{"id":52248,"date":"2023-07-26T10:40:41","date_gmt":"2023-07-26T10:40:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52248"},"modified":"2023-07-26T10:40:41","modified_gmt":"2023-07-26T10:40:41","slug":"ligji-gjinushi-fuga-leter-presidentit-mos-e-dekretoni-sepse-ndyne-kushtetuten-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/26\/ligji-gjinushi-fuga-leter-presidentit-mos-e-dekretoni-sepse-ndyne-kushtetuten-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"&#8216;Ligji Gjinushi&#8217;\/ Fuga let\u00ebr Presidentit: Mos e dekretoni sepse ndyn\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Akademiku Artan Fuga i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr presidentit t\u00eb vendit, Bajram Begaj n\u00eb lidhje me vendimin e shtyrjes s\u00eb mandatit t\u00eb Sk\u00ebnder Gjinushit, kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, t\u00eb cil\u00ebn e ka quajtur n\u00ebnshkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn drejtuar presidentit, Fuga shkruan se pa ndarjen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pushteteve, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb vidhet bashk\u00eb m\u00eb kombin. Sakaq i ka b\u00ebr\u00eb thirrje presidentit Begaj p\u00ebr mos miratimin e projektligjit, pasi sipas tij po merret n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb Kuvendi dhe ndyhet Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Letra e Artan Fug\u00ebs drejtuar presidentit Bajram Begaj<\/strong><\/p>\n<p><em>Zotit Bajram Begaj<\/em><\/p>\n<p><em>President i Republik\u00ebs<\/em><em><br \/>\nTiran\u00eb, 27 korrik 2023<\/em><\/p>\n<p><strong>Pa ndarjen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pushteteve, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb vidhiset, bashk\u00eb me kombin, zoti President!<\/strong><\/p>\n<p><em>I nderuar zoti President i Republik\u00ebs,<\/em><\/p>\n<p>Po ju drejtohem si Profesor, an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, si studiues, dhe si qytetar.<\/p>\n<p>Sipas procedurave kushtetuese Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka detyr\u00eb dhe detyrim t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebr miratimin Tuaj t\u00eb projekt-ligjit me bashkautor deputet\u00ebt I. Beqiraj dhe P. Ko\u00e7i Lidhur me disa ndryshime t\u00eb ligjit n\u00eb fuqi p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb projektligj d\u00ebshiroj me shqet\u00ebsim qytetar t\u00eb denoncoj p\u00ebrpara Jush publikisht, duke pasur nderin dhe detyr\u00ebn t\u2019Ju informoj sa vijon:<\/p>\n<p>Sigurisht nuk do t\u00eb prek \u00e7\u00ebshtjen se sa i dobish\u00ebm ose shkat\u00ebrrues \u00ebsht\u00eb ky projektligj i kaluar aty nga ora 5 e m\u00ebngjesit, jasht\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb parashikuar sipas Rregullores t\u00eb Kuvendit, n\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon, s\u00eb bashku me at\u00eb q\u00eb quhet ligji p\u00ebr kanabisin dhe p\u00ebr diplomat e student\u00ebve t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb. Nisem vet\u00ebm nga aspekte proceduriale t\u00eb shkelura me t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb votimin e k\u00ebtij ligji sikurse edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin e nd\u00ebrtimit legjislativ t\u00eb tij. Sidomos mbetem i shqet\u00ebsuar p\u00ebr shkeljet kushtetuese dhe t\u00eb logjik\u00ebs minimale juridike q\u00eb \u00e7do jurist i paansh\u00ebm do ta kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb zinte kok\u00ebn me duar! Drejtohet te Ju sepse vler\u00ebsoj rolin Tuaj si garant i shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri, si edhe me detyra dhe kompetenca t\u00eb m\u00ebdha si Kryetar i Shtetit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb holl\u00ebsi q\u00eb besoj se ata q\u00eb kan\u00eb kompetenc\u00ebn do t\u2019ua b\u00ebjn\u00eb me dije, theksoj se projektligji Beqiraj \u2013 Ko\u00e7i karakterizohet nga tre an\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb e nxjerrin n\u00eb drit\u00eb faktin q\u00eb ai shkel me t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebt at\u00eb q\u00eb quhet \u201cvello e ligjit\u201d, pra, q\u00eb ligji nuk b\u00ebhet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nj\u00eb ose pes\u00eb vet\u00eb, nuk b\u00ebhet i drejtuar te nj\u00eb ose disa individ\u00eb q\u00eb legjislatori i di se kush jan\u00eb, por ka karakter universal, pra sikurse drejt\u00ebsia, \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb i verb\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky projektligji i votuar n\u00eb 5 t\u00eb m\u00ebngjesit k\u00ebrkon: a. An\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin n\u00eb fuqi t\u00eb marrin mandate nj\u00ebri pas tjetrit, pra p\u00ebrkeq\u00ebson rrotacionin n\u00eb institucion, q\u00eb dihet se \u00ebsht\u00eb vler\u00eb baz\u00eb e demokracis\u00eb. Monopoli i pushtetit \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e institucioneve dogmatike, t\u00eb ngurta, autoritariste, dhe n\u00eb shkenc\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i d\u00ebmsh\u00ebm. b. Kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb post edhe 75 vje\u00e7, edhe 80 vje\u00e7, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin sot n\u00eb fuqi q\u00eb i nd\u00ebrpret mandatin, si kudo tjet\u00ebr n\u00eb institucionet publike kur arrihet nj\u00eb mosh\u00eb e caktuar, pas mbush t\u00eb 75 vjet\u00ebt. c. Ky projektligj duhej votuar n\u00eb 5 t\u00eb m\u00ebngjesit, sepse duhej t\u00eb hynte sa m\u00eb shpejt n\u00eb fuqi, urgjentisht, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Akademia e Shkencave do t\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb proces zgjedhjesh. Pra, duhej t\u00eb hynte n\u00eb fuqi pik\u00ebrisht para zgjedhjeve duke ndryshuar \u201crregullat e loj\u00ebs\u201d. Kuptohet, sikurse e ka kuptuar i gjith\u00eb opinioni publik se projektligji Beqiraj \u2013 Ko\u00e7i, jo vet\u00ebm i mungon \u201cvelloja e ligjit\u201d, por \u00ebsht\u00eb krejt i zhveshur, \u00ebsht\u00eb lakuriq, nga paan\u00ebsia, nga karakteri universal q\u00eb nj\u00eb ligj duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb holl\u00ebsi, m\u00eb lejoni zoti President t\u2019Ju informoj q\u00eb ky projektligj shkel r\u00ebnd\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, konkretisht nenin 18 t\u00eb saj q\u00eb garanton barazin\u00eb e qytetar\u00ebve para ligjit. Nd\u00ebrsa ligja p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave detyron q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e asambles\u00eb s\u00eb saj shpallen \u201cEmeritus\u201d, pra nuk mund t\u00eb zgjidhen n\u00eb detyra drejtuese, p\u00ebrkundrazi \u00e7lirohen nga t\u00eb drejta dhe detyrime, vet\u00ebm kryetari, \u201cmbinjeriu\u201d, kushdo q\u00eb t\u00eb zgjidhet, privilegjohet, dhe nuk preket nga kufizimet q\u00eb ligja parashikon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij.<br \/>\nKy projektligj u votua nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb procesin ligjb\u00ebr\u00ebs u mor\u00ebn n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjitha procedurat q\u00eb Rregullorja e Kuvendit parashikon, urdh\u00ebron t\u00eb zbatohen, p\u00ebr votimin e ndryshimeve ligjore. Mbi t\u00eb gjitha zoti Petro Ko\u00e7i, n\u00eb konflikt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb interesi, autor i projektligjit, si z\u00ebvend\u00ebskryetar i Komisionit t\u00eb medias dhe t\u00eb edukimit n\u00eb Kuvend, organizoi nj\u00eb mbledhje t\u00eb komisionit, n\u00eb dijenin\u00eb time, jasht\u00eb \u00e7do rregulli institucional. Mjafton q\u00eb jurist\u00ebt Tuaj, zoti President, t\u00eb ndjekin ecurin\u00eb e ngjarjes n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb konstatuar leht\u00ebsisht se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zot\u00ebria ka ushtruar ndikime dhe ka ushtruar kompetenca t\u00eb uzurpuara legjislative p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb projektligji q\u00eb mban edhe n\u00ebnshkrimin e Tij.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka del qart\u00eb n\u00eb drit\u00eb po t\u00eb lexohet me kujdes deklarata e dor\u00ebheqjes t\u00eb z. P. Ko\u00e7i n\u00eb media, ku ai zi mbi t\u00eb bardh\u00eb ka pohuar se e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb akt p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nd\u00ebrgjegjen e tij politike, dhe dor\u00ebhiqet sepse koleg\u00ebt e tij, si edhe opozita, nuk pranonin ta kalonin projektligjin e tij me procedurat n\u00eb fuqi!!!<\/p>\n<p>Zoti President, \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb ligje q\u00eb vijn\u00eb si ndryshime dhe arnime p\u00ebr ligjin n\u00eb fuqi p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave, marrin n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb institucionet e Republik\u00ebs. Kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb ligji n\u00eb fuqi u ndryshua p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje Presidentin e Republik\u00ebs n\u00eb em\u00ebrimin e Kryetarit t\u00eb ASH, sikurse e parashikon Kushtetuta. \u00c7udia e radh\u00ebs, marrja n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb e Presidentit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, konsiston n\u00eb at\u00eb q\u00eb vullneti i Tij p\u00ebr dekretet e em\u00ebrimeve, i cili kufizohet vet\u00ebm nga Kushtetuta, pra ka vler\u00eb t\u00eb pakthyeshme edhe nga vet\u00eb Kuvendi, n\u00eb rastin e ASH hidhet n\u00eb kosh edhe nga gjysma e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb asambles\u00eb t\u00eb ASH. Praktikisht ligja p\u00ebr ASH e b\u00ebn Kushtetut\u00ebn nj\u00eb let\u00ebr pa vler\u00eb, e cila i jep Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs at\u00eb q\u00eb ja merr nj\u00eb ligj i ve\u00e7ant\u00eb, pra q\u00eb duhet t\u00eb n\u00ebn-vendosej ndaj Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vite m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb projektligj q\u00eb \u00e7imenton pushtetin e kryesimit n\u00eb ASH po merren n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb Rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta, pra Kuvendi si institucion i shtetit. Mbi t\u00eb gjitha po merret n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb logjika njer\u00ebzore, sepse ligji i ASH tani me projektligjin Beqiraj \u2013 Ko\u00e7i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt kontradiktor, mohon at\u00eb q\u00eb pohon, dhe pohon at\u00eb q\u00eb mohon. Pas 75 vjet\u00ebve akademiku del n\u00eb pension, por edhe b\u00ebhet Kryetar i ASH!!! Po b\u00ebhet si me th\u00ebn\u00eb qesharak!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb natyr\u00eb qesharake, un\u00eb e mir\u00ebkuptoj, mund t\u00eb mos e v\u00ebsh re n\u00ebse je pa gjum\u00eb, n\u00eb ora 5 t\u00eb m\u00ebngjesit, por gjithsesi e v\u00ebrteta mbetet. Shkarazi mendoj q\u00eb pas or\u00ebs maksimumi 24 e dark\u00ebs, asnj\u00eb ligj t\u00eb mos votohet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Po ashtu, ky projektligj b\u00ebn q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb alogjike t\u00eb jet\u00eb kryetar i ASH dikush q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Asambles\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur dikush q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb qytetar shqiptar, t\u00eb pretendonte t\u00eb zgjidhej kryetar i shtetit ton\u00eb!<\/p>\n<p>I nderuar zoti President, problemi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thelb\u00ebsor, sepse marrja n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb e Kuvendit, uzurpimi i kompetencave t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, tani po b\u00ebhet duke u justifikuar me koncepte t\u00eb rrezikshme p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare. Po thuhet se vota \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme se ligji. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se me vot\u00eb mund t\u00eb merret n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb \u00e7do norm\u00eb ligjore, pro\u00e7eduriale, \u00e7do p\u00ebrcaktueshm\u00ebri ligjore, afate zgjedhjesh, kufizime pushtetore q\u00eb jep ligji, etj. K\u00ebt\u00eb koncept po e shprehin hapur institucione t\u00eb interesuara, si edhe deputet\u00eb q\u00eb shkeljet proceduriale i justifikojn\u00eb gjoja me \u201cstabilitetin e institucioneve\u201d!<\/p>\n<p>I nderuar zoti President, un\u00eb Ju drejtohem me k\u00ebt\u00eb parashtres\u00eb duke shpresuar se Ju nuk do ta miratoni k\u00ebt\u00eb projektligj sepse ai ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb qesharak, merr n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, ndyn Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, bie ndesh me logjik\u00ebn juridike m\u00eb elementare q\u00eb do ta kishte b\u00ebr\u00eb \u00e7do jurist t\u00eb paansh\u00ebm t\u00eb vinte duart n\u00eb kok\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e ndryshimeve ligjore q\u00eb mor\u00ebn n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb kompetencat e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, si edhe sepse Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndarje reale pushtetesh. P\u00ebrndryshe rrezikon t\u00eb vidhiset, bashk\u00eb me kombin.<br \/>\nNdihet nevoja urgjente q\u00eb kur Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nxitohet, vihet n\u00ebn presion, kur deputet\u00eb t\u00eb caktuar e manipulojn\u00eb at\u00eb duke shkelur me t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebt procedura ligjore, nuk ka k\u00ebrkush tjet\u00ebr, ve\u00e7 Jush, sikurse Kushtetuta e parashikon, t\u00eb k\u00ebrkoni q\u00eb t\u00eb rikthehet ligjshm\u00ebria! P\u00ebrndryshe, ndarja e pushteteve n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb fasad\u00eb, dhe nga kjo asnj\u00eb shqiptar, e ritheksoj, asnj\u00eb, nuk do t\u00eb shihte dot nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr kombin dhe vendin e vet!<\/p>\n<p><em>Me konsiderata t\u00eb ve\u00e7anta,<\/em><\/p>\n<p><em>Artan Fuga<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akademiku Artan Fuga i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr presidentit t\u00eb vendit, Bajram Begaj n\u00eb lidhje me vendimin e shtyrjes s\u00eb mandatit t\u00eb Sk\u00ebnder Gjinushit, kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, t\u00eb cil\u00ebn e ka quajtur n\u00ebnshkelje t\u00eb ligjit. N\u00eb letr\u00ebn drejtuar presidentit, Fuga shkruan se pa ndarjen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pushteteve, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb vidhet bashk\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49281,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52248"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52248\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}