{"id":52194,"date":"2023-07-25T17:43:57","date_gmt":"2023-07-25T17:43:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52194"},"modified":"2023-07-25T17:43:57","modified_gmt":"2023-07-25T17:43:57","slug":"pse-vazhdon-te-injorohet-nga-be-ja-mendimi-i-gjnd-se-per-shpalljen-e-pavaresise-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/25\/pse-vazhdon-te-injorohet-nga-be-ja-mendimi-i-gjnd-se-per-shpalljen-e-pavaresise-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Pse vazhdon t\u00eb injorohet nga BE-ja mendimi i GJND-s\u00eb p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Agustin PALOKA<\/strong><\/p>\n<p>Edhe 13 vjet prej kur, GJND-ja, autoriteti suprem n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb interpretuar t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dha mendimin se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk i ka shkelur normat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare e as Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb OKB-s\u00eb, vazhdon t\u00eb injorohet ky mendim nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm Serbia, por edhe zyrtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe shtetet e saj an\u00ebtare vazhdojn\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr \u201ct\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d kur kund\u00ebrshtojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dialogu, n\u00eb t\u00eb cilin Kosova hyri si pula pa kok\u00eb, pa q\u00ebllime t\u00eb qarta, ndikoi q\u00eb v\u00ebmendja nga njohjet pas mendimit t\u00eb GJND-s\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb nevoj\u00ebn q\u00eb Kosova t\u00eb pajtohet s\u00eb pari me Serbin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb njihet pastaj nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe t\u00eb integrohet n\u00eb strukturat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Disa zyrtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, ndoshta t\u00eb ndikuar nga epror\u00ebt e tyre q\u00eb vijn\u00eb nga shtetet t\u00eb cilat nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn si shtet, vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin termin \u201cDeklarata unilaterale e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Madje disa prej tyre shkojn\u00eb aq larg n\u00eb biseda private, saq\u00eb thon\u00eb se \u201ckjo shpallje e nj\u00ebanshme e pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i t\u00eb gjitha problemeve t\u00eb sotme\u201d.<\/p>\n<p>Dhe kur i pyesim se pse p\u00ebrdorin termin \u201cShpallje e nj\u00ebanshme e pavar\u00ebsis\u00eb\u201d, p\u00ebrgjigjen: \u201cSepse ka qen\u00eb e nj\u00ebanshme, pasi nuk ka qen\u00eb n\u00eb pajtim me Beogradin\u201d. Pra, ata q\u00eb deri m\u00eb 22 korrik t\u00eb vitit 2010 mbronin parimin se \u201cnuk mund t\u00eb krijohet nj\u00eb shtet n\u00eb territorin e nj\u00eb shteti ekzistues pa pajtimin e atij shteti\u201d vazhdojn\u00eb edhe sot ta ken\u00eb at\u00eb q\u00ebndrim. Nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb t\u00eb menduarit e kan\u00eb pasur, e le t\u00eb thon\u00eb vet\u00eb n\u00ebse akoma e kan\u00eb apo jo, edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i sot\u00ebm i lart\u00eb i BE-s\u00eb, Josep Borrell, dhe i d\u00ebrguari special i BE-s\u00eb p\u00ebr dialog, Miroslav Laj\u00e7ak.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, kur Ministria e Jashtme t\u00eb cil\u00ebn ai e udh\u00ebhiqte kishte d\u00ebrguar argumentet kund\u00ebr shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb, nj\u00eb ish-diplomat i lart\u00eb i nj\u00eb vendi tjet\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb me ironi pati th\u00ebn\u00eb se \u201cpo shihet se ka studiuar n\u00eb institutin shtet\u00ebror t\u00eb Mosk\u00ebs!\u201d. Ky argument ishte hedhur posht\u00eb. Shum\u00eb shtete kishin argumentuar se gjat\u00eb historis\u00eb ka pasur shum\u00eb raste q\u00eb shtete jan\u00eb krijuar n\u00eb territorin e nj\u00eb shteti ekzistues pa pajtimin e atij shteti. Kund\u00ebr argumentit se Kosova nuk ka guxuar t\u00eb shpall\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb pa p\u00eblqimin e Beogradit ishte p\u00ebrmendur edhe rasti i shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kroacis\u00eb dhe Sllovenis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos shkuar m\u00eb larg ishin p\u00ebrmendur pik\u00ebrisht k\u00ebto dy shtete. Kur n\u00eb Zagreb dhe Lubjan\u00eb kishin shpallur pavar\u00ebsin\u00eb, Beogradi, si kryeqytet i Jugosllavis\u00eb, nga e cila ato shk\u00ebputeshin, jo vet\u00ebm se ishte shprehur kund\u00ebr, por kishte d\u00ebrguar ushtrin\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndalur ato.<\/p>\n<p>Kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonin argumentet e tyre\u00a0komb\u00ebtare n\u00eb GJND, ani pse nuk ishte e k\u00ebndshme p\u00ebr BE-n\u00eb q\u00eb disa shtete t\u00eb saj dol\u00ebn krah Rusis\u00eb e Iranit kund\u00ebr shumic\u00ebs s\u00eb shteteve an\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje parimore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe interpretimi i saj. Por pritej q\u00eb pasi Gjykata ta jepte mendimin, ato ta respektonin at\u00eb mendim dhe t\u00eb vepronin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pra, thjesht t\u00eb njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pse jo, edhe Serbia, si nism\u00ebtare e k\u00ebtij procesi n\u00eb GJND, ishte dashur t\u00eb pranonte mendimin dhe t\u00eb shfryt\u00ebzonte rastin p\u00ebr ta njohur Kosov\u00ebn dhe me k\u00ebt\u00eb ta hiqte edhe nga vetja, e edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt, nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>komb\u00ebtare n\u00eb GJND, ani pse nuk ishte e k\u00ebndshme p\u00ebr BE-n\u00eb q\u00eb disa shtete t\u00eb saj dol\u00ebn krah Rusis\u00eb e Iranit kund\u00ebr shumic\u00ebs s\u00eb shteteve an\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje parimore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe interpretimi i saj. Por pritej q\u00eb pasi Gjykata ta jepte mendimin, ato ta respektonin at\u00eb mendim dhe t\u00eb vepronin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tij. Pra, thjesht t\u00eb njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pse jo, edhe Serbia, si nism\u00ebtare e k\u00ebtij procesi n\u00eb GJND, ishte dashur t\u00eb pranonte mendimin dhe t\u00eb shfryt\u00ebzonte rastin p\u00ebr ta njohur Kosov\u00ebn dhe me k\u00ebt\u00eb ta hiqte edhe nga vetja, e edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt, nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia k\u00ebrkoi nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shqyrtohet nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Hag\u00eb. Pasi Kosova nuk ishte an\u00ebtare e OKB-s\u00eb, ajo nuk mund t\u00eb ishte pjes\u00eb e procesit, as t\u00eb paditej nga Serbia e as t\u00eb k\u00ebrkonte njohjen e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb saj si subjektivitet\u00a0nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Shum\u00eb shtete q\u00eb donin t\u00eb ishin mike edhe me Serbin\u00eb, edhe me Kosov\u00ebn iu lut\u00ebn dhe ia t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebrejtjen Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e dor\u00ebzonte k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Mendonin se kjo do t\u00eb krijonte m\u00eb shum\u00eb problem sesa q\u00eb do t\u2019i zgjidhte. Mendonin se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i drejtuar kund\u00ebr shteteve sponsorizuese t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Por, Serbia nuk hoqi dor\u00eb dhe dor\u00ebzoi n\u00eb Hag\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb GJND t\u00eb jap\u00eb mendimin p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 22 korrik t\u00eb vitit 2010, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb dha nj\u00eb mendim aq pozitiv p\u00ebr Kosov\u00ebn, saq\u00eb tash edhe Kosova, edhe shtetet q\u00eb kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb do t\u00eb duhej t\u2019i fal\u00ebnderoheshin Serbis\u00eb. GJND-ja u shpreh se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk i shkel t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare e as Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, e cila e kishte v\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00ebn administrimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me hapjen e rrug\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb caktohet statusi final i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas mendimit t\u00eb GJND-s\u00eb pritej t\u00eb kishte nj\u00eb \u201cTsunami njohjesh\u201d, q\u00eb dukej logjike pasi shum\u00eb shtete argumentonin q\u00ebndrimet e tyre kund\u00ebr njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs me respektimin e S\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tash ky argument ishte zhdukur, sepse nuk ka ndonj\u00eb autoritet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr interpretimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare sesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe kur kjo gjykat\u00eb thot\u00eb se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb s\u2019ka \u00e7far\u00eb t\u00eb thon\u00eb shtetet si Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rusia, Irani apo Rumania.<\/p>\n<p>13 vjet prej kur GJND-ja, autoriteti suprem n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb interpretuar t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dha mendimin se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk i ka shkelur normat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare e as Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb OKB-s\u00eb, vazhdon t\u00eb injorohet ky mendim nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm Serbia, por edhe zyrtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe shtetet e saj an\u00ebtare vazhdojn\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr \u201ct\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d kur kund\u00ebrshtojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Dialogu n\u00eb t\u00eb cilin Kosova hyri si pula pa kok\u00eb, pa q\u00ebllime t\u00eb qarta, ndikoi q\u00eb v\u00ebmendja nga njohjet pas mendimit t\u00eb GJND-s\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb nevoj\u00ebn q\u00eb Kosova t\u00eb pajtohet s\u00eb pari me Serbin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb njihet pastaj nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe t\u00eb integrohet n\u00eb strukturat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb rritjen e njohjeve, dialogu i Brukselit ndihmoi Serbin\u00eb n\u00eb pengimin e tyre e madje edhe n\u00eb arritjen e disa \u00e7njohjeve. Si rezultat i dialogut nuk ndodhi asnj\u00eb t\u00ebrheqje e Serbis\u00eb, e as e kund\u00ebrshtar\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, nga q\u00ebndrimi kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nismat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Shembull m\u00eb i mir\u00eb, apo m\u00eb i keq, ishte d\u00ebshtimi i Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb UNESCO. Ky ishte nj\u00eb d\u00ebshtim i madh i Kosov\u00ebs, sepse humbi edhe p\u00ebr shkak se nuk i kishte siguruar votat as nga disa shtete q\u00eb e kan\u00eb njohur.<\/p>\n<p>Sikur n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tjera edhe ky mendim i GJND-s\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe mbeti si nj\u00eb rast i pashfryt\u00ebzuar p\u00ebr Kosov\u00ebn. E dialogu i Brukselit, edhe n\u00ebse ringjallet ajo q\u00eb quhet \u201cmarr\u00ebveshje\u201d e arritur mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, e ka normalizuar mosnjohjen dhe e ka shtyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar nevoj\u00ebn e njohjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00ebt mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr \u201cDeklarat\u00ebn unilaterale t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb\u201d, t\u00eb gjitha deklaratat e pavar\u00ebsis\u00eb jan\u00eb nga natyra unilaterale, sepse nj\u00eb vend deklaron pavar\u00ebsin\u00eb e vetvetes. M\u00ebvet\u00ebsin\u00eb. Por v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ket\u00eb deklarata m\u00eb pak unilaterale t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi sesa ajo e Kosov\u00ebs. Kjo deklarat\u00eb erdhi si rezultat i nj\u00eb procesi politik nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb propozimit q\u00eb doli nga ai proces dhe jo vet\u00ebm p\u00ebrmbajtja, por edhe logjistika e simbolika u koordinuan ngusht\u00eb me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb b\u00ebhen kinse e kan\u00eb harruar edhe n\u00eb BE duke luajtur rolin e nj\u00eb \u201cleht\u00ebsuesi t\u00eb paansh\u00ebm\u201d q\u00eb ka \u201cq\u00ebndrim neutral ndaj statusit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. E Serbia, me shum\u00eb sukses, k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb BE-s\u00eb dhe dialogun po i shfryt\u00ebzon p\u00ebr t\u00eb bindur vende t\u00eb shumta t\u00eb bot\u00ebs se \u201c\u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po zhvillohet dialogu n\u00eb Bruksel\u201d.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00eb nga \u201cKoha Ditore\u201d<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Agustin PALOKA Edhe 13 vjet prej kur, GJND-ja, autoriteti suprem n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb interpretuar t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dha mendimin se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk i ka shkelur normat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare e as Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb OKB-s\u00eb, vazhdon t\u00eb injorohet ky mendim nga Bashkimi Evropian. Jo vet\u00ebm Serbia, por edhe zyrtar\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52195,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52194"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52194"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52194\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}