{"id":51965,"date":"2023-07-22T10:27:56","date_gmt":"2023-07-22T10:27:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51965"},"modified":"2023-07-22T10:30:50","modified_gmt":"2023-07-22T10:30:50","slug":"berisha-edi-rama-nuk-mund-te-shpetoje-duke-bere-kurban-niko-peleshin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/22\/berisha-edi-rama-nuk-mund-te-shpetoje-duke-bere-kurban-niko-peleshin\/","title":{"rendered":"Berisha: Edi Rama nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb duke b\u00ebr\u00eb kurban Niko Peleshin"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjavshme me gazetar\u00ebt, deklaroi se thuajse e gjith\u00eb qeveria e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afer\u00ebn e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Berisha, theksoi se Edi Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor p\u00ebr mega-afer\u00ebn e djeg\u00ebsave, pasi ka firm\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal. \u2018Rama nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb duke b\u00ebr\u00eb kurban Niko Peleshin edhe pse ky i fundit \u00ebsht\u00eb i zhytur n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje,\u2019 u shpreh m\u00eb tej kryetari i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>I pyetur nga gazetar\u00ebt n\u00eb lidhje me zgjedhjet n\u00eb Rrogozhin\u00eb, q\u00eb zhvillohen t\u00eb diel\u00ebn 23 korrik, Berisha denoncoi kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Erion Veliaji cili po u b\u00ebn presione votuesve n\u00eb Rrogozhin\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se Erion Veliaj nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja e incenerator\u00ebve, edhe pse lart e posht\u00eb thot\u00eb se e ka mbyllur k\u00ebt\u00eb dosje me SPAK-un.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e nj\u00eb debati publik q\u00eb pritej nga mbar\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr arratisjen e shekullit, arratisjen e zyrtarit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, zv\/kryeministrit t\u00eb thirrur para drejt\u00ebsis\u00eb, Edi Rama i tmerruar ja mbathi 150 km nga Tirana, u struk atje n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb dhe d\u00ebgjonte shpjegimet e Belind\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb akt i turpsh\u00ebm, i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, nj\u00eb akt burracak, nj\u00eb akt q\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb njeh shtetin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb publike nuk mund ta b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb, por ama nuk njeh nj\u00eb standard mora, ligj, etik\u00eb dhe ndaj veproi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Natyrisht ai e shtyu mocionin, por mocioni do ta ndjek\u00eb at\u00eb dhe asgj\u00eb nuk mund t\u00eb mposht\u00eb vullnetin e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kushtetut\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyrimet e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, si\u00e7 u kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb takime t\u00eb tjera, propaganda e tij po b\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb megaafer\u00ebn gjigande apo vjedhjen e shekullit si nj\u00eb afer\u00eb Zoto-M\u00ebrtiri. Shp\u00ebrndan dokumente ku thot\u00eb se, arrin deri aty sa do t\u00eb b\u00ebj\u00eb kurban Niko Peleshin, se ka firmosur ai p\u00ebr procedur\u00ebn dhe nuk kam firmosur un\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje mjerane e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Edi Rama \u00ebsht\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb dhe me firm\u00ebn e tij, i zhytur dhe kryesor\u00eb n\u00eb afer\u00ebn e djeg\u00ebsave. K\u00ebtu un\u00eb kam nj\u00eb vendim t\u00eb dat\u00ebs 2 n\u00ebntor 2014. Edi Rama me firm\u00ebn e tij, rishikon buxhetin afatmes\u00ebm, dhe fut n\u00eb k\u00ebt\u00eb rishikim djeg\u00ebsin e Elbasanit, kontrata e t\u00eb cilit do t\u00eb firmosej 1 muaj m\u00eb von\u00eb. Kontrata \u00ebsht\u00eb firmosur, dit\u00ebt fatale si\u00e7 e kan\u00eb quajtur mediat, 16-17 dhjetor.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Edi Rama \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb ka firmosur lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb djeg\u00ebsit t\u00eb Elbasanit. Kryetari i Komitetit nd\u00ebrministror t\u00eb emergjenc\u00ebs civile e ka quajtur veten, Edi Rama, dhe k\u00ebtu keni t\u00eb firmosur planimetrin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb djeg\u00ebsit t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Tre. Edi Rama, le t\u00eb lexojm\u00eb pak shkres\u00ebn, q\u00eb ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb kurban Peleshin, edhe pse ky \u00ebsht\u00eb, mos e diskutoni, por \u00ebsht\u00eb Rama. Peleshi k\u00ebtu ka firmosur n\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb ku thot\u00eb; n\u00eb munges\u00eb dhe me porosi. P\u00ebr kryeministrin e vendit nuk mund t\u00eb firmos\u00eb kush kurr\u00eb pa autorizimin e tij. Mund t\u00eb jen\u00eb 5 zv\/kryeministra, por asnj\u00ebri, asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb firmos\u00eb nj\u00eb dokument ku duhet t\u00eb firmos\u00eb kryeministri, n\u00ebse nuk autorizohet nga kryeministri.<\/p>\n<p>Autorizimi i kryeministrit p\u00ebr firm\u00ebn mbi dokument \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e plot\u00eb e kryeministrit. Autorizimi q\u00eb i b\u00ebn kryeministri, atij q\u00eb firmos n\u00eb vend t\u00eb tij, e b\u00ebn kryeministrin p\u00ebrgjegj\u00ebsh nj\u00eblloj pa asnj\u00eb dallim sikur ka firmosur vet\u00eb. Sepse K\u00ebshilli i Ministrave me Kushtet\u00eb kryesohet nga kryeministri dhe jo z\u00ebvend\u00ebsi i tij. Por n\u00eb \u00e7do rast, kur nj\u00eb firm\u00eb vihet n\u00eb munges\u00eb dhe me porisi, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e par\u00eb \u00ebsht\u00eb e atij q\u00eb porosit. Firmoset n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Se si mendon Rama t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb duke b\u00ebr\u00eb kurban Niko Peleshin, kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb, k\u00ebt\u00eb nuk ka drejt\u00ebsi n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ta pranoj\u00eb.<\/p>\n<p>Peleshi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs vet\u00eb, sepse me porosi dhe n\u00eb munges\u00eb ka firmosur nj\u00eb akt t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm dhe \u00e7do njeri q\u00eb vepron n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, q\u00eb zbaton nj\u00eb vendim, nj\u00eb urdh\u00ebr n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr veprimin e tij para ligjit. Ndaj kjo nuk e leht\u00ebson Ram\u00ebn, por b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs Ram\u00ebn dhe z\u00ebvend\u00ebsin e tij i cili mesa duket do t\u00eb shkoj\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama ka nj\u00eb problem tjet\u00ebr madhor. Problemi i tij madhor \u00ebsht\u00eb se ka firm\u00ebn e tij mbi financimin me parat\u00eb e fondit rezerv\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, t\u00eb djeg\u00ebsit t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Pra, kjo e b\u00ebn at\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin m\u00eb kryesor n\u00eb zbatimin e k\u00ebtij projekti mafioz.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ai nuk mund t\u00eb prek\u00eb at\u00eb fond p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebllime. Kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Por ai e ka b\u00ebr\u00eb se e kishte sip\u00ebrmarrjen e tij.<\/p>\n<p>E fundit te firmat \u00ebsht\u00eb firma e tij fatale mbi dh\u00ebnien e bonusit prej 8 pik\u00ebsh t\u00eb nj\u00eb kompanie q\u00eb nuk ekzistonte kurr\u00eb, tet\u00eb muaj p\u00ebrpara se ajo t\u00eb themelohej.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2016 p\u00ebr kompanin\u00eb Integrated, edhe pse Ermonela Felaj e ka informuar me shkres\u00eb zyrtare se kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pasi kompania nuk ekziston.<\/p>\n<p>Kjo duhet t\u00eb ndodhte se ishte e rakorduar me Erion Veliajn dhe ky ishte projekti i djeg\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs me t\u00eb cilin jo vet\u00ebm ai, por edhe gjeneratat q\u00eb do vijn\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin miliardjer\u00eb. Ky ishte projekti me t\u00eb cilin, djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs e kishte dor\u00ebn e par\u00eb 30 vite dhe vazhdonte edhe 30 vite t\u00eb tjera dhe imagjinoni ju, Ram\u00ebn pas 130 vitesh, por do e trash\u00ebgonin pasardh\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr n\u00eb bot\u00eb q\u00eb pretendon se djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani e Zoto-M\u00ebrtirit dhe q\u00eb t\u00eb dy jan\u00eb me mandat arresti dhe n\u00eb k\u00ebrkim, paguhen \u00e7do dit\u00eb 90 mij\u00eb euro, paguhen mbi 2 milion\u00eb euro n\u00eb muaj, kjo ndodh vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrmarrja e tij.<\/p>\n<p>Kur vjen puna, ai ka b\u00ebr\u00eb ligjin e konfiskimit, autorizon veten e tij p\u00ebr t\u00eb konfiskuar, q\u00eb nuk ndodh as n\u00eb diktatura.<\/p>\n<p>Por kur \u00ebsht\u00eb puna, at\u00eb ligj e ka p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, jo p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen e vet. Sip\u00ebrmarrja e vet pavasr\u00ebsisht se pseudopronar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb dy t\u00eb mb\u00ebrthyer nga drejt\u00ebsia, vazhdon t\u00eb furnizohet dhe paguhet n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nga parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb dhe Edi Ram\u00ebs t\u2019i shtohen kontot bashk\u00eb me Erion Veliajn.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka edhe dokumente t\u00eb tjera, por dosja voluminoze e Edi Ram\u00ebs, edhe Niko, nuk ka firmosur rast\u00ebsisht Niko aty, \u00ebsht\u00eb i zhytur edhe ai n\u00eb pleh. Do dalin edhe dokumentet p\u00ebr zhytjen e tij. Do t\u00eb shihni ju se si k\u00ebta an\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs kriminale, kan\u00eb shkelmuar \u00e7do interes t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ahmetaj \u00ebsht\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr dy gj\u00ebrat kryesore, p\u00ebr dh\u00ebnien, miratimin, p\u00ebr procedur\u00ebn me negociata t\u00eb mbyllura, Ahmetaj ka dh\u00ebn\u00eb miratimin.<\/p>\n<p>E kam theksuar dhe p\u00ebrs\u00ebri e them se fondi rezerv\u00eb i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nuk mund t\u00eb preket pa firm\u00ebn e ministrit t\u00eb Financave. U zhvilluan pothuajse nj\u00eb jav\u00eb negociata me t\u00eb dhe nuk pati rezultat dhe dje u l\u00ebshua mandati i arrestit.<\/p>\n<p>K\u00ebto kisha un\u00eb sot. N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim do paraqesim fakte t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb afer\u00eb t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb se bossi i klanit t\u00eb plehrave \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Ju ftoj dhe i ftoj gazetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer se k\u00ebtu jan\u00eb me qindra, mij\u00ebra dokumenta, por t\u00eb mos ndodh\u00eb kurr\u00eb q\u00eb gjethet t\u00eb mbulojn\u00eb trungjet dhe ua them k\u00ebt\u00eb si ish-kryeminist\u00ebr dhe e njoh procedur\u00ebn aq sa duhet t\u00eb njoh\u00eb nj\u00eb njeri ligjin, me qart\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Rama, Rama dhe vet\u00ebm Rama, bosi. K\u00ebta jan\u00eb lejtnant\u00ebt e tij.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Beteja me qeverin\u00eb do nj\u00eb PD t\u00eb bashkuar. Edhe n\u00eb muajin shtator do t\u00eb vijoj\u00eb e nj\u00ebjta situat\u00eb me grupin parlamentar duke qen\u00eb se p\u00ebr rreth 1 jav\u00eb n\u00eb PD q\u00eb mban vul\u00ebn, me shum\u00eb gjas\u00eb Basha do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb PD tjet\u00ebr. A keni ju negociata me grupin e deputet\u00ebve dhe cili \u00ebsht\u00eb raporti juaj me Gazment Bardhi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Un\u00eb shpresoj se me grupin tjet\u00ebr, ne do gjejm\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse ata, si\u00e7 e kam theksuar, kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb drejt\u00eb dhe parimor ndaj primareve.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim ndaj nj\u00eb parimi themelor t\u00eb PD. Kurse me pengun e Edi Ram\u00ebs, vet\u00ebm kur t\u00eb pranoj\u00eb Edi Ram\u00ebn n\u00eb koalicion, apo n\u00eb bashk\u00ebpunim, mund t\u00eb pranoj\u00eb pengun e tij. Lul Basha \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision si peng i v\u00ebrtet\u00eb, si nj\u00eb njeri q\u00eb Edi Rama kur t\u00eb doj\u00eb i pret flet\u00ebn e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vje\u00e7ar. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Ai e ka zhveshur veten p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs q\u00eb ka nga burgu dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: N\u00eb \u00e7far\u00eb faze \u00ebsht\u00eb analiza n\u00eb PD p\u00ebr humbjen e 14 majit dhe kur do t\u00eb mbahet vot\u00ebbesimi ndaj jush?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0P\u00ebrfundojn\u00eb zgjedhjet e Rrogozhin\u00ebs dhe do t\u00eb filloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb analiza dhe do t\u00eb jen\u00eb forumet. Nj\u00eb nga element\u00ebt e k\u00ebsaj analize \u00ebsht\u00eb edhe vot\u00ebbesimi i kryetarit t\u00eb PD, kjo do t\u00eb ndodh\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb forumet q\u00eb do ta p\u00ebrcaktojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: \u00cbsht\u00eb folur q\u00eb n\u00eb dosjen e SPAK ka ish-zyrtar\u00eb t\u00eb qeverisjes tuaj q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve. A do t\u00eb votoni n\u00ebse SPAK, do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb kuvend mandatin p\u00ebr arrestimin e nj\u00eb ish-zyrtari tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0P\u00ebr incenerator\u00ebt, padiskutim. N\u00ebse ka njeri t\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, por nuk vjen, se mbrohet nga Rama. Se e mora vesh, ma b\u00ebt\u00eb pyetjen, e gjeta do t\u00eb dal nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr para jush se i kam k\u00ebtu, por q\u00eb t\u00eb mos vendosen gj\u00ebrat nj\u00ebra mbi tjetr\u00ebn. Nuk i len Rama. Por t\u00eb jesh i sigurt\u00eb, nj\u00eb njeri q\u00eb kam punuar fort p\u00ebr t\u00eb hequr imunitetin p\u00ebr korrupsionin n\u00eb rast se ju kujtohet n\u00eb 2012, nuk nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb lloj hezitimi p\u00ebr ti hapur rrug\u00ebn hetimit p\u00ebr cilindo qoft\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb elementare p\u00ebr nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie dhe nuk mund t\u00eb vihet kurr\u00eb n\u00eb diskutim.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Ilir Meta nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nuk e p\u00ebrmendi emrin tuaj. N\u00eb vjesht\u00eb rruga e PD, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni dhe Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt apo e ndar\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb e fuqishme q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim. Po pse do t\u00eb caktoj un\u00eb kryetarin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb. Sigurisht me kryetarin.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: A e keni l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm kandidatin e Rrogozhin\u00ebs, pasi nuk ka pasur nj\u00eb fushat\u00eb intensive nga strukturat e larta t\u00eb PD.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0P\u00ebrkundrazi, kam n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me t\u00eb. Ai ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. Atij i grabit\u00ebn fitoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb paimagjinueshme me institucionet moniste t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe kam besim t\u00eb plot\u00eb q\u00eb zgjedh\u00ebsit e Rrogozhin\u00ebs, do t\u00eb votojn\u00eb kandidatin e tyre fitimtar. P\u00ebrndryshe d\u00ebnoj me ashp\u00ebrsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb gjitha q\u00ebndrimet antiligjore, banditeske t\u00eb Erion Veliajt dhe bandave t\u00eb tij, presionin e tmerrsh\u00ebm q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb ndaj zgjedh\u00ebsve t\u00eb Rrogozhin\u00ebs. Erion Veliaj si\u00e7 e dini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tre m\u00eb kryesor\u00ebt e klanit t\u00eb plehrave t\u00eb qeveris\u00eb, njeriu q\u00eb shnd\u00ebrroi investimin publik p\u00ebr djeg\u00ebsat n\u00eb koncesion, njeriun q\u00eb propozoi qeveris\u00eb miratimin e k\u00ebtij shnd\u00ebrrimi, Erion Veliaj falsifikoi vendimet e K\u00ebshillit Bashkiak dhe K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut. Erion Veliaj vjedh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme sepse p\u00ebrve\u00e7 tarifave prej 29 euro q\u00eb depoziton mbetje t\u00eb qytetit dhe po kaq \u00ebsht\u00eb Sako, nj\u00eb eksponente kryesore e mafies s\u00eb plehrave dhe ajo, pas Veliajt. P\u00ebrve\u00e7 se depoziton me 29 euro tonin, a e dini ju q\u00eb detyroi nd\u00ebrtuesit q\u00eb \u00e7do inert, \u00e7do beton, \u00e7do dhe, dheu \u00ebsht\u00eb mall dhe jo mbetje, sepse e blejn\u00eb dhe e shesin p\u00ebr kopsht e shum\u00eb gj\u00ebra, nuk mund ta \u00e7ojn\u00eb askund tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb Sharr\u00ebs, dhe kundrejt tarifave shum\u00eb t\u00eb larta. \u00cbsht\u00eb e ndaluar q\u00eb dherat, zhavorret t\u00eb dalin nga Tirana. Salillari tek nd\u00ebrtonte nj\u00eb segment n\u00eb Unaz\u00eb, i \u00e7onte nga aty 80 km n\u00eb Skuraj dhe i leverdiste shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguante n\u00eb fush\u00ebn e Sharr\u00ebs. Erion Veliaj \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon e ka vendin n\u00eb burg. Jam i sigurt\u00eb, drejt\u00ebsia vonon, por nuk harron. Ai po p\u00ebrpiqet, po b\u00ebn \u00e7do gj\u00eb, ai deklaron posht\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb k\u00ebtyre m\u00ebkatar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb se un\u00eb e kam mbyllur me Skapin, ekzakt edhe mund taket mbyllur se di, por i them Erion Veliaj se ajo dosje nuk mbyllet kurr\u00eb. N\u00ebqoft\u00ebse ka Edi Rama, Engj\u00ebll Aga\u00e7i, Erion Veliaj, Gjiknuri, tani del edhe Peleshi. Tani ka filluar t\u00eb vjedh\u00eb n\u00eb hap\u00ebsire Peleshi, se i ka mbaruar n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Ju deklaruar se ju keni dokumente dhe do ti b\u00ebni publike n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, p\u00ebr skem\u00ebn e incenerator\u00ebve. Deklaruat se n\u00eb sken\u00eb ka dal\u00eb edhe emri i Peleshit. A ka emra t\u00eb tjer\u00eb ministra apo ish ministra t\u00eb PS-s\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0M\u00eb ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb nuk t\u00eb jap dot p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare. Pse? Sepse n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kam, jan\u00eb kontradiktore. Kurse k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt nga Elisa tek Ballukja, tek Gjiknuri, un\u00eb nuk di ndonj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i implikuar, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi jan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: P\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Rrogozin\u00eb, duke iu referuar tez\u00ebs s\u00eb hedhur nga Veliaj se kandidati Hoxha k\u00ebrkon t\u00eb shes\u00eb gar\u00ebn, ju si e shikoni k\u00ebto teza.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb mashtrues i paskrupullt, i turpsh\u00ebm. Kurr\u00eb. Nj\u00eb mashtrues i turpsh\u00ebm, tregoi karakterin e vet. Nuk dua t\u00eb prish goj\u00ebn s\u00eb mund ti v\u00eb \u00e7do epitet atij. Ahmetit i thot\u00eb se un\u00eb e kam mbyllur n\u00eb SKAP, por Veliaj \u00ebsht\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00eb s\u00eb Ahmetaj. Nuk mund t\u00eb konceptoj se si mund t\u00eb mbyllet, nuk mund ta konceptoj, dua t\u00eb jemi i hapur me ju. I thot\u00eb Ahmetajt se e ke nga Fuga. E ka direkt nga Rama dhe Veliaj ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tij, se k\u00ebta mendojn\u00eb se, ik nj\u00ebri dhe do t\u00eb qet\u00ebsohen. \u00c7\u00ebshtja do t\u00eb zbardhet, k\u00ebsaj i japin p\u00ebrfundimtare qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: N\u00eb karrier\u00ebn tuaj politike, kan\u00eb qen\u00eb mjaft kauzat q\u00eb keni nxjerr\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit tuaj, apo an\u00ebtar e PD n\u00eb protest\u00eb. Ka qen\u00eb dhe nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr ardhjes s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr at\u00eb q\u00eb ju e cil\u00ebsoni si vjedhja e shekullit, vjedhja m\u00eb e madhe q\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve, edhe pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb arrestuar numrin 2 t\u00eb qeveris\u00eb, nuk ka asnj\u00eb reagim t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb protest\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb problemi q\u00eb ju nuk merrni hapin p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb presion qeveris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ju e cil\u00ebsoni si vjedhjen m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Duhet t\u00eb theksoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin e k\u00ebsaj opozite q\u00eb protestoi kund\u00ebr \u2018Ballkanit t\u00eb Hapur\u2019, nj\u00eb projekti ruso-serb, antishqiptar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb projekti q\u00eb mbolli p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb rajon, p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb madhe. At\u00eb, si\u00e7 e dini ju, e kund\u00ebrshtuam jo vet\u00ebm me deklarata, por edhe me protesta. Fakti q\u00eb jav\u00ebn e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj merite. Lidhur me incenerator\u00ebt, jan\u00eb absolutisht nj\u00eb problem kryesor, p\u00ebr t\u00eb cilin do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngritur protesta t\u00eb fuqishme. Nuk \u00ebsht\u00eb hequr dor\u00eb, jo. Edi Rama nuk erdhi dje n\u00eb debat, nuk erdhi dje n\u00eb parlament. Ajo ishte nj\u00eb fyerje p\u00ebr \u00e7do shqiptar, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb jo q\u00eb nuk i p\u00ebrjashtoj, por do b\u00ebj gjith\u00e7ka q\u00eb ky popull t\u00eb ngrihet n\u00eb protesta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjavshme me gazetar\u00ebt, deklaroi se thuajse e gjith\u00eb qeveria e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afer\u00ebn e incenerator\u00ebve. Berisha, theksoi se Edi Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor p\u00ebr mega-afer\u00ebn e djeg\u00ebsave, pasi ka firm\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal. \u2018Rama nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb duke b\u00ebr\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51863,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51965"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51965"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51965\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51863"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}