{"id":52038,"date":"2023-07-24T10:10:45","date_gmt":"2023-07-24T10:10:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=52038"},"modified":"2023-07-24T11:06:03","modified_gmt":"2023-07-24T11:06:03","slug":"njerezit-po-largohen-se-shqiperia-eshte-bere-shume-e-shtrenjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/24\/njerezit-po-largohen-se-shqiperia-eshte-bere-shume-e-shtrenjte\/","title":{"rendered":"Media gjermane: Njer\u00ebzit po largohen se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e shtrenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ikjen e fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar por edhe at\u00eb t\u00eb pakualifikuar nga Shqip\u00ebria mund ta ndaloj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb strategji m\u00eb e mir\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me biznesin, thot\u00eb Stephanie Sieg-Farka, presidente e DIHA-s.<\/p>\n<p><strong>Nga Deutsche Welle<\/strong><\/p>\n<p><strong> DW: Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, DIHA, Shoqata Gjermane e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebri publike gjetjet e nj\u00eb anketimi me 44 biznese gjermane q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb vend. Nd\u00ebr shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb tyre ishte mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. N\u00ebse b\u00ebni nj\u00eb krahasim t\u00eb pun\u00ebs suaj me shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb kur erdh\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7far\u00eb sfidash do t\u00eb p\u00ebrmendnit tani, krahasuar me at\u00eb periudh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Stephanie Sieg-Farka<\/strong>: Sinqerisht, do t\u00eb thosha kosto n\u00eb rritje n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e t\u00eb b\u00ebrit biznes. Nga furnitor\u00ebt e deri tek rrogat e stafit. Fillimisht pandemia, pastaj lufta n\u00eb Ukrain\u00eb\u2026Gjat\u00eb tri viteve t\u00eb fundit kemi pasur rritje kostosh kudo, \u00e7ka nuk e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb biznesin. Njer\u00ebz nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paguar m\u00eb shum\u00eb, dhe nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i qiramarr\u00ebsve do t\u00eb thoja se ka v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr rritjen e qirave n\u00eb Tirana Business Park por gjithashtu edhe n\u00eb MK Hotel, p\u00ebr t\u00eb rritur\u00a0\u00e7mimet e dhomave. Njer\u00ebzit presin nga ne q\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel \u00e7mimet e deritanishme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb na jan\u00eb rritur kostot. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr ne, pra se si ta menaxhojm\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb p\u00ebr ne, duke mos qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, mbetet ende nj\u00eb shqet\u00ebsim transporti publik. Kushdo k\u00ebtu ka d\u00ebgjuar se &#8220;po vjen treni\u201d por ne do t\u00eb kishim nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb transportit publik, ve\u00e7an\u00ebrisht edhe p\u00ebr vendndodhje strategjike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb aeroporti, dhe q\u00eb prej shtat\u00eb vitesh askush nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb deri tani. Ne ende vijojm\u00eb ta organizojm\u00eb vet\u00eb transportin, me an\u00eb t\u00eb autobus\u00ebve q\u00eb i zot\u00ebrojm\u00eb dhe menaxhojm\u00eb vet\u00eb. Kjo dh\u00ebnie license p\u00ebr transportin publik nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. Administrimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i nd\u00ebrlikuar k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashk\u00ebpunimi me agjencit\u00eb qeveris\u00eb, se nga sa bisedoj edhe me stafin, po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Shum\u00eb burokratik. Mendoj se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb strategji shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb rezultati p\u00ebrfundimtar, por deri at\u00ebher\u00eb ka shum\u00eb nd\u00ebrlikime dhe kjo duhet zgjidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sistemi t\u00eb funksionoj\u00eb si\u00e7 duhet. Por p\u00ebr momentin ne po hasim v\u00ebshtir\u00ebsi. Dhe n\u00eb maj\u00eb ndodhet v\u00ebshtir\u00ebsia q\u00eb po e p\u00ebrjetojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb menaxhosh stafin. Ka munges\u00eb pun\u00ebtor\u00ebsh k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>DW: Kur ka nisur fenonemi i munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Stephanie Sieg-Farka:<\/strong>\u00a0Kur erdha n\u00eb Shqip\u00ebri shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, analizova tregun e pun\u00ebs p\u00ebr kureshtje dhe p\u00ebr informacion p\u00ebr veten time. Dhe prej 6 vitesh q\u00eb jam edhe presidente eDIHA-s (Shoqata Gjermane e Industris\u00eb dhe Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri)\u00a0fillova ta b\u00ebj me dije k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrballeshim n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt, pra t\u00eb paturit probleme me gjetjen e stafit k\u00ebtu. Sepse rreth 6-7 vite m\u00eb par\u00eb\u00a0shqiptar\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb largoheshin nga vendi\u00a0p\u00ebr arsye nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Un\u00eb u p\u00ebrpoqa q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoj qeverin\u00eb dhe k\u00ebdo tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka kund\u00ebr k\u00ebtyre ikjeve. M\u00eb n\u00eb fund, k\u00ebt\u00eb vit qeveria nisi disa projekte dhe nisma me q\u00ebllim shmangien e ikjes s\u00eb mjek\u00ebve dhe un\u00eb mendoj q\u00eb edhe me inxhiner\u00ebt dhe IT-t\u00eb ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje. Them ne, sepse nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm qeveria por edhe ne si biznese dhe si komunitet duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka s\u00ebbashku dhe nuk \u00ebsht\u00eb korrekte q\u00eb t&#8217;i v\u00ebm\u00eb fajin vet\u00ebm qeveris\u00eb. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjith\u00eb ne, dhe duhet ta p\u00ebrballojm\u00eb k\u00ebt\u00eb problem s\u00eb bashku. Gjithmon\u00eb besoj tek zgjidhjet q\u00eb menaxhohen bashk\u00eb. Vet\u00ebm s\u00ebbashku mund t&#8217;ia dalim.<\/p>\n<p><strong>DW: Cili \u00ebsht\u00eb problemi? Q\u00eb nuk gjenden pun\u00ebtor\u00eb, apo nuk gjenden pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kualifikuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Stephanie Sieg-Farka<\/strong>: N\u00eb dit\u00ebt e sotme, t\u00eb dyja arsyet s\u00eb bashku. Gjetja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore s\u00eb kualifikuar? Sinqerisht \u00ebsht\u00eb thuajse zero. Kemi dy vite q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb inxhinier\u00eb mekanik\u00eb, me eksperienc\u00eb. Jo shum\u00eb t\u00eb kualifikuar, p\u00ebr shembull me 10 vite eksperienc\u00eb. Por k\u00ebrkojm\u00eb me 3-5 vite p\u00ebrvoj\u00eb. E di q\u00eb gjithsesi n\u00eb Shqip\u00ebri inxhinier\u00ebt mekanik\u00eb mungojn\u00eb, por edhe kur stafi im ka shkuar n\u00eb universitet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndonj\u00eb inxhinier mekanik aty, student\u00ebt u kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb po m\u00ebsojn\u00eb gjermanishten, sepse duan t\u00eb ikin n\u00eb Gjermani. E di q\u00eb vendi im, Gjermania, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb importon shum\u00eb staf. Un\u00eb si gjermane e kam t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por duke qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e nj\u00eb kompanie gjermane n\u00eb Shqip\u00ebri, duhet t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka kund\u00ebr k\u00ebsaj. Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne?<\/p>\n<p>Paguajm\u00eb rroga m\u00eb t\u00eb larta se tregu, b\u00ebjm\u00eb trajnime, ofrojm\u00eb nj\u00eb sistem bonusi, ofrojm\u00eb paketa shtes\u00eb ve\u00e7mas pag\u00ebs dhe s\u00ebrish un\u00eb nuk jam n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb inxhinier mekanik. Pra, flasim p\u00ebr staf t\u00eb kualifikuar dhe un\u00eb jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb stafi yn\u00eb i kualifikuar \u00ebsht\u00eb besnik dhe q\u00ebndron me ne, por sepse ne u ofrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gj\u00ebrat shtes\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr dhe prandaj ata q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb ne. Dhe pastaj flasim p\u00ebr staf t\u00eb pakualifikuar, pra p\u00ebr pjes\u00ebn e hoteleris\u00eb. Edhe aty, ne kemi v\u00ebshtir\u00ebsi. Kamarier\u00ebt po largohen nga vendi, ose tani n\u00eb ver\u00eb shkojn\u00eb drejt Jugut, kuzhina, por edhe mir\u00ebmbajtja, sanitaret. Kur erdha k\u00ebtu ishte shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjeje sanitare. Sot, nuk gjejm\u00eb as zonja q\u00eb kujdesen p\u00ebr pastrimin n\u00eb hotel. Dhe e pyes veten pse? Sepse tashm\u00eb kemi edhe rroga m\u00eb t\u00eb mira se t\u00eb tjer\u00ebt. Mbase ato nuk kan\u00eb m\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb punojn\u00eb si sanitare. Si\u00e7 ndodhi dikur n\u00eb Gjermani, kur gjermanet u ndjen\u00eb shum\u00eb krenare p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb pastrim dhe than\u00eb: &#8220;K\u00ebt\u00eb lloj pune nuk e b\u00ebjm\u00eb m\u00eb\u201d. Ose arsyeja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se nuk ka kush ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, se nuk ka fuqi pun\u00ebtore t\u00eb mbetur. Pra, k\u00ebto jan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballet nj\u00eb biznes n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tij. Dhe un\u00eb tani do shkoj shum\u00eb larg duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb dit\u00ebt e sotme nuk duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb m\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrqindje papun\u00ebsie. Ose ajo duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb Gjermani e vende t\u00eb tjera, sepse \u00e7do kompani po k\u00ebrkon staf. Nuk jemi vet\u00ebm ne.<\/p>\n<p>Kur bisedoj me biznese t\u00eb tjera k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Gjermani apo kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb thon\u00eb se po k\u00ebrkojn\u00eb punonj\u00ebs. Dhe jo vet\u00ebm staf t\u00eb kualifikuar, por edhe pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb pakualifikuar. Por t\u00eb gjith\u00eb ne nuk gjejm\u00eb m\u00eb. Nuk e kuptoj! S&#8217;mund ta kuptoj, sepse niveli i papun\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ende i lart\u00eb. Pse? Ne duhet t\u00eb mendohemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen. Prandaj thashe q\u00eb ne, qeveria, bizneset, dhomat e tregtis\u00eb, duhet t\u00eb ulemi bashk\u00eb dhe t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje s\u00ebbashku.<\/p>\n<p><strong>DW: Dhe si mendoni ta mbushni k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb krijuar nga mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Stephanie Sieg-Farka:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i madh. E di q\u00eb\u00a0hoteleria\u00a0po pun\u00ebson staf nga vendet e tjera, n\u00eb sektor\u00ebt e mir\u00ebmbajtjes dhe gradualisht edhe kamarier\u00eb. Por pyes veten: a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb zgjidhje e q\u00ebndrueshme, afatgjat\u00eb? A jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz nga Bangladeshi, Tajlanda, India, me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri apo Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb trampolin\u00eb p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, vendet e Bashkimit Europian? Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe a jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrshtaten me\u00a0k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn e k\u00ebtij vendi? N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb frontin e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, sepse sigurisht nj\u00eb sanitareje nuk i duhet t\u00eb dij\u00eb gjuh\u00ebn por n\u00ebse do t\u00eb punosh si inxhinier apo t\u00eb kesh nj\u00eb pozicion menaxherial, duhet t\u00eb flas\u00ebsh gjuh\u00ebn. Minimumi t\u00eb flas\u00ebsh anglishten. Por n\u00eb disa pozicione p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb pakualifikuar nuk duhet t\u00eb flas\u00ebsh anglisht, por shqip n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb komunikosh me koleg\u00ebt. Pra, a jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr ta m\u00ebsuar gjuh\u00ebn? Apo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zgjidhje afatshkurt\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend?<\/p>\n<p><strong>DW: Si e parashikoni t\u00eb ardhmen? A do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ata k\u00ebtu?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Stephanie Sieg-Farka:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb nd\u00ebr arsyet se pse njer\u00ebzit po largohen \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e shtrenjt\u00eb. Qeveria e ka rritur pag\u00ebn minimale por njer\u00ebzit ende po hasin shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Un\u00eb i shoh \u00e7mimet k\u00ebtu dhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme nevojitet nj\u00eb sasi e caktuar t\u00eb ardhurash p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb minimum standardi jetese. Dhe a kemi arritur k\u00ebt\u00eb minimum standardi me rritjen e rrogave? Jo! N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, jo. Dhe si do ia dalin njer\u00ebz nga vende t\u00eb tjera t\u00eb varfra, m\u00eb t\u00eb varfra se Shqip\u00ebria, q\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb vend i lir\u00eb, me \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta? Dhe me k\u00ebt\u00eb nuk n\u00ebnkuptoj q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb standardet e \u00e7mimeve t\u00eb ul\u00ebta. Mendoj se Shqip\u00ebria meriton m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb q\u00ebnit nj\u00eb vend i lir\u00eb n\u00eb \u00e7mime. Keni njer\u00ebz inteligjent\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb punojn\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk e gjeni n\u00eb \u00e7do vend. Si\u00e7 e thash\u00eb: le t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje bashk\u00eb. T\u00eb sjell\u00ebsh njer\u00ebz nga jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb zgjidhje dhe n\u00eb Gjermani kjo ka funksionuar dhe kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm. Por atyre u duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjermanishten, t\u00eb integrohen dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pun\u00eb integrimi i t\u00eb huajve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet nj\u00eb strategji p\u00ebr t&#8217;ia dal\u00eb mban\u00eb bashkarisht. P\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nga njer\u00ebz nga jasht\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur shqiptar\u00ebt k\u00ebtu. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ta, ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ju!<\/p>\n<p><em>Stephanie Sieg-Farka drejton prej 7 vitesh biznesin m\u00eb t\u00eb madh gjerman n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fush\u00ebn e pasuriive t\u00eb patundshme, Tirana Business Park (TBP). Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe drejtore e p\u00ebrgjithshme e MK Hotel, hotel q\u00eb gjendet brenda hap\u00ebsir\u00ebs prej rreth 22 hektar\u00ebsh t\u00eb Tirana Business Park. Biznesi i vendosur pran\u00eb aeroportit &#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, financim i &#8220;Lindner Group\u201d, pati nj\u00eb kosto fillestare investimi prej 100 milion\u00eb eurosh.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ikjen e fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar por edhe at\u00eb t\u00eb pakualifikuar nga Shqip\u00ebria mund ta ndaloj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb strategji m\u00eb e mir\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me biznesin, thot\u00eb Stephanie Sieg-Farka, presidente e DIHA-s. Nga Deutsche Welle DW: Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, DIHA, Shoqata Gjermane e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebri publike gjetjet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52039,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52038"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52038"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52038\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52039"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}