":"<p>Fredi Beleri- Nuk e prisja t\u00eb arrestohesha. Un\u00eb isha n\u00eb fushat\u00eb me miqt\u00eb e mi dhe ndryshe sa thuhet n\u00eb media, nuk ka pasur flagranc\u00eb n\u00eb kuptimin e ligjit. Un\u00eb isha n\u00eb nj\u00eb restorant duke darkuar dhe sa dola, bashk\u00eb me avokatin dhe nj\u00eb kushuririn tim, q\u00eb ka biznes n\u00eb Himar\u00eb, na ndaloi policia. Polic\u00ebt q\u00eb m\u00eb ndaluan nuk kishin dijeni p\u00ebr arsyen e ndalimit tim. <\/p>\n<p><strong>Lapsi.al- N\u00eb mitingun e PS n\u00eb Himar\u00eb, Rama iu sulmoi eg\u00ebrsisht. A parandjet\u00eb \u00e7\u2019do vinte pas k\u00ebsaj ?<\/strong><\/p>\n<p>F.B.- Rama m\u00eb sulmoi eg\u00ebrsisht nga Himara pasi u acarua kur pa se nga votuesit himariot\u00eb nuk kishte pjes\u00ebmarrje n\u00eb mitingun e organizuar nga Partia Socialiste. Mitingu u shty nj\u00eb or\u00eb deri sa erdh\u00ebn autobusa nga Selenica dhe Vlora p\u00ebr t\u00eb mbushur sheshin. Kryeministri nuk mundi t\u00eb pranonte q\u00eb p\u00ebr vjedhjet e pronave , nd\u00ebrtimiet pa leje, abuzimin me tenderat dhe pron\u00ebn publike, populli i Himares i kishte kthyer krah\u00ebt. Kryeministri n\u00eb at\u00eb miting tregoi disa nga komplekset e tij dhe tregoi gjithashtu q\u00eb nuk e pranon demokracin\u00eb, mendimin ndryshe dhe as ka respekt p\u00ebr kund\u00ebrshtarin. <\/p>\n<p><strong>Lapsi.al- N\u00eb qarqet pran\u00eb qeveris\u00eb thuhej se ju p\u00ebrdornit influenc\u00ebn tuaj tek autoritetet greke p\u00ebr t\u00eb intimiduar emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb se po t\u00eb mos vinin t\u00eb votonin do kishin probleme me dokumentacionin. Madje kryeministri n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d p\u00ebrmendi me em\u00ebr persona q\u00eb punonin p\u00ebr ju si Napolon \u00c7akalli dhe Spiro Koka\u2026<\/strong><\/p>\n<p>F.B.- Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb Greqis\u00eb, ku ka himariot\u00eb rezident\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb pozitive me program dhe pa shar\u00eb apo shantazhuar njeri. Greqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet demokratik dhe nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb ndaj askujt p\u00ebr asnj\u00eb arsye. N\u00eb Greqi ka b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb normale Partia Socialiste e Himar\u00ebs, psh. z.Klosi , z.Damian Gjiknuri dhe funksionar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste Himar\u00eb. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb n\u00eb situat\u00eb krejt normale.<\/p>\n<p>Problem p\u00ebr ta ishte q\u00eb n\u00eb mitingun elektoral tonin u grumbulluan 1000 persona nga Himara, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb tyrin kishin jo me shum\u00eb se 150 votues himariot\u00eb. Historia e presioneve p\u00ebr dokumenta greke jan\u00eb shpifje t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar veprimin e 12 Maj-it (dita kur u ekzekutua arrestimi i kandidatit t\u00eb opozit\u00ebs- sh\u00ebnimi i Lapsi.al).<\/p>\n<p><strong>Lapsi.al- A ka pasur lidhje pritja q\u00eb i b\u00ebt\u00eb kryeministrit Micotaqis n\u00eb Himar\u00eb me sulmet q\u00eb erdh\u00ebn m\u00eb pas?<\/strong><\/p>\n<p>F.B.- Nuk besoj se ka pasur lidhje, por si\u00e7 e thash\u00eb Rama nuk e kap\u00ebrdin dot q\u00eb p\u00ebr Micotaqis u grumbulluan aq shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Himar\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb mitingjet e tij vijn\u00eb vet\u00ebm patronazhist\u00eb, administrat\u00eb dhe t\u00eb grumbulluar me autobusa nga qytetet e tjera. <\/p>\n<p><strong>Lapsi.al- Si e njihni Arsen Ram\u00ebn, prej t\u00eb cilit ndodheni n\u00eb qeli, sepse ai iu denoncoi p\u00ebr blerje votash.<\/strong><\/p>\n<p>F.B.- E kam njohur si nj\u00eb peshkatar n\u00eb Himar\u00eb, njeri me halle, q\u00eb kishte p\u00ebsuar nj\u00eb fatkeqesi familjare. Un\u00eb personalisht i jam gjendur pran\u00eb, por fatkeq\u00ebsisht ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl e manipuluar n\u00eb duart e pushtetit. <\/p>\n<p>Lapsi.al- Nga aq sa ka pretenduar policia, ju keni inkurajuar blerjen e votave\u2026  Ju e keni nxitur me telefona mikun tuaj Pandeli Kokaveshin t\u2019a takonte peshkatarin Rama, njeriun q\u00eb donte t\u00eb shiste votat\u2026<\/p>\n<p>F.B.- Nuk \u00ebsht\u00eb absolutisht e vertet\u00eb. Nuk ka asnje prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe mesa di dhe kam marr\u00eb dijeni edhe me von\u00eb, as p\u00ebr Pandeli Kokaveshin nuk ka prov\u00eb se ka dh\u00ebn\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lapsi.al- Ju e mohoni ekzistenc\u00ebn e provave, por pas telefonat\u00ebs suaj, Pandeli Kokaveshi u takua me Arsen Ram\u00ebn dhe ky denoncoi 400 mij\u00eb lek\u00ebt e mara p\u00ebr 13 vota. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb prov\u00eb e fort\u00eb kund\u00ebr jush?<\/strong><\/p>\n<p>F.B.- Jo, nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kjo shum\u00eb prej 400 mij\u00eb lek\u00ebsh, e pretenduar nga Arsen Rama. Arsen Rama ka dor\u00ebzuar n\u00eb prokurori nj\u00eb shum\u00eb prej 400 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb nes\u00ebrmen e dit\u00ebs q\u00eb ai pretendon se ka ndodhur ngjarja dhe jo n\u00eb moment. Mbi ato lek\u00eb nuk ka gjurm\u00eb gishtash as t\u00eb miat as t\u00eb z.Kokaveshi.<\/p>\n<p><strong>Lapsi.al- A fitohej dot Himara duke lujatur past\u00ebr? Pra kur dihet q\u00eb partia n\u00eb pushtet p\u00ebrdor t\u00eb gjitha format, a mund t\u00eb konkurohet ajo pa b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p>F.B.- Ne luajt\u00ebm past\u00ebr, fituam past\u00ebr dhe do t\u00eb qeverisim past\u00ebr. P\u00ebrball\u00eb nesh u rreshtuan gjat\u00eb zgjedhjeve, p\u00ebr fat t\u00eb keq, segmente nga m\u00eb t\u00eb korruptuarat e shtetit duke nisur nga policia deri te administrata e Bashkis\u00eb Himar\u00eb dhe funksionar\u00eb publik\u00eb nga Tirana, punonj\u00ebs t\u00eb ASHK, Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit etj. <\/p>\n<p><strong>Lapsi.al- A mendoni se Athina ka b\u00ebr\u00eb aq sa duhet apo ndiheni pak i tradh\u00ebtuar?<\/strong><\/p>\n<p>F.B.- Jo nuk ndihem i till\u00eb. Besoj se Athina ka k\u00ebrkuar t\u00eb zbatohen n\u00eb rastin tim parimet themelore t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs dhe parimet themelore t\u00eb nj\u00eb shteti an\u00ebtar t\u00eb NATO-s. Jam i bindur se Athina zyrtare do t\u00eb bej\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zbardhet dhe t\u00eb gjykohet drejt\u00eb. N\u00eb \u00e7eshtjen time jan\u00eb shkelur shum\u00eb parime baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb te p\u00ebrs\u00ebritur shkelje t\u00eb ligjit apo deformim t\u00eb tij prej gjykatave. <\/p>\n<p><strong>Lapsi.al- Po cilat jan\u00eb sipas jush k\u00ebto shkelje ? <\/strong><\/p>\n<p>F.B.- Mund t\u2019iu them pa hyr\u00eb n\u00eb detaje, t\u00eb cilat do t\u2019i takojn\u00eb ndoshta nj\u00eb procesi m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, se n\u00eb dosjen time ka t\u00eb pakt\u00ebn 2 dokumenta t\u00eb falsifikuara prej Prokuroris\u00eb Vlor\u00eb, q\u00eb kan\u00eb ndikuar shum\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb mbetem n\u00eb paraburgim. Gjith\u00eb procesi penal q\u00eb nga fillimi, q\u00eb nga momenti i arrestimit, gjoja n\u00eb flagranc\u00eb, e deri te vendimi p\u00ebr mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb z.Kalaja (Florian Kalaja, gjyqtari q\u00eb mori vendimin p\u00ebr burgosjen- Sh\u00ebnim Lapsi.al) jan\u00eb t\u00eb pabazuar n\u00eb prova dhe fakte.<\/p>\n<p>Psh. z.Kalaja ka zbardhur n\u00eb vendim rrethana t\u00eb pav\u00ebrteta dhe ka pasqyruar n\u00eb t\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb un\u00eb as nuk i kam z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb mire k\u00ebto seanca jan\u00eb t\u00eb rregjistruara audio dhe k\u00ebto q\u00eb pretendoj jan\u00eb t\u00eb provueshme. N\u00eb dosje m\u00eb kan\u00eb depozituar nj\u00eb d\u00ebshmi penaliteti t\u00eb fallsifikuar q\u00eb gjykatat e mor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb . Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal  i drejtesis\u00eb shqiptare. Mua po m\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb paraburgim me dokumenta t\u00eb falsifikuara, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos marr detyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb. <\/p>\n<p><strong>Lapsi.al- A mendoni se Fredi Beleri do t\u00eb betohet nj\u00eb dit\u00eb si kryebashkiak, apo sot kjo duket m\u00eb e larg\u00ebt se para 14 majit?<\/strong><\/p>\n<p>F.B.- Po. Kam besim se vullneti i popullit t\u00eb Himar\u00ebs do t\u00eb lexohet. N\u00eb demokraci t\u00eb gjitha pushtetet burojn\u00eb nga populli dhe jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij. N\u00ebse do t\u00eb ndodhte ndryshe, do t\u00eb v\u00ebrtetohet se nuk jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejte\u00ebs dhe se drejtesia \u00ebsht\u00eb e komanduar nga pushteti politik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fredi Beleri- Nuk e prisja t\u00eb arrestohesha. Un\u00eb isha n\u00eb fushat\u00eb me miqt\u00eb e mi dhe ndryshe sa thuhet n\u00eb media, nuk ka pasur flagranc\u00eb n\u00eb kuptimin e ligjit. Un\u00eb isha n\u00eb nj\u00eb restorant duke darkuar dhe sa dola, bashk\u00eb me avokatin dhe nj\u00eb kushuririn tim, q\u00eb ka biznes n\u00eb Himar\u00eb, na ndaloi policia. Polic\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53334,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53333"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53333\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53334"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}