{"id":51305,"date":"2023-07-15T10:56:04","date_gmt":"2023-07-15T10:56:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51305"},"modified":"2023-07-15T10:56:04","modified_gmt":"2023-07-15T10:56:04","slug":"kapitulli-i-vjeter-i-nje-drejtesie-te-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/15\/kapitulli-i-vjeter-i-nje-drejtesie-te-re\/","title":{"rendered":"Kapitulli i Vjet\u00ebr i nj\u00eb Drejt\u00ebsie t\u00eb &#8220;Re&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Elona CASLLI<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit p\u00ebrballesh shpesh me deklarata t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb prej deklaratave me t\u00eb dendura \u00ebsht\u00eb; Filloi nj\u00eb kapitull i ri p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb me arrestimin e Arben Ahmetajt.<\/p>\n<p>Lindin pyetjet; A mund t\u00eb kryhet nj\u00eb arrestim kur nuk ka nj\u00eb t\u00eb arrestuar?! A mund t\u00eb kryhet nj\u00eb arrestim kur ai q\u00eb duhej t\u00eb arrestohej d\u00ebrgon mesazhe n\u00ebp\u00ebr emisione televizive dhe shkruan statuse n\u00eb profilin e tij n\u00eb fejsbuk duke pohuar se ai do t\u0113 kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri kur t\u00eb doj\u00eb ai vet\u00eb dhe jo kur th\u00ebrritet nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>A mund t\u00eb quhet nj\u00eb kapitull i ri n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare kur avokat\u00ebt e Ahmetajt dit\u00ebn e par\u00eb than\u00eb se Ahmetaj ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri. Dit\u00ebn e dyt\u00eb k\u00ebrkuan shtyrjen e mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve. Dit\u00ebn e tret\u00eb hesht\u00ebn. Dit\u00ebn e kat\u00ebrt nj\u00ebri prej avokat\u00ebve n\u00eb ecje e sip\u00ebr pohoi para gazetar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb se Ahmetaj nuk gjendej n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb Angli dhe do t\u00eb kthehej kur Shqip\u00ebria t\u00eb ishte e lir\u00eb.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo panoram\u00eb t\u00eb shpie pashmangshm\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrfundimin se ky \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb Kapitull i Vjet\u00ebr i asaj \u00e7ka kryeministri po mundohet p\u00ebrdhunsh\u00ebm ta servir\u00eb n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve si &#8221; Drejt\u00ebsi t\u00eb Re&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryeministri orvatet t&#8217;u mbush\u00eb mendjen shqiptar\u00ebve se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur me mish e me shpirt p\u00ebr &#8221; Drejt\u00ebsin\u00eb e Re&#8221; , Prokuroria e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb pushtuar nga fisi i Felajve dhe \u00ebsht\u00eb e logjikshme q\u00eb t\u00eb mos quhet m\u00eb &#8220;Prokuroria e Tiran\u00ebs&#8221;, por &#8220;Prokuroria e Felajve.&#8221;<\/p>\n<p>Mjafton vet\u00ebm &#8221; Prokuroria e Felajve&#8221; si argument p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb er\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn monotone dhe anemike t\u00eb kryeministrit lidhur me &#8221; Drejt\u00ebsin\u00eb e Re&#8221;.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb minimale n\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror, e di fort mir\u00eb q\u00eb nj\u00eb specialist i thjesht\u00eb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap institucional pa miratimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb sektorit p\u00ebrkat\u00ebs, i cili do t\u00eb vijohet nga miratimi i drejtorit t\u00eb drejtoris\u00eb ku p\u00ebrfshihet sektori.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb shkurt, Ahmetaj \u00ebsht\u00eb krejt i v\u00ebrtet\u00eb kur pohon se ai nuk mund t&#8217;i nd\u00ebrmerrte hapat krejt i vet\u00ebm, pa pasur miratimin e kryeministrit. Alibia se kryeministri nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb aktivitetit t\u00eb Ahmetajt, mund t\u00eb jet\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb film vizatimor, por kurrsesi i denj\u00eb p\u00ebr vesh\u00ebt e atyre shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk e kan\u00eb braktisur ende institucionin e mendimit.<\/p>\n<p>Qofsha e gabuar, por un\u00eb besoj se Ahmetaj ka k\u00ebmbyer heshtjen me arratin\u00eb e tij. Ahmetaj pretendon se nuk \u00ebsht\u00eb arratisur, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk pohon askund vendodhjen e tij. Askush nuk di kur ndodhet Ahmetaj.<\/p>\n<p>Kudo qoft\u00eb Ahmetaj, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt; Ahmetaj nuk \u00ebsht\u00eb atje ku duhet t\u00eb jet\u00eb. P\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb variantin e tij t\u00eb ngjarjeve.<\/p>\n<p>A do t\u00eb flas\u00eb Arben Ahmetaj deri n\u00eb fund p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje?! E dyshoj fort.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon publikisht me<\/p>\n<p>&#8221; screenshot bisedash&#8221;, nuk besoj se ka burr\u00ebrin\u00eb apo dinjitetin t\u00eb denoncoj\u00eb publikisht fajin e tij dhe bashk\u00ebfajtor\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse Ahmetaj do t\u00eb ishte kaq i kulluar sa pretendon se \u00ebsht\u00eb, mund t\u00eb vinte t\u00eb p\u00ebrballej me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebrmes historikut t\u00eb shkresave institucionale t\u00eb cilat n\u00eb parim duhet t\u00eb tregojn\u00eb edhe ecurin\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb ngjarjes. Hamend\u00ebsoj se Ahmetaj nuk i ka kryer me goj\u00eb hapat institucional\u00eb.<\/p>\n<p>Ahmetaj \u00ebsht\u00eb fajtor, por nuk \u00ebsht\u00eb fajtori i vet\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai ka luksin t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb mesazhe n\u00eb studio televizive dhe t\u00eb deklaroj\u00eb publikisht se kthimi i tij n\u00eb Shqip\u0113ri varet nga d\u00ebshira e tij dhe nga asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Post Scriptum- &#8221; Drejt\u00ebsia e Re&#8221; funksionon p\u00ebr nj\u00eb shqiptar t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb kushtet e uris\u00eb s\u00eb skajshme mund t\u00eb vjedh\u00eb nj\u00eb buk\u00eb dhe nj\u00eb cop\u00eb djathi n\u00eb supermarket, por kurrsesi p\u00ebr Ahmetajn dhe t\u00eb ngjashmit e tij, pasi p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb fundit zbatohet th\u00ebnia e lasht\u00eb; Ligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebr armiqt\u00eb. Interpretimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr miqt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Elona CASLLI Dit\u00ebt e fundit p\u00ebrballesh shpesh me deklarata t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb prej deklaratave me t\u00eb dendura \u00ebsht\u00eb; Filloi nj\u00eb kapitull i ri p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb me arrestimin e Arben Ahmetajt. Lindin pyetjet; A mund t\u00eb kryhet nj\u00eb arrestim kur nuk ka nj\u00eb t\u00eb arrestuar?! A mund t\u00eb kryhet nj\u00eb arrestim kur ai &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51306,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51305"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51305\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}