{"id":51924,"date":"2023-07-21T20:16:20","date_gmt":"2023-07-21T20:16:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51924"},"modified":"2023-07-21T20:16:20","modified_gmt":"2023-07-21T20:16:20","slug":"pse-nuk-mjafton-vetem-spak-per-te-luftuar-korrupsionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/21\/pse-nuk-mjafton-vetem-spak-per-te-luftuar-korrupsionin\/","title":{"rendered":"Pse nuk mjafton vet\u00ebm SPAK p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sami N<\/strong><strong>EZA<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama p\u00ebrs\u00ebriti s\u00ebrish pak dit\u00eb m\u00eb par\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb lidhje me ish-z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsin e vet Arben Ahmetaj se sekush n\u00eb qeveri dhe administrat\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u00a0personale n\u00ebse p\u00ebrfshihet n\u00eb korrupsion. Ai duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet para drejt\u00ebsis\u00eb si individ, thot\u00eb kryeministri.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tez\u00eb e kryeministrit q\u00eb u p\u00ebrforcua m\u00ebshum\u00eb prej tij gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb q\u00eb dha n\u00eb komisionin hetimor parlamentar t\u00eb incenerator\u00ebve muaj m\u00eb par\u00eb .<\/p>\n<p>Q\u00ebllimisht kreu i qeveris\u00eb e ndan \u00e7\u00ebshtjen e korrupsionit nga parandalimi ose funksionimi i instrumentave shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb parandaluar korrupsionin. Sikur ai nuk \u00ebsht\u00eb korrupsion derisa t\u00eb penalizohet dhe se penalizimi\u00ebsht\u00eb i vetmi moment q\u00eb fakton, ligj\u00ebron dhe konkretizon korrupsionin.<\/p>\n<p>Ndryshe pjesa e \u201cfrik\u00ebs q\u00eb ruan vreshtat\u201d nuk ka kurrfar\u00eb vlere, ose shembet kur kryeministri heq dor\u00eb nga krijimi i k\u00ebsaj barriere q\u00eb ka kontribut n\u00eb forcimin e \u00a0etik\u00ebs n\u00eb nj\u00ebqeveri n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e saj.<\/p>\n<p>\u201cFrika ruan vreshtat\u201d n\u00eb kuptimin e saj t\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr rastin, konstaton pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, munges\u00ebn e instrumentave penal\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb fluks t\u00eb madh mund\u00ebsish p\u00ebr t\u00eb vjedhur \u2018vreshtin\u2019 q\u00eb shtrihet sa gjer\u00eb e sa gjat\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb diku n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb roje. Natyrisht q\u00eb nj\u00eb roje \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr ruajtjen por se prezenca fizike e nj\u00eb roje vet\u00ebm furnizon iden\u00eb se vreshti ruhet me shum\u00eb roje prandaj hajdut\u00ebt nuk e vjedhin pasi nuk shkojn\u00eb ta provojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb besimit q\u00eb kan\u00eb se vreshti ruhet mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse e provojn\u00eb ta vjedhin, pra n\u00ebse kalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kufirin e frik\u00ebs, ata mund ta vjedhin gjith\u00eb vreshtin, nd\u00ebrsa nga t\u00eb gjith\u00eb hajdut\u00ebt vet\u00ebm nj\u00ebri mund t\u00eb jet\u00eb fatkeq, pasi i ka r\u00ebn\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb pik\u00ebrisht aty ku ishte roja. T\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb vreshtit kan\u00eb vjedhur sa kan\u00eb dashur. Ky q\u00eb u kap edhe mund t\u00eb mos ket\u00eb grumbulluar shum\u00eb vresht n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e tij por vet\u00ebm disa bistak\u00eb. Roja e pa. Ai i dor\u00ebzua. \u00cbsht\u00eb moment penal. Roja \u00ebsht\u00eb ligjzbatuesi. Por ama n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vreshti nuk shp\u00ebtohet. Ai vidhet nga shum\u00eb hajdut\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb \u00ebsht\u00eb kapur dhe do t\u00eb d\u00ebnohet me aq nd\u00ebshkim sa vile rrushi iu kap\u00ebn.<\/p>\n<p>Vreshti u vodh se u rr\u00ebnua mbrojtja \u2018morale\u2019, pra sistemi q\u00eb mbahej nga \u2018frika\u2019 e rojeve dhe jo nga numri i rojeve.<\/p>\n<p>Ky moment mund t\u00eb ilustroj\u00eb m\u00eb thjesht faktin se beteja me korrupsionin n\u00eb administrat\u00ebn publike deri n\u00eb institucione t\u00eb larta si qeveria dhe Kuvendi nuk mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me prokuror\u00eb dhe se krijimi i mitit t\u00eb prokurorit nga kryeministrit \u00ebsht\u00eb ikje prej d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u2018frik\u00ebn\u2019, ndryshe p\u00ebr t\u00eb kriiuar nj\u00eb administrat\u00ebmenaxheriale, politike q\u00eb nuk vjedh.<\/p>\n<p>Rama e lidh korrupsionin vet\u00ebm me situat\u00ebn personale t\u00eb zyrtarit n\u00eb raport me prokurorin.<\/p>\n<p>Por korrupsioni luftohet me instrumentat q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cfrik\u00ebn q\u00eb ruan vreshtin\u201d, p\u00ebrpara se t\u00eb vij\u00eb puna te roja, pasi sic tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr nj\u00eb roje mund t\u00eb kap\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebhajdut<\/p>\n<p>K\u00ebto instrumenta jan\u00eb administrata e p\u00ebrgjegjshme dhe me njohuri p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb menaxhimin e parave t\u00eb shtetit, borde dhe autoritete kontrolli, instrumenta q\u00eb kanalizojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e vendimmarrjes, ministrat q\u00eb nuk jan\u00eb aspak roje, por pjes\u00eb e \u2018frik\u00ebs\u2019 si dhe vet\u00eb kryeministrin q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe dirigjenti i \u2018frik\u00ebs\u2019 dhe ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore n\u00ebse ky instrument, pra \u2018frika\u2019 bie.<\/p>\n<p>Drejtimi i gishtit te drejt\u00ebsia si mjeti i vet\u00ebm i luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mbrojtje e korrupsionit.<\/p>\n<p>Kryeministri e di mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia personale nuk e zgjidh problemin edhe pse n\u00eb harkun kohor t\u00eb pak viteve nj\u00eb num\u00ebr zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb, deputet\u00eb dhe ministra jan\u00eb n\u00eb burg apo t\u00eb akuzuar. Jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Jo thjesht se prokuroria po punon m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt po punon me shum\u00eb, por se n\u00eb administrat\u00ebn publike, qeveri dhe parlament kan\u00eb r\u00ebn\u00eb instrumentat parandalues. N\u00eb Shqip\u00ebri vidhet gjith\u00eb vreshti se nuk ka kush frik\u00eb nga ideja se ka roje.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrve\u00e7 kryeministrit Rama ka r\u00ebn\u00eb edhe Parlamenti si kontrollues i qeveris\u00eb, deri diku opozita, shoq\u00ebria civile apo media, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e frik\u00ebs q\u00eb tremb hajdut\u00ebt. Kryeministri thot\u00eb se nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr korrupsionin e shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetin, pra ka hequr dor\u00eb nga funksioni kryesor se pse qeverit\u00eb kan\u00eb kryeminist\u00ebr, pra ka hequr dor\u00eb nga konstruktimi i \u2018frik\u00ebs\u2019 duke shembur paranoj\u00ebn e roj\u00ebs tek hajdut\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa parlamenti voton ligje me porosi, i ka r\u00ebn\u00eb kontrolli mbi qeverin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e qarkut t\u00eb hajdut\u00ebve, opozita \u00ebsht\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, pjesa e madhe e saj \u00ebsht\u00eb bllokuar nga mazhoranca n\u00eb \u00e7do iniciativ\u00eb si pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb zhdukjes s\u00eb frik\u00ebs.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria civile \u00ebsht\u00eb e monopolizuar. Parat\u00eb e donator\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj shkojn\u00eb m\u00eb tre kat\u00ebr emra organizatash dhe ato \u00e7udit\u00ebrisht nuk furnizojn\u00eb \u2018frik\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>Media e varf\u00ebr dhe po ashtu e lidhur me interesa nuk ka sh\u00ebndet p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb flak\u00ebn e \u2018frik\u00ebs\u2019 t\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb parat\u00eb e shtetit.<\/p>\n<p>Pra kemi situat\u00ebn ku gjith\u00eb zyrat e shtetit, gjith\u00eb bashkit\u00eb, gjith\u00eb ministrat, deputet\u00ebt b\u00ebjn\u00eb korrupsion, qoft\u00eb edhe p\u00ebr faktin se rojet jan\u00eb shum\u00eb pak, kapin aq sa kapin por probaliteti \u00ebsht\u00eb t\u00eb kapin fare pak n\u00eb raport me vjedhjen.<\/p>\n<p>Duke q\u00ebndruar n\u00eb logjik\u00ebn e kryeministrit q\u00eb nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb personale i bie q\u00eb vreshti t\u00eb vidhet dhe hajdut\u00eb t\u00eb kapur t\u00eb k\u00ebt\u00eb fare pak. Se kaq jan\u00eb rojet.<\/p>\n<p>SPAK ka 17 prokuror\u00eb, ndonj\u00eb prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq shum\u00eb roje. N\u00ebse prona publike do t\u00eb ruhej nga rojet jan\u00eb krejt t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm 17 prokuror\u00eb. Numri i prokuror\u00ebve do t\u00eb duhej t\u00eb ishte m\u00eb i madh se i polic\u00ebve, pra afro 14 mij\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Se me 17 prokuror\u00eb mund t\u00eb kap\u00ebsh nj\u00eb minist\u00ebr, maksimumi dy, t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb shijn\u00eb n\u00eb l\u00ebm\u00eb. Kryeministri Rama nd\u00ebrkaq vet\u00ebm p\u00ebr faqen e tij n\u00eb Facebook ka 34 admin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sami NEZA Kryeministri Edi Rama p\u00ebrs\u00ebriti s\u00ebrish pak dit\u00eb m\u00eb par\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb lidhje me ish-z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsin e vet Arben Ahmetaj se sekush n\u00eb qeveri dhe administrat\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u00a0personale n\u00ebse p\u00ebrfshihet n\u00eb korrupsion. Ai duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet para drejt\u00ebsis\u00eb si individ, thot\u00eb kryeministri. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tez\u00eb e kryeministrit q\u00eb u p\u00ebrforcua m\u00ebshum\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51925,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51924"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51925"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}