{"id":51386,"date":"2023-07-17T10:41:06","date_gmt":"2023-07-17T10:41:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51386"},"modified":"2023-07-17T10:48:05","modified_gmt":"2023-07-17T10:48:05","slug":"berisha-zbardh-dokumentin-e-britanise-na-informuan-kunder-jush-soros-rama-basha-dhe-veliaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/17\/berisha-zbardh-dokumentin-e-britanise-na-informuan-kunder-jush-soros-rama-basha-dhe-veliaj\/","title":{"rendered":"Berisha zbardh dokumentin e Britanis\u00eb: Na informuan kund\u00ebr jush Soros, Rama, Basha dhe Veliaj"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka dal\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, ku ka zbardhur dokumentin p\u00ebr shpallja e tij non-grata nga Britania e MadheBerisha tha se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb informuar kund\u00ebr meje pa asnj\u00eb prov\u00eb nga Soros, Rama, Basha dhe Veliaj.<br \/>\nBerisha tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se, opozit\u00ebs po i b\u00ebhet sulm nga Edi Rama dhe Xhorxh Soros, p\u00ebr ta asgj\u00ebsuar.<br \/>\n&#8220;S\u00eb pari, nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt t\u00eb gjith\u00ebve ju t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, q\u00eb gjet\u00ebt koh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pak jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb jeni k\u00ebtu.<br \/>\nNj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb do ndjekin k\u00ebt\u00eb paraqitje q\u00eb b\u00ebj sot para jush.<br \/>\nJam k\u00ebtu sot pothuajse nj\u00eb vit pasi Home Office me shpalli non-grata me akuza false p\u00ebr lidhje me krimin dhe p\u00ebrdorim pushteti p\u00ebr pasurimin tim, t\u00eb familjes, ish-k\u00ebshilltarit Damir Fazlli\u00e7 dhe aleat\u00ebve.<br \/>\nPas k\u00ebtij vendimi q\u00eb e shpalli Edi Rama n\u00eb parlament, deklarova se ky vendim bazohet n\u00eb shpifje dhe trillime, q\u00eb kan\u00eb n\u00eb baz\u00eb korrupsionin transnacional. Nj\u00ebsoj si n\u00eb rastin e sekretarit Blinken, vendosa t\u00eb padis ambasadorin King-Smith dhe titullarin pa em\u00ebr q\u00eb kishte firmosur letr\u00ebn.<br \/>\nMir\u00ebpo sipas ligjeve britanike, p\u00ebrpara se t\u00eb shkoja n\u00eb gjykat\u00eb dhe t\u00eb paraqitja padin\u00eb time p\u00ebr shpifje, duhet t\u00eb paraqisja nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim n\u00eb komisionin administrativ, q\u00eb funksionon mbi parimet e nj\u00eb gjykate.<br \/>\nKy komision iu ka dor\u00ebzuar avokat\u00ebve t\u00eb mi, faktet, burimet dhe provat mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb bazuar vendimi.<br \/>\nPrandaj un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport kam paraqitur t\u00eb gjitha k\u00ebto dokumenta. K\u00ebt\u00eb raport do e quaj raportin e transparenc\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr fat t\u00eb keq nuk mund ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb p\u00ebr vendimin e DASH, pasi dy vite pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ky vendim, DASH nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb, fakt apo dokument, p\u00ebrfshi k\u00ebtu kongresmen\u00eb amerikan\u00eb dhe media t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb SHBA.<br \/>\nN\u00eb faqen e k\u00ebtij raporti paraqiten t\u00eb gjitha t\u00eb v\u00ebrtetat. Nga err\u00ebsira vjen drit\u00eb. Korrupsioni transnacional del n\u00eb drit\u00eb me fakte trondit\u00ebse p\u00ebr shkall\u00ebn dhe nivelin e korrupsionit q\u00eb q\u00ebndron pas k\u00ebtij vendimi.<br \/>\nQ\u00ebllimi i k\u00ebtij raporti nuk \u00ebsht\u00eb pafaj\u00ebsia ime, pasi k\u00ebt\u00eb pafaj\u00ebsi e ka provuar periudha dyvje\u00e7are, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kryediplomati i bot\u00ebs nuk nxori asnj\u00eb fakt, prov\u00eb apo dokument. Kjo nuk ndodhi sepse po e kursejn\u00eb Sali Berish\u00ebn, por sepse nuk ka asnj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb at\u00eb vendim.<br \/>\nSfida ime \u00ebsht\u00eb e hapur: paraqisni nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme dhe un\u00eb largohem nga politika.<br \/>\nPse i paraqesim k\u00ebto materiale k\u00ebtu? K\u00ebt\u00eb material po e publikoj se \u00e7do shqiptar duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh me kombin e tij. Kushdo q\u00eb do e lexoj\u00eb do kuptoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tmerrshme, e cila u pa qart\u00eb n\u00eb shp\u00ebrthimin e skandalit McGonigal, n\u00eb grabitjen e vul\u00ebs s\u00eb PD n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve me insistimin e McGonigalit me fustan, guvernatores Yuri Kim, kjo e v\u00ebrtet\u00eb u pa n\u00eb fars\u00ebn elektorale t\u00eb vitit 2023. Opozit\u00ebs shqiptare po i b\u00ebhet nj\u00eb sulm i hapur p\u00ebr asgj\u00ebsimin e saj.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb sulm ndaj opozit\u00ebs po e organizon vet\u00eb kryeministri Edi Rama dhe bashk\u00eb me t\u00eb, mafia m\u00eb e rrezikshme e planetit, mafia e Sorosit.<br \/>\nSHBA dhe Britania nuk fshihen pas k\u00ebtij sulmi. K\u00ebto shtete t\u00eb m\u00ebdha, aleate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb viktim\u00eb e disa moll\u00ebve t\u00eb kalbura q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e Sorosit si McGonigal apo Yuri Kim, q\u00eb u largua nga Shqip\u00ebria si sekretare e PS.<br \/>\nRasti i Shqip\u00ebris\u00eb tregon se mjafton t\u00eb shkat\u00ebrrosh opozit\u00ebn dhe mund t\u00eb grabis\u00ebsh nj\u00eb komb pa v\u00ebshtir\u00ebsi.<br \/>\nMafia e Sorosit ka qen\u00eb prezent n\u00eb \u00e7do projekt antishqiptar n\u00eb rajon, Ballkani i Hapur, ndarja e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, kan\u00eb pasur si padrino Sorosin dhe partner\u00ebt e tij.<br \/>\nMafia e Sorosit \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb antishqiptare, ajo tani \u00ebsht\u00eb antinjer\u00ebzore. Ata kan\u00eb n\u00eb agjend\u00eb shkat\u00ebrrimin e familjes dhe partive konservatore. Ishte kjo mafie q\u00eb nxiste vaksimin e detyruar, duke e shnd\u00ebrruar vaksin\u00ebn n\u00eb nj\u00eb agjent dhunimi t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ishte Elon Musk q\u00eb tha shprehimisht se Soros urren njer\u00ebzimin. Ishte Donald Trump dhe Ron DeDantis q\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb si nj\u00eb armik.<br \/>\nPor \u00ebsht\u00eb Sali Berisha q\u00eb prej 7 vitesh e ka cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb gjeni negativ dhe monst\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzimit.<br \/>\nRaporti do b\u00ebhet publik p\u00ebr \u00e7do shqiptar dhe ftoj \u00e7do shqiptar ta lexoj\u00eb pasi t\u00eb v\u00ebrtetat e tij tejkalojn\u00eb \u00e7do imagjinat\u00eb.<br \/>\nT\u00eb v\u00ebrtetat jan\u00eb kaq trondit\u00ebse sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast flagrant.<br \/>\nKrahas betej\u00ebs gjyq\u00ebsore, do zhvilloj nj\u00eb fushat\u00eb mediatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrdorur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtij raporti.<br \/>\nS\u00eb pari, \u00e7do shqiptar do t\u00eb dij\u00eb se cilat jan\u00eb dokumentet ku \u00ebsht\u00eb bazuar vendimi p\u00ebr shpalljen time non-grata?<br \/>\nDokumentet e Home Office tregojn\u00eb tre burime. Burimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb Fondacioni Shoq\u00ebria e Hapur e Sorosit. Burimi i dyt\u00eb, mediat si BIRN, Balkan Insight, me sponsor super-spekulantin e bot\u00ebs, Soros. Burimi i tret\u00eb dhe i fundit jan\u00eb akuzat e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb mi politik\u00eb, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha.<br \/>\nAkuzat p\u00ebr lidhjet e mia me krimin e organizuar, q\u00eb rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe. Sot \u00ebsht\u00eb fillimjave, ndaj le t\u2019i p\u00ebrcjellim me humor. Le t\u00eb ndalem t\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb ka pranuar shprehimisht Home Office, t\u00eb cilat t\u00eb shastistin. K\u00ebto lidhje vijn\u00eb nga burime pa prova. Por Home Office thot\u00eb se k\u00ebto pranohen nga rasti i Fatjon Dautit, nj\u00eb njeri q\u00eb nuk e kam takuar kurr\u00eb dhe nuk e njoh. Pak m\u00eb von\u00eb Home Office shprehet se nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb provoj\u00eb se Berisha ka lidhje me Dautin. Jan\u00eb t\u00eb pabesueshme, por jan\u00eb reale.<br \/>\nSa p\u00ebr dijeni, Fatjon Dauti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i PD dhe m\u00eb shum\u00eb se mb\u00ebshtet\u00ebs i Lulzim Bash\u00ebs. Un\u00eb nuk e kam takuar kurr\u00eb.<br \/>\nRasti i dyt\u00eb, Damir Fazlli\u00e7. Sipas Home Office, e kam mbrojtur kur kan\u00eb dal\u00eb fakte p\u00ebr inkriminimin e tij. Burimet jan\u00eb BIRN, Balkan Insight, Reporter.al t\u00eb superspekulantit Soros. Fazlli\u00e7 nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb i inkriminuar n\u00eb Shqip\u00ebri, SHBA apo ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr. Ndaj tij n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb dal\u00eb kurr\u00eb prova t\u00eb veprimtaris\u00eb inkriminuese gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kam qen\u00eb kryeminist\u00ebr apo m\u00eb von\u00eb.<br \/>\nPas nj\u00eb hetimi t\u00eb nisur nga Ina Rama, u gjet se Fazlli\u00e7 nuk kishte shkelur asnj\u00eb ligj. N\u00eb nj\u00eb moment, kur po shkonte n\u00eb aeroport, prokuroria k\u00ebrkon arrestimin e tij pa l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr-arrest. Asnj\u00eb shtetas nuk mund t\u00eb arrestohet pa urdh\u00ebr. Kur prokuroria i k\u00ebrkoi paraqitjen, ai erdhi dhe prokuroria konkludoi se ai nuk kishte shkelur asnj\u00eb ligj.<br \/>\nE treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ambasadori King-Smith ka p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb shpifje t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb PD. Ai n\u00eb n\u00ebntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit KOmb\u00ebtar me ndihm\u00ebn e Suel \u00c7el\u00ebs. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja, por korrupsioni t\u00eb b\u00ebn t\u00eb vuash nga humbja e memories.<br \/>\nBerisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe t\u00eb \u00e7do qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq t\u00eb ambasadorit, m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb s\u00eb bashku.<br \/>\nAmbasadori britanik mjafton t\u00eb kishte hapur dosjet e qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe do t\u00eb kuptonte se \u00e7far\u00eb marr\u00ebzie ka shkruar. Do t\u00eb duhej t\u00eb lexonte dosjen e bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb mes agjencive ligjzbatuese t\u00eb dy vendeve gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PD, nj\u00eb bashk\u00ebpunim i vler\u00ebsuar lart&#8221;, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka dal\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, ku ka zbardhur dokumentin p\u00ebr shpallja e tij non-grata nga Britania e MadheBerisha tha se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb informuar kund\u00ebr meje pa asnj\u00eb prov\u00eb nga Soros, Rama, Basha dhe Veliaj. Berisha tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se, opozit\u00ebs po i b\u00ebhet sulm nga Edi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51387,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51386"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51386"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51386\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}