{"id":51148,"date":"2023-07-13T18:02:49","date_gmt":"2023-07-13T18:02:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51148"},"modified":"2023-07-13T18:02:49","modified_gmt":"2023-07-13T18:02:49","slug":"spak-projekti-i-inceneratorit-te-tiranes-u-propozua-nga-erion-veliaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/13\/spak-projekti-i-inceneratorit-te-tiranes-u-propozua-nga-erion-veliaj\/","title":{"rendered":"SPAK: Projekti i inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs u propozua nga Erion Veliaj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dosja hetimore e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me tregon se projekti koncesionar i trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb ishte nj\u00eb nism\u00eb e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila u kund\u00ebrshtua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Pas projektit q\u00ebndronin s\u00ebrish Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Ola Xama, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2016, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj i d\u00ebrgoi nj\u00eb propozim qeveris\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb sektorit privat n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit dhe trajtimit t\u00eb mbetjeve urbane t\u00eb kryeqytetit, p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate t\u00eb partneritetit publik-privat, PPP.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb shkrese t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb adres\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Financave, Shk\u00eblqim Cani, Veliaj e mb\u00ebshtet iden\u00eb n\u00eb nj\u00eb studim fizibiliteti t\u00eb hartuar nga Korporata Financiare Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, IFC, p\u00ebr PPP dhe nj\u00eb studim t\u00eb Korporat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Japoneze, JICA, p\u00ebr zgjerimin e venddepozitmit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026k\u00ebrkohet miratimi i Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, e cila do t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim cil\u00ebsor dhe sipas standardeve europiane p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe mjedisin n\u00eb Tiran\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb shkres\u00ebn e kryebashkiakut Veliaj.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku Veliaj ka\u00a0mohuar\u00a0publikisht n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn se ka pasur rol aktiv n\u00eb procedurat e koncesionit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb, por dokumentet hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, t\u00eb siguruara nga\u00a0BIRN, tregojn\u00eb se Veliaj ishte nism\u00ebtari i k\u00ebtij projekti dhe se propozimi i tij i hapi drit\u00ebn jeshile koncesionit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi, propozimi i Veliajt u prit fillimisht me rrudhje vetullash n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Hetimet e Prokuroris\u00eb tregojn\u00eb se fllimisht ministri Shk\u00eblqim Cani dhe m\u00eb pas\u00a0Arben Ahmetaj\u00a0u b\u00ebn\u00eb barrikad\u00eb ndaj propozimit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, duke sjell\u00eb si rezultat p\u00ebrfshirjen e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit n\u00eb procedura. Bashk\u00eb me Ministrin\u00eb e Mjedisit, n\u00eb projekt u p\u00ebrfshi edhe Klodian Zoto.<\/p>\n<p>Veliaj nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Refuzimi i Ahmetajt<\/strong><\/p>\n<p>Shk\u00eblqim Cani u largua nga detyra e ministrit t\u00eb Financave n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2016 dhe u z\u00ebvend\u00ebsua nga Arben Ahmetaj. Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj i d\u00ebrgon shkres\u00ebn me propozimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin me PPP t\u00eb inceneratorit ministrit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Dosja hetimore zbulon se shkresa ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmbajtje me at\u00eb t\u00eb janarit, me shtes\u00ebn e vetme ku thuhet se \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar edhe nj\u00eb studim fizibiliteti. Ahmetaj nuk e miraton propozimin pasi sipas tij: \u201cmungon argumentimi n\u00ebse projekti i propozuar me PPP ka kosto m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se n\u00eb rastin se do t\u00eb b\u00ebhej me prokurim publik me fondet e shtetit.\u201d<\/p>\n<p>Negociatat p\u00ebr miratimin e projektit i merr m\u00eb pas n\u00eb dor\u00eb\u00a0Ministria e Mjedisit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb email i dat\u00ebs 2 mars 2016, i sekuestruar nga prokuroria n\u00eb komjuterin e Klodian Zotos tregon se nj\u00eb punonj\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit,\u00a0Vladimir Bezhani, i kishte d\u00ebrguar atij nj\u00eb dokument me titull \u201cBashkia Tiran\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dokumenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb e ish-ministrit t\u00eb Mjedisit,\u00a0Lefter Koka\u00a0drejtuar Erion Veliajt ku shpreh dakord\u00ebsin\u00eb me propozimin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe sugjeron ngritjen e nj\u00eb grupi pune t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0 Bezhani i drejtohet Zotos me fjal\u00ebt: \u201cShikoje dhe m\u00eb thuaj n\u00ebse je dakord.\u201d<\/p>\n<p>Ministria e Mjedisit d\u00ebrgon s\u00ebrish n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave nj\u00eb argument se pse varianti PPP do t\u00eb ishte m\u00eb i lir\u00eb sesa prokurimi me fondet e shtetit, por refuzohet s\u00ebrish. Sipas SPAK, argumenti u shkrua nga Klodian Zoto.<\/p>\n<p>Drejtorja e P\u00ebrgjithsme e Buxhetit n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave, Mimoza Dh\u00ebmbi argumentoi se projekt-vendimi kishte karakter individual dhe si i till\u00eb ishte jasht\u00eb fush\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Buxhetit.\u201d T\u00eb nj\u00ebjtin argumentim n\u00eb refuzim p\u00ebrdori dhe ministri Ahmetaj n\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb i d\u00ebrgon Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit.<\/p>\n<p>Ahmetaj refuzon disa her\u00eb t\u00eb tjera dh\u00ebnien e miratimit si ministri p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr tavanet buxhetore dhe implikimet financiare t\u00eb projekteve n\u00eb partneritet publik- privat me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kush do t\u00eb b\u00ebj\u00eb pagesat, me \u00e7far\u00eb fondesh do t\u00eb b\u00ebhet shpron\u00ebsimi i tok\u00ebs p\u00ebr zgjerimin e landfillit dhe se norma e kthimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb investimit (IRR) \u00ebsht\u00eb llogaritur gabim 5%, kur n\u00eb fakt rezulton t\u00eb jet\u00eb 8%.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, punonj\u00ebsja e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Alba Thoma ia d\u00ebrgon ish-sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Alqi Bllako shoq\u00ebruar me tekstin \u201cUfffffffff\u201d. Shkres\u00ebn e d\u00ebrgon m\u00eb pas n\u00eb emailin personal t\u00eb saj dhe ia d\u00ebrgon Klodian Zotos.<\/p>\n<p>Zoto i d\u00ebrgon m\u00eb pas nj\u00eb email Alba Thom\u00ebs n\u00eb janar 2017, ku shkruhet \u201cP\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare MF nga MM\u201d.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjigje e shkruar nga Zoto do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebrguar n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave nga Ministria e Mjedisit dhe sqaronte se mb\u00ebshtetjen buxhetore p\u00ebr impiantin ta mbante qeveria q\u00ebndrore, duke q\u00ebn\u00eb se bashkit\u00eb n\u00eb qarkun Tiran\u00eb nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrballon kostot.<\/p>\n<p>Ministria e Financave refuzon s\u00ebrish dh\u00ebnien e miratimit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ideje, ministri Koka i d\u00ebrgon nj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr Arben Ahmetajt, ku sqaron se shpenzimet p\u00ebr shpron\u00ebsimin e tok\u00ebs dhe pagesat p\u00ebr mbetjet q\u00eb p\u00ebrpunohen do t\u00eb p\u00ebrballohen nga vet\u00eb bashkia me fondet e transfertave t\u00eb pakusht\u00ebzuara q\u00eb b\u00ebn buxheti.<\/p>\n<p>Ahmetaj k\u00ebrkon shkres\u00ebn e miratimit me shkrim nga qarku Tiran\u00eb, sipas modelit financiar q\u00eb kishte d\u00ebrguar Ministria e Mjedisit. M\u00eb 27 mars 2017, Erion Veliaj i d\u00ebrgon miratimin Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Alqi Bllako.<\/p>\n<p>Ahmetaj refuzon ta miratoj\u00eb derisa Ministria e Mjedisit ia d\u00ebrgon me email shkres\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb miratimit nga Erion Veliaj. Ai m\u00eb pas i hap rrug\u00eb procedur\u00ebs duke u shprehur \u201cpa komente\u201d. P\u00ebrgjigjja d\u00ebrgohet 16 minuta m\u00eb von\u00eb nga Alba Thoma n\u00eb adres\u00ebn e emailit t\u00eb Klodian Zotos.\u00a0 Sipas hetimit t\u00eb SPAK, \u201cAhmetaj nuk e pengon k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb pavar\u00ebsisht problemeve q\u00eb ajo paraqiste\u201d.<\/p>\n<p><strong>Zoto dhe M\u00ebrtiri pas inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Dokumentat hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me sugjerojn\u00eb se e gjith\u00eb procedura p\u00ebr marrjen e koncesionit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb drejtuar dhe koordinuar nga Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri dhe se pas premtimit t\u00eb marr\u00eb nga zyrtar\u00ebt, ata kan\u00eb nisur k\u00ebrkimet p\u00ebr gjetjen e kompanive \u201cprestigjoze\u201d n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb administrimit t\u00eb materialeve t\u00eb gjetura n\u00eb kompjuterin e Klodian Zotos, hetuesit kan\u00eb hasur nj\u00eb dokument t\u00eb krijuar n\u00eb dat\u00ebn 15 qershor 2016 me autor Vladimir Bezhanin, punonj\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, q\u00eb pasi e kishte punuar Bezhani, Zoto e kishte modifikuar.<\/p>\n<p>\u201cLetra iu drejtohej Ministrit t\u00eb Mjedisit, Lefter Koka dhe kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj, ku parashtrohej se shoq\u00ebrit\u00eb\u00a0Energy Recuperator S.p.a; Demare S.r.l;\u00a0Arcadis\u00a0S.r.l; Paul Wurth S.a dhe ITS sh.p.k, t\u00eb specializuara n\u00eb nd\u00ebrtimin e landfilleve, nd\u00ebrtimin e\u00a0incenerator\u00ebve etj., paraqesin let\u00ebr interesi p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Dosja tregon se Zoto nuk hartoi vet\u00ebm letr\u00ebn e interesit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanive, por edhe kriteret q\u00eb do t\u00eb vendoseshin n\u00eb gar\u00eb, edhe pse oferta e pak\u00ebrkuar kishte marr\u00eb pik\u00eb bonus. N\u00eb nj\u00eb email drejtuar Alba Thom\u00ebs n\u00eb prill 2017, Zoto shkruan: \u201cKam l\u00ebn\u00eb disa komente, sepse duhet t\u00eb plot\u00ebsohen nga ju. S&#8217;kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kriteret.\u201d M\u00eb pas Zoto angazhohet n\u00eb gjetjen e kompanis\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbush\u00eb kriteret e tenderit dhe ia d\u00ebrgon miqve t\u00eb tij t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, kompania koncesionare \u201cIntegrated Energy BV SPV\u00a0ka ortak t\u00eb vet\u00ebm kompanin\u00eb hollandeze \u201cIntegrated Energy BV\u201d dhe n\u00eb vitin 2017, drejtues kryesor\u00eb t\u00eb saj ishin Klodian Zoto dhe\u00a0Giuseppe Ciaffaglione, ky i fundit i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim na drejt\u00ebsia p\u00ebr afer\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Oferta e kompanis\u00eb Integrated Energy BV SPV u klasifikua nga Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave me 100 pik\u00eb nga 100 t\u00eb mundshmet.<\/p>\n<p>Dosja tregon rrug\u00ebn se si Klodian Zoto d\u00ebrgonte me email nenet e kontrat\u00ebs dhe p\u00ebrdit\u00ebsonte\u00a0ish-sekretarin e\u00a0 P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Alqi Bllako me vendime q\u00eb merrte K\u00ebshilli Bashkiak Tiran\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 shtator 2017, n\u00eb emailin e Zotos mb\u00ebrrin nj\u00eb email me materiale nga K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb brend\u00ebsi ndodhej nj\u00eb shkres\u00eb \u2013 draft e K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb, q\u00eb autorizon kreun e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb firmos\u00eb angazhimet e nj\u00ebsive vendore t\u00eb qarkut Tiran\u00eb konform kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit t\u00eb firmosur nga ministri i Mjedisit,\u201d thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dosja hetimore e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me tregon se projekti koncesionar i trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb ishte nj\u00eb nism\u00eb e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila u kund\u00ebrshtua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Pas projektit q\u00ebndronin s\u00ebrish Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri. Nga Ola Xama, BIRN N\u00eb janar t\u00eb vitit 2016, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51149,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51148"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51148"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51148\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51149"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51148"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51148"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51148"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}