{"id":50790,"date":"2023-07-10T12:27:45","date_gmt":"2023-07-10T12:27:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=50790"},"modified":"2023-07-10T12:30:42","modified_gmt":"2023-07-10T12:30:42","slug":"pergjimet-taulant-balla-ne-masakren-e-elbasanit-me-3-te-vrare-dhe-7-te-plagosur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/10\/pergjimet-taulant-balla-ne-masakren-e-elbasanit-me-3-te-vrare-dhe-7-te-plagosur\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjimet, Taulant Balla n\u00eb masakr\u00ebn e Elbasanit me 3 t\u00eb vrar\u00eb dhe 7 t\u00eb plagosur"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjimet e Prokuroris\u00eb kan\u00eb provuar Taulant Balla \u00ebsht\u00eb i implikaur n\u00eb masakr\u00ebn e Elbasanit t\u00eb vitit 2017. <\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate nga selia blu, reagoi n\u00eb lidhje me em\u00ebrimin e Taulant Ball\u00ebs si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, i cili do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb post Bledi \u00c7u\u00e7in.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, em\u00ebrimi i Taulant Ball\u00ebs, eksponentit kryesor t\u00eb lidhur me krimin, drog\u00ebn, vrasje, e dor\u00ebzon rendin n\u00eb duart e bandave. Berisha tha se, Rrajat e partis\u00eb t\u00eb lidhur direkt me Edi Ram\u00ebn dhe Balln, keqtrajtuan shtaz\u00ebrisht Bilbil dhe Jashar Maj\u00ebn, Edi Rama regoi si nj\u00eb padrino.<\/p>\n<p>Berisha ka reaguar gjithashtu pas publikimit t\u00eb lajmit se SPAK ka k\u00ebrkuar arestimin e Arben Ahmetajt. Kryetari I PD u shpreh p\u00ebr median se, Ahmetaj t\u00eb tregoj\u00eb ku ishte kur Rama i shkoi me avion p\u00ebr t\u2019i imponuar firmosjen.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb, em\u00ebrohet Taulant Balla, p\u00ebrfaq\u00ebsues kryesor i drog\u00ebs, krimit dhe vrasjeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb grahmat e fundit t\u00eb regjimit t\u00eb tij, Edi Rama kreu i narkoshtetit, t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb em\u00ebroi n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, Taulant Ball\u00ebn, njeriun m\u00eb t\u00eb lidhur, si mishi me thoin me bandat e Elbasanit, Lushnjes, Librazhdit, C\u00ebrrikut, Shkodr\u00ebs dhe Fush\u00eb Kruj\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas ngjarjes horror n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb klanit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr mafioz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb mesme, Rrajat e partis\u00eb, t\u00eb lidhur direkt me Edi Ram\u00ebn dhe Ball\u00ebn, keqtrajtuan shtaz\u00ebrisht dhe b\u00ebn\u00eb p\u00ebr spital, Bilbil dhe Jashar Maj\u00ebn. Edi Rama reagoi si nj\u00eb padrino, apo kreu i meduz\u00ebs s\u00eb narkoshtetit t\u00eb tij. Ai n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb kodit t\u00eb mafias, nuk d\u00ebnoi me asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme barbarin\u00eb, aktin horror t\u00eb klanit mafioz Rraja dhe t\u00eb tij, por urdh\u00ebroi n\u00eb T\u00ebitter shkarkimin e familjes \u00c7u\u00e7i dhe em\u00ebrimit n\u00eb vend t\u00eb tij, t\u00eb Taulant Ball\u00ebs si dhe dor\u00ebzimit t\u00eb mandatit t\u00eb kumbaros s\u00eb klanit Rraja, deputet shum\u00eb i vler\u00ebsuar nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Partia Demokratike deklaron se Taulant Balla, \u00ebsht\u00eb politikani m\u00eb i inkriminuar m\u00eb i akuzuar n\u00eb 32 vite n\u00eb politik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr lidhje konkrete, direkte t\u00eb fuqishme me trafikun e drog\u00ebs, vrasjet mafioze dhe krimet e tjera. Taulant Balla \u00ebsht\u00eb politikani i akuzuar publikisht dhe me dokumente zyrtare si deputet q\u00eb ka t\u00eb regjistruara mbi 50 udh\u00ebtime me pasaport\u00ebn e tij diplomatike jasht\u00eb vendit p\u00ebr mburoj\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb supertrafikantit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs sipas drejt\u00ebsis\u00eb Italiane dhe nj\u00ebrit prej eksponent\u00ebve m\u00eb mizor\u00eb t\u00eb Band\u00ebs s\u00eb Lushnjes, Edmond Begos.<\/p>\n<p>Taulant Balla \u00ebsht\u00eb politikani i akuzuar me z\u00eb dhe figur\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, se sipas regjistrimeve autentike ai \u00ebsht\u00eb i implikuar direkt n\u00eb masakr\u00ebn e Elbasanit t\u00eb shkurtit 2016, ku n\u00eb p\u00ebrleshje mes bandave rivale u vran\u00eb tre dhe u plagos\u00ebn 7 persona, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Por po n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit ai \u00ebsht\u00eb denoncuar si njeriu q\u00eb ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, sepse avokati kishte n\u00eb dor\u00eb dhe do t\u00eb publikonte pik\u00ebrisht k\u00ebto regjistrime zyrtare t\u00eb cilat provonin komunikimin direkt t\u00eb Taulantit me eksponent\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb vrasjeve, trafiqeve dhe akteve kriminale t\u00eb bandave rivale t\u00eb lidhura me masakr\u00ebn e Elbasanit t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Ministri i ri i Brendsh\u00ebm i Edi Ram\u00ebs, Taulant Balla, \u00ebsht\u00eb i faktuar se n\u00eb zgjedhjet e prillit 2021, m\u00eb dat\u00eb 21 prill kishte angazhuar p\u00ebr blerjen e votave n\u00eb Elbasan, trafikantin Mehmet Greca, t\u00eb d\u00ebnuar me 7 vite n\u00eb Britani p\u00ebr trafik kokaine. Ai bashk\u00eb me Ardi Veliun dhe narko prokurorin Alfred Shehu, manipuluan ngjarjen e 21 prillit t\u00eb vitit 2021 n\u00eb Elbasan, ku mbeti i vrar\u00eb nj\u00eb person dhe u plagos\u00ebn tre t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Taulant Balla \u00ebsht\u00eb politikani q\u00eb sipas regjistrimeve autentike \u00ebsht\u00eb i lidhur direkt me veprimtarin\u00eb ekonomike kriminale dhe fitimit n\u00eb tendera publik\u00eb t\u00eb qindra milion\u00eb lek\u00eb nga kompania e bashk\u00ebshortes s\u00eb kriminelit n\u00eb k\u00ebrkim Gentian Sharra, bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i Suel \u00c7el\u00ebs dhe Talo \u00c7el\u00ebs dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs kryesor n\u00eb masakr\u00ebn e shkurtit t\u00eb vitit 2016 dhe grabitjen e shekullit t\u00eb 11 mln eurove n\u00eb aeroportin e Rinasit, si dhe vrasje e t\u00eb tjera akte kriminale.<\/p>\n<p>Taulant Balla \u00ebsht\u00eb politikani i inkriminuar, i lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb me band\u00ebn e trafikant\u00ebve dhe vras\u00ebse dhe trafikant\u00ebve Rraja t\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb personi i akuzuar nga oficeri i policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Emiljano Nuhu p\u00ebr nd\u00ebrhyrje personale direkte, n\u00eb komisarit e Fush\u00eb Kruj\u00ebs me dat\u00ebn 21 korrik 2018, p\u00ebr lirimin me forc\u00eb t\u00eb kriminelit Rexhep Rraja, sot n\u00eb k\u00ebrkim, djalit t\u00eb deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili ishte arrestuar pasi kishte torturuar, djeg\u00eb mishin me cigare, goditur me qyt\u00ebn e revoles, vajz\u00ebn e pambrojtur Xhisiela Maloku.<\/p>\n<p>Ai s\u00eb bashku me Edi Ram\u00ebn, pas lirimit t\u00eb kriminelit sulmuan dhe k\u00ebrc\u00ebnuan me eg\u00ebrsi oficerin Emiljano Nuhu, dhe e detyruan at\u00eb t\u00eb largohet nga vendi dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb azil politik n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Me em\u00ebrimin e Taulant Ball\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb rendit nga Edi Rama, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar, em\u00ebrohet minist\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb ka aktualisht dy hetime penale t\u00eb hapura, nj\u00ebri nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe tjetri komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Taulant Balla \u00ebsht\u00eb njeriu i akuzuar direkt n\u00eb 22 qershor 2018 n\u00eb parlament si prit\u00ebs i 5 milion\u00eb eurove para t\u00eb sjella n\u00eb Shqip\u00ebri me veturat \u2018Toyota Yaris\u2019. V\u00ebrtet\u00eb ai k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Lulzim Basha e ka mbyllur n\u00eb Shqip\u00ebri, por absolutisht jo n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Belgjik\u00ebs, ku ai hetohet bashk\u00eb me akuzuesin e tij p\u00ebr dosjen n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Taulant Balla \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb s\u00eb fundmi disa her\u00eb n\u00eb SPAK p\u00ebr lidhjet e tij me Gentian Sharr\u00ebn dhe nd\u00ebrhyrjet e dokumentuara nga regjistrimet e shumta t\u00eb cilat provojn\u00eb angazhimin e tij korruptim p\u00ebr dh\u00ebnien e paligjshme t\u00eb tenderave prej qindra milion\u00ebve lek\u00ebve kompanis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Gentian Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb deklaron se, Edi Rama, duke em\u00ebruar n\u00eb krye t\u00eb rendit, Taulant Balla, eksponentin kryesor n\u00eb politik\u00eb t\u00eb lidhur me krimin, drog\u00ebn, vrasje, e dor\u00ebzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebrfundimtare rendin dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb duart e bandave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Me em\u00ebrimin e Taulant Ball\u00ebs, eksponent kryesor i krimit n\u00eb politik\u00eb n\u00eb krye t\u00eb rendit, Edi Rama garanton organizatat kriminale t\u00eb bandave t\u00eb qyteteve kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe lidhjet e tij t\u00eb faktuara me kartelet e Sinaloan e Meksik\u00ebs dhe kartelet e tjera, se Shqip\u00ebria do jet\u00eb parajsa e kryesore e trafiqeve dhe larjes s\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs, por dhe vendi m\u00eb kryesor i eksportimit t\u00eb krimit, drog\u00ebs dhe trafiqeve t\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Faleminderit!<\/strong><\/p>\n<p>Pyetje: Prokuroria e Posa\u00e7me ka dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvend dit\u00ebn e stome nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ta lejuar arrestimin e Arben Ahmetajt. A keni ju nj\u00eb koment n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK dhe cila \u00ebsht\u00eb thirrja juaj p\u00ebr Kuvendin?<\/p>\n<p>Berisha: Si\u00e7 e dini, n\u00eb vitin 2012, PD dhe koalicioni qeveris\u00ebs, ka hequr imunitetin p\u00ebr afer\u00ebn e korrupsionit. Pra, Prokuroria e Shtetit nuk ka asnj\u00eb lloj penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin p\u00ebr shkak t\u00eb imunitetit.<\/p>\n<p>Afera e djeg\u00ebsave \u00ebsht\u00eb afera nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb korruptive, rikujtoj k\u00ebtu se vet\u00ebm dje apo pardje, Erion Veliaj i ka dor\u00ebzuar kompanis\u00eb s\u00eb tij q\u00eb menaxhohet nga Bruno Preseci, Zoto dhe Company, 800 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pra, kompania e krimit vazhdon t\u00eb thith\u00eb si lubi, p\u00ebr llogari t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, lidhur me rastin konkret, duke mb\u00ebshtetur pa asnj\u00eb hezitim \u00e7do zbatim t\u00eb ligjit, shtoj k\u00ebtu se n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb padiskutueshme kreu i Meduz\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj afere ka vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr, dhe ai \u00ebsht\u00eb Edi Rama. \u00cbsht\u00eb Edi Rrama q\u00eb deklaroi se firmosja paf, pafd, paf e fap, fap, fap kur nuk duhej t\u00eb firmoste kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ta ndjekim procesin. M\u00eb pyet mua, ministri i Financave nuk ka asnj\u00eb diskutim q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e padiskutueshme, qoft\u00eb me veprimin, qoft\u00eb me mosveprimin, se ka disa vende q\u00eb ai nuk ka firmosur. Nuk ka firmosur, po nuk ka vepruar n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Uroj t\u2019u thot\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb se si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion p\u00ebr t\u2019i imponuar firmosjen.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, kurr\u00eb ligji m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr frikacakun nuk ka, se ligji nuk e njeh m\u00ebshir\u00ebn. T\u00eb pakt\u00ebn, si nj\u00eb detyrim i fundit t;u thot\u00eb shqiptar\u00ebve, ku ishte kur Edi Rama i shkoi me avion t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr ta detyruar p\u00ebr firm\u00ebn. Kaq!<\/p>\n<p>Pyetje: Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj, t\u00eb dy jan\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kryeministrit Rama. Ju e keni akuzuar SPAK-un shpesh si t\u00eb kapur politikisht. Mos \u00ebsht\u00eb dhe arrestimi i Ahmetajt nj\u00eb urdh\u00ebr politik? Kurbani i radh\u00ebs i Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>Berisha: Asnj\u00eb diskutim nuk ka, se e thash\u00eb k\u00ebtu. Se duhet t\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb. Ministri i Financave n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb nuk mund t\u00eb laj\u00eb duart, jo, jo, me veprimin, ose mosveprimin. Sepse kjo afer\u00eb, q\u00eb ta dini ju ka marrjen e fondit rezerv\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, se Lefteri dhe mir\u00eb i b\u00ebhet t\u00eb rrij\u00eb atje sa t\u00eb doj\u00eb, nuk kishte asnj\u00eb qindark\u00eb n\u00eb buxhetin e ministris\u00eb, po e gjet\u00ebn Lefterin si hajdut t\u00eb dobish\u00ebm dhe t\u00eb \u00e7onin parat\u00eb.<\/p>\n<p>Ai fond pa Ministrin e Financave nuk l\u00ebviz kurr\u00eb. Sigurisht \u00ebsht\u00eb kryeministri kryesor, por i dyt\u00eb, dhe pa t\u00eb cilin fondi nuk l\u00ebvizet \u00ebsht\u00eb Ministri i Financave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjimet e Prokuroris\u00eb kan\u00eb provuar Taulant Balla \u00ebsht\u00eb i implikaur n\u00eb masakr\u00ebn e Elbasanit t\u00eb vitit 2017. Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate nga selia blu, reagoi n\u00eb lidhje me em\u00ebrimin e Taulant Ball\u00ebs si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, i cili do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb post Bledi \u00c7u\u00e7in. Kryetari i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":50791,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50790"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50790\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50791"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}