{"id":51909,"date":"2023-07-21T18:24:39","date_gmt":"2023-07-21T18:24:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51909"},"modified":"2023-07-21T18:24:39","modified_gmt":"2023-07-21T18:24:39","slug":"voa-figurat-me-jetegjata-ne-ps-e-abstenuan-ligjin-e-kanabisit-ekspertet-e-shohin-me-deshperim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/21\/voa-figurat-me-jetegjata-ne-ps-e-abstenuan-ligjin-e-kanabisit-ekspertet-e-shohin-me-deshperim\/","title":{"rendered":"VOA: Figurat m\u00eb jet\u00ebgjata n\u00eb PS e abstenuan ligjin e kanabisit, ekspert\u00ebt e shohin me d\u00ebshp\u00ebrim"},"content":{"rendered":"<p><strong>Parlamenti n\u00eb Shqip\u00ebri miratoi n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme me 69 vota pro, 23 kund\u00ebr dhe 3 abstenime, ligjin p\u00ebr \u201cP\u00ebr kontrollin e kultivimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb cannabis-it dhe prodhimit t\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb saj p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industriale\u201d.\u00a0Autoritetet e justifikuan nevoj\u00ebn e tij me rritjen e aktivitetit ekonomik, nd\u00ebrsa procesi i miratimit nxiti debate t\u00eb shumta n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs, dhe t\u00eb grupimeve t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore.\u00a0Edhe pse destinacioni i n\u00ebnprodukteve t\u00eb kanabisit \u00ebsht\u00eb eksporti, kritik\u00ebt e shohin t\u00eb parakohsh\u00ebm ligjin duke argumentuar se Shqip\u00ebria ende mbetet nj\u00eb vend me sundim t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb ligjit si dhe vend burim e tranzit i bim\u00ebve narkotike.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri miratimi i ligjit \u201cP\u00ebr kontrollin e kultivimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb cannabis-it dhe prodhimit t\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb saj p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industrial\u201d u shoq\u00ebrua nga debate dhe kritika t\u00eb ashpra.<\/p>\n<p>Drafti q\u00eb u hartua nga tre ministri, ajo e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, e Brendshme dhe e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural parashikon eksportin e n\u00ebnprodukteve t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb kanabisit pas p\u00ebrpunimit dhe ndalon treg\u00ebtimin e tyre brenda territorit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Qeveria e justifikoi nevoj\u00ebn e k\u00ebtij ligji me p\u00ebrfitimet ekonomike, por p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs than\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, se nj\u00eb nism\u00eb e till\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb d\u00ebme pasi Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend burim e tranzit i drogave dhe ku sundimi i ligjit \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst deputetja e PD Jorida Tabaku mendon se hap\u00ebsirat p\u00ebr abuzime jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cKemi nj\u00eb shqet\u00ebsim real p\u00ebr rritjen e trafikimit t\u00eb kultivimit t\u00eb kanabisit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, dhe nga viti 2016, kemi sasin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kapur n\u00eb vend dhe t\u00eb trafikuar. Justifikimi ekonomik nuk q\u00ebndron sepse qart\u00ebsisht sot nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Sot qeveria shqiptare mund t\u00eb hapte nj\u00eb sektor t\u00eb ri n\u00eb teknologji informacioni, mund t\u00eb hapte nj\u00eb sektor t\u00eb ri n\u00eb tregje q\u00eb lidhen me agroturizmin, me bujq\u00ebsin\u00eb, me turizmin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, po kjo nuk ndodh\u201d- tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Jorida Tabaku, deputete e PD.<\/p>\n<p>Edhe deputeti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Petrit Vasili, \u00ebsht\u00eb kritik ndaj ligjit t\u00eb sapomiratuar p\u00ebr kontrollin e kultivimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb kanabisit dhe prodhimit t\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb saj p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industriale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 8-10 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb rritur me 50% numri i p\u00ebrdoruesve t\u00eb drog\u00ebs. \u00c7do gj\u00eb mund t\u00eb mendohej p\u00ebr t\u00eb forcuar luft\u00ebn kund\u00ebr trafiqeve, por nj\u00eb ligj p\u00ebr legalizimin e kanabisit, gjoja mjek\u00ebsor dhe industrial nuk mendohej. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d- u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Petrit Vasili, deputet i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb than\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se i gjith\u00eb aktiviteti i kultivimit, p\u00ebrpunimit dhe eksportit t\u00eb kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industriale do t\u00eb zhvillohet n\u00ebn monitorim t\u00eb rrept\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim do t\u00eb ngrihet nj\u00eb agjenci e posa\u00e7me pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale. Ligji ka disa p\u00ebrcaktime p\u00ebr gjurmimin e far\u00ebs deri n\u00eb produktin final dhe eksportin e tij, shpjegojn\u00eb autoritetet, vendos kufizim t\u00eb sip\u00ebrfaqes p\u00ebr kultivimin deri n\u00eb 200 ha n\u00eb gjith\u00eb territorin e republik\u00ebs si dhe t\u00eb sip\u00ebrfaqeve p\u00ebr kultivim t\u00eb kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore nga 5 deri n\u00eb 10 ha. Por nj\u00eb licens\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb deri n\u00eb 4 sip\u00ebrfaqe t\u00eb tilla, me kushtin q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kufi me njera-tjetr\u00ebn. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb v\u00ebn\u00eb theksin te kriteret e rrepta sipas tyre, p\u00ebr licensimin e kompanive.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb marr\u00eb licens\u00ebn do t\u00eb duhet t\u00eb kesh disa kritere. Kompania e cila do t\u00eb ofrohet p\u00ebr kultivimin dhe p\u00ebrpunimin e kanabisit duhet minimumi t\u00eb ket\u00eb \u00e7ertifikat\u00ebn e praktik\u00ebs s\u00eb mir\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, nj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb e cila l\u00ebshohet nga FDA-ja, pra Food and Drug Administration ose nga EMA, Agjensia Europiane e Barnave. Pra, n\u00ebse ti ke nj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb mir\u00eb n\u00eb prodhimin e saj, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb ti mund t\u00eb lejohesh\u201d- u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Entela Ramosa\u00e7aj, Zv. Ministre e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb bim\u00ebn e kanabisit sipas ekspert\u00ebve jan\u00eb 140 p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs por dy prej tyre jan\u00eb kryesor\u00ebt, THC (tetrahidrokanabinoli),dhe CBD (kanabinoidi), p\u00ebrqindja e t\u00eb cil\u00ebve ka r\u00ebnd\u00ebsi kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor dhe industrial pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb vlera t\u00eb ul\u00ebta krahasuar me kanabisin q\u00eb p\u00ebrdoret si drog\u00eb. Sipas ekspert\u00ebve THC varion nga 0.3 deri n\u00eb 0.5% p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nd\u00ebrsa p\u00ebr p\u00ebrdorim industrial n\u00eb vende t\u00eb caktuara shkon deri n\u00eb 1%. Disa mjek\u00eb toksikolog\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt Z\u00ebri i Amerik\u00ebs bisedoi, nuk e shohin me skepticiz\u00ebm ligjin \u201cP\u00ebr kultivimin dhe p\u00ebrpunimin e bim\u00ebs s\u00eb kanabisit, dhe prodhimin e n\u00ebnprodukteve t\u00eb saj p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industrial\u201d, me destinacion eksportin. Suela Xhufi mjeke toksikologe ve\u00e7on disa s\u00ebmundje q\u00eb mund t\u00eb trajtohen me k\u00ebto n\u00ebnprodukte, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb form\u00eb tablete apo vaji.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga s\u00ebmundjet e cila ka gjetur zgjidhje \u00ebsht\u00eb sindroma tourette n\u00eb epilepsi. Mund ta p\u00ebrdorim tek pacient\u00ebt q\u00eb kan\u00eb tumore malinje, p\u00ebr t\u00eb rritur sistemin imun, n\u00eb skleroz\u00ebn multiple, p\u00ebr t\u00eb rregulluar plasticitetin muskular\u201d- shpjegoi p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Suela Xhufi, mjeke toksikologe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kanabisi industrial sipas ligjit, p\u00ebrdoret n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, tekstilit, kozmetik\u00ebs, prodhimit t\u00eb energjis\u00eb apo prodhimit t\u00eb letr\u00ebs.<\/p>\n<p>Specialisti i sh\u00ebndetit publik p\u00ebr drogat Arian Boci e mb\u00ebshtet ligjin, i cili edhe pse p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industriale i hap rrug\u00eb, sipas tij, mund\u00ebsive p\u00ebr zbatimin e programeve t\u00eb ndryshme k\u00ebrkimore dhe<\/p>\n<p>shkencore n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit publik. Por ai v\u00ebren se ligji i sapomiratuar n\u00eb parlament ka disa mang\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se nuk jan\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb disa element\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb kultivimit e cila ndikon n\u00eb pjes\u00ebn e rritjes s\u00eb fuqishm\u00ebris\u00eb dhe potencialitetit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit t\u00eb tetrahidrokanabinolit e cila \u00ebsht\u00eb pjesa q\u00eb jep efektin psikotrop t\u00eb p\u00ebrdoruesit. Shqip\u00ebria mund t\u00eb mos i ket\u00eb kushtet aktuale p\u00ebr nj\u00eb zbatim kaq t\u00eb gjer\u00eb. Duhej filluar me sekuenca m\u00eb t\u00eb vogla, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga ana k\u00ebrkimore e shkencore se si do t\u00eb vazhdoj\u00eb kjo. Nga ana tjet\u00ebr do t\u00eb doja q\u00eb ligji t\u00eb p\u00ebrcaktonte disa specifika. P\u00ebr shembull: nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrcaktoheshin e t\u00eb shkonin p\u00ebr programe rehabilituese, p\u00ebr programe n\u00eb shkolla, p\u00ebr fuqizimin e qendrave sh\u00ebndet\u00ebsore apo sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor\u201d- u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Arian Boci, Instituti p\u00ebr Zhvillimin e Politikave Social Sh\u00ebndet\u00ebsore dhe K\u00ebrkimore.<\/p>\n<p>Delegacioni i BE n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb diskutimit t\u00eb projektligjit \u201cP\u00ebr kontrollin e kultivimit t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb kanabisit dhe prodhimin e n\u00ebnproduketeve t\u00eb saj p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industriale\u201d n\u00eb komisione parlamentare shprehu mjaft rezerva, dhe sugjeroi masa m\u00eb t\u00eb forta mbrojt\u00ebse p\u00ebr t\u00eb parandaluar devijimin e produkteve n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Por ligji \u201cP\u00ebr kontrollin e kultivimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb kanabisit dhe prodhimit t\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb saj p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industriale\u201d nuk kishte dakort\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb edhe brenda shumic\u00ebs qeveris\u00ebse. Tre prej figurave m\u00eb jet\u00ebgjata n\u00eb PS, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Brace abstenuan gjat\u00eb miratimit t\u00eb tij n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>\u201cPadyshim askush nuk e mohon se kanabisi p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore \u00ebsht\u00eb fitimprur\u00ebs.Po pyetja shtrohet? A \u00ebsht\u00eb ky aktiviteti financiar q\u00eb na duhet n\u00eb k\u00ebto momente, a \u00ebsht\u00eb gati shoq\u00ebria jon\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj aktiviteti me risqe t\u00eb m\u00ebdha sociale, edukative e sigurie? Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb na duhet ne n\u00eb k\u00ebto momente p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat dhe prind\u00ebrit e tyre, p\u00ebr ata q\u00eb e shohin k\u00ebt\u00eb si rrug\u00eb pasurimi t\u00eb shpejt\u00eb\u00a0apo ata q\u00eb e shohin si produkt konsumi? Personalisht besoj se \u00ebsht\u00eb qasja e gabuar\u201d-u shpreh n\u00eb parlament Fatmir Xhafaj, deputet i PS.<\/p>\n<p>Sot, nj\u00eb dit\u00eb pas miratimit t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr kontrollin e kultivimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb kanabisit dhe prodhimit t\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb tij p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industrial\u201d pik\u00ebpyetjet dhe paqart\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta. Mjaft ekspert\u00eb mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese q\u00eb n\u00eb udh\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Europ\u00ebs, qeveria miraton ligje t\u00eb tilla pavar\u00ebsisht sfondit ekonomik t\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parlamenti n\u00eb Shqip\u00ebri miratoi n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme me 69 vota pro, 23 kund\u00ebr dhe 3 abstenime, ligjin p\u00ebr \u201cP\u00ebr kontrollin e kultivimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb cannabis-it dhe prodhimit t\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb saj p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe industriale\u201d.\u00a0Autoritetet e justifikuan nevoj\u00ebn e tij me rritjen e aktivitetit ekonomik, nd\u00ebrsa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51910,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51909"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51909\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51910"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}