{"id":51177,"date":"2023-07-13T21:25:17","date_gmt":"2023-07-13T21:25:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51177"},"modified":"2023-07-13T21:25:17","modified_gmt":"2023-07-13T21:25:17","slug":"veliaj-drejt-burgut-spak-e-konfirmon-kerkoi-inceneratorin-e-tiranes-dalin-emailet-me-klodian-zoton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/13\/veliaj-drejt-burgut-spak-e-konfirmon-kerkoi-inceneratorin-e-tiranes-dalin-emailet-me-klodian-zoton\/","title":{"rendered":"Veliaj drejt burgut? SPAK e konfirmon: K\u00ebrkoi inceneratorin e Tiran\u00ebs, dalin emailet me Klodian Zoton"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ola Xama, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2016, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj i d\u00ebrgoi nj\u00eb propozim qeveris\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb sektorit privat n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit dhe trajtimit t\u00eb mbetjeve urbane t\u00eb kryeqytetit, p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate t\u00eb partneritetit publik-privat, PPP.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb shkrese t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb adres\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Financave, Shk\u00eblqim Cani, Veliaj e mb\u00ebshtet iden\u00eb n\u00eb nj\u00eb studim fizibiliteti t\u00eb hartuar nga Korporata Financiare Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, IFC, p\u00ebr PPP dhe nj\u00eb studim t\u00eb Korporat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Japoneze, JICA, p\u00ebr zgjerimin e venddepozitmit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026k\u00ebrkohet miratimi i Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, e cila do t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim cil\u00ebsor dhe sipas standardeve europiane p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe mjedisin n\u00eb Tiran\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb shkres\u00ebn e kryebashkiakut Veliaj.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku Veliaj ka mohuar publikisht n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn se ka pasur rol aktiv n\u00eb procedurat e koncesionit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb, por dokumentet hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, t\u00eb siguruara nga BIRN, tregojn\u00eb se Veliaj ishte nism\u00ebtari i k\u00ebtij projekti dhe se propozimi i tij i hapi drit\u00ebn jeshile koncesionit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi, propozimi i Veliajt u prit fillimisht me rrudhje vetullash n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Hetimet e Prokuroris\u00eb tregojn\u00eb se fllimisht ministri Shk\u00eblqim Cani dhe m\u00eb pas Arben Ahmetaj u b\u00ebn\u00eb barrikad\u00eb ndaj propozimit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, duke sjell\u00eb si rezultat p\u00ebrfshirjen e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit n\u00eb procedura. Bashk\u00eb me Ministrin\u00eb e Mjedisit, n\u00eb projekt u p\u00ebrfshi edhe Klodian Zoto.<\/p>\n<p>Veliaj nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Refuzimi i Ahmetajt<\/strong><br \/>\nShk\u00eblqim Cani u largua nga detyra e ministrit t\u00eb Financave n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2016 dhe u z\u00ebvend\u00ebsua nga Arben Ahmetaj. Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj i d\u00ebrgon shkres\u00ebn me propozimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin me PPP t\u00eb inceneratorit ministrit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Dosja hetimore zbulon se shkresa ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmbajtje me at\u00eb t\u00eb janarit, me shtes\u00ebn e vetme ku thuhet se \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar edhe nj\u00eb studim fizibiliteti. Ahmetaj nuk e miraton propozimin pasi sipas tij: \u201cmungon argumentimi n\u00ebse projekti i propozuar me PPP ka kosto m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se n\u00eb rastin se do t\u00eb b\u00ebhej me prokurim publik me fondet e shtetit.\u201d<\/p>\n<p>Negociatat p\u00ebr miratimin e projektit i merr m\u00eb pas n\u00eb dor\u00eb Ministria e Mjedisit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb email i dat\u00ebs 2 mars 2016, i sekuestruar nga prokuroria n\u00eb komjuterin e Klodian Zotos tregon se nj\u00eb punonj\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Vladimir Bezhani, i kishte d\u00ebrguar atij nj\u00eb dokument me titull \u201cBashkia Tiran\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dokumenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb e ish-ministrit t\u00eb Mjedisit, Lefter Koka drejtuar Erion Veliajt ku shpreh dakord\u00ebsin\u00eb me propozimin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe sugjeron ngritjen e nj\u00eb grupi pune t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Bezhani i drejtohet Zotos me fjal\u00ebt: \u201cShikoje dhe m\u00eb thuaj n\u00ebse je dakord.\u201d<\/p>\n<p>Ministria e Mjedisit d\u00ebrgon s\u00ebrish n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave nj\u00eb argument se pse varianti PPP do t\u00eb ishte m\u00eb i lir\u00eb sesa prokurimi me fondet e shtetit, por refuzohet s\u00ebrish. Sipas SPAK, argumenti u shkrua nga Klodian Zoto.<\/p>\n<p>Drejtorja e P\u00ebrgjithshme e Buxhetit n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave, Mimoza Dh\u00ebmbi argumentoi se projekt-vendimi kishte karakter individual dhe si i till\u00eb ishte jasht\u00eb fush\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Buxhetit. T\u00eb nj\u00ebjtin argumentim n\u00eb refuzim p\u00ebrdori dhe ministri Ahmetaj n\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb i d\u00ebrgon Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit.<\/p>\n<p>Ahmetaj refuzon disa her\u00eb t\u00eb tjera dh\u00ebnien e miratimit si ministri p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr tavanet buxhetore dhe implikimet financiare t\u00eb projekteve n\u00eb partneritet publik- privat me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kush do t\u00eb b\u00ebj\u00eb pagesat, me \u00e7far\u00eb fondesh do t\u00eb b\u00ebhet shpron\u00ebsimi i tok\u00ebs p\u00ebr zgjerimin e landfillit dhe se norma e kthimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb investimit (IRR) \u00ebsht\u00eb llogaritur gabim 5%, kur n\u00eb fakt rezulton t\u00eb jet\u00eb 8%.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, punonj\u00ebsja e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Alba Thoma ia d\u00ebrgon ish-sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Alqi Bllako shoq\u00ebruar me tekstin \u201cUfffffffff\u201d. Shkres\u00ebn e d\u00ebrgon m\u00eb pas n\u00eb emailin personal t\u00eb saj dhe ia d\u00ebrgon Klodian Zotos.<\/p>\n<p>Zoto i d\u00ebrgon m\u00eb pas nj\u00eb email Alba Thom\u00ebs n\u00eb janar 2017, ku shkruhet \u201cP\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare MF nga MM\u201d.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjigje e shkruar nga Zoto do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave nga Ministria e Mjedisit dhe sqaronte se mb\u00ebshtetjen buxhetore p\u00ebr impiantin ta mbante qeveria q\u00ebndrore, duke q\u00ebn\u00eb se bashkit\u00eb n\u00eb qarkun Tiran\u00eb nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrballon kostot.<\/p>\n<p>Ministria e Financave refuzon s\u00ebrish dh\u00ebnien e miratimit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ideje, ministri Koka i d\u00ebrgon nj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr Arben Ahmetajt, ku sqaron se shpenzimet p\u00ebr shpron\u00ebsimin e tok\u00ebs dhe pagesat p\u00ebr mbetjet q\u00eb p\u00ebrpunohen do t\u00eb p\u00ebrballohen nga vet\u00eb bashkia me fondet e transfertave t\u00eb pakusht\u00ebzuara q\u00eb b\u00ebn buxheti.<\/p>\n<p>Ahmetaj k\u00ebrkon shkres\u00ebn e miratimit me shkrim nga qarku Tiran\u00eb, sipas modelit financiar q\u00eb kishte d\u00ebrguar Ministria e Mjedisit. M\u00eb 27 mars 2017, Erion Veliaj i d\u00ebrgon miratimin sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Alqi Bllako.<\/p>\n<p>Ahmetaj refuzon ta miratoj\u00eb derisa Ministria e Mjedisit ia d\u00ebrgon me email shkres\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb miratimit nga Erion Veliaj. Ai m\u00eb pas i hap rrug\u00eb procedur\u00ebs duke u shprehur \u201cpa komente\u201d. P\u00ebrgjigjja d\u00ebrgohet 16 minuta m\u00eb von\u00eb nga Alba Thoma n\u00eb adres\u00ebn e emailit t\u00eb Klodian Zotos. Sipas hetimit t\u00eb SPAK, \u201cAhmetaj nuk e pengon k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb pavar\u00ebsisht problemeve q\u00eb ajo paraqiste\u201d.<\/p>\n<p><strong>Zoto dhe M\u00ebrtiri pas inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs<\/strong><br \/>\nDokumentat hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me sugjerojn\u00eb se e gjith\u00eb procedura p\u00ebr marrjen e koncesionit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb drejtuar dhe koordinuar nga Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri dhe se pas premtimit t\u00eb marr\u00eb nga zyrtar\u00ebt, ata kan\u00eb nisur k\u00ebrkimet p\u00ebr gjetjen e kompanive \u201cprestigjoze\u201d n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb administrimit t\u00eb materialeve t\u00eb gjetura n\u00eb kompjuterin e Klodian Zotos, hetuesit kan\u00eb hasur nj\u00eb dokument t\u00eb krijuar n\u00eb dat\u00ebn 15 qershor 2016 me autor Vladimir Bezhanin, punonj\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, q\u00eb pasi e kishte punuar Bezhani, Zoto e kishte modifikuar.<\/p>\n<p>\u201cLetra iu drejtohej Ministrit t\u00eb Mjedisit, Lefter Koka dhe kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj, ku parashtrohej se shoq\u00ebrit\u00eb Energy Recuperator S.p.a; Demare S.r.l; Arcadis S.r.l; Paul Wurth S.a dhe ITS sh.p.k, t\u00eb specializuara n\u00eb nd\u00ebrtimin e landfilleve, nd\u00ebrtimin e incenerator\u00ebve etj., paraqesin let\u00ebr interesi p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Dosja tregon se Zoto nuk hartoi vet\u00ebm letr\u00ebn e interesit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanive, por edhe kriteret q\u00eb do t\u00eb vendoseshin n\u00eb gar\u00eb, edhe pse oferta e pak\u00ebrkuar kishte marr\u00eb pik\u00eb bonus. N\u00eb nj\u00eb email drejtuar Alba Thom\u00ebs n\u00eb prill 2017, Zoto shkruan: \u201cKam l\u00ebn\u00eb disa komente, sepse duhet t\u00eb plot\u00ebsohen nga ju. S\u2019kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kriteret.\u201d M\u00eb pas Zoto angazhohet n\u00eb gjetjen e kompanis\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbush\u00eb kriteret e tenderit dhe ia d\u00ebrgon miqve t\u00eb tij t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, kompania koncesionare \u201cIntegrated Energy BV SPV ka ortak t\u00eb vet\u00ebm kompanin\u00eb hollandeze \u201cIntegrated Energy BV\u201d dhe n\u00eb vitin 2017, drejtues kryesor\u00eb t\u00eb saj ishin Klodian Zoto dhe Giuseppe Ciaffaglione, ky i fundit i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim na drejt\u00ebsia p\u00ebr afer\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Oferta e kompanis\u00eb Integrated Energy BV SPV u klasifikua nga komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave me 100 pik\u00eb nga 100 t\u00eb mundshmet.<\/p>\n<p>Dosja tregon rrug\u00ebn se si Klodian Zoto d\u00ebrgonte me email nenet e kontrat\u00ebs dhe p\u00ebrdit\u00ebsonte ish-sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Alqi Bllako me vendime q\u00eb merrte K\u00ebshilli Bashkiak Tiran\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 shtator 2017, n\u00eb emailin e Zotos mb\u00ebrrin nj\u00eb email me materiale nga K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb brend\u00ebsi ndodhej nj\u00eb shkres\u00eb \u2013 draft e K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb, q\u00eb autorizon kreun e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb firmos\u00eb angazhimet e nj\u00ebsive vendore t\u00eb qarkut Tiran\u00eb konform kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit t\u00eb firmosur nga ministri i Mjedisit,\u201d thuhet n\u00eb dosje.\/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ola Xama, BIRN N\u00eb janar t\u00eb vitit 2016, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj i d\u00ebrgoi nj\u00eb propozim qeveris\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb sektorit privat n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit dhe trajtimit t\u00eb mbetjeve urbane t\u00eb kryeqytetit, p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate t\u00eb partneritetit publik-privat, PPP. P\u00ebrmes nj\u00eb shkrese t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb adres\u00eb t\u00eb ministrit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51178,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51177"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51177\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51178"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}