{"id":51563,"date":"2023-07-19T07:50:04","date_gmt":"2023-07-19T07:50:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51563"},"modified":"2023-07-19T07:50:04","modified_gmt":"2023-07-19T07:50:04","slug":"te-vertetat-e-hidhura-shqiptare-ne-parlamentin-europian-korrik-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/19\/te-vertetat-e-hidhura-shqiptare-ne-parlamentin-europian-korrik-2023\/","title":{"rendered":"T\u00eb v\u00ebrtetat e hidhura shqiptare n\u00eb Parlamentin Europian &#8211; korrik 2023"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb sh\u00ebnimin \u201cT\u00eb v\u00ebrtetat e hidhura shqiptare sot n\u00eb Parlamentin Europian\u201d komentoja mbi rezolut\u00ebn \u201cShqip\u00ebria 2021\u201d t\u00eb miratuar nga eurodeputet\u00ebt. K\u00ebt\u00eb muaj rezoluta \u201cShqip\u00ebria 2022\u201d e votuar me konsensus t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Strasburg konfirmon s\u00ebrish se e ardhmja e vendit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda Bashkimit Europian, e vler\u00ebson pozitivisht nd\u00ebr t\u00eb tjera linj\u00ebzimin 100% t\u00eb Tiran\u00ebs me politikat e masat e Brukselit kundrejt agresionit t\u00eb Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs. Por ashtu si nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, rezoluta rreshton probleme q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb denja p\u00ebr nj\u00eb shtet kandidat, i cili prej nj\u00eb viti negocion an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE; madje t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen se jemi diku midis shtetit t\u00eb d\u00ebshtuar (failed state) e shtetit t\u00eb kapur (captured state). N\u00eb kontrast me k\u00ebt\u00eb radiografi t\u00eb qart\u00eb ishte fjalimi optimist i p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Komisionit Europian n\u00eb seanc\u00eb plenare. Po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem do t\u00eb kemi nj\u00eb sh\u00ebnim m\u00eb vete.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndihmuar informimin e publikut, po listoj k\u00ebtu pasazhet relevante t\u00eb rezolut\u00ebs:<\/p>\n<p><strong>1-Shkeljet e rregullores n\u00eb Kuvend;<\/strong><\/p>\n<p>Shpreh keqardhjen p\u00ebr konfrontimin e q\u00ebndruesh\u00ebm politik, veprimet p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe retorik\u00ebn nxit\u00ebse nga politikan\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrfshi k\u00ebtu shkeljet e rregullores parlamentare;<\/p>\n<p><strong>2-Cungimi i rolit t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare;<\/strong><\/p>\n<p>Shpreh shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr zvog\u00eblimin e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr rolin mbik\u00ebqyr\u00ebs parlamentar t\u00eb opozit\u00ebs,<\/p>\n<p><strong>3-Refuzimi i komisionit hetimor parlamentar p\u0451r \u00e7\u00ebshtjen McGonigal;<\/strong><\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfshir\u00eb refuzimin e komisioneve hetimore parlamentare;\u00a0respektimi i t\u00eb drejtave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb opozit\u00ebs;<\/p>\n<p><strong>4-Moslejimi i PD reale t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale;<\/strong><\/p>\n<p>U b\u00ebn thirrje autoriteteve t\u00eb garantojn\u00eb lirin\u00eb e asociimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb partit\u00eb politike, dhe lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kandiduar n\u00eb zgjedhje,<\/p>\n<p><strong>5-Vot\u00ebblerja e probleme t\u00eb tjera me zgjedhjet;<\/strong><\/p>\n<p>Shpreh keqardhje p\u00ebr faktin q\u00eb partit\u00eb kryesore politike nuk kan\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore; u b\u00ebn thirrje autoriteteve shqiptare t\u00eb zbatojn\u00eb urgjentisht ndryshimet e pazgjidhura n\u00eb kuadrin e financimit t\u00eb zgjedhjeve dhe partive, shum\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2025, n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e OSBE\/ODIHR dhe Komisionit t\u00eb Venecias; u b\u00ebn thirrje autoriteteve t\u00eb garantojn\u00eb lirin\u00eb e organizimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb partit\u00eb politike, dhe lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kandiduar n\u00eb zgjedhje, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha pakicat dhe t\u00eb gjitha seksionet e opozit\u00ebs, pa nd\u00ebrhyrje shtet\u00ebrore ose t\u00eb tjera t\u00eb panevojshme, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb tej aksesin dhe integritetin zgjedhor dhe duke parandaluar blerjen e votave dhe keqp\u00ebrdorimin e burimeve administrative, duke p\u00ebrfshir\u00eb dixhitalizimin, mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave dhe aksesin e barabart\u00eb n\u00eb media, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet nj\u00eb proces zgjedhor i drejt\u00eb, i hapur dhe transparent;<\/p>\n<p><strong>6-Kundra amnistis\u00eb fiskalo-kriminale dhe pasaportave t\u00eb arta;<\/strong><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet heqjen e dispozitave t\u00eb projektligjit p\u00ebr amnisti fiskale dhe penale dhe skem\u00ebn e propozuar t\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr investim (&#8220;pasaporta e art\u00eb&#8221;) q\u00eb jan\u00eb t\u00eb papajtueshme me normat dhe politik\u00ebn e vizave t\u00eb BE-s\u00eb dhe q\u00eb mund t\u00eb paraqesin rreziqe n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb, pastrimin e parave, evazionin fiskal, korrupsionin dhe krimin e organizuar; v\u00eb n\u00eb dukje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pezullimin e shpallur t\u00eb skem\u00ebs \u201cn\u00ebnshtet\u00ebsi p\u00ebr investim\u201d dhe synimin e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ekspertiz\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr rishikimin e projekt-amnistis\u00eb fiskale dhe penale.<\/p>\n<p>Thekson detyrimin e autoriteteve p\u00ebr t\u00eb garantuar transparenc\u00eb dhe konkurrenc\u00eb n\u00eb prokurimin publik, kontratat qeveritare, privatizimin, ndihm\u00ebn shtet\u00ebrore dhe procedurat e koncesionit; thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb forcuar masat mbrojt\u00ebse, transparenc\u00ebn dhe kusht\u00ebzimin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb shqyrtimit strategjik t\u00eb investimeve t\u00eb huaja dhe p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht incidentet e korrupsionit, mashtrimit, shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb parave, duke luftuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht evazionin fiskal, nd\u00ebrtimet e paligjshme dhe anashkalimin e sanksioneve; rikujton se procedurat e dh\u00ebnies s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr projektet e infrastruktur\u00ebs,<\/p>\n<p><strong>7-Kund\u00ebr afer\u00ebs Alabaar me Portin e Durr\u00ebsit;<\/strong><\/p>\n<p>Projekti lidhur me Portin e Durr\u00ebsit, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE-s\u00eb p\u00ebr prokurimin publik sipas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit;<\/p>\n<p><strong>8-Problem me marr\u00ebveshjet jo-viza q\u00eb qeveria Rama b\u00ebn me t\u00eb tret\u00ebt;<\/strong><\/p>\n<p>Inkurajon Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb rris\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb reduktuar k\u00ebrkesat e pabazuara p\u00ebr azil nga shtetasit e saj dhe p\u00ebr t\u00eb harmonizuar m\u00eb tej politik\u00ebn e saj t\u00eb vizave me list\u00ebn e vendeve t\u00eb treta t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb viz\u00eb.<\/p>\n<p><strong>9-D\u00ebnon patronazhist\u00ebt;<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebnon p\u00ebrdorimin e paautorizuar t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave private t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb nga partit\u00eb politike, dhe u b\u00ebn thirrje autoriteteve t\u00eb marrin masa urgjente p\u00ebr t\u00eb parandaluar rrjedhjet e t\u00eb dh\u00ebnave dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar p\u00ebrafrimin me acquis t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale;<\/p>\n<p><strong>10-Beleri burgoset q\u00eb qeveria t\u00eb kap\u00eb pronat n\u00eb Himar\u00eb;<\/strong><\/p>\n<p>Shpreh shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr arrestimin e kryetarit t\u00eb ri t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Himar\u00ebs, Fredi Beleri, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve komunale t\u00eb majit, i cili cenoi prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb dhe pengoi kryebashkiakun e zgjedhur t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn, pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e k\u00ebsaj dite. N\u00ebnvizon se kjo \u00e7\u00ebshtje lidhet me respektimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejtave themelore, \u00e7\u00ebshtjen e pazgjidhur t\u00eb pronave t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pakic\u00ebs etnike greke n\u00eb zon\u00ebn komunale dhe akuzat p\u00ebr zaptim nga shteti;<\/p>\n<p><strong>11-P\u00ebrkeq\u00ebsim i thell\u00eb i liris\u00eb s\u00eb medias e t\u00eb shprehjes;<\/strong><\/p>\n<p>Shpreh keqardhje p\u00ebr munges\u00ebn e progresit n\u00eb arritjen e transparenc\u00ebs institucionale dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe liris\u00eb s\u00eb medias; thekson rolin e qeveris\u00eb shqiptare dhe lider\u00ebve politik\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre lirive.<\/p>\n<p>D\u00ebnon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb diskredituar gazetar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare informacionin publik, t\u00eb tilla si vendimet p\u00ebr t\u00eb ndaluar pjes\u00ebmarrjen e gazetar\u00ebve n\u00eb konferencat e shtypit t\u00eb qeveris\u00eb, si dhe d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve dhe organeve t\u00eb medias; d\u00ebnon \u00e7do dhun\u00eb ndaj tyre;<\/p>\n<p>Shpreh shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr retorik\u00ebn e q\u00ebndrueshme nxit\u00ebse, duke p\u00ebrfshir\u00eb politikan\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, zyrtar\u00eb publik\u00eb dhe figura t\u00eb tjera publike; b\u00ebn thirrje p\u00ebr hetime p\u00ebr t\u00eb gjitha sulmet kund\u00ebr mediave kritike dhe q\u00eb autoritetet t\u00eb nxjerrin para drejt\u00ebsis\u00eb autor\u00ebt e sulmeve kund\u00ebr gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>D\u00ebnon \u00e7do p\u00ebrpjekje rregullatore p\u00ebr t\u00eb rritur kontrollin politik mbi institucionet e medias; mir\u00ebpret, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, t\u00ebrheqjen e projektligjit kund\u00ebr shpifjes n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias;<\/p>\n<p>Nxit Qeverin\u00eb Shqiptare t\u00eb siguroj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e transmetuesit publik dhe rregullatorit t\u00eb medias dhe transparenc\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias, financimit dhe reklamimit publik; shpreh keqardhje p\u00ebr faktin se shumic\u00ebs s\u00eb mediave shqiptare u mungojn\u00eb modele t\u00eb q\u00ebndrueshme biznesi dhe financim transparent;<\/p>\n<p>U k\u00ebrkon t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve dhe autoriteteve politike q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb p\u00ebrdorimin dhe t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb gjuh\u00ebn e urrejtjes, fushatat e shpifjeve dhe ngacmimet e organizatave t\u00eb pavarura t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe mbrojt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb autor\u00ebt t\u00eb sillen para drejt\u00ebsis\u00eb;<\/p>\n<p><strong>12-Problemet e financave me hidrocentralin Skavic\u00eb e Aeroportin e Vlor\u00ebs;<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e transparenc\u00ebs, sjelljes, zbatimit dhe monitorimit t\u00eb vler\u00ebsimeve t\u00eb ndikimit mjedisor dhe strategjik mjedisor, ve\u00e7an\u00ebrisht;\u00a0p\u00ebr projektet me pasoja t\u00eb m\u00ebdha mjedisore dhe socio-ekonomike, si projekti i hidrocentralit t\u00eb Skavic\u00ebs; shpreh shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr ndikimin ekonomik dhe mjedisor t\u00eb projekteve zhvillimore jokonkurruese t\u00eb financuara nga jasht\u00eb; si Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs dhe ndalimi i zhvillimit t\u00eb hidrocentraleve n\u00eb zonat e mbrojtura.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb sh\u00ebnimin \u201cT\u00eb v\u00ebrtetat e hidhura shqiptare sot n\u00eb Parlamentin Europian\u201d komentoja mbi rezolut\u00ebn \u201cShqip\u00ebria 2021\u201d t\u00eb miratuar nga eurodeputet\u00ebt. K\u00ebt\u00eb muaj rezoluta \u201cShqip\u00ebria 2022\u201d e votuar me konsensus t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Strasburg konfirmon s\u00ebrish se e ardhmja e vendit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda Bashkimit Europian, e vler\u00ebson pozitivisht nd\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37400,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51563"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51563"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51563\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}