{"id":52420,"date":"2023-07-28T10:08:13","date_gmt":"2023-07-28T10:08:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52420"},"modified":"2023-07-28T10:08:13","modified_gmt":"2023-07-28T10:08:13","slug":"shba-nxin-ramen-korrupsion-dhe-pastrim-parash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/28\/shba-nxin-ramen-korrupsion-dhe-pastrim-parash\/","title":{"rendered":"SHBA nxin Ram\u00ebn: Korrupsion dhe pastrim parash"},"content":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara vler\u00ebsojn\u00eb se ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb u rrit n\u00eb vitin 2022, megjith\u00ebse jo sa parashikimi fillestar p\u00ebr shkak t\u00eb efekteve globale t\u00eb agresionit rus ndaj Ukrain\u00ebs. N\u00eb raportin e p\u00ebrvitsh\u00ebm p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve, Departamenti i Shtetit v\u00eb n\u00eb dukje se megjith\u00ebse p\u00ebrparimet, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb jet\u00eb vend i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p><em>\u201cShqip\u00ebria ka nj\u00eb potencial t\u00eb madh ekonomik, nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb kufizimin e korrupsionit n\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt, duke dixhitalizuar sh\u00ebrbimet publike si p\u00ebr qytetar\u00ebt ashtu edhe p\u00ebr bizneset. Megjithat\u00eb, investitor\u00ebt e huaj e perceptojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes. Ata p\u00ebrmendin korrupsionin e vazhduesh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sektorin publik, gjyq\u00ebsor, prokurimet publike, konkurrenc\u00ebn e pandershme dhe t\u00eb shtremb\u00ebruar, ekonomin\u00eb e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta n\u00eb legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dob\u00ebt t\u00eb kontratave si sfida t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr investimet dhe biznesin n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thuhet n\u00eb raportin e b\u00ebr\u00eb publik t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p>Rritja ekonomike p\u00ebr vitin 2022 ishte 3.7 p\u00ebr qind, m\u00eb i ul\u00ebt nga parashikimi fillestar prej 4.1 p\u00ebr qind, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb efekteve t\u00eb p\u00ebrhapura nga agresioni rus ndaj Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrparimi gjat\u00eb vitit 2022 vazhdoi t\u00eb ushqehet nga rritja e turizmit, sh\u00ebrbimeve dhe sektori i pasurive t\u00eb patundshme\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/em><\/p>\n<p>FMN vler\u00ebson se rritja gjat\u00eb vitit 2023 do t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb rreth 2 p\u00ebr qind p\u00ebr shkak t\u00eb goditjeve n\u00eb ekonomin\u00eb globale nga agresioni i Rusis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb presionet nga inflacioni dhe nj\u00eb ngadal\u00ebsim rritjeje n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Inflacioni mesatar gjat\u00eb vitit 2022 ishte 6.73 p\u00ebr qind, duke arritur kulmin n\u00eb tetor n\u00eb 8.4 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Papun\u00ebsia ra nga kulmi i saj prej 11.9 p\u00ebrqind gjat\u00eb vitit 2021 n\u00eb 10.8 p\u00ebrqind n\u00eb dhjetor 2022, por mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb emigrimit n\u00eb vitet e fundit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje, vazhdon vler\u00ebsimi p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve.<\/p>\n<p><em>\u201cEmigrimi i fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb re dhe t\u00eb kualifikuar ka krijuar mungesa t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore q\u00eb ndikon n\u00eb perspektivat e investimeve n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmendet fakti se p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin makroekonomik, FMN i ka b\u00ebr\u00eb thirrje qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb vazhdoj\u00eb konsolidimin fiskal, t\u00eb rris\u00eb transparenc\u00ebn fiskale, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb menaxhimin e financave publike, t\u00eb forcoj\u00eb monitorimin e rrezikut fiskal dhe t\u00eb integroj\u00eb t\u00eb gjitha kontratat e partneritetit publik privat n\u00eb ciklin buxhetor.<\/p>\n<p><em>\u201cFMN dhe pal\u00ebt e tjera t\u00eb interesuara kan\u00eb paralajm\u00ebruar gjithashtu kund\u00ebr amnistis\u00eb s\u00eb propozuar fiskale p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut (q\u00eb paraqet) ndaj qeverisjes dhe atij p\u00ebr pastrimin e parave\u201d, thot\u00eb raporti.<\/em><\/p>\n<p>Kuadri ligjor i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen dhe inkurajimin e investimeve t\u00eb huaja dhe nuk diskriminon investitor\u00ebt e huaj. Megjithat\u00eb n\u00eb raport vihet n\u00eb dukje se Ligji p\u00ebr Investimet Strategjike i miratuar n\u00eb vitin 2015, me objektiv promovimin e investimeve vendase dhe t\u00eb huaja n\u00eb sektor\u00ebt strategjik\u00eb, nuk ka t\u00ebrhequr investime t\u00eb huaja t\u00eb konsiderueshme edhe pse afati i tij i dhjetorit 2018 \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb disa her\u00eb. Ligji do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi deri n\u00eb dhjetor 2023. Shumica e rreth 50 projekteve t\u00eb miratuara fokusohen n\u00eb sektorin e turizmit dhe projektet dominohen nga investitor\u00ebt vendas.<\/p>\n<p><strong>Mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investimeve<\/strong><\/p>\n<p>Traktati i Investimeve Dypal\u00ebshe SHBA-Shqip\u00ebri, i cili hyri n\u00eb fuqi n\u00eb 1998, siguron q\u00eb investitor\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb ken\u00eb trajtim t\u00eb vendit m\u00eb t\u00eb favorizuar. Shqip\u00ebria dhe Shtetet e Bashkuara n\u00ebnshkruan nj\u00eb Memorandum t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Ekonomik n\u00eb tetor 2020 me q\u00ebllim rritjen e tregtis\u00eb dhe investimeve mes dy vendeve.<\/p>\n<p><em>\u201cSi nj\u00eb vend n\u00eb zhvillim, Shqip\u00ebria ofron potencial t\u00eb madh t\u00eb pashfryt\u00ebzuar p\u00ebr investime t\u00eb huaja n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb energjin\u00eb, turizmin, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, bujq\u00ebsin\u00eb, naft\u00ebn dhe minierat, dhe teknologjin\u00eb e informacionit dhe komunikimit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/em><\/p>\n<p>Po ashtu vihet n\u00eb dukje se n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, Shqip\u00ebria ka t\u00ebrhequr nivele m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha investimesh t\u00eb huaja direkte.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Tregtin\u00eb dhe Zhvillimin (UNCTAD), gjat\u00eb periudh\u00ebs 2016-2021, fluksi i investimeve t\u00eb huaja direkte ka qen\u00eb mesatarisht 1.19 miliard\u00eb dollar\u00eb dhe sasia e k\u00ebtyre investimeve n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021 arriti n\u00eb 10 miliard\u00eb dollar\u00eb, dyfishi i shum\u00ebs s\u00eb vitit 2016. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, fluksi i investimeve t\u00eb huaja direkte n\u00eb vitin 2022 ishte mbi 1.44 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Investimet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb industrit\u00eb nxjerr\u00ebse dhe p\u00ebrpunuese, pasuri t\u00eb patundshme, sektorin e energjis\u00eb, bankat dhe sigurimet, dhe teknologjine e informacionit dhe komunikimit.<\/p>\n<p>Zvicra, Holanda, Kanadaja, Italia, Turqia, Austria, Bullgaria dhe Franca jan\u00eb burimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb investimeve t\u00eb huaja direkte.<\/p>\n<p>Investimet e huaja direkte nga Shtetet e Bashkuara p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl por n\u00eb rritje. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, shifra e investimeve t\u00eb huaja direkte t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, arriti n\u00eb 232 milion\u00eb dollar\u00eb, nga 100 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p><strong>Korrupsioni, problem i vazhduesh\u00ebm q\u00eb frenon investimet<\/strong><\/p>\n<p>Raporti v\u00eb n\u00eb dukje se Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb ket\u00eb rezultate t\u00eb dob\u00ebta n\u00eb Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit t\u00eb organizat\u00ebs Transparency International.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, Shqip\u00ebria u rendit n\u00eb vendin e 101 nga 180 vende, nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i leht\u00eb nga viti 2021, por gjithsesi larg renditjes s\u00eb saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vitin 2016, kur u rendit e 83-ta nga 176 ekonomi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria gjithashtu vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb Indeksin Global t\u00eb Inovacionit, n\u00eb vend t\u00eb 84-\u00ebrt nga 132 vende n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Raporti thot\u00eb se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb sektor t\u00eb madh informal dhe aktivitete t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Grupi i Pun\u00ebs i Veprimit Financiar p\u00ebr Pastrimin e Parave e p\u00ebrfshiu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb list\u00ebn e saj gri n\u00eb vitin 2020 dhe vendi vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb p\u00ebr vitin 2023 p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive strategjike n\u00eb marrjen e masave ndaj pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>\u201cKomuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i t\u00eb ardhurave t\u00eb paligjshme nga trafiku i drog\u00ebs, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtremb\u00ebron konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg. Akuzat p\u00ebr korrupsion jan\u00eb di\u00e7ka e zakonshme dhe investitor\u00ebt shpesh njoftojn\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objektiv i shantazheve si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale. Raportimet p\u00ebr korrupsion n\u00eb prokurimet qeveritare jan\u00eb t\u00eb zakonshme. Investitor\u00ebt raportojn\u00eb shpesh raste t\u00eb korrupsionit qeveritar q\u00eb vonon dhe parandalon investimet n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>DASH v\u00eb n\u00eb dukje se \u201cp\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm i kontratave t\u00eb partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr konkurrenc\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nga investitor\u00ebt e huaj, n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cAnalizat e dob\u00ebta kosto-p\u00ebrfitim dhe mungesa e ekspertiz\u00ebs teknike n\u00eb hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP jan\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme. Investitor\u00ebt amerikan\u00eb hasin sfida p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit dhe vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb praktikave joformale t\u00eb biznesit. Disa investitor\u00eb amerikan\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me mosmarr\u00ebveshje t\u00eb diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, p\u00ebrfshir\u00eb disa q\u00eb shkuan n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmendet nj\u00eb rast kur p\u00ebrpjekja p\u00ebr investim e nj\u00eb kompanie n\u00eb vitet 2019 dhe 2020, dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyq\u00ebsore dhe veprime t\u00eb dyshimta t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesuara t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje mbi investimin. \u00c7\u00ebshtja p\u00ebrfundoi n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas raportit, t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sfid\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret nj\u00eb certifikat\u00eb pron\u00ebsie e pakontestuar.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur raste t\u00eb individ\u00ebve q\u00eb dyshohet se kan\u00eb manipuluar sistemin gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nj\u00eb titull p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs. Mbivendosja e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit p\u00ebr tokat e konfiskuara nga ish-regjimi komunist vazhdon t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, joefikas dhe i pamjaftuesh\u00ebm\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>DASH p\u00ebrmend faktin q\u00eb Shqip\u00ebria nd\u00ebrmori reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin sistemik.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ka organe funksionale, t\u00eb pavarura ndaj korrupsionit, p\u00ebrfshir\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me dhe Byron\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, pjes\u00eb e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK). Zbatimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhdim dhe zbatimi i suksessh\u00ebm pritet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb klim\u00ebn e investimeve n\u00eb vend\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Raporti i DASH-it p\u00ebr Klim\u00ebn e Investimeve ofron informacion mbi klim\u00ebn e biznesit t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 160 ekonomi dhe p\u00ebrgatitet nga zyrtar\u00eb ekonomik\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb ambasada dhe poste anemban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Deklaratat p\u00ebr Klim\u00ebn e Investimeve p\u00ebrdoren gjithashtu si referenca p\u00ebr t\u00eb punuar me qeverit\u00eb partnere p\u00ebr t\u00eb krijuar mjedise biznesi t\u00eb favorshme q\u00eb jo vet\u00ebm jan\u00eb ekonomikisht t\u00eb sh\u00ebndosha, por trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, sjelljes s\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb biznesit dhe hapave t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara vler\u00ebsojn\u00eb se ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb u rrit n\u00eb vitin 2022, megjith\u00ebse jo sa parashikimi fillestar p\u00ebr shkak t\u00eb efekteve globale t\u00eb agresionit rus ndaj Ukrain\u00ebs. N\u00eb raportin e p\u00ebrvitsh\u00ebm p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve, Departamenti i Shtetit v\u00eb n\u00eb dukje se megjith\u00ebse p\u00ebrparimet, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb jet\u00eb vend i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":9330,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52420"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52420"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52420\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}