{"id":51352,"date":"2023-07-17T08:26:25","date_gmt":"2023-07-17T08:26:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51352"},"modified":"2023-07-17T08:27:06","modified_gmt":"2023-07-17T08:27:06","slug":"127-milione-dollare-fatura-e-shkarkimeve-arbitrare-nga-puna-per-2015-2022","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/17\/127-milione-dollare-fatura-e-shkarkimeve-arbitrare-nga-puna-per-2015-2022\/","title":{"rendered":"127 milion\u00eb dollar\u00eb fatura e shkarkimeve arbitrare nga puna p\u00ebr 2015-2022"},"content":{"rendered":"<p>Rreth 127 milion\u00eb USD \u00ebsht\u00eb fatura e paguar nga buxheti i shtetit p\u00ebr 8 vitet e fundit (periudha 2015-2022) p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e t\u00eb larguarve pa t\u00eb drejt\u00eb nga administrata qendrore dhe vendore. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb qeverisjes qendrore dhe vendore t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb larguar padrejt\u00ebsisht nga puna, por pas vendimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrfituar d\u00ebmshp\u00ebrblimin.<\/p>\n<p>Shpenzimet p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve gjyq\u00ebsore p\u00ebr largimet nga puna, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacion nga Monitor p\u00ebr vitet 2015 deri n\u00eb 2022 nga qeverisja e p\u00ebrgjithshme arrijn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 12 miliard\u00eb lek\u00ebve (rreth 127 mln USD). Vlera m\u00eb e lart\u00eb e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve nga qeverisja e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb vitin 2015 p\u00ebrkat\u00ebsisht me vler\u00eb 1,7 miliard\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb 2017 jan\u00eb paguar 1,8 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve p\u00ebr t\u00eb larguarit nga puna.<\/p>\n<p>N\u00eb totalin e shpenzimeve p\u00ebr vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb pagesat me t\u00eb larta jan\u00eb kryer nga qeverisja qendrore. Totali i fatur\u00ebs s\u00eb paguar p\u00ebr largimet nga puna prej administrat\u00ebs qendrore llogariten 9,9 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 8 vite. Fatura e paguar nga pushteti vendor \u00ebsht\u00eb 2,2 miliard\u00eb lek\u00eb. Nga bashkit\u00eb pagesat m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimet e t\u00eb larguarve nga puna jan\u00eb n\u00eb 2016 n\u00eb vler\u00ebn e 315,5 milion\u00eb lek\u00eb dhe kan\u00eb kulmuar n\u00eb 2022, para vitit zgjedhor n\u00eb vler\u00ebn e 324,6 milion\u00eb lek\u00eb. Por fatura e shpenzime e buxhetit t\u00eb shtetit, si pasoj\u00eb e nd\u00ebrprerjes s\u00eb paligjshme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit financiar nga t\u00eb larguarit, pritet t\u00eb rritet m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Jurist\u00ebt parashikojn\u00eb shtim t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimeve p\u00ebr t\u00eb larguarit nga puna, p\u00ebr shkak t\u00eb precedentit q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me vendimin e muajit shkurt 2022 nga Gjykata e Strasburgut. Avokatja Etleva Haka tha m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr Monitor se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht vendimi i marr\u00eb m\u00eb 28 Shkurt t\u00eb vitit 2022 nga Gjykata e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cBara dhe Kola kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb\u201d ku nuk i cil\u00ebson t\u00eb arsyeshme tejkalimin e afatit p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr shkak vakanc\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve nga vetingu i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, i cili do t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimeve me fatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj buxhetit, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebve q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs, por edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera administrative dhe penale.<\/p>\n<p>\u201cPas k\u00ebtij vendimi pritet t\u00eb ndodh\u00eb fenomeni i d\u00ebrgimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Strasburg dhe t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fat si vendimi i p\u00ebrmendur. Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm procesi i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs, jan\u00eb edhe procese t\u00eb tjera q\u00eb zvarriten n\u00eb koh\u00eb pambarimisht, si ato t\u00eb pronave, t\u00eb kontratave, pra civile edhe penale q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb gjasa t\u2019i drejtohen Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut\u201d, theksoi Haka.<\/p>\n<p>Numri m\u00eb i lart\u00eb i stokut t\u00eb dosjeve t\u00eb pashqyrtuara p\u00ebrtej afateve t\u00eb arsyeshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Administrativ. N\u00eb total referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb raportit p\u00ebr vitin 2022 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ) n\u00eb stoku i dosjeve t\u00eb pashqyrtuara q\u00eb kan\u00eb kaluar afatet e arsyeshme t\u00eb gjykimit, parashikuar nga neni 399\/2, t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile ka arritur n\u00eb numrin e 21,166 dosjeve.<\/p>\n<p>9% e tyre apo 1,674 \u00e7\u00ebshtje i p\u00ebrkasin marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs. Nd\u00ebrsa 83% e totalit t\u00eb dosjeve n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit kan\u00eb vjet\u00ebrsi mbi 12 muaj, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kan\u00eb kaluar afatet e arsyeshme t\u00eb gjykimit parashikuar nga neni 399\/2 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile. Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb raportin e p\u00ebrformanc\u00ebs p\u00ebr vitin 2022 ver\u00ebn se nga 428 ankesa t\u00eb depozituata pran\u00eb k\u00ebtij institucioni nga qytetar\u00ebt, 365 t\u00eb tyre kan\u00eb t\u00eb lidhura kryesisht me \u00e7\u00ebshtjen e regjistrimit t\u00eb pronave, t\u00eb prokurimit publik, largimeve nga puna, etj. Nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit (KLSH) thekson se fatura financiare nga shpenzimet p\u00ebr vendimet e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr largimet e padrejta nga puna n\u00eb 3 institucione shtet\u00ebrore, si: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinis\u00eb (MAS), Alpetrol dhe KESh jan\u00eb rreth 3,2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb Alpetrol shpenzime n\u00eb vler\u00ebn 2,9 milion\u00eb euro kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me zbatimin e vendime gjyq\u00ebsore p\u00ebr largime nga puna t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb kund\u00ebrshtim me kuadrin rregullator n\u00eb fuqi, p\u00ebr shp\u00ebrblime dietash me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se kufijt\u00eb e lejuar ligjor\u00eb, si dhe persona t\u00eb pun\u00ebsuar mbi struktur\u00ebn e aprovuar nga K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb konsideruar si efekt financiar negativ. N\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit jan\u00eb krijuar detyrime t\u00eb prapambetura p\u00ebr periudh\u00ebn shtator 2020-shtator 2021, n\u00eb vler\u00ebn 109 mij\u00eb euro p\u00ebr largime t\u00eb padrejta nga puna. Nd\u00ebrsa KESH sipas raportit t\u00eb KLSH ka kryer pagesa t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore p\u00ebr zgjidhje t\u00eb kontratave t\u00eb pun\u00ebsimit, duke mos zbatuar afatet ligjore t\u00eb njoftimit dhe pa shkaqe t\u00eb arsyeshme, me pasoj\u00eb efekt financiar negativ p\u00ebr vler\u00ebn rreth 150 mij\u00eb euro.\/Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth 127 milion\u00eb USD \u00ebsht\u00eb fatura e paguar nga buxheti i shtetit p\u00ebr 8 vitet e fundit (periudha 2015-2022) p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e t\u00eb larguarve pa t\u00eb drejt\u00eb nga administrata qendrore dhe vendore. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb qeverisjes qendrore dhe vendore t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb larguar padrejt\u00ebsisht nga puna, por pas vendimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51353,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51352"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51352"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51352\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}