{"id":51719,"date":"2023-07-20T09:49:35","date_gmt":"2023-07-20T09:49:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51719"},"modified":"2023-07-20T09:49:35","modified_gmt":"2023-07-20T09:49:35","slug":"mos-ia-nxirrni-syte-kosoves-ne-perpjekje-per-ti-vene-vetulla-asaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/20\/mos-ia-nxirrni-syte-kosoves-ne-perpjekje-per-ti-vene-vetulla-asaj\/","title":{"rendered":"Mos ia nxirrni syt\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb vetulla asaj!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Kur Gabriel Esckobar shkon t\u00eb raportoj\u00eb n\u00eb Komitetin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Senatit Amerikan, e di se pyetjet dhe shqet\u00ebsimet e k\u00ebtij komiteti shkojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ndihm\u00ebs s\u00eb Amerik\u00ebs ndaj saj! K\u00ebto raportime e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nj\u00eb hap prapa n\u00eb q\u00ebndrimet e tij dhe Departametit t\u00eb Shtetit ndaj politikave amerikan\u00eb n\u00eb shtetin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe pyetjes se pse favorizohet Serbia, kur ajo nxiti dhe realizoi bojkotin e zgjedhjeve n\u00eb veri t\u00eb vendit, zoti Escobar iu p\u00ebrgjigj me arsyetimin se n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb shpallur non-grata Aleksand\u00ebr Vulin! Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Vulin \u00ebsht\u00eb shpallur i pad\u00ebshiruesh\u00ebm nga Uashingtoni p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij me Rusin\u00eb e p\u00ebr pasoj\u00eb edhe t\u00eb rrezikut q\u00eb paraqet p\u00ebr Kosov\u00ebn. Por Vulin nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si mburoj\u00eb e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7! D.m.th nuk mundet q\u00eb presidenti i Serbis\u00eb politik\u00ebn e tij kund\u00ebr Kosov\u00ebs e Perendimit, si dhe lidhjet q\u00eb mban me Rusin\u00eb, t\u2019ia shes\u00eb shefit t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete serbe e t\u00eb dal\u00eb paq. Dhe n\u00ebse ndihm\u00ebs sekretari i Shtetit e pranon k\u00ebt\u00eb loj\u00eb diversive e difensive t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, at\u00ebher\u00eb duhet besuar se di\u00e7ka nuk shkon!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb k\u00ebto raportime t\u00eb zotit Escobar n\u00eb Senat m\u00eb ra n\u00eb sy di\u00e7ka shum\u00eb interesante: &#8211; Pak a shum\u00eb ai thoshte se \u201cn\u00ebse zoti Kurti dhe qeveria e tij themelojn\u00eb asosacionin, at\u00ebhere SHBA-t\u00eb do t\u00eb angazhohen n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr shtimin e njohjeve t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos do t\u00eb b\u00ebnin trysni ndaj pes\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, kat\u00ebr prej t\u00eb cilave an\u00ebtare t\u00eb NATO-s. Premtoi se gjithashtu do t\u00eb angazhohej p\u00ebr pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ky premtim i ngjan premtimit t\u00eb kahersh\u00ebm se \u201cSHBA-t\u00eb do t\u00eb jen\u00eb garant\u00eb t\u00eb integritetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebse ajo formon asosacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe\u201d! K\u00ebtij premtimi Kurti nuk i besoi. Garancia varet vet\u00ebm nga nj\u00eb marr\u00ebveshje me njohje midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs e depozituar n\u00eb OKB! Prandaj dhe zoti Kurti k\u00ebmbngul n\u00eb nj\u00eb asosacion t\u00eb llojit kroat, me t\u00eb cilin Beogradi nuk bie dakord. Mesa duket Departamenti I Shtetit nuk e parap\u00eblqen k\u00ebt\u00eb lloj asosacioni, q\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb ken\u00eb ato t\u00eb drejta q\u00eb kan\u00eb serb\u00ebt e Kroacis\u00eb. Duket qart\u00eb se k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb se kaq. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u premtua fushata amerikane p\u00ebr njohje dhe pranim n\u00eb organizatayt nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb realistdhe sa mund t\u00eb realizohet ky premtim? S\u00eb pari duhet th\u00ebn\u00eb se premtimi n\u00eb fjal\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn risi. Fushata amerikane p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb e fuqishme dhe e pashembullt sa koh\u00eb q\u00eb n\u00eb pushtet ishte presidenti George \u00cb. Bush! Madje asokohe kishte edhe nj\u00eb lloj obligimi detyrues moral, politik dhe strategjik. Me ardhjen e Barak Obam\u00ebs u nd\u00ebrpren\u00eb shum\u00eb aktivitete t\u00eb tilla. Mbaj mend kur Polonia votoi kund\u00ebr pranimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb UNESCO. Ishte Obama at\u00ebher\u00eb president. Thash\u00eb me vete: &#8211; Polonia! Aleatja m\u00eb e ngusht\u00eb e SHBA-ve n\u00eb Europ\u00eb, &#8211; kund\u00ebr! E pabesueshme! Un\u00eb kam arsyetimin logjik pse ndodhi k\u00ebsisoj at\u00ebher\u00eb, kur Kosova p\u00ebr tri-kat\u00ebr vota e humbi shansin t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtare e UNESCO-s. Por nuk \u00ebsht\u00eb ky objekti i k\u00ebsaj analize. Escobar duhet t\u00eb jet\u00eb i sinqert\u00eb e t\u00eb thot\u00eb pse kjo fushat\u00eb njohjesh e pranimesh u nd\u00ebrpre? A mos duhej q\u00eb Kosova t\u00eb vihej n\u00eb trysni p\u00ebr t\u00eb pranuar marr\u00ebveshjet pro-serbe n\u00eb Bruksel?! Kot, thjesht nj\u00eb pyetje po b\u00ebj!<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, premtimi q\u00eb jep Escobar nuk \u00ebsht\u00eb zotim juridik, madje nuk ka as edhe p\u00ebrcaktime t\u00eb sakta. P.sh n\u00ebse pes\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn \u00e7far\u00eb do t\u00eb thon\u00eb SHBA-t\u00eb? Natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb formulimi: &#8211; Ato jan\u00eb shtete sovrane dhe nuk mund t\u2019ua imponojm\u00eb politikat e tyre t\u00eb jashtme\u201d! Dhe kjo \u00ebsht\u00eb fer. Bazuar n\u00eb normat juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare asnj\u00eb shtet, asnj\u00eb vend, nuk mund t\u2019i imponohet n\u00eb vendimmarrjen e tij nj\u00eb vendi tjet\u00ebr. Dikush thot\u00eb se ato jan\u00eb edhe an\u00ebtare t\u00eb NATO-s (kat\u00ebr prej tyre). Dakord, por vet\u00eb NATO-ja funksionon me t\u00eb drejt\u00ebn e vetos n\u00eb marrjen e vendimeve. E drejta dhe demokracia jan\u00eb principet kryesore t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj organizate. Ndryshe do t\u00eb ishte shk\u00ebrmoqur nj\u00ebsoj si Traktati i Varshhav\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte Kurti mundet q\u00eb t\u00eb mos e pranoj\u00eb ofert\u00ebn e Gabriel Escobar. Por ama ai ia ka hedh benzin\u00ebn zjarrit. Opozitar\u00ebt dhe gjith\u00eb pro-serbet e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs do t\u00eb ngrihen dhe do t\u00eb thon\u00eb s\u00ebrishmi se \u201cAlbini \u00ebsht\u00eb anti-amerikan\u201d! P\u00ebr \u00e7far\u00eb? Se do t\u2019i thot\u00eb zotit Escobar se nuk i besoj fjal\u00ebs s\u00eb tij! D.m.th \u00ebsht\u00eb anti-amerikaniz\u00ebm, n\u00ebse nuk i beson nj\u00eb fjale t\u00eb l\u00ebshuar sa p\u00ebr t\u2019ia hedh nj\u00eb raportimi n\u00eb Komitetin e Jasht\u00ebm t\u00eb Senatit Amerikan! Ndoshta Kurti e pranon propozimin dhe rekomandimin e zotit Escobar. Pra, nuk e dim\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij. Megjithat\u00eb ka shum\u00eb shanse se n\u00eb vend t\u00eb vendosen vetullat, do t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb syt\u00eb e Kosov\u00ebs!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Kur Gabriel Esckobar shkon t\u00eb raportoj\u00eb n\u00eb Komitetin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Senatit Amerikan, e di se pyetjet dhe shqet\u00ebsimet e k\u00ebtij komiteti shkojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ndihm\u00ebs s\u00eb Amerik\u00ebs ndaj saj! K\u00ebto raportime e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nj\u00eb hap prapa n\u00eb q\u00ebndrimet e tij dhe Departametit t\u00eb Shtetit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":50402,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51719"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51719\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50402"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}