{"id":52186,"date":"2023-07-25T16:44:22","date_gmt":"2023-07-25T16:44:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52186"},"modified":"2023-07-25T16:44:22","modified_gmt":"2023-07-25T16:44:22","slug":"gjykata-e-posacme-burg-per-jete-per-redjan-rrajen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/25\/gjykata-e-posacme-burg-per-jete-per-redjan-rrajen\/","title":{"rendered":"Gjykata e Posa\u00e7me, burg p\u00ebr jet\u00eb p\u00ebr Redjan Rraj\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Togat e zeza t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me d\u00ebnuan me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Redjan Rraj\u00ebn dhe me 35 vite Arjol Halilajn, duke konfirmuar pretenc\u00ebn q\u00eb dha SPAK disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Dy t\u00eb pandehurit e akuzuar p\u00ebr atentatin e Shkozetit me viktim\u00eb Andi Malokun e t\u00eb plagosur ish-prokurorin Arjan Ndoja e Akeksand\u00ebr Lahon, kan\u00eb mohuar akuzat, por Prokuroria solli prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pal\u00eb syze \u2018Emporio Armani\u2019 me inicialet e tij, p\u00ebrftimi i ADN-s\u00eb n\u00eb provat e tjera n\u00eb vendin e ngjarjes dhe makin\u00ebn e autor\u00ebve, si rroba, kapele, doreza, zb\u00ebrthimi i dy telefonave dhe m\u00eb tej transkriptimi i komunikimeve me platform\u00ebn SKY ECC, ishin provat q\u00eb fundos\u00ebn Redjan Rraj\u00ebn, gjat\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebto fakte, SPAK k\u00ebrkoi d\u00ebnimin e tij me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr 5 vepra penale, nd\u00ebrsa p\u00ebr ndihm\u00ebsin Arjol Halilaj k\u00ebrkoi 35 vite heqje lirie.<\/p>\n<p>Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb val\u00ebve telefonike dit\u00ebn e ngjarjes Redjan Rraja ndodhej n\u00eb vendin e ngjarjes, \u2018teksa p\u00ebr 7 minuta ka kryer 886 hapa, l\u00ebvizje k\u00ebto intensive dhe t\u00eb sforcuara q\u00eb tregojn\u00eb angazhimin e tij n\u00eb krim si ekzekutor\u2019, parashtroi n\u00eb leximin e akuz\u00ebs disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb Adnan Xholi, nj\u00eb nga prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen voluminoze hetimore, SPAK paraqiti transkriptimin e komunikimeve mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit, terma si \u2018bidon\u2019, \u2018benzin\u2019, \u2018autostrad\u00eb\u2019, \u2018benz\u2019, \u2018Arjani\u2019 etj, q\u00eb korrespondojn\u00eb me veprimet, planin dhe l\u00ebvizjet e autor\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i GJKO-s\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>Gjykata pasi u kthye nga dhoma e k\u00ebshillimit, n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, d\u00ebgjoi pal\u00ebt n\u00eb diskutimin p\u00ebrfundimtar dhe mori provat,<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00cbR K\u00cbTO ARSYE:<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata, bazuar n\u00eb nenet 112, 379, 380, 383, 384, 390, 393, 415, si dhe 190 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale<\/em><\/p>\n<p><em>VENDOSI:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Redjan Rraja p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Vjedhja\u2019, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i par\u00eb, n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 7 (shtat\u00eb) vjet burgim.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>1.1 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Redjan Rraja p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit&#8221;, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i par\u00eb, n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 11 (nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>1.2 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Redjan Rraja p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit&#8221;, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278paragrafi i tret\u00eb, n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 6 (gjasht\u00eb) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>1.3 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Redjan Rraja p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Vrasja e funksionar\u00ebve publik\u00eb\u2019, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs Arjan Ndoja, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79\/a e 22, n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 35 (tridhjet\u00eb e pes\u00eb) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>1.4 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Redjan Rraja p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Vrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u2019 me pasoj\u00eb vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur n\u00eb tentativ\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs Aleksand\u00ebr Laho (P\u00ebllumb Muharremi), kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja \u2018dh\u2019, n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>1.5 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Redjan Rraja p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Grup i strukturuar kriminal\u2019 n\u00eb form\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes, parashikuar nga neni 333\/a, paragrafi i dyt\u00eb i Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 4 (kat\u00ebr) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>1.6 N\u00eb aplikim t\u00eb nenit 55, paragrafi i par\u00eb i Kodit Penal, bashkimin e d\u00ebnimeve dhe d\u00ebnimin p\u00ebrfundimisht t\u00eb t\u00eb pandehurit Redjan Rraja me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>1.7 N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 15, 16 pika 1, g\u00ebrma a) t\u00eb ligjit Nr. 81\/2020 \u2018P\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u2019, k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim, i pandehuri Redjan Rraja, ta kryej\u00eb n\u00eb nj\u00eb Institucion t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>2.Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Ariol Halilaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Vjedhja\u2019, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i par\u00eb, n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 5 (pes\u00eb) vjet e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>2.1 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Ariol Halilaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit&#8221;, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278paragrafi i par\u00eb,n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 10 (dhjet\u00eb) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>2.2 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Ariol Halilaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit&#8221;, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278paragrafi i tret\u00eb, n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 6 (gjasht\u00eb) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>2.3 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Ariol Halilaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Vrasja e funksionar\u00ebve publik\u00eb\u2019, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs Arjan Ndoja, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79\/a e 22, n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 30 (tridhjet\u00eb) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>2.4 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Ariol Halilaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Vrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u2019 me pasoj\u00eb vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur n\u00eb tentativ\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs Aleksand\u00ebr Laho (P\u00ebllumb Muharremi), kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja \u2018dh\u2019, n\u00eb lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 35 (tridhjet\u00eb e pes\u00eb) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>2.5 Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Ariol Halilaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Grup i strukturuar kriminal\u2019 n\u00eb form\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes, parashikuar nga neni 333\/a, paragrafi i dyt\u00eb i Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>2.6 N\u00eb aplikim t\u00eb nenit 55, paragrafi i par\u00eb i Kodit Penal, bashkimin e d\u00ebnimeve dhe d\u00ebnimin p\u00ebrfundimisht t\u00eb t\u00eb pandehurit Ariol Halilaj me 35 (tridhjet\u00eb e pes\u00eb) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>2.7 Vuajtja e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin Ariol Halilaj do t\u00eb filloj\u00eb nga data e ekzekutimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u2018arrest n\u00eb burg\u2019, caktuar me vendimin nr.46, dat\u00eb 05.05.2020 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/em><\/p>\n<p><em>2.8 N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 15, 16 pika 1, g\u00ebrma a) t\u00eb ligjit Nr. 81\/2020 \u2018P\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u2019, k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim, i pandehuri Ariol Halilaj, ta kryej\u00eb n\u00eb nj\u00eb Institucion t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb.<\/em><\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><em> N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 190 t\u00eb K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale t\u00eb sekuestruara gjat\u00eb hetimeve, bashkuar me fashikullin e gjykimit sipas urdh\u00ebrit \u2018P\u00ebr bashkimin e sendeve dhe provave materiale me fashikullin gjyq\u00ebsor\u2019, dat\u00eb 22.01.2021 si dhe t\u00eb gjitha provat materiale t\u00eb sekuestruara sipas procesverbaleve p\u00ebrkat\u00ebse, gjykata disponon p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb ruajtje t\u00eb tyre p\u00ebr llogari t\u00eb procedimit penal t\u00eb ndar\u00eb me nr.184\/1, viti 2021 t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/em><\/li>\n<li><em> Shpenzimet procedurale t\u00eb kryera gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve (sipas formularit p\u00ebrkat\u00ebs), si dhe shpenzimet gjyq\u00ebsore sipas formularit bashk\u00eblidhur, iu ngarkohen t\u00eb pandehurve solidarisht.<\/em><\/li>\n<li><em> Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nes\u00ebrme e njoftimit t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>U shpall n\u00eb Tiran\u00eb, sot m\u00eb dat\u00eb 25.07.2023.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0GJYQTARE \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 GJYQTARE \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 GJYQTARE<\/em><\/p>\n<p><em>IRENA GJOKA FLORA HAJREDINAJ\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 FLOJERA DAVIDHI<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Togat e zeza t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me d\u00ebnuan me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Redjan Rraj\u00ebn dhe me 35 vite Arjol Halilajn, duke konfirmuar pretenc\u00ebn q\u00eb dha SPAK disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dy t\u00eb pandehurit e akuzuar p\u00ebr atentatin e Shkozetit me viktim\u00eb Andi Malokun e t\u00eb plagosur ish-prokurorin Arjan Ndoja e Akeksand\u00ebr Lahon, kan\u00eb mohuar akuzat, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":26104,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52186"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}