{"id":51992,"date":"2023-07-22T17:31:07","date_gmt":"2023-07-22T17:31:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51992"},"modified":"2023-07-22T17:31:07","modified_gmt":"2023-07-22T17:31:07","slug":"meta-jam-ne-komunikim-te-vazhdueshem-me-berishen-asgje-ska-ndryshuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/22\/meta-jam-ne-komunikim-te-vazhdueshem-me-berishen-asgje-ska-ndryshuar\/","title":{"rendered":"Meta: Jam n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Berish\u00ebn, asgj\u00eb s&#8217;ka ndryshuar!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta ishte i ftuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb n\u00eb emisionin \u201cKjo Jav\u00eb\u201d me Nisida Tuf\u00ebn, ku foli p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit dhe rezultatin e tyre. Meta deklaroi se nuk ka pasur nj\u00eb proces zgjedhor demokratik, pasi sipas tij qeveria shantazhoi qytetar\u00ebt dhe bleu votat.<\/p>\n<p>Po ashtu Meta foli edhe p\u00ebr aksionin e opozit\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimin me Sali Berish\u00ebn, p\u00ebr rikthimin e protestave, si dhe situat\u00ebn aktuale dhe p\u00ebr\u00e7arjen e PD.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista<\/strong><\/p>\n<p><strong>Q\u00eb pas shpalljes s\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 14 majit, \u00ebsht\u00eb dukur nj\u00eb t\u00ebrheqje e daljeve tuaja n\u00eb publik p\u00ebrmes konferencave, qoft\u00eb dhe studiove televizive\u2026 Ishte nj\u00eb form\u00eb pushimi, analize?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mendoj se ka nj\u00eb t\u00ebrheqje, por nuk mund t\u00eb jet\u00eb dhe i nj\u00ebjti intensitet si n\u00eb periudh\u00ebn e fushat\u00ebs. Zgjedhjet ende nuk kan\u00eb mbaruar po t\u00eb kemi parasysh zgjedhjet n\u00eb Rrogozhin\u00eb apo ato t\u00eb pritshme\u00a0 n\u00eb Kuk\u00ebs, ndaj \u00ebsht\u00eb besoj nj\u00eb pozicion tep\u00ebr normal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe un\u00eb kam qen\u00eb vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme prezent dhe publik, e sidomos PL ka qen\u00eb aktive gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rezultati ishte larg pritshm\u00ebrive, \u00e7far\u00eb leximi keni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rezultat?<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb flasim fillimisht p\u00ebr procesin. A kishte nj\u00eb proces normal, apo t\u00eb pranuesh\u00ebm, dhe n\u00eb fund besoj se t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ky proces zgjedhor ishte proces i cili tregoi shkrirjen e partis\u00eb n\u00eb pushtet, me shtetin, administrat\u00ebn zgjedhore, policis\u00eb me krimin dhe absolutisht q\u00eb vet\u00ebm proces zgjedhor nuk pati. Sa i takon rezultatit \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb kur gjith\u00eb shteti punon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale p\u00ebr intimidimin e qytetar\u00ebve, shantazhimin, blerjen, rr\u00ebmbimin e vul\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs kryesore, natyrisht rezultati nuk mund t\u00eb ishte surprizues n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive.<\/p>\n<p><strong>Ju keni qen\u00eb optimist p\u00ebr rezultatin n\u00eb Elbasan, Tiran\u00eb, Durr\u00ebs\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Po t\u00eb shikojm\u00eb Elbasanin nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb diferenc\u00eb e madhe pavar\u00ebsisht nga operacioni kriminal, kandidati i opozit\u00ebs ka vajtur rreth 46%, kur dihet gjith\u00eb angazhimi i bandave. Edhe Durr\u00ebsi, ku nd\u00ebrhyrja ka qen\u00eb shum\u00eb brutale, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Sigurisht q\u00eb opozita mund t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb racionale dhe mund t\u00eb ishte p\u00ebrqendruar n\u00eb k\u00ebto qytetet kryesore ku mund t\u00eb ishte m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb pesha intimiduese e shtetit. Pavar\u00ebsisht se krimi padyshim pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e ka n\u00eb qendrat kryesore, sepse k\u00ebtu jan\u00eb interesat kryesore. Rezultati te k\u00ebshillat duhet t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn dhe koalicionin, por k\u00ebtu jan\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ajo q\u00eb duhet realizuar \u00ebsht\u00eb efektiviteti maksimal i d\u00ebgjimit t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Berisha ka deklaruar se do t\u2019i drejtohet qytetar\u00ebve p\u00ebr protesta p\u00ebr incenerator\u00ebve, a keni koordinim si opozit\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Besoj ka nj\u00eb p\u00ebrkushtim opozitar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve p\u00ebr t\u2019i shkuar k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p><strong>Protestat u thirr\u00ebn edhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, u pa edhe pjesa e qytetar\u00ebve dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar. U fol p\u00ebr revolucione, p\u00ebr ikje t\u00eb Ram\u00ebs me protesta, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodhi. Sa besim keni se k\u00ebto protesta do jen\u00eb t\u00eb efektshme?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk besoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ekziston nj\u00eb form\u00eb apo rrug\u00eb e cila do t\u00eb jap\u00eb efektivitet maksimal, sepse jemi n\u00eb kushtet e nj\u00eb shtetkapje dhe p\u00ebrgjumje shoq\u00ebrore e cila nuk ka ndodhur sot, para nj\u00eb vit, por p\u00ebr gati 10 vite m\u00eb radh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike, madje edhe m\u00eb her\u00ebt. \u00cbsht\u00eb punuar shum\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar shtetin. Opozita ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb vendosur llogaridh\u00ebnien, por kjo nuk ndodh me nj\u00eb protest\u00eb, \u00ebsht\u00eb proces q\u00eb do koh\u00ebn e tij dhe k\u00ebrkon edhe nj\u00eb reflektim brenda opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb opozit\u00eb sa m\u00eb efektive.\u00a0 Miratimi i ligjit p\u00ebr kanabisin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt tjet\u00ebr i kapjes s\u00eb shtetit dhe tregues i pengmarrjes totale nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me zotin Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb mjaft konstruktive edhe bashk\u00ebpunuese, asgj\u00eb nuk ka ndryshuar dhe nuk ka pse t\u00eb ndryshoj\u00eb sa koh\u00eb q\u00eb Berisha ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb ato q\u00ebllime madhore q\u00eb kemi s\u00eb bashku p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsion dhe p\u00ebr fuqizimin e opozitarizmit\u2026<\/p>\n<p><strong>Jeni n\u00eb komunikim p\u00ebr aksion opozitar?<\/strong><\/p>\n<p>Kemi qen\u00eb dhe jemi vazhdimisht, bashk\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apo diskutoni dhe bini dakord p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb proteste?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kam diskutuar p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb, por kemi mb\u00ebshtetur \u00e7do gj\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit shoq\u00ebror p\u00ebr k\u00ebto fenomene kaq shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fati m\u00eb i madh i Ram\u00ebs duket se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7arja e opozit\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se investimi i tij madhor dhe i qarqeve t\u00eb zeza nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar opozitarizmin dhe mb\u00ebshtetur nj\u00eb narkoregjim q\u00eb i shkon pas avazit, sigurisht q\u00eb investimi ka qen\u00eb tek rr\u00ebmbimi i vul\u00ebs s\u00eb PD si partia kryesore e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si e shihni ringritjen e opozit\u00ebs, t\u00eb af\u00ebrt? T\u00eb larg\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>E shoh si pjes\u00eb t\u00eb ringritjes t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Gjendja n\u00eb opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb katastrofike prej koh\u00ebsh. Padyshim q\u00eb kjo nuk do ndodhte pa ato vendime dramatike q\u00eb ka marr\u00eb opozita n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Dhe shoq\u00ebria ka marr\u00eb goditje t\u00eb forta gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet e 29 korrikut? \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Do doja t\u00eb ma kursenit koh\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje sepse e dini se \u00e7mendoj un\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin kryesor p\u00ebr djegien e mandateve t\u00eb opozit\u00ebs dhe personit i cili iu lut presidentit q\u00eb t\u00eb shtynte dat\u00ebn e zgjedhjeve se do hynte n\u00eb zgjedhje, dhe i cili as nuk e regjistroi PD\u2026 \u00c7far\u00eb t\u00eb them tani? Nuk dua t\u00eb hyj n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, le t\u00eb konsiderohet \u00e7\u00ebshtje e tjet\u00ebr kujt\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thon\u00eb n\u00ebse Basha do t\u00eb zgjidhej kryetar i PD?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kam pasur asnj\u00eb dyshim dhe ia kam shprehur dhe Berish\u00ebs prej koh\u00ebsh, q\u00eb vula e PD ishte nj\u00eb objekt i cili u rr\u00ebmbye dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Do duhet q\u00eb Berisha t\u00eb sakrifikohet dhe t\u00ebrhiqet?<\/strong><\/p>\n<p>Varet se kush e k\u00ebrkon largimin e tij. N\u00ebse e k\u00ebrkon dikush q\u00eb reflekton nj\u00eb dimension opozitarizmi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se Berisha, nuk ka pas arsye q\u00eb ta sfidoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike. Nuk dua t\u00eb hyj n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje sepse jan\u00eb t\u00eb demokrat\u00ebve. P\u00ebr mua me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos vijn\u00eb p\u00ebrjashtime bazuar mbi paragjykime, sepse mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta ishte i ftuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb n\u00eb emisionin \u201cKjo Jav\u00eb\u201d me Nisida Tuf\u00ebn, ku foli p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit dhe rezultatin e tyre. Meta deklaroi se nuk ka pasur nj\u00eb proces zgjedhor demokratik, pasi sipas tij qeveria shantazhoi qytetar\u00ebt dhe bleu votat. Po ashtu Meta foli edhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":26183,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51992"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51992\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}