{"id":52142,"date":"2023-07-25T10:03:32","date_gmt":"2023-07-25T10:03:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52142"},"modified":"2023-07-25T10:17:47","modified_gmt":"2023-07-25T10:17:47","slug":"ligji-gjinushi-zhupa-brenda-kuvendit-u-be-nje-puc-13-shkeljet-ligjore-dhe-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/25\/ligji-gjinushi-zhupa-brenda-kuvendit-u-be-nje-puc-13-shkeljet-ligjore-dhe-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Ligji &#8220;Gjinushi\u201d\/ Zhupa: Brenda Kuvendit u b\u00eb nj\u00eb pu\u00e7! 13 shkeljet ligjore dhe kushtetuese!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat nga selia blu, ka denoncuar t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn antiligjore q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur p\u00ebr t\u00eb miratuar ligjin p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave.<\/p>\n<p>Me prova shkresore dhe me dokumente, Zhupa ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ligji p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr Sk\u00ebnder Gjinushin.<\/p>\n<p>Deputetja Ina Zhupa i ka k\u00ebrkuar presidentit Bajram Begaj q\u00eb t\u00eb mos e dekretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e deputetes Ina Zhupa\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>Jam para jush sot p\u00ebr t\u2019ju informuar p\u00ebr t\u00eb gjitha shkeljet proceduriale, ligjore dhe kushtetuese\u00a0q\u00eb jan\u00eb kjo konsumuar nga mazhoranca n\u00eb procesin legjislativ t\u00eb miratimit t\u00eb projektligjit ad personam Sk\u00ebnder Gjinushi.<\/em><\/p>\n<p><em>Referuar k\u00ebtyre shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eb un\u00eb personalisht i kam b\u00ebr\u00eb me dije dhe i kam denoncuar gjat\u00eb gjith\u00eb veprimtaris\u00eb parlamentare si n\u00eb Komisionin P\u00ebrgjegj\u00ebs ashtu dhe n\u00eb seanc\u00ebn plenare, rezulton se mazhoranca b\u00ebri \u00e7do shkelje t\u00eb mundshme, hapur, pa fshehur asgj\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ishim d\u00ebshmitar, q\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj ta miratonte vet\u00ebm me nj\u00eb q\u00ebllim, krijimin e mund\u00ebsis\u00eb ligjore, q\u00eb kriteret e em\u00ebrimit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, n\u00eb procesin e radh\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sipas mosh\u00ebs, karakteristikave q\u00eb plot\u00ebson vet\u00ebm shtetasi Sk\u00ebnder Gjinushi.<\/em><\/p>\n<p><em>Do ishte m\u00eb e ndershme, q\u00eb k\u00ebtij projektligji ti vendosej titulli \u201cP\u00ebr disa ndryshime e shtesa p\u00ebr em\u00ebrimin e z.Sk\u00ebnder Gjinushi, si Kryetar i P\u00ebrjetsh\u00ebm i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto prova q\u00eb po i parashtroj\u00eb sot publikisht, do ti d\u00ebrgohen nga ana ime si deputete e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me shkres\u00eb zyrtare Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebsim t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij ligji dhe p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar besnik Kushtetut\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb mos e dekretuar me shpallje k\u00ebt\u00eb ligj antikushtetues, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rekord sa i takon nivelit t\u00eb antikushtetushm\u00ebris\u00eb dhe interesave personal t\u00eb nj\u00eb individi p\u00ebr t\u00eb cilin ai \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb disa deklarata t\u00eb miat ju mund ta keni v\u00ebn\u00eb re, se kam p\u00ebrdorur termin PU\u00c7IST.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje politike, aspak, as nj\u00eb qasje e imja personale, por nj\u00eb kosnatim real. Disa deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit, fillimisht me nism\u00ebn e tyre, dhe m\u00eb pas e gjith\u00eb maxhoranca ka konsumuar nj\u00eb pu\u00e7 t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrkundrejt rregullave n\u00eb fuqi se si propozohet, si konsultohet, si diskutohet dhe si miratohet nj\u00eb nism\u00eb legjislative.<\/em><\/p>\n<p><em>Po i shkele k\u00ebto rregulla, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb quhesh ndryshe vecse nj\u00eb PU\u00c7IST dhe veprimet q\u00eb kryen quhen PU\u00c7IZ\u00cbM.<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse nj\u00eb pu\u00e7ist apo disa pu\u00e7ista jan\u00eb ata pjes\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb grupi q\u00eb organizojn\u00eb p\u00ebrmes metodave b\u00ebrjen fakt t\u00eb marrjes apo dh\u00ebnies s\u00eb pushtetit politik, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast brenda institucioneve arsimore akademike si Akademia s\u00eb Shkencave.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo ka ndodhur, me shqyrtimin e projektligjit n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, Rregulloren e Kuvendit, dhe mazhoranca i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pu\u00e7 t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebtyre akteve juridike q\u00eb Kuvendi duhet tu bindet i pari.<\/em><\/p>\n<p><em>Ja \u00e7far\u00eb shkeljesh kan\u00eb kryer Pu\u00e7ist\u00ebt n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Po i rendis n\u00eb rend kronologjik dhe nga shkelja m\u00eb e vog\u00ebl, tek m\u00eb e madhja. Nga fillimi, pra momenti i propozimit, deri n\u00eb momentin e miratimit t\u00eb k\u00ebtij ligji:<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb relacionin q\u00eb shoq\u00ebron projektligjin mungojn\u00eb objektivay q\u00eb synohen t\u00eb realizohen me miratimin e tij, n\u00eb funksion t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs publike apo si zgjidhje t\u00eb nj\u00eb problemi.<\/em><\/p>\n<p><em>Po \u00e7far\u00eb thot\u00eb Rregullorja e Kuvendit, lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nenin 68, pika 2 t\u00eb saj, rregullorja p\u00ebrcakton se:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cProjektligji hartohet n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb akti normativ dhe shoq\u00ebrohet me nj\u00eb relacion, i cili p\u00ebrmban:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Objektivat q\u00eb synohen t\u00eb arrihen me miratimin e tij;<\/em><\/li>\n<li><em> Argumentet se objektivat nuk mund t\u00eb arrihen me instrumentet ligjore ekzistuese.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>K\u00ebto jan\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb relacioni i nism\u00ebtar\u00ebve t\u00eb projektligjit, citon se :<\/em><\/p>\n<p><em>[\u2026.] P\u00ebrmir\u00ebsimet ligjore t\u00eb propozuara kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nd\u00ebrtimin dhe funksionimin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave n\u00eb p\u00ebrshtatje me nevojat e zhvillimit t\u00eb vendit si edhe nevoj\u00ebn e rritjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, dobis\u00eb shoq\u00ebrore e praktike dhe integritetit t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor. [\u2026] (dokument Relacioni)<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb objektivash n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb mund t\u00eb arrihen nga ky Kuvend, kur nd\u00ebrkoh\u00eb sipas nism\u00ebs ligjore t\u00eb propozuar, dhe tashm\u00eb t\u00eb miratuar, synohet vet\u00ebm q\u00eb Kryetari Aktual i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb edhe pas mosh\u00ebs 75 vje\u00e7 ? K\u00ebt\u00eb vet\u00ebm propozuesit mund ta din\u00eb, dhe mund ta kuptojn\u00eb si dobi shoq\u00ebrore!!, apo si nevoj\u00eb p\u00ebr zhvillimin e vendit!!!!!!<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, lind pyetja: Si \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga propozuesit se arrihet nj\u00eb dobi shoq\u00ebrore duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj, q\u00eb jo vet\u00ebm kryetari Sk\u00ebnd\u00ebr Gjinushi, por t\u00eb pest\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat poste p\u00ebr dymb\u00ebdhjet\u00eb radhazi?<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb dhe shkelja e par\u00eb e rregullores s\u00eb Kuvendit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ligjv\u00ebn\u00ebs, sepse nuk p\u00ebrputhet aspak objektivi i shkruar n\u00eb relacion me p\u00ebrmbajtjen e projektligjit t\u00eb shkruar q\u00eb pasqyron q\u00ebllimin real. Pra objektivi i shkruajtur n\u00eb relacion \u00ebsht\u00eb i pavr\u00ebtet\u00eb dhe fiktiv.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo provohohet edhe m\u00eb t\u00ebp\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrmbajtjen vijuese t\u00eb vet relacionit. Pse?<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse n\u00eb relacionin e paraqitur n\u00eb dy faqe, p\u00ebrshkruhen \u201cshum\u00eb bukur\u201d lavd\u00ebrime p\u00ebr ligjin aktual dhe p\u00ebr \u201csuksese t\u00eb papara\u201d t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. Pra, jo vet\u00ebm q\u00eb mungon problemi dhe zgjidhja q\u00eb duhet evidentohej p\u00ebrmes k\u00ebtij projektligji t\u00eb ri, por nga ana tjet\u00ebr b\u00ebhet nj\u00eb promovim indirekt i q\u00ebllimit real t\u00eb projektligjit t\u00eb paraqitur q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebnia e garancive se n\u00eb pozicionin e Kryetarit t\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Akademis\u00eb s\u00eb Shekncave duhet t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb Kryetari Aktual, q\u00eb sipas propozuesve \u00ebsht\u00eb i suksessh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse Akademia e Shkencave ka vepruar konform ligjit n\u00eb fuqi, dhe n\u00ebse veprimtaria e saj \u00ebsht\u00eb e mbushur me suksese, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse do t\u00eb duhet ta ndryshojm\u00eb ligjin e funksionimit t\u00eb saj?<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse n\u00eb asnj\u00eb paragraf t\u00eb relacionit t\u00eb paraqitur nuk evidentohet asnj\u00eb problem, dhe asnj\u00eb e met\u00eb, as ndonj\u00eb mund\u00ebsi e humbur nga parashikimet e ngurta t\u00eb ligjit aktual, p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse duhen dhe ishin t\u00eb nevojshme k\u00ebto amendamente, dhe pse me kaq urgjenc\u00eb !!!!!!! ?<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrse i duhen Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebto ndryshime ligjore ?<\/em><\/p>\n<p><em>Mashtrimi p\u00ebr propozuesit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Projekt-ligjit<\/em><\/p>\n<p><em>Ky projektligj procedurialisht erdhi si nj\u00eb propozim i dy deputet\u00ebve Petro Ko\u00e7i \u2013Ismet Beqiraj.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb Edukimit, \u00ebsht\u00eb paraqitur i pa ftuar, p\u00ebr interesin e tij personal, z.Sk\u00ebnder Gjinushi, i cili e pranoi hapur, me z\u00eb dhe figur\u00eb, q\u00eb kry projektligj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim i tij, dhe pa e patur problem, ai z\u00ebvend\u00ebsoi dhe u mbivendos n\u00eb prezantim t\u00eb projektligjit me Z. Beqiraj \u2013 deputet. Pra q\u00eb k\u00ebtu, humbi autoriteti propozues i nism\u00ebtarit, pra deputetit, dhe k\u00ebt\u00eb rol, e mori vet Sk\u00ebnd\u00ebr Gjinushi \u2013 Kryetari aktual, i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas nenit 81, pika 1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb propozuar ligje e ka K\u00ebshilli i Ministrave, \u00e7do deputet, si dhe 20 mij\u00eb zgjedh\u00ebs. Zoti Gjinushi, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb, dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asnj\u00eb prej k\u00ebtyre organeve, e aq m\u00eb pak popullin.<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb, kush e thirri, si u paraqit, dhe p\u00ebrse pohoi ai p\u00ebrpara Komisionit se \u00ebsht\u00eb nism\u00ebtar i Projektligjit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb relatonte zoti Beqiraj.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, rezultoi e provuar p\u00ebrpara an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Edukimit, se zoti Gjinushi, e kishte shkruajtur vet projektligjin p\u00ebr vete, dhe ja kishte dh\u00ebn\u00eb zotit Beqiraj, p\u00ebr ta prezantuar, por duke qen\u00eb se ky i fundit, nuk po mundte dot ta mbronte nism\u00ebn, ai, pra Gjinushi, vjen pa ftuar dhe sillet si zot n\u00eb Komision, sikur t\u00eb ishte deputet dhe z\u00ebvend\u00ebson rolin e depetetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Kuvendi u gjend para faktit q\u00eb ishte mashtruar.<\/em><\/p>\n<p><em>Pasi deputeti Beqiraj i pyetur nga akademiku Artan Fuga tha se:<\/em><\/p>\n<p><em>Mendoj p\u00ebr k\u00ebto ndryshime duke d\u00ebgjuar dhe ndjekur analizat vjetore t\u00eb akademis\u00eb, dhe ishte puna e tij edhe Z. Petro Ko\u00e7i. T\u00eb mashtrosh Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ta kalosh leht\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb normale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb ndiqni vidion.\u00a0\u00a0 (Video 1 Gjinushi ne komision)<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj edhe un\u00eb jo m\u00eb tok, i quaj Petro Gjinushi dhe Sk\u00ebnder Beqiraj sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ata vet, e b\u00ebn gjith\u00eb situat\u00ebn m\u00ebse t\u00eb qart\u00eb se ata si deputet\u00eb, ishin vet\u00ebm prestanome t\u00eb Sk\u00ebnderit, si\u00e7 p\u00ebrdor bota e krimit shtetas t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurit\u00eb e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Mosdeklarimi i takimeve, shkelje e etik\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>Rregullorja e Kuvendit, pra akti me natyr\u00eb kushtetuese q\u00eb p\u00ebrcakton procedurat se si propozohet ligj-b\u00ebrja, k\u00ebrkon q\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb nd\u00ebrmarrin iniciativa ligjore duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb, tregojn\u00eb, shpallin, regjistrojn\u00eb t\u00eb gjitha takimet e tyre, koh\u00ebn, tematikat e diskutimit, me t\u00eb gjitha agjencit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ata nd\u00ebrmarrin iniciativa ligjore.<\/em><\/p>\n<p><em>Kodi i Sjelljes s\u00eb Deputetit, i hyr\u00eb n\u00eb fuqi me vendim t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb num\u00ebr 61\/117, Kod me fuqi ligjore, shprehet:<\/em><\/p>\n<p><em>Neni 21:<\/em><\/p>\n<p><em>Pika 2: Transparenca e kontakteve t\u00eb deputetit me lobist\u00ebt, organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, grupeve t\u00eb interesit zbatohet p\u00ebr t\u00eb gjitha rastet, p\u00ebrfshir\u00eb kontaktet jasht\u00eb mbledhjeve t\u00eb Kuvendit dhe komisioneve t\u00eb tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Pika 3: Ai (deputeti) duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike takimet me ta, objektin e diskutimeve dhe shkall\u00ebn e mb\u00ebshtetjes q\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesat e paraqitura nga subjektet k\u00ebrkuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Pika 4: \u2026 K\u00ebto dokumente depozitohen n\u00eb komisionet parlamentare ose n\u00eb Sekretarin\u00eb e Kuvendit<\/em><\/p>\n<p><em>Pika 5:\u00a0 Dokumentet shkresore\u2026 publikohen n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Komisionit parlamentar\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse zoti Gjinushi, zoti Koci, zoti Beqiraj jan\u00eb takuar p\u00ebr t\u00eb konkluduar mbi propozimin e k\u00ebtij ligji, q\u00eb favorizon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb zotin Gjinushi, a mund t\u00eb konsiderohet ky i fundit Lobist, apo Advokator i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb interes drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb tij?<\/em><\/p>\n<p><em>Situata \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr q\u00eb po. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebrkesat e m\u00ebsip\u00ebrme, t\u00eb Kodit t\u00eb Etik, nuk rrezulton t\u00eb jet\u00eb zbatuar, dhe asnj\u00eb dokument nuk \u00ebsht\u00eb depozituar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb z.Gjinushi e pranon q\u00eb jan\u00eb takuar p\u00ebr tju dh\u00ebn\u00eb ligjin.<\/em><\/p>\n<p><em>Ja ku kemi dhe nj\u00eb tjet\u00ebr shkelje, nj\u00eb situat\u00eb papajtueshm\u00ebrie, apo konflikti interesi q\u00eb askush nuk p\u00ebrpiqet ta fsheh\u00eb, por p\u00ebrpiqen ta minimizojn\u00eb sikur asgj\u00eb nuk ka ndodhur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb situata \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Konflikti i interesit Beqiraj-Gjinushi, edhe Gjinushi me ligjin.<\/em><\/p>\n<p><em>Deputeti Ismet Beqiraj ka deklaruar n\u00eb seanc\u00eb degjimore t\u00eb dat\u00ebs 28 Mars 2023 p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Akademis\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cPo e kam mik Sk\u00ebnder Gjinushin, edhe jam shum\u00eb krenar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i nderuar\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb lind nj\u00eb pyetje p\u00ebr si p\u00ebr zotin Beqiraj por dhe p\u00ebr z.Gjinushi:<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ke mik, dhe je krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi, si mund t\u00eb propozosh ligje, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur mikun t\u00ebnd, q\u00eb ky i fundit, ti hiqet \u00e7do penges\u00eb ligjore, biles t\u00eb favorizohet, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb\u00a0 nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave?<\/em><\/p>\n<p><em>Si mundet t\u00eb shfryt\u00ebzohet miq\u00ebsia personale, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e Kuvendit, p\u00ebr t\u00eb siguruar kartonat e tij, q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb rregull ligjor, q\u00eb t\u00eb favorizon ty, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mandat tjet\u00ebr n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave?<\/em><\/p>\n<p><em>A jeni ju t\u00eb dy z.Gjinushi dhe z.Beqiraj n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb past\u00ebr papajtueshm\u00ebrie dhe konflikti interesi ?<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebtu duket se jemi p\u00ebrpara nj\u00eb situate q\u00eb pa frik\u00eb mund t\u00eb titullohet:<\/em><\/p>\n<p><em>Corruption Proffing \u2013 Korrupsion Legjislativ, pra shkalla m\u00eb e lart\u00eb e paligjshm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb padrejt\u00eb, jo p\u00ebrmes shkeljeve t\u00eb ligjit, si\u00e7 jemi m\u00ebsuar ta shohim fenomenin e korrupsionit, por p\u00ebrmes hartimit t\u00eb ligjit me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb shkelur hapur, Kodi i Sjelljes s\u00eb deputetit:<\/em><\/p>\n<p><em>Neni 13<\/em><\/p>\n<p><em>Konflikti i interesit<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Konflikti i interesit \u00ebsht\u00eb situata kur nj\u00eb deputet \u00ebsht\u00eb subjekt i nj\u00eb interesi privat, q\u00eb mund t\u0113 ndikoje n\u00eb kryerjen si\u00e7 duhet t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe detyrave publike.<\/em><\/li>\n<li><em> Deputeti, kur ndodhet n\u00eb situat\u00eb konflikti interesi, deklaron gojarisht n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs plenare ose t\u00eb mbledhjes s\u00eb komisionit apo organeve t\u00eb tjera parlamentare. Deklarimi regjistrohet n\u00eb procesverbalin e mbledhjes p\u00ebrkat\u00ebse. Kopje e procesverbalit i dor\u00ebzohet sh\u00ebrbimit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr deputet\u00ebt.<\/em><\/li>\n<li><em> Kur nj\u00eb deputet, gjat\u00eb procesit ligjv\u00ebn\u00ebs, \u00ebsht\u00eb subjekt i nj\u00eb interesi privat dhe mund t\u00eb ndikohet nga \u00e7\u00ebshtja n\u00eb shqyrtim, b\u00ebn deklarat\u00eb me shkrim dhe e dor\u00ebzon pran\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr deputet\u00ebt. Deklarata me shkrim e deputetit p\u00ebr konfliktin e interesit, rast pas rasti, publikohet ne faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit n\u00eb internet.<\/em><\/li>\n<li><em> Deputeti nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projektligj ose dokument tjet\u00ebr politik kur ka konflikt interesi dhe as t\u00eb promovoj\u00eb projektligje ose interesa p\u00ebr shp\u00ebrblim\/pagese apo p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ose t\u00eb t\u00ebrthorta.<\/em><\/li>\n<li><em> Deklarata me shkrim e deputetit p\u00ebr konfliktin e interesit, rast pas rasti, publikohet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit ne internet.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Mos u \u00e7udisni q\u00eb pas 2025, Beqiraj t\u00eb b\u00ebhet akademik si dhjetra deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb gjetur streh\u00eb n\u00eb Akademi si\u00e7 e raporton edhe media prestigjoze Birn, pasi lobuan dhe kaluan ligjin e par\u00eb antikushtetues p\u00ebr Gjinushin, ku e lejonin t\u00eb ishte kryetar edhe pa dekret t\u00eb Presidentit.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjinushi po ashtu erdhi n\u00eb komision, edhe u vet\u00ebdeklarua propozues sic e d\u00ebgjuat n\u00eb video, \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi. Sepse ka propozuar n\u00ebp\u00ebrmjet Beqiraj-Ko\u00e7it nj\u00eb ligj me porosi p\u00ebr vete, nje ligj q\u00eb e b\u00ebn\u00eb vet\u00eb, e mbron vet\u00eb edhe fiton vet\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Konflikt i past\u00ebr interesi, situat\u00eb e past\u00ebr papajtueshm\u00ebrie.<\/em><\/p>\n<p><em>Dh\u00ebnie e mendimit e institucionit ASH, nj\u00eb shkres\u00eb q\u00eb tregon nivelin e manipulimit t\u00eb institucionit dhe mashtrimin e kuvendit, p\u00ebrs\u00ebri nga Sk\u00ebnder Gjinushi. Mashtrimi i rradh\u00ebs i kuvendit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb dat\u00eb 7 korrik 2023, ftes\u00ebs s\u00eb komisionit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e asambles\u00eb, kryetari dhe kryesia n\u00eb d\u00ebgjes\u00eb p\u00ebr ligjin, Gjinushi i p\u00ebrgjigjet me nj\u00eb let\u00ebr zyrtare si kryetar ku shprehet se \u201czgjodh\u00ebm t\u2019jua \u00e7ojm\u00eb me shkrim p\u00ebr t\u00eb kursyer koh\u00ebn ton\u00eb t\u00eb vyer \u201ci nj\u00ebjti Sk\u00ebnder q\u00eb vjen t\u00eb nes\u00ebrmen e ftes\u00ebs n\u00eb komision me Vasil Tolen edhe Shaban Sinanin. (shkresa e ASH)<\/em><\/p>\n<p><em>Mashtrim dhe kontradikta si n\u00eb cdo hap t\u00eb ligjit, i cili ndryshohej her\u00eb pas here gjat\u00eb komisioneve, hiq e v\u00ebr, nene p\u00ebr pagat.<\/em><\/p>\n<p><em>Mendimi i akademik\u00ebve mungonte!<\/em><\/p>\n<p><em>Asnj\u00eb akademik nuk kishte sjell asnj\u00eb mendim, si\u00e7 solli akademiku Fuga.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishte nj\u00eb shkres\u00eb me firma t\u00eb vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kryesis\u00eb n\u00eb konflikt interesi, t\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebve politikan q\u00eb dikur kishin punuar p\u00ebr ligjin tjet\u00ebr antikushtetues p\u00ebr Gjinushin, t\u00eb disa an\u00ebtar\u00ebve emeritues q\u00eb s\u2019jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb asambles\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra nj\u00eb shkres\u00eb \u201cnul\u201d, si vet\u00eb procesi i ligjit me porosi.<\/em><\/p>\n<p><em>Asnj\u00eb mendim, asnj\u00eb g\u00ebrm\u00eb e shkruajtur nga ndonj\u00eb akademik, vecse disa firma t\u00eb hedhura rr\u00ebmujsh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr q\u00eb nuk thoshte asgj\u00eb, p\u00ebr mandatin e Kryetarit pas 75 vjec, apo rradhazi!!!<\/em><\/p>\n<p><em>Shkresa p\u00ebrmend nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb projektligji nuk citonte dhe as p\u00ebrmende ndonj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb, apo me vendime t\u00eb ASH, apo referenca n\u00eb t\u00eb, sic thot\u00eb shkresa e manipuluar.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrhyrja me ligj n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb procesi zgjedhor, q\u00eb duhet kishte nisur.<\/em><\/p>\n<p><em>Shkelja tjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebn Kuvendi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrja n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shekncave, p\u00ebrmes koh\u00ebs s\u00eb shqyrtimit t\u00eb projekligjit.<\/em><\/p>\n<p><em>Projektligji p\u00ebr akademin\u00eb e shkencave mund t\u00eb shqyrtohej deri n\u00eb maj 2023 dhe jo m\u00eb von\u00eb. Pse?<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse pas k\u00ebsaj periudhe Akademia e Shkencave sipas ligjit n\u00eb fuqi, pra atij akutal hynte n\u00eb periudh\u00eb zgjedhore.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb muajin Maj mbaroi mandati i nenkryetarit dhe n\u00eb 19 korrik 2023 mbaroi dhe mandati i Kryetarit Gjinushi.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas statutit t\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave nenit 15 t\u00eb tij, me titull \u201cZgjedhja e Kryetarit\u201d, p\u00ebrcaktohet se:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cDita e votimit caktohet 30 dit\u00eb para mbarimit t\u00eb afatit t\u00eb mandatit t\u00eb Kryetarit paraardh\u00ebs.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Pra dita se kur duhet t\u00eb zhvilloheshin zgjedhjet n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave p\u00ebr organet drejtuese t\u00eb saj, maksimalisht duhet t\u00eb ishin zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 19 qershor 2023. Ky ishte dhe afati fundor, q\u00eb sipas ligjit zgjedhjet duhet t\u00eb kishin p\u00ebrfunduar.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, n\u00ebse k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb zhvilloheshin brenda k\u00ebsaj date, at\u00ebher\u00eb sipas ligjit, n\u00eb fuqi, zoti Sk\u00ebnder Gjinushi, nuk mund t\u00eb kandidonte, sepse nuk plot\u00ebsonte kriteret.<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr \u00e7do penges\u00eb ligjore duhej aktivizuar mekanizmi parlamentar dhe zgjedhjet duhet t\u00eb shtyheshin.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe kjo ka ndodhur n\u00eb fakt.<\/em><\/p>\n<p><em>Pucist\u00ebt e Kuvendit kan\u00eb ndihmuar p\u00ebrmes ligjit, q\u00eb pucist\u00ebt e akademis\u00eb t\u00eb marrin s\u00ebrish peng institucionin e dijes dhe shkenc\u00ebs \u2013 Akademis\u00eb s\u00eb Shekncave.<\/em><\/p>\n<p><em>Shkeljet dhe drit\u00ebshkurt\u00ebrsia vijojn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nenin 17, me titull \u201cVotimi\u201d, parashikohet se:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u201c1. Mbledhjen p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb ri e hap dhe e drejton Kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave\u2026\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Cili Kryetar do ta hap\u00eb mbledhjen p\u00ebr votimet, kur personi q\u00eb mban vul\u00ebn e Kryetarit aktualisht, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pa asnj\u00eb mandat?<\/em><\/p>\n<p><em>Pra nga njera an\u00eb Gjinushi bllokon mbajtjen e zgjedhjeve p\u00ebr Kryetarin e ri t\u00eb Akdamis\u00eb s\u00eb Shkencave, dhe nga ana tjet\u00ebr Kuvendi, investohet p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ligjin, p\u00ebr ti hequr cdo penges\u00eb Gjinushit q\u00eb t\u00eb zgjidhet kryetar.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo vet\u00ebm zgjedhjet e rregullta, sipas ligjit jan\u00eb hedhur n\u00eb er\u00eb, por edhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundura sipas ligjit dhe statutit n\u00eb fuqi.<\/em><\/p>\n<p><em>Kujtoj q\u00eb edhe sot, ky ligj i ri, i miratuar n\u00eb seanc\u00ebn e fundit, nuk ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi, por prap\u00eb zgjedhjet mbeten t\u00eb bllokuara.<\/em><\/p>\n<p><em>Pu\u00e7ist\u00eb n\u00eb akademi mbajn\u00eb institucionin pa kryesi legjitime edhe pa zgjedhje, nd\u00ebrsa pu\u00e7ist\u00eb n\u00eb parlament fusin ligje pa rregulla, me porosi dhe n\u00eb shkelje t\u00eb kushtetut\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Kuvendi nuk mund t\u00eb b\u00ebj ligje p\u00ebr nj\u00eb institucion n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb zgjedhore, sepse k\u00ebtu do t\u00eb kishim ndikim n\u00eb rregullat e konkurimit, dhe natyrsh\u00ebm paracaktim me ligj t\u00eb rezultatit t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkesa proceduriale n\u00eb Kuvend pa p\u00ebrgjigje kur votohej n\u00eb komision.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka 3 kerkesa t\u00eb depozituara n\u00eb Kuvend, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat sipas rregullores s\u00eb Kuvendit, duhet merrnin p\u00ebrgjigje p\u00ebrpara votimit t\u00eb projeklgjit.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkesa drejtuar Keshillit te Mandateve, Etikes dhe Rregullores, kerkesa kryetares se Kuvendit dhe kerkesa Sekretariatit per Procedurat, Votimet dhe Etiken.<\/em><\/p>\n<p><em>Ende nuk ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare edhe pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj miratojn\u00eb duke prishur rradh\u00ebn e proceseve.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk mund t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb miratim pa mbyllur t\u00eb gjitha procedurat brenda kuvendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Thirrja e mbledhjes s\u00eb komisionit t\u00eb edukimit dhe zhvillimi i saj n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregulloren, duke e b\u00ebr\u00eb q\u00eb sipas kushtetut\u00ebs t\u00eb mos prodhoj\u00eb pasoja ligjore.<\/em><\/p>\n<p><em>I gjith\u00eb publiku, media, deputet\u00ebt ishin d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb mbledhje klandestine, q\u00eb u zhvillua dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb, dat\u00eb 19 korrik n\u00eb Komisionin e Edukimit. Dua tju sqaroj pse esht\u00eb e paligjshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas rregullores s\u00eb parlamentit mbledhja e komisionit<\/em><\/p>\n<p><em>Neni 32 Mbledhjet e komisioneve<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0 Mbledhjet e komisionit t\u00eb p\u00ebrhershem thirren nga kryetari i tij. Ato mund t\u00eb thirren edhe me k\u00ebrkes\u00ebn e jo m\u00eb pak se nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit ose me kerkes\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Kuvendit, duke p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb do t\u00eb diskutohen n\u00eb mbledhje<\/em><\/p>\n<p><em>Pra mund t\u00eb thirren me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb depozituar nga 1\/4 e komisionit pra 7 an\u00ebtar.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb depozituar disa or\u00eb pas zhvillimit t\u00eb vet mbledhjes. Paligjshm\u00ebri totale, Falsifikim intelektual i past\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse faktet dhe rrethanat e parashtruara n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, jan\u00eb paraqitur koh\u00eb m\u00eb mbrapa, nga vet zhvillimi real i mbledhjes.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo k\u00ebrkes\u00eb edhe e depozituar n\u00eb koh\u00eb vazhdon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb q\u00eb thot\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>neni vijues 33. Organizimi i punes<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetari i komisionit, n\u00eb keshillim me z\u00ebvend\u00ebskryetar\u00ebt dhe sekretarin e komisionit, i propozon p\u00ebr miratim komisionit programin e pun\u00ebs dhe kalendarin e punimeve t\u00eb tij. Kryetari i komisionit p\u00ebrgatit rendin e dit\u00ebs, organizon pun\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e mbledhjeve t\u00eb komisionit dhe kryeson mbledhjet e tij;\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Pra kushdo q\u00eb ta th\u00ebrrasi, p\u00ebrs\u00ebri rendin e dit\u00ebs e p\u00ebrgatit kryetari dhe i drejton ai mbledhjen.<\/em><\/p>\n<p><em>Vet\u00ebm kur kryetari deklaron pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb, ateher\u00eb i lind e drejta n\u00ebnkryetarit.<\/em><\/p>\n<p><em>An\u00ebtar\u00ebt e komisionit nuk jan\u00eb lajm\u00ebruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbledhje nga sekretaria e komisionit si\u00e7 e k\u00ebrkon rregullorja.<\/em><\/p>\n<p><em>As k\u00ebrkesa e depozituar nuk i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur kryetares deri n\u00eb or\u00ebn 2:39 dhe an\u00ebtar\u00ebve as sot q\u00eb un\u00eb po mbaj k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt dit\u00eb pasi funksionon llogjika e njoftimit zyrtar n\u00eb koh\u00eb dhe marrja e masave p\u00ebr pjes\u00ebmarrje.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb personalisht, kam qen\u00eb n\u00eb Kuvend me komitetin parlamentar t\u00eb MSA-s\u00eb dhe nuk arrita t\u00eb merrja pjes\u00eb nga mosnjoftimi zyrtar, mungesa e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb protokolluar dhe zhvillimi i saj vet\u00ebm 4 minuta. Rekord parlamentar.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra nj\u00eb mbledhje e paligjshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryetarja priste k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb organizuar pun\u00ebn si\u00e7 ja k\u00ebrkon neni 33 dhe e ka shprehur me email zyrtar.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb jo m\u00eb larg se dje n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb media Petro Gjinushi (Koci) \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike deklarata e tij se ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga funksionet e tij si n\u00ebnkryetar i komisionit t\u00eb edukimit q\u00eb prej dat\u00ebs 11 korrik 2023, pasi koleg\u00ebt socialist nuk po pranonin t\u00eb shkelnin rregulloren.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo q\u00eb thot\u00eb Petro, e v\u00eb at\u00eb edhe m\u00eb thell\u00eb n\u00eb pozita paligjshm\u00ebrie, edhe mbledhjen po ashtu edhe m\u00eb jo t\u00eb ligjshme. Sepse ai q\u00eb n\u00eb dat\u00eb 11 korrik kishte krijuar vakanc\u00ebn n\u00eb pozicionin e n\u00ebnkryetarit, nuk kishte se si t\u00eb ulej si drejtues, si n\u00ebnkryetar me dat\u00eb 19 korrik 2023, kur vet\u00eb thirri nj\u00eb mbledhje klandestine, e nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ishte N\u00ebnkryetar.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas nenit 78 t\u00eb kushtetutes, pika 2, mbledhjet e deputet\u00ebve q\u00eb mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnj\u00eb pasoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb mbledhja vet dhe vendimmarrjet e prodhuara aty jan\u00eb nul, dhe rrjedhimisht projektligji nuk mund t\u00eb kalonte n\u00eb seance plenare. (Foto e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb protokolluar dhe or\u00ebs q\u00eb duket)<\/em><\/p>\n<p><em>Votim nul me shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb se\u00e7 ka PS, 10 an\u00ebtar, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim 11 an\u00ebtar si\u00e7 shikohet edhe nga procesverbali.<\/em><\/p>\n<p><em>Si p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb edhe me qesharake edhe t\u00eb paligjshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Si\u00e7 mund ta shikoni PS ka 10 an\u00ebtar t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Komisionin e Edukimit, por n\u00eb \u00e7do rast ata mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen kur mungojn\u00eb nga koleg\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues.<\/em><\/p>\n<p><em>Por n\u00eb \u00e7do rast nuk mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb 11 an\u00ebtar votues.<\/em><\/p>\n<p><em>Rregullorja e kuvendit n\u00eb Nenin 21\/1, p\u00ebrcakton se:<\/em><\/p>\n<p><em>An\u00ebtari i nj\u00eb komisioni, n\u00ebnkomisioni ose k\u00ebshilli, n\u00eb rast mungese ose pamund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhje, z\u00ebvend\u00ebsohet nga nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb caktuar n\u00eb vendimin e Kuvendit ose n\u00eb urdhrin e Kryetarit t\u00eb Kuvendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra mungojn\u00eb 3 z\u00ebvend\u00ebsohen me 3, por kurr\u00ebsesi me 4 apo me 5!\u00a0 (Foto procesverbali i prezenc\u00ebs)<\/em><\/p>\n<p><em>Mos pasja e nj\u00eb raporti nga relator\u00ebt kur u votua p\u00ebr tu futur n\u00eb rend dite. Edhe pse me mbledhje t\u00eb paligjshme q\u00eb nuk sjell asnj\u00eb pasoj\u00eb, me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga grupi PS, donin t\u00eb ndryshonin rendin e dit\u00ebs. Kjo do ishte e pamundur edhe sikur mbledhja e nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb t\u00eb konsiderohej e rregullt.<\/em><\/p>\n<p><em>Rregullorja e Kuvendit n\u00ebNenin 70, p\u00ebrcakton se:<\/em><\/p>\n<p><em>Raporti i komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe mendimet e komisioneve t\u00eb tjera Pika 3. Pas shqyrtimit t\u00eb projektligjit, komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs harton nj\u00eb raport p\u00ebr n\u00eb seanc\u00eb plenare duke b\u00ebr\u00eb propozimin p\u00ebr miratimin e tij si\u00e7 \u00ebsht\u00eb paraqitur, miratimin me ndryshime ose rr\u00ebzimin e projektligjit. Pika 4. Raporti i komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe mendimet e komisioneve t\u00eb tjera ose i K\u00ebshillit p\u00ebr Legjislacionin hartohen jo m\u00eb von\u00eb se 4 dit\u00eb nga p\u00ebrfundimi i shqyrtimit. Raporti p\u00ebrmban t\u00eb gjitha ndryshimet e b\u00ebra n\u00eb komision, si dhe propozimet e b\u00ebra nga komisionet p\u00ebr dh\u00ebnie mendimi. N\u00eb rast mospranimi t\u00eb propozimeve ose sugjerimeve t\u00eb komisioneve t\u00eb tjera, komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs paraqet n\u00eb raport argumentet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>Raportet shum\u00ebfishohen dhe u shp\u00ebrndahen deputet\u00ebve dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb pakt\u00ebn 1 jav\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb shqyrtimit t\u00eb projektligjit n\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb rastin kur projektligji shqyrtohet me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, afati i paraqitjes s\u00eb raportit \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 2 dit\u00eb p\u00ebrpara seanc\u00ebs plenare.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra edhe ai i student\u00ebve dhe kanabizimit q\u00eb ishin me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpjeguar e kishin t\u00eb pakt\u00ebn 2 dit\u00eb raportin!<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb or\u00ebn 09:52 minuta ne relator\u00ebt kemi marr\u00eb me e-mail zyrtar nga sekretarja e Komisionit nj\u00eb draft raport p\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb japim mendime p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb trajt\u00ebn p\u00ebrfundimtare.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Sipas nenin 38, pika 5.1. Pas miratimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb projektligjit, relatori\/relator\u00ebt hartojn\u00eb raportin t\u00eb cilin ia p\u00ebrcjellin komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe seanc\u00ebs plenare. Raporti p\u00ebrmban ndryshimet e miratuara n\u00eb komision, si dhe rekomandimet p\u00ebr komisionin p\u00ebrgjegj\u00ebs. P\u00ebr hartimin e raportit relatori\/relator\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ndihmohen nga specialist\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjen, deputet\u00ebt nism\u00ebtar\u00eb nga sh\u00ebrbimi juridik n\u00eb Kuvend, si dhe nga ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoja mendim nga specilist\u00ebt e KM meq\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb komision sipas rregullores kur shqyrtohen projektligji.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra asnj\u00eb raport final nuk kishte kur votohej, jo m\u00eb t\u00eb ishte konform rregullores t\u00eb shp\u00ebrndahej 1 jave para. (Foto emaile me or\u00eb draftprogram dhe fakti q\u00eb jan\u00eb mbledh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e b\u00ebn t\u00eb pamundur pasjen e nj\u00eb raporti nj\u00eb jave para)<\/em><\/p>\n<p><em>Votim i fallsifikuar sikur kishte kuorum 3\/5 q\u00eb si\u00e7 shikohen nga video nuk e kishte.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr ta \u00e7uar \u00e7mendurin\u00eb e saj deri n\u00eb fund, arrihet deri aty, sa t\u00eb falsifikohet sy m\u00eb sy prezenca e opozit\u00ebs n\u00eb komision. Ndiqni videon dhe shikoni me sy sall\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb aty nuk jan\u00eb 11 deputet si\u00e7 pretendoi Nikolla.<\/em><\/p>\n<p><em>Jane 41 deputet\u00eb prezent\u00eb nga opozita n\u00eb momentin e votimit antiligjor. (Video) G\u00ebnjeu haptazi p\u00ebr numrin prezent t\u00eb deputet\u00ebve nga t\u00eb dyja krah\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shpikur nj\u00eb kourum q\u00eb nuk u arrit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj nuk pranoi edhe k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb votim elektronik, sepse kjo do ti nxirrte zbuluar.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe t\u00eb ishte miratuar me procedura t\u00eb rregullta, ligji n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb antikushtetues.<\/em><\/p>\n<p><em>Ligji Gjinushi, edhe sikur t\u00eb kishte ndjekur nj\u00eb rrjedhje normale t\u00eb shqyrtimit parlamentar edhe t\u00eb ishte votuar nga votat e socialist\u00ebve prap \u00ebsht\u00eb antikushtetues n\u00eb thelbin e vet.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00e7\u00ebshtje ka gjetur shtjellim t\u00eb zgjeruar dhe objektiv, nga akademiku Artan Fuga n\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn p\u00ebrpara Komisionit t\u00eb Edukimit, por Petro Gjinushit dhe Sk\u00ebnder Beqirajt nuk i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje.<\/em><\/p>\n<p><em>75-vje\u00e7ar\u00ebt n\u00eb Akademin\u00eb e Skencave jan\u00eb emeritues dhe ndalohet t\u00eb zgjidhen dhe t\u00eb kandidojn\u00eb, vet\u00ebm nj\u00ebrit i lejohet t\u00eb jet\u00eb mbi 75 vje\u00e7 Kryetar?!<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Sipas pik\u00ebs 4 t\u00eb nenit 6 t\u00eb ligjit:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u201cAn\u00ebtar\u00ebt e Asambles\u00eb q\u00eb mbushin mosh\u00ebn 75 vje\u00e7 marrin statusin e an\u00ebtarit Emeritus. Ata nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb llogaritjen e kufizimeve t\u00eb pik\u00ebs 1 t\u00eb k\u00ebtij neni.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebtu sh\u00ebnojm\u00eb pra q\u00eb ligji n\u00eb fuqi konsideron se faktori mosh\u00eb, pa p\u00ebrjashtuar ask\u00ebnd, merret si parametri kryesor q\u00eb karakterizon n\u00eb form\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur nj\u00eb kufi moshor pas t\u00eb cilit an\u00ebtari i Asambles\u00eb kalon n\u00eb nj\u00eb status tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Numri i Emeritus-ave mund t\u00eb jet\u00eb pa kufizim sepse ata nuk llogariten tek numri i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Asambles\u00eb q\u00eb p\u00ebrcakton si t\u00eb till\u00eb pika 1 e k\u00ebtij neni.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Neni 8, pika 7 p\u00ebrcakton se:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u201cMospjes\u00ebmarrja e\u201can\u00ebtarit Emeritus\u201d nuk cenon arritjen e kuorumit apo p\u00ebrcaktimin e shumicave t\u00eb cil\u00ebsuara.\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Shihet se ka nj\u00eb zbehje t\u00eb rolit t\u00eb an\u00ebtarit Emeritus n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo pik\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se at\u00eb q\u00eb, si t\u00eb marrin pjes\u00eb, si t\u00eb mos marrin pjes\u00eb Emeritusit n\u00eb mbledhje, kjo gj\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kushtet normative dhe institucionale t\u00eb funksionimit t\u00eb Asambles\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Pika 10 e nenit 9 thekson :\u201d An\u00ebtar\u00ebt Emeritus p\u00ebrjashtohen nga detyrimet e pik\u00ebs 2 t\u00eb k\u00ebtij neni.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb thot\u00eb pika 2?<\/em><\/p>\n<p><em>3.An\u00ebtar\u00ebt e Asambles\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe detyr\u00eb\u2026 T\u00eb marrin pjes\u00eb aktive n\u00eb Mbledhjet e Asambles\u00eb, t\u00eb seksioneve dhe t\u00eb komisioneve.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, p\u00ebrndryshe kjo do t\u00eb thot\u00eb se ligja nuk e detyron nj\u00eb Emeritus q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb aktivitet t\u00eb Akademis\u00eb, t\u00eb seksioneve, apo t\u00eb komisioneve.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai po t\u00eb doj\u00eb merr pjes\u00eb, n\u00ebse jo, \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Po pika e 10 e nenit 9, thekson: \u201cAn\u00ebtar\u00ebt Emeritus p\u00ebrjashtohen\u2026 edhe nga e drejta p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00eb organet drejtuese.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Pra me k\u00ebt\u00eb ligj, nga nj\u00ebra an\u00eb asgj\u00eb nuk do ta detyronte akademikun Emeritus t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb veprimtarit\u00eb e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, nga ana tjet\u00ebr Kryetari i Akademis\u00eb me statusin sipas ligjit (n\u00ebse ka mbushur mosh\u00ebn 75 vje\u00e7) Emeritus \u00ebsht\u00eb i detyruar me ligj q\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>Neni 13 (Kryetari)<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cDetyrat e Kryetarit jan\u00eb:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Drejton dhe organizon pun\u00ebn e Akademis\u00eb\u2026\u201d<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Kryetari i Akademis\u00eb do t\u00eb ishte i detyruar nga ligji, sipas nenit 14 t\u00eb saj, ta drejtonte pun\u00ebn e Akademis\u00eb, nd\u00ebrsa si Emeritus ai do t\u00eb ishte i lir\u00eb q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb donte mund t\u00eb punonte, n\u00ebse jo mund t\u00eb mos shkonte fare edhe n\u00eb mbledhje?<\/em><\/p>\n<p><em>Ja si shkelet barazia e akademik\u00ebve p\u00ebrpara ligjit.<\/em><\/p>\n<p><em>Me mbushjen e mosh\u00ebs 75 vje\u00e7, an\u00ebtar\u00ebt e Asambles\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb status, i cili u heq disa t\u00eb drejta dhe detyrime q\u00eb ata kishin deri nj\u00eb or\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb mbushnin k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb gjith\u00eb me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00ebrit!!! Atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/em><\/p>\n<p><em>Askush nga akademik\u00ebt nuk mund t\u00eb ket\u00eb pas mosh\u00ebs 75 vje\u00e7 t\u00eb drejta dhe detyra si akademik apo akademik i asociuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00ebrit, i cili merr dhe ushtron edhe m\u00eb shum\u00eb kompetenca sepse \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb drejton Akademin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>I nj\u00ebjti ligj krijon pabarazi mes akademik\u00ebve Emeritus. Nj\u00ebri prej tyre privilegjohet n\u00eb krahasim me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ngjashmit e tij.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb do t\u00eb vinim n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila n\u00eb nenin e 18 t\u00eb saj afirmon: \u201cT\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebrpara ligjit\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Heqja e fjal\u00ebs Rradhazi- heq\u00ebn nocionin pse u ndryshua ligji q\u00eb t\u00eb lejonte demokraci, rotacion dhe parime llogaridh\u00ebnie.<\/em><\/p>\n<p><em>Por sjell kapjen e akademis\u00eb p\u00ebr 8 apo 12 vjet!<\/em><\/p>\n<p><em>Asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim si sjell akademis\u00eb, por vet\u00ebm interesit t\u00eb Sk\u00ebnder Gjinushit.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb kuvendi miraton ligje antikushtetuese ad personam p\u00ebr Sk\u00ebnder Gjinushin.<\/em><\/p>\n<p><em>Her\u00ebn e par\u00eb ja dol\u00ebn sepse i kaloi afati dy vje\u00e7ar ligjit pa e \u00e7uar opozita e at\u00ebhershme.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur un\u00eb e d\u00ebrgova \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nuk godisja dot me ligjin q\u00eb ka ngel antikushtetues, por mandatin e Sk\u00ebnder Gjinushit i cili ishte n\u00eb mbarimin e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebsaj rradhe ndryshon historia, do ndiqet \u00e7do hap denoncimi institucional dhe do d\u00ebrgohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me nj\u00eb dosje t\u00eb plot\u00eb shkeljesh!<\/em><\/p>\n<p><em>Nga kjo dalje publike, i k\u00ebrkoj Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, q\u00eb ta vler\u00ebsoj me shum\u00eb kujdes k\u00ebt\u00eb ligj, dhe t\u00eb mos lejoj\u00eb q\u00eb ky ligj t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e rendit t\u00eb brendsh\u00ebm, por ta rikthej\u00eb at\u00eb p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend, me q\u00ebllim q\u00eb Kuvendi n\u00eb sesionin e ri parlamentar, ti th\u00ebrras\u00eb mendjes, dhe t\u00eb terhiqet nga iniciativa t\u00eb tilla, ku p\u00ebrmes falsifikimeve, dhe tjet\u00ebrsimeve t\u00eb fakteve, e nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb padrejta, synohet t\u00eb realizohet nj\u00eb \u201cpu\u00e7 i dyt\u00eb\u201d, ndaj Kushtetut\u00ebs, ndaj liris\u00eb s\u00eb institucioneve akademike dhe pavar\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb tyre, ndaj parimeve kushtetuese, parlamentarizmit dhe parimeve demokratike. Personalisht jam e angazhuar, q\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ta ndjek deri n\u00eb fund.<\/em><\/p>\n<p><em>E ftoj dhe Prokurorin\u00eb e Posacme, q\u00eb ta ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse jemi p\u00ebrpara nevoj\u00ebs p\u00ebr fillimin e verifikimit apo t\u00eb ushtrimit t\u00eb ndjekjes penale, p\u00ebr vepra penale, t\u00eb konsumuara p\u00ebrgjat\u00eb veprimtaris\u00eb administrative dhe\/apo parlamentare, q\u00eb kan\u00eb synuar arritjen e q\u00ebllimeve t\u00eb mbrapshta si m\u00eb sip\u00ebr shpjeguar.<\/em><\/p>\n<p><em>Faleminderit.<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-52143\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/1-31-271x300.jpg\" alt=\"\" width=\"271\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/1-31-271x300.jpg 271w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/1-31-768x852.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/1-31.jpg 900w\" sizes=\"(max-width: 271px) 100vw, 271px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-52148\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/2-14-244x300.jpg\" alt=\"\" width=\"244\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/2-14-244x300.jpg 244w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/2-14-832x1024.jpg 832w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/2-14-768x945.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/2-14.jpg 900w\" sizes=\"(max-width: 244px) 100vw, 244px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat nga selia blu, ka denoncuar t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn antiligjore q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur p\u00ebr t\u00eb miratuar ligjin p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave. Me prova shkresore dhe me dokumente, Zhupa ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ligji p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr Sk\u00ebnder &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52144,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52142"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52142"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52142\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}