{"id":52963,"date":"2023-08-03T20:22:59","date_gmt":"2023-08-03T20:22:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52963"},"modified":"2023-08-03T20:23:24","modified_gmt":"2023-08-03T20:23:24","slug":"nufkat-e-vrasesve-me-porosi-tek-grupi-kriminal-gjoka-bajri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/08\/03\/nufkat-e-vrasesve-me-porosi-tek-grupi-kriminal-gjoka-bajri\/","title":{"rendered":"Nofkat e vras\u00ebsve me porosi tek grupi kriminal Gjoka-Bajri"},"content":{"rendered":"<p>\u201cLopata\u201d, \u201cKapedani\u201d, \u201cKolombo\u201d, \u201cDori\u201d, \u201cDaci\u201d, \u201cDenis\u201d apo \u201cV\u201d nj\u00eb simbol q\u00eb n\u00ebnkuptonte Ervis Martinaj, jan\u00eb disa prej nofkave t\u00eb zb\u00ebrthyera nga SPAK q\u00eb \u00e7uan n\u00eb arrestimin e 8 personave dhe shpalljen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb 7 t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Nofkat jan\u00eb zb\u00ebrthyer nga SPAK dhe BKH fal\u00eb hetimeve t\u00eb koordinuara me drejt\u00ebsin\u00eb Franceze. \u201cOra News\u201d ka siguruar dosjen franceze t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb SPAK dhe si\u00e7 shihet nga p\u00ebrmbajtja e komunikimeve mes bashk\u00ebbiseduesve, me shprehjen \u201cKapedani\u201d, \u201cDaci\u201d ose \u201cLopata\u201d i referohet t\u00eb jet\u00eb Behar Brajoviq, me shprehjen \u201cKolombo\u201d i referohen shtetasit P\u00ebllumb Gjoka, me shprehjen \u201cDeno\u201d ose \u201cDenis\u201d i referohen shtetasit Denis Brajoviq, me shprehjen \u201cMondi\u201d i referohen shtetasit Edmond Preka, me shprehjen \u201cDori\u201d i referohen shtetasit Klaodor Haka.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa me shprehjen \u201cV\u201d ose \u201cMartini\u201d i referohen shtetasit Ervis Martinaj. Sipas bisedave t\u00eb siguruara nga \u201cOra News\u201d p\u00ebrdoruesit e \u201cSkyECC\u201d midis datave 7 gusht 2020 dhe 10 gusht 2020 para dhe pas ngjarjes s\u00eb dat\u00ebs 9 gusht 2020 ku u vra Gjin Bori\u00e7i del m\u00ebnyra e organizimit dhe realizimit t\u00eb vrasjes.<\/p>\n<p>Me konkretisht bisedave t\u00eb zhvilluara mes shtetasve Behar Brajoviq \u201cTIV9E3\u201d, Denis Brajoviq \u201cB045ZY\u201d, Edmond Preka \u201cG8KC24\u201d, Ervis Martinaj \u201cNP8LS4\u201d dhe Pellumb Gjoka \u201c7142D9\u201d del n\u00eb pah organizimi i k\u00ebtyre shtetasve me q\u00ebllim realizimin e vrasjes s\u00eb shtetasit Gjin (Bori\u00e7i) Ndoj.<\/p>\n<p>Evidentohen personat q\u00eb jan\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u2019i ndjekur gjitha l\u00ebvizjet, vendi ku do t\u00eb kryhet ekzekutimi, rruga e p\u00ebrshkruar p\u00ebrpara ekzekutimit, rruga q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshkruhet nga ekzekutor\u00ebt mbas realizimit t\u00eb vrasjes, personat q\u00eb do t\u00eb realizojn\u00eb largimin e ekzekutor\u00ebve nga vendi ku do t\u00eb digjej automjeti i p\u00ebrdorur n\u00eb ngjarje dhe strehimi i tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht roli i secilit prej t\u00eb dyshuarve n\u00eb kryerjen e veprave penale dyshohet pasi Ervis Martinaj ka pasur rolin e porosit\u00ebsit p\u00ebr vrasjen e shtetasit Gjin (Bori\u00e7i) Ndoj duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviq dhe lidhjet e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vrasjes s\u00eb shtetasit Gjin Ndoj, Ervis Martinaj do t\u00eb organizonte vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu q\u00eb si\u00e7 e quajn\u00eb ata n\u00eb biseda \u201cKurva e Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Vrasja e Gjin Bori\u00e7it rezulton te jet\u00eb kryer nga Denis Brajoviq, i cili n\u00eb nj\u00eb nga bisedat i shkruaj Behar Bajrit:<\/p>\n<p>\u201c\u2026Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se m\u00eb tha di\u00e7ka\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Nga kjo bised\u00eb del qart\u00eb se arma \u00ebsht\u00eb bllokuar nd\u00ebrsa viktima edhe pse ka qen\u00eb n\u00eb grahmat e fundit t\u00eb jet\u00ebs , rezulton ti ket\u00eb folur autor\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas vrasjes Behar Bajri ka njoftuar n\u00eb mesnat\u00eb biznesmenin P\u00ebllumb Gjoka, ku me tyre zhvillohet kjo bised\u00eb:<\/p>\n<p>Behari: \u201c\u2026u kry, tani presim at\u00eb t\u00ebndin, at\u00eb q\u00eb deshti ai u kry. Gjinin deshti ai\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi shprehet: \u201c\u2026ok v\u00eblla\u2026, kjoft me zotin, futja gjumit tani\u2026<\/p>\n<p>Behar Brajoviq (Bajri) ka pasur rolin e organizuesit dhe koordinimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, me q\u00ebllim realizimin e vrasjes s\u00eb shtetasin Gjin Bori\u00e7i (Ndoj).<\/p>\n<p>Vrasja e Bori\u00e7it ka ndodhur nga vet\u00eb shok\u00ebt e tij. Trupi i viktim\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjetur i vrar\u00eb disa metra larg makin\u00ebs q\u00eb kishte marr\u00eb me qira t\u00eb mark\u00ebs BM\u00cb me targ\u00eb AA769VL.<\/p>\n<p>N\u00eb vendngjarje policia gjyq\u00ebsore ka gjetur dhe sekuestruar 6 g\u00ebzhoja model 56, 3 bishta cigare, nj\u00eb paket\u00eb cigaresh dhe nj\u00eb \u00e7akmak.<\/p>\n<p>Grupi hetimor, rreth or\u00ebs 930, n\u00eb zon\u00ebn e Bushatit Shkod\u00ebr, n\u00eb vendin e quajtur \u201cBendi\u201d, ka gjetur t\u00eb djegur plot\u00ebsisht nj\u00eb automjet t\u00eb tipit Mercedes Benz, me targa A746LC, e cila ka rezultuar e vjedhur n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas dosjes Franceze t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb SPAK, Denis Brajovic, n\u00eb bashk\u00ebpunim me persona ende t\u00eb paidentifikuar kan\u00eb pasur rolin e ndjekjes dhe ekzekutimit t\u00eb Gjin Bori\u00e7i (Ndoj).<\/p>\n<p>Madje pas vrasjes ata i kan\u00eb mar\u00eb aparatin telefonik t\u00eb viktim\u00ebs, djegien e automjetit q\u00eb do t\u00eb realizohej vrasja dhe fshehjen e arm\u00ebs s\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Edmond Preka, n\u00eb bashk\u00ebpunim me persona t\u00eb tjer\u00eb ende t\u00eb paidentifikuar ka pasur rolin e transportimit t\u00eb ekzekutor\u00ebve nga vendi ku do t\u00eb digjej automjeti n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb kaluar nat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa biznesmeni strategjik, Pellumb Gjoka, ka pasur dijeni t\u00eb plot\u00eb q\u00eb do t\u00eb realizohej vrasja e organizuar nga Behar Brajoviq dhe ka ndihmuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit duke u interesuar p\u00ebr fshehjen e automjetit q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorej nga ekzekutor\u00ebt p\u00ebr realizimin e vrasjes.<\/p>\n<p>Gjithashtu edhe dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs p\u00ebr ekzekutor\u00ebt pas realizmit t\u00eb vrasjes.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht P\u00ebllumb Gjoka \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vrasjes s\u00eb shtetasit Gjin (Bori\u00e7i) Ndoj, priste nga bashk\u00ebpun\u00ebtori tjet\u00ebr Ervis Martinaj q\u00eb t\u00eb realizonte vrasjen e Kleanti Musabelliu, i cili kishte plagosur pak vite m\u00eb par\u00eb P\u00ebllumbin.<\/p>\n<p>Nga transkiptimi i bisedave te zhvilluara n\u00eb \u201cSky\u201d p\u00ebr vrasjen e Boriccit rezulton se n\u00eb dat\u00ebn 7 gusht 2020, ora 12.23 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e 7142D9, i identifikuar si P\u00ebllumb Gjoka.<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi i shkruan: Kur mendon? N\u00eb or\u00ebn 18:11, shtetasi Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e 7142D9 i identifikuar si P\u00ebllumb Gjoka.<\/p>\n<p>Behari i shkruan, nes\u00ebr mbr\u00ebma kryhet nj\u00eb pun\u00eb dhe at\u00eb her\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb kryehet puna jote.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb dat\u00ebn 8 gusht 2020, n\u00eb or\u00ebn 19:26 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e 7142D9 i identifikuar si P\u00ebllumb Gjoka.<\/p>\n<p>Behari i k\u00ebrkon q\u00eb, fol me \u201cBenin\u201d dhe t\u00eb gjej nj\u00eb vend ku t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb makin\u00eb \u201cpune\u201d sonte sepse skan ku ta l\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Pellumbi i shkruan, kur duhet me fol se nuk kam k\u00ebshtu telefoni. Duhet me fol sot apo nes\u00ebr?<\/p>\n<p>Behari i shkruan q\u00eb, sonte a mundet me l\u00ebn\u00eb nj\u00eb makin\u00eb pune, a mundet ma e l\u00ebn\u00eb se skam ku ta lej. Ku \u00ebsht\u00eb se e takoj un\u00eb dhe flas gojarisht.<\/p>\n<p>Pellumbi i shkruan, v\u00eblla nuk ka \u201cSkai\u201d ai. Ok po e pyes dhe t\u00eb them. Ai \u00ebsht\u00eb tek lokal, apo shkon aty? ESHOP<\/p>\n<p>Behari i shkruan, mir\u00eb se po iki. Se jam rrug\u00ebs duke ardh p\u00ebr Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 19:52, Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e QPDLP7, i paidentifikuar dhe ky i fundit e pyet n\u00ebse je n\u00eb Sh\u00ebngjin sepse pash BM\u00cb n\u00eb xhiro.<\/p>\n<p>Gjithashtu ai i tregon q\u00eb ke FNSH n\u00eb xhiro dhe t\u00eb b\u00ebj kujdes.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 20:52, Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>Ky i fundit i tregon q\u00eb, sapo jemi nisur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb djalin, sepse tani kan\u00eb ardhur. Jam duke e pritur sapo kalon \u201cgjelin\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 23.59, Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.<\/p>\n<p>Behari i shkruan q\u00eb, \u2026sot kemi p\u00ebr t\u00eb kry nj\u00eb pun\u00eb dhe Edmond Preka shprehet duke i th\u00ebn\u00eb \u201c\u2026Ishalla, don zoti\u2026\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 9 gusht 2020, n\u00eb or\u00ebn 00:02 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.<\/p>\n<p>Behari i k\u00ebrkon Edmond Prek\u00ebs, a ke mund\u00ebsi me mi prit ka ora 3 aty ku lidhet rruga me Velipoj\u00ebn, Taravice, se po kryjn pun\u00eb, se vijn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb tek ura.<\/p>\n<p>Edmondi i shprehet q\u00eb, un\u00eb kam l\u00ebviz, a don ti shkruaj atij.<\/p>\n<p>Behari i shprehet q\u00eb, \u2026mos i shkruaj atij se e rregulloj vet\u00eb\u2026.<\/p>\n<p>Edmondi i tregon q\u00eb, \u2026me dal aty duhet foristrad\u00eb, me i ra bri malit, nuk kalon makina e vog\u00ebl por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb i bihet nga Trushi\u2026.<\/p>\n<p>Behari e pyet, \u2026.a kemi si tja b\u00ebjm\u00eb q\u00eb mos ta djegim makin\u00ebn, se me dieg makin\u00ebn nuk ka kush mi merr, k\u00ebt\u00eb jam duke mendu?<\/p>\n<p>Edmondi shprehet q\u00eb, \u2026jam n\u00eb Kor\u00e7\u00eb se po t\u00eb isha aty do i kisha marr\u00eb dhe i kisha \u00e7uar tek sht\u00ebpia. A ti them \u201cZeqos\u201d sepse ai \u00ebsht\u00eb si un\u00eb edhe ju del para\u2026?<\/p>\n<p>Behari e pyet, \u2026a ka \u201cZeqoja\u201d me t\u00eb shkruar (telefon Sky). Edmondi i shprehet q\u00eb, po i them \u201cZeqos\u201d q\u00eb t\u00eb shkoj tja marri telefonin atij shokut tek sht\u00ebpia dhe shkruan direkt me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 00:30 Edmondi i tregon q\u00eb, ai shoku ishte n\u00eb gjum\u00eb dhe a t\u00eb vij \u201cZeqo\u201d p\u00ebr Tiran\u00eb t\u00eb flas nga af\u00ebr sepse ska me t\u00eb shkruajtme.<\/p>\n<p>Behari i shprehet q\u00eb, \u201cZeqo\u201d vet\u00ebm le t\u00eb pres\u00eb tek ura, kur ulesh posht\u00eb, aty ku u hasa un\u00eb me at\u00eb XS-n \u00ebsht\u00eb dy minuta larg prej sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb shokut n\u00eb katund.<\/p>\n<p>Edmondi e pyet, \u2026n\u00ebse do t\u00eb marr\u00eb njeri me makin\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>Behari i shkruan q\u00eb, \u2026.do t\u00eb marri dy veta. Edmondi e pyet, n\u00ebse do t\u00eb marri makin\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>Behari i tregon q\u00eb, \u2026makin\u00ebn do ta djegin sa t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00eb dhe do t\u00eb ecin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, do t\u00eb marri vetem k\u00ebto dy, ti mbaj brenda diku.<\/p>\n<p>Behari i k\u00ebrkon q\u00eb, t\u00eb mbaj telefonin hapur dhe mos t\u00eb dal\u00eb atje deri sa t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00eb dhe beson q\u00eb 99% p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb do t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Edmondi i shprehet q\u00eb, \u201c\u2026pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku tek ura.<\/p>\n<p>Behari i tregon q\u00eb, sa t\u00eb kryehet ky, ik\u00ebn ai kurva i Tiran\u00ebs sepse k\u00ebshtu e kam l\u00ebn\u00eb me t\u00eb, me nd\u00ebrrim.<\/p>\n<p>Edmondi shprehet q\u00eb, \u201cZeqoja\u201d 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen nj\u00eb sht\u00ebpi me nejt.<\/p>\n<p>Behari i k\u00ebrkon q\u00eb, kur ti marri \u201cZeqoja\u201d t\u2019ju gjej nj\u00eb vend t\u00eb sigurt\u00eb deri nes\u00ebr mbr\u00ebma dhe vij i marr\u00eb un\u00eb.<\/p>\n<p>Edmondi i shpreht q\u00eb, \u2026pa merak tek kjo pjes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 00:27, Ervis Martinaj duke p\u00ebrdorur NP8LS4 komunikon me p\u00ebrdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>(N\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim figurojn\u00eb t\u00eb regjistruara vet\u00ebm bisedat e shkruara nga shtetasi Denis Brajovig).<\/p>\n<p>Denisi i shkruan, \u2026he v\u00eblla, m\u00eb shkruaj k\u00ebtu se jam duke l\u00ebn\u00eb cel n\u00eb shpi, tu dal jam, prit te vij..<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 00:53, Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan \u201c\u2026jo, po vim\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 01: 33, Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.<\/p>\n<p>Behari i shkruan duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb, p\u00ebr 40 minuta kryejn\u00eb pun\u00eb 100%.<\/p>\n<p>Edmondi shprehet duke i th\u00ebn\u00eb, \u201c\u2026ishalla, don zoti i madh\u2026\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 01:\u201954 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit \u201cpara e kemi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 01: 58, Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.<\/p>\n<p>Behari i shkruan q\u00eb, p\u00ebr 10 minuta, mos fjel se po kryn dhe Edmondi i shprehet q\u00eb, jo jo.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02:02 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>Denisi i shkruan Beharit, \u201ckryvi\u201d, jemi n\u00eb Bushat dhe t\u00eb na presi aty ai, se jemi af\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02:03 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.<\/p>\n<p>Behari i shkruan,\u2026kryvi, tash thuaj \u201cZeqos\u201d q\u00eb t\u00eb jet\u00eb gati.<\/p>\n<p>Edmondi shprehet,\u2026shyqyr dhe gati \u00ebsht\u00eb, m\u00eb thuaj, ti them kur t\u00eb jen\u00eb af\u00ebr\u2026.<\/p>\n<p>Behari i tregon q\u00eb, ato jan\u00eb n\u00eb Bushat dhe t\u00eb dali al, af\u00ebr ur\u00ebs jan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02:06 Ervis Martinaj duke p\u00ebrdorur NP8LS4 komunikon me p\u00ebrdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>Denisi i shkruan, \u2026kryvi\u2026 N\u00eb or\u00ebn 02:09 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.<\/p>\n<p>Edmondi i tregon Beharit q\u00eb, aty \u00ebsht\u00eb \u201cZeqo\u201d dhe e pyet n\u00ebse jan\u00eb duke ardh bri malit, q\u00eb t\u00eb futet pak me makin\u00eb.<\/p>\n<p>Behari i tregon q\u00eb, jan\u00eb rrug\u00ebs vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02:24 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.<\/p>\n<p>Ky i fundit i tregon q\u00eb ishte n\u00eb gjum\u00eb nd\u00ebrsa Behari i tregon q\u00eb\u2026u kry, tani presim at\u00eb t\u00ebndin, at\u00eb q\u00eb deshti ai u kry. Gjinin deshti ai\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebllumbi shprehet\u2026ok v\u00eblla\u2026, kjoft me zotin, futja gjumit tani\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02:25 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.<\/p>\n<p>Edmond Preka i shkruan Beharit q\u00eb, u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb dhe kur t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi do t\u00eb them.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02:25 Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, \u201chyp\u00ebm, u takum\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02:43, Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.<\/p>\n<p>Edmond Preka i shkruan Beharit, \u201c\u2026ne rregull vlla, po flej\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02:43, Behar Brajoviq duke p\u00ebrdorur TIV9E3 komunikon me p\u00ebrdoruesin B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.<\/p>\n<p>Denisi i shkruan, \u201c\u2026Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se m\u00eb tha di\u00e7ka\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 02:45 Ervis Martinaj duke p\u00ebrdorur NPSLS4 komunikon me p\u00ebrdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, a dha gj\u00eb televizori?\/ Ora News<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cLopata\u201d, \u201cKapedani\u201d, \u201cKolombo\u201d, \u201cDori\u201d, \u201cDaci\u201d, \u201cDenis\u201d apo \u201cV\u201d nj\u00eb simbol q\u00eb n\u00ebnkuptonte Ervis Martinaj, jan\u00eb disa prej nofkave t\u00eb zb\u00ebrthyera nga SPAK q\u00eb \u00e7uan n\u00eb arrestimin e 8 personave dhe shpalljen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb 7 t\u00eb tjer\u00ebve. Nofkat jan\u00eb zb\u00ebrthyer nga SPAK dhe BKH fal\u00eb hetimeve t\u00eb koordinuara me drejt\u00ebsin\u00eb Franceze. \u201cOra News\u201d ka siguruar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52964,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52963"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52963\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}