{"id":52377,"date":"2023-07-27T18:09:13","date_gmt":"2023-07-27T18:09:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52377"},"modified":"2023-07-27T18:09:13","modified_gmt":"2023-07-27T18:09:13","slug":"bardhi-injoron-shkresen-e-ackes-me-erdhi-nje-e-mail-pa-vule-e-pa-firme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/27\/bardhi-injoron-shkresen-e-ackes-me-erdhi-nje-e-mail-pa-vule-e-pa-firme\/","title":{"rendered":"Bardhi injoron shkres\u00ebn e A\u00e7k\u00ebs: M\u00eb erdhi nj\u00eb e-mail pa vul\u00eb e pa firm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar ka injoron Komisionin e Apelimit, i cili dit\u00ebn e djeshme shfuqizoi vendimin e Gazment Bardhit p\u00ebr mbledhjen e sotme t\u00eb thirrur prej tij.<\/p>\n<p>Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Gazment Bardhi n\u00eb nisje t\u00eb mbledhjes ka informuar an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar se dje n\u00eb mesnat\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb email anonim nga nj\u00eb adres\u00eb email n\u00eb emrin e Flutura A\u00e7k\u00ebs, ku bashk\u00eblidhur ishte nj\u00eb dokument pa firm\u00eb, pa vul\u00eb dhe pa num\u00ebr protokolli sipas tij q\u00eb k\u00ebkronte shfuqizimin e aktit t\u00eb thirrjes s\u00eb mbledhjes.<\/p>\n<p>Bardhi m\u00ebsohet se ka k\u00ebrkuar q\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb kalohet tek miratimi i Rendit t\u00eb Dit\u00ebs, t\u00eb diskutohet mbi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. 3 an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Drejtimit t\u00eb Mbledhjes Dhurata \u00c7upi, Bledion Nallbati dhe Lefter Geshtenja, lexuan q\u00ebndrimin e tyre p\u00ebr situat\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se ato jan\u00eb shprehur se: Email i nisur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb organi statutor t\u00eb PD \u2013s\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Komisioni i Apelimit, Etik\u00ebs dhe Integritet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb statutore p\u00ebr shkak se ky organ statutor nuk \u00ebsht\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, argumentet e dh\u00ebna n\u00eb shkres\u00ebn pa firm\u00eb, pa vul\u00eb dhe pa num\u00ebr protokolli, me emrin e posht\u00ebsh\u00ebnuar \u201cKryetari Flutura A\u00e7ka\u201d, jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht antistatutore dhe kan\u00eb si q\u00ebllim p\u00ebrhapjen e lajmit t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr moszhvillimin e mbledhjes, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm t\u00eb pengimit t\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Thirrja e mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar n\u00eb kushtet e parashikuara n\u00eb nenin 46, pika 4 e Statutit, \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb ekskluzive e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Formulimi i rendit t\u00eb dit\u00ebs i b\u00ebr\u00eb prej Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht statutor por n\u00eb \u00e7do rast ai mbetet nj\u00eb propozim p\u00ebr rend dite, sepse Rendi i Dit\u00ebs s\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit, miratohet n\u00eb fillim t\u00eb mbledhjes nga vet\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar. Cilido an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dakord me formulimin e propozimit p\u00ebr rend dite t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga autoriteti statutor p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr thirrjen e mbledhjes \u2013 q\u00eb n\u00eb kushtet e pik\u00ebs 4 t\u00eb nenit 46 \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u2013 ka t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebrkesa dhe propozime p\u00ebr riformulimin, ndryshimin, shtes\u00ebn apo heqjen \u00a0e pikave t\u00eb Rendit t\u00eb Dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Pretendimi q\u00eb votimi duhet t\u00eb b\u00ebhet i fsheht\u00eb dhe mbledhja online nuk e mund\u00ebson k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pabazuar n\u00eb dy drejtime: S\u00eb pari, nuk ka asnj\u00eb rregull n\u00eb Statut sesi kryhet votimi n\u00eb rastin e aplikimit t\u00eb nenit 46, pika 4 e Statutit dhe n\u00eb \u00e7do rast \u00ebsht\u00eb vendimmarrje e K\u00ebshillit forma e votimit; dhe S\u00eb dyti, platforma elektronike ZOOM e p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb mbledhje, mund\u00ebson teknikisht votimin e fsheht\u00eb n\u00eb rast se K\u00ebshilli Komb\u00ebtar voton p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur \u201cvotimin e fsheht\u00eb\u201d si form\u00eb votimi p\u00ebr vendimmarrjen e tij.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi, mashtrimi publik se K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i PD nuk ka Rregullore t\u00eb Brendshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb etike, p\u00ebr shkak se K\u00ebshilli Komb\u00ebtar jo vet\u00ebm ka miratuar Rregulloren e tij t\u00eb Brendshme n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 15 Janar 2022,por mbi p\u00ebrmbajtjen e saj ka zhvilluar diskutime t\u00eb gjata dhe ka b\u00ebr\u00eb edhe ndryshime t\u00eb shumta mbi draftin e propozuar nga grupi i pun\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt publik q\u00eb rezulon t\u00eb jet\u00eb pasqyruar gjer\u00ebsisht n\u00eb media n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, email anonim dhe shkresa anonime (sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb pa firm\u00eb, pa vule dhe pa num\u00ebr protokolli konsiderohet anonime dhe e rrem\u00eb), e l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb organi statutor t\u00eb PD q\u00eb nuk ekziston, \u00ebsht\u00eb nul dhe nuk mund t\u00eb diskutohet, shqyrtohet apo anullohet. P\u00ebr pasoj\u00eb, duhet t\u00eb vijohet me mbledhjen dhe me miratimin e Rendit t\u00eb Dit\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt prezent n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar konfirmuan miratimin e Rregullores s\u00eb Brendshme n\u00eb mbledhjen e tij t\u00eb dat\u00ebs 15.01.2022. Ata miratuan me unanimitet q\u00ebndrimin e m\u00ebsip\u00ebrm, duke konfirmuar q\u00eb Komisioni i Apelimit n\u00eb PD nuk ekziston dhe shkresa pa firm\u00eb e vul\u00eb, l\u00ebshuar n\u00eb emrin e tij, duhet injoruar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar ka injoron Komisionin e Apelimit, i cili dit\u00ebn e djeshme shfuqizoi vendimin e Gazment Bardhit p\u00ebr mbledhjen e sotme t\u00eb thirrur prej tij. Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Gazment Bardhi n\u00eb nisje t\u00eb mbledhjes ka informuar an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar se dje n\u00eb mesnat\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb email anonim nga nj\u00eb adres\u00eb email n\u00eb emrin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52378,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52377"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52377\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52378"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}