{"id":51414,"date":"2023-07-17T17:50:39","date_gmt":"2023-07-17T17:50:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51414"},"modified":"2023-07-17T17:50:39","modified_gmt":"2023-07-17T17:50:39","slug":"thellohet-drama-e-eksporteve-bizneset-shtojne-humbjet-nga-renia-e-euros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/17\/thellohet-drama-e-eksporteve-bizneset-shtojne-humbjet-nga-renia-e-euros\/","title":{"rendered":"Thellohet drama e eksporteve! Bizneset shtojn\u00eb humbjet nga r\u00ebnia e euros"},"content":{"rendered":"<p>Eksportet kan\u00eb vijuar r\u00ebnien dyshifrore p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtin muaj radhazi n\u00eb qershor, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb thellohet tendenca tkurr\u00ebse p\u00ebr gjith\u00eb 6 mujorin, pavar\u00ebsisht ecuris\u00eb pozitive n\u00eb dy muajt e par\u00eb t\u00eb vitit, teksa r\u00ebnia e euros dhe \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb lira t\u00eb produkteve n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare po thellojn\u00eb humbjet e eksportuesve.<\/p>\n<p>Mineralet e l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse, tekstilet e k\u00ebpuc\u00ebt si dhe materialet e nd\u00ebrtimit e metalet kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie n\u00eb qershor, nd\u00ebrsa me nivele m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta jan\u00eb tkurrur makinerit\u00eb e pajisjet. I vetmi grup q\u00eb ka sh\u00ebnuar rritje, duke amortizuar disi r\u00ebnien e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve \u00ebsht\u00eb ai i ushqimeve, pijeve e duhanit. Madje, n\u00eb qershor, ky i fundit ka kaluar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e eksporteve n\u00eb t\u00eb dytin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend, pas tekstileve e k\u00ebpuc\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, n\u00eb qershor 2023, eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 38 miliard\u00eb lek\u00eb, duke u ulur me -17,3%, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe me -4,0%, n\u00eb krahasim me Maj 2023. Kjo \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia m\u00eb e dyt\u00eb e thell\u00eb me baz\u00eb vjetore, pas prillit (-19.3%).<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, Gjat\u00eb muajit Qershor 2023, n\u00eb uljen e eksporteve prej -17,3%, kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -9,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me -4,5 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me -4,4 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj. Nd\u00ebrsa, pozitivisht ka ndikuar grupi: \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +4,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>Eksportet, gjat\u00eb k\u00ebtij gjasht\u00ebmujori jan\u00eb ulur me -7,4%, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar negativisht n\u00eb uljen vjetore t\u00eb eksporteve, jan\u00eb: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -6,8 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me -2,2 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me -1,0 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj. Nd\u00ebrsa, pozitivisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +2,1 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me +0,8 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>N\u00eb janar shitjet jasht\u00eb vendit u zgjeruan me 20.2% me baz\u00eb vjetore, nd\u00ebrsa n\u00eb shkurt u zgjeruan me vet\u00ebm 2.8%. r\u00ebnia nisi n\u00eb mars, me 11.7%, u thellua n\u00eb prill me 19.3% dhe vijoi tendenc\u00ebn negative n\u00eb maj me -11.7%. N\u00eb qershor tkurrja u thellua s\u00ebrish n\u00eb 17.3%.<\/p>\n<p><strong>Fasoni bie ndjesh\u00ebm n\u00eb qershor<\/strong><\/p>\n<p>Pas nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi n\u00eb maj, eksportet e \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d, iu rikthyen r\u00ebnies n\u00eb qershor. Sipas INSTAT, eksportet e k\u00ebtij grupi u tkurr\u00ebn me 8.5% n\u00eb qershor, duke zbritur n\u00eb gati 11 miliard\u00eb lek\u00eb. Sipas eksportuesve, arsyeja kryesore lidhet me r\u00ebnien e ndjeshme t\u00eb euros q\u00eb ul t\u00eb ardhurat e eksportuesve kur konvertohen n\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar jan\u00eb rritja e pag\u00ebs minimale q\u00eb ka shtuar kostot e pun\u00ebs, tkurrja e k\u00ebrkes\u00ebs nga jasht\u00eb sidomos p\u00ebr k\u00ebpuc\u00eb (nga ndryshimi i motit, shit\u00ebsit e pakic\u00ebs kan\u00eb krijuar stoqe t\u00eb m\u00ebdha), kriza ekonomike n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ka ulur k\u00ebrkes\u00ebn si dhe zhvendosja e prodhuesve n\u00eb Indi e vende t\u00eb tjera t\u00eb Azis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kostove m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>P\u00ebr 6 mujorin, eksportet e k\u00ebtij grupi ran\u00eb leht\u00eb me 0.45%. \u201cTekstilet e k\u00ebpuc\u00ebt\u201d mbeten grupi m\u00eb i madh n\u00eb vend, me 29% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p><strong>Bien dhe mineralet e l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMineralet dhe l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse\u201d ran\u00eb me 24% n\u00eb qershor. Burime nga Bankers Petroleum than\u00eb se ndon\u00ebse ata t\u00eb gjith\u00eb prodhimin po e \u00e7ojn\u00eb p\u00ebr eksport, r\u00ebnia ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr 6 mujorin, tkurrja \u00ebsht\u00eb 10%.<\/p>\n<p>Ky grup vijon t\u00eb mbetet i dyti m\u00eb i madh n\u00eb vend me 21.7% t\u00eb totalit p\u00ebr 6 mujorin.<\/p>\n<p><strong>Materialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet n\u00eb tkurrje t\u00eb ndjeshme<\/strong><\/p>\n<p>Materialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet vijuan me tkurrjen e ndjeshme dhe n\u00eb qershor, me -41.4%, duke pasur ecurin\u00eb m\u00eb negative nga t\u00eb gjitha grupet. Sipas burimeve nga Kurum, nj\u00eb nd\u00ebr eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend, tendenca lidhet me disa faktor\u00eb, si r\u00ebnia e \u00e7mimeve, por dhe frenimi i k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr 6 mujorin, ky grup u tkurr me 39%, duke dh\u00ebn\u00eb ndikimin m\u00eb negativ n\u00eb ecurin\u00eb e eksporteve.<\/p>\n<p>Ky grup \u00ebsht\u00eb i treti m\u00eb i madh p\u00ebr 6 mujorin, me 17.9% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p><strong>Ushqimet, pijet dhe duhani ishin grupi i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb qershor<\/strong><\/p>\n<p>\u201cUshqimet, pijet dhe duhani\u201d u rrit\u00ebn me vet\u00ebm 1.6% n\u00eb prill (nga 18.2% n\u00eb mars). P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektorit thon\u00eb se jan\u00eb ndikuar nga r\u00ebnia e \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shkak t\u00eb motit t\u00eb favorsh\u00ebm, q\u00eb ka rritur prodhimin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb maj sektori iu rikthye rritjes s\u00eb shpejt\u00eb, duke u zgjeruar me 24.6%. kjo tendenc\u00eb ka vijuar edhe n\u00eb qershor, kur ky grup ishte i vetmi q\u00eb vijoi zgjerimin e fort\u00eb me 42.6%, duke kaluar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj n\u00eb t\u00eb dytin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend, pas tekstileve e k\u00ebpuc\u00ebve, me 18.8% t\u00eb totalit, teksa mineralet e materialet e nd\u00ebrtimit ran\u00eb ndjesh\u00ebm, duke zvog\u00ebluar pesh\u00ebn e tyre n\u00eb totali e eksporteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr 6 mujorin, ky grup \u00ebsht\u00eb zgjeruar me 20.7%, duke pasur ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrsa mbetet i kat\u00ebrti m\u00eb i madh me 13% t\u00eb totalit, nga 10% n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Industria automotive po ndien efektet e r\u00ebnies s\u00eb euros<\/strong><\/p>\n<p>Eksportet e Makineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi ishin deri n\u00eb muajin mars grupi q\u00eb po sh\u00ebnonte ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb eksporteve si rrjedhoj\u00eb e zgjerimit t\u00eb fabrikave q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb industrin\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse automotive. Por, n\u00eb prill, edhe ky grup sh\u00ebnoi r\u00ebnie t\u00eb eksporteve me 5.9% me baz\u00eb vjetore, duke u ndikuar nga zhvler\u00ebsimi i euros.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb maj, grupi iu rikthye rritjes, duke u zgjeruar me 10.5%. por, n\u00eb qershor grupi sh\u00ebnoi s\u00ebrish r\u00ebnie, me 4.8%, si rrjedhoj\u00eb e r\u00ebnies s\u00eb euros.<\/p>\n<p>P\u00ebr 6 mujorin grupi \u00ebsht\u00eb rritur me 10%, teksa p\u00ebrb\u00ebn 8.9% t\u00eb totalit t\u00eb eksporteve.<\/p>\n<p><strong>Rritet deficiti tregtar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Qershor 2023 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 38 mld lek\u00eb, duke u ulur me -17,3%, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe me -4,0%, n\u00eb krahasim me Maj 2023. Importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 75 miliard lek\u00eb, duke u ulur me -7,5%, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe me -6,8%, n\u00eb krahasim me Maj 2023.<\/p>\n<p>Defi\u00e7iti tregtar i k\u00ebtij muaji \u00ebsht\u00eb 37 miliard lek\u00eb, duke u rritur me 5,4%, krahasuar me Qershor 2022 dhe ulur me -9,6%, n\u00eb krahasim me Maj 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjasht\u00ebmujor eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 234 miliard lek\u00eb, duke u ulur me -7,4%, nd\u00ebrkoh\u00eb importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 439 miliard lek\u00eb, duke u ulur me -1,6%, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Defi\u00e7iti tregtar arriti vler\u00ebn 204 mld lek\u00eb, duke u rritur me 5,9%, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2022.<\/p>\n<p><strong>Bien eksportet drejt Italis\u00eb, Greqis\u00eb e Spanj\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sipas INSTAT, N\u00eb muajin Qershor 2023, vendet me t\u00eb cilat Shqip\u00ebria ka pasur ulje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me Qershor 2022 jan\u00eb: Italia (9,4%), Greqia (40,7%) dhe Spanja (47,9%).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, vendet me t\u00eb cilat eksportet kan\u00eb pasur rritje m\u00eb t\u00eb madhe, jan\u00eb: Zvicra (34,8%), Kina (10,1%) dhe Ukraina (63,0%).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij gjasht\u00ebmujori vendet me t\u00eb cilat Shqip\u00ebria ka pasur ulje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb: Italia (10,6%), Gjermania (30,3 %) dhe SHBA (57,8%). Nd\u00ebrsa, vendi me t\u00eb cilin eksportet kan\u00eb pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe, \u00ebsht\u00eb: Spanja (67,0%), Greqia (16,1%) dhe Maqedonia (12,4%).<\/p>\n<p>N\u00eb muajin Qershor 2023, vendet me t\u00eb cilat Shqip\u00ebria ka pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe te importeve, jan\u00eb: Italia (6,4%), Kosova (46,5%) dhe Rusia (77,3%). Nd\u00ebrsa, vendet me t\u00eb cilat importet kan\u00eb pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve, n\u00eb krahasim me Qershor 2022 jan\u00eb: Kina (50,6 %), Gjermania (15,2%) dhe SHBA (48,8%).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij gjasht\u00ebmujori, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb: Turqia (18,4%), Greqia (11,9%) dhe Italia (3,8%). Nd\u00ebrsa, vendet me t\u00eb cilat importet kan\u00eb pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb: Kina (39,7%), Zvicra (103,1%) dhe SHBA (49,0%).<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimet tregtare me vendet e BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 59,2%, t\u00eb gjith\u00eb tregtis\u00eb. N\u00eb Qershor 2023, eksportet drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 75,6% t\u00eb eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 50,9 % t\u00eb importeve gjithsej. Partner\u00ebt kryesor\u00eb tregtar\u00eb jan\u00eb: Italia (29,6%), Kina (9,0%), Turqia (7,2%) dhe Greqia (6,8%).<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimet tregtare, p\u00ebr gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb 2023, me vendet e BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 59,3% t\u00eb gjith\u00eb tregtis\u00eb. N\u00eb periudh\u00ebn Janar \u2013 Qershor 2023, eksportet drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 74,1% t\u00eb eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-s\u00eb z\u00ebn\u00eb 51,4% t\u00eb importeve gjithsej. Partner\u00ebt kryesor\u00eb tregtar\u00eb jan\u00eb: Italia (30,2 %), Kina (7,6%), Turqia (7,0%) dhe Greqia (6,8%).\/MONITOR<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-51416\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/2-7-300x294.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"294\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/2-7-300x294.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/2-7-768x753.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/2-7.jpg 900w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksportet kan\u00eb vijuar r\u00ebnien dyshifrore p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtin muaj radhazi n\u00eb qershor, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb thellohet tendenca tkurr\u00ebse p\u00ebr gjith\u00eb 6 mujorin, pavar\u00ebsisht ecuris\u00eb pozitive n\u00eb dy muajt e par\u00eb t\u00eb vitit, teksa r\u00ebnia e euros dhe \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb lira t\u00eb produkteve n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare po thellojn\u00eb humbjet e eksportuesve. Mineralet e l\u00ebnd\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51415,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51414"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51414\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}