{"id":51111,"date":"2023-07-13T10:32:12","date_gmt":"2023-07-13T10:32:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=51111"},"modified":"2023-07-13T10:32:12","modified_gmt":"2023-07-13T10:32:12","slug":"zoto-i-pagoi-hotelin-edhe-gjiknurit-takimi-me-ahmetajn-dhe-mertirin-ne-frankfurt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/13\/zoto-i-pagoi-hotelin-edhe-gjiknurit-takimi-me-ahmetajn-dhe-mertirin-ne-frankfurt\/","title":{"rendered":"Zoto i pagoi hotelin edhe Gjiknurit, takimi me Ahmetajn dhe M\u00ebrtirin n\u00eb Frankfurt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Gjergj Erebara<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria shqiptare ka gjetur n\u00eb kompjuterin e biznesmenit n\u00eb arrati Klodian Zoto dy rezervime hotelesh n\u00eb Vjen\u00eb dhe Frankfurt p\u00ebr Damian Gjiknurin, ish-minist\u00ebr i Energjis\u00eb dhe aktualisht Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb vitin 2014, nd\u00ebrsa ky i fundit i tha BIRN se nuk ka fjetur n\u00eb hotelet e paguara nga biznesmeni i incinerator\u00ebve dhe se \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur prokuroris\u00eb, n\u00ebse thirret.<\/p>\n<p>I pyetur konkretisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb takuar ndonj\u00ebher\u00eb me biznesmen\u00ebt Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri, Gjiknuri refuzoi t\u00eb p\u00ebrgjigjej duke p\u00ebrs\u00ebritur: \u2018Do jam sqarime n\u00eb prokurori, n\u00ebse thirrem.\u2019<\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK, rrodhi pjes\u00ebrisht n\u00eb media gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kreut t\u00eb SPAK, Altin Dumani p\u00ebr t\u00eb ruajtur sekretin hetimor p\u00ebrmes zhvillimit t\u00eb debateve n\u00eb K\u00ebshillin Parlamentar t\u00eb Mandateve, Rregulloren dhe Imunitetet pas dyerve t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>N\u00eb faqet 269-271 t\u00eb dosjes q\u00eb detajon gjetjet mbi hetimin e ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj dhe lidhjeve t\u00eb tij me biznesmen\u00ebt e incinerator\u00ebve, prokuror\u00ebt v\u00ebrejn\u00eb se kan\u00eb gjetur dy pagesa t\u00eb b\u00ebra nga Klodian Zoto p\u00ebr hotele n\u00eb Frankfurt dhe n\u00eb Vjen\u00eb, me em\u00ebr klienti Damian Gjiknuri. Prokuror\u00ebt i paraqesin k\u00ebto rezervime si prova p\u00ebr t\u00eb treguar se t\u00eb kat\u00ebrt mund t\u00eb jen\u00eb takuar n\u00eb Frankfurt.<\/p>\n<p>\u2018Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri jan\u00eb takuar dhe kan\u00eb q\u00ebndruar bashk\u00eb m\u00eb dat\u00eb 08.02.2014 n\u00eb Frankfurt me shtetasit Mirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto,\u2019 thuhet n\u00eb dokumentin e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas fakteve t\u00eb mbledhura nga hetimi, Zoto ka paguar p\u00ebr Gjiknurin Hotelin Mariot me vler\u00eb 147 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018\u2026emaili i agjencis\u00eb xxx me titull \u2018hoteli i mr Gjiknuri&#8217;\u2018 shkruhet n\u00eb dokumentin e prokuroris\u00eb. \u2018\u2026Ky email m\u00eb dat\u00eb 08.02.2014 ora 07.45.51 i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga Damiani emailit t\u00eb Klodian Zotos,\u2019 shkruan m\u00eb tej prokuroria.<\/p>\n<p>Gjiknuri ishte nisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim zyrtar.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e dyt\u00eb, nj\u00eb hotel n\u00eb Vjen\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Gjiknurit nga Klodian Zoto. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, Gjiknuri ishte me mision zyrtar, negociatat me kompanin\u00eb \u00e7eke t\u00eb energjis\u00eb elektrike, CEZ p\u00ebr riblerjen nga shteti shqiptar t\u00eb Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes.<\/p>\n<p>Por prokuroria thot\u00eb se nj\u00eb projekt tjet\u00ebr nga ana e Zotos dhe M\u00ebrtirit ka qen\u00eb objekt i bisedimeve-nj\u00eb kontrat\u00eb koncesionare p\u00ebr instalimin e mbi 1 milion\u00eb mat\u00ebsave t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Prokuroria v\u00ebren se nga informacioni i marr\u00eb nga bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, Zoto b\u00ebri pagesa me vler\u00eb mij\u00ebra dollar\u00eb n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Vjen\u00eb me nj\u00eb opsion q\u00eb sugjeron se ai ka qen\u00eb fizikisht atje dhe se karta nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur online.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb interes n\u00eb t\u00eb cilin ishte p\u00ebrfshir\u00eb kompania ITS sh.p.k dhe AE Distribution e shtetasit Gerian Kuka si dhe nj\u00eb kompani kineze, me q\u00ebllim t\u00eb shitjes s\u00eb mat\u00ebsave t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Gjiknuri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte minist\u00ebr i Energjis\u00eb dhe Shqip\u00ebria po p\u00ebrjetonte t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn reform\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb, e cila p\u00ebrfshiu burgosjen e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve n\u00ebn akuz\u00ebn e vjedhjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike. Nga sa dihet publikisht, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna n\u00ebse nj\u00eb projekt i till\u00eb u realizua ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetur nga BIRN, Gjiknuri mohoi akuzat duke th\u00ebn\u00eb se ai vet\u00eb ka fjetur n\u00eb hotel t\u00eb paguar nga ministria dhe se p\u00ebr udh\u00ebtimin, i gjith\u00eb dokumentacioni, p\u00ebrfshir\u00eb faturat, jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb ministri. Ai madje shtoi se dokumentacionin nuk e ka vet\u00ebm ministria, por e disponon edhe ai vet\u00eb personalisht.<\/p>\n<p>\u2018T\u00eb gjitha udh\u00ebtimet e mia jasht\u00eb vendit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb linjat e zakonshme t\u00eb fluturimit, vizita zyrtare n\u00eb detyr\u00ebn e ministrit. Fakte k\u00ebto q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrtetohen leht\u00ebsisht duke konsultuar dokumentet zyrtare t\u00eb ministris\u00eb: urdh\u00ebr-sh\u00ebrbimet, q\u00ebllimin e udh\u00ebtimit, nisjen dhe destinacionin,\u2019 tha Gjiknuri.<\/p>\n<p>\u2018Referuar rastit konkret dhe dat\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn ju e citoni p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Vjen\u00eb, ju siguroj se prokuroria, ministria t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb drejtoja por edhe un\u00eb personalisht disponojm\u00eb praktik\u00ebn e urdh\u00ebr-sh\u00ebrbimit, biletat e avionit dhe rezervimin e hotelit ku kam fjetur, t\u00eb gjitha t\u00eb paguara me fatura nga institucioni q\u00eb un\u00eb drejtoja si titullar. P\u00ebr informacion, hoteli ku un\u00eb kam fjetur nuk \u00ebsht\u00eb ai t\u00eb cilit ju i referoheni por nj\u00eb tjet\u00ebr. T\u00eb dh\u00ebnat konkrete, emri i hotelit dhe pagesat jan\u00eb pjes\u00eb e dokumentacionit q\u00eb disponohet nga ministria p\u00ebrkat\u00ebse,\u2019 shtoi ai.<\/p>\n<p>Gjiknuri nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes n\u00ebse \u00ebsht\u00eb takuar me Mirel M\u00ebrtirin dhe Klodian Zoton, duke th\u00eb se do jap sqarime n\u00eb prokurori, n\u00ebse do t\u00eb thirret p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri dhe Zoto jan\u00eb aktualisht n\u00eb arrati pasi k\u00ebrkohen nga drejt\u00ebsia shqiptare p\u00ebr korruptimin e nj\u00eb numri zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, nd\u00ebrsa s\u00eb fundmi, n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebrfundoi edhe ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Arben Ahmetaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjergj Erebara Prokuroria shqiptare ka gjetur n\u00eb kompjuterin e biznesmenit n\u00eb arrati Klodian Zoto dy rezervime hotelesh n\u00eb Vjen\u00eb dhe Frankfurt p\u00ebr Damian Gjiknurin, ish-minist\u00ebr i Energjis\u00eb dhe aktualisht Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb vitin 2014, nd\u00ebrsa ky i fundit i tha BIRN se nuk ka fjetur n\u00eb hotelet e paguara nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51114,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51111"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51111"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51111\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}