{"id":50475,"date":"2023-07-06T13:35:34","date_gmt":"2023-07-06T13:35:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=50475"},"modified":"2023-07-06T13:51:01","modified_gmt":"2023-07-06T13:51:01","slug":"birn-qeveria-favorizon-pastrimin-e-parave-modeli-droge-beton-ne-udhekryq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/06\/birn-qeveria-favorizon-pastrimin-e-parave-modeli-droge-beton-ne-udhekryq\/","title":{"rendered":"BIRN: Qeveria favorizon pastrimin e parave, modeli drog\u00eb-beton, n\u00eb udh\u00ebkryq"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjergj EREBARA<\/strong><\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb njoftoi se ka bler\u00eb deri m\u00eb tani 120 milion\u00eb euro n\u00eb tregun e k\u00ebmbimit valutor, shif\u00ebr kjo e pazakont\u00eb dhe q\u00eb n\u00ebnkupton nd\u00ebrhyrje n\u00eb treg, ndon\u00ebse pozicioni zyrtar \u00ebsht\u00eb p\u00ebr jo. Duke deklaruar k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr, guvernatori Gent Sejko b\u00ebri t\u00eb ditur se blerjet do t\u00eb vijojn\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara m\u00eb par\u00eb nga BSH sugjerojn\u00eb se nga shuma prej 120 milion\u00eb eurosh, 26 milion\u00eb jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb tremujorin e par\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ose 94 milion\u00eb, n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2022, blerjet e BSH n\u00eb treg jan\u00eb rritur me 2.5 her\u00eb. Dhe pavar\u00ebsisht se duksh\u00ebm, blerjet e BSH-s\u00eb jan\u00eb shtuar, n\u00eb 3 prill t\u00eb k\u00ebtij viti euro kushtonte 113 lek\u00eb nd\u00ebrsa tani kushton 105 lek\u00eb. Shifra prej 94 milion\u00eb eurosh q\u00eb BSH duket se ka bler\u00eb n\u00eb treg, \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me af\u00ebrsisht 0.5% t\u00eb PBB-s\u00eb vjetore, ose, llogaritur p\u00ebrciptazi, 2% e PBB-s\u00eb tremujore. Pyetja q\u00eb lind natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb, n\u00ebse BSH blen nj\u00eb sasi kaq t\u00eb lart\u00eb t\u00eb euros n\u00eb treg, dhe euro vijon t\u00eb bjer\u00eb, sa duhet t\u00eb jet\u00eb niveli i \u201cp\u00ebrmir\u00ebsimit ekonomik\u201d q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb nj\u00eb \u00e7udi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kursi i lir\u00eb i k\u00ebmbimit valutor, politika q\u00eb Shqip\u00ebria ndjek q\u00eb nga viti 1992, \u00ebsht\u00eb konceptuar si nj\u00eb vet\u00ebrregullues. Koncepti fillestar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u identifikua nga filozofi skocez David Hume n\u00eb shekullin e tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dhe quhet price-specie-flow adjustment mechanism. Sipas k\u00ebtij modeli shum\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm, rritja e sasis\u00eb s\u00eb parave n\u00eb nj\u00eb vend, sjell rritje \u00e7mimesh n\u00eb raport me \u00e7mimet n\u00eb vendet e tjera. Kjo rritje \u00e7mimesh do t\u00eb diskurajoj\u00eb eksportet dhe do t\u00eb inkurajoj\u00eb importet, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa parat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb pak\u00ebsohen, k\u00ebrkesa t\u00eb ftohet, \u00e7mimet t\u00eb bien dhe vendi t\u00eb rifitoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb eksportuese. Me pak fjal\u00eb, kursi i lir\u00eb luhat\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb monedha e nj\u00eb vendi, nj\u00eb her\u00eb t\u00eb shtrenjtohet dhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsohet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb \u00e7mimeve. Vet\u00ebm se tashm\u00eb u b\u00ebn\u00eb pes\u00eb vjet, q\u00eb nga kanabizimi fam\u00ebkeq i vendit n\u00eb vitin 2016, q\u00eb leku njeh vet\u00ebm forcim dhe thuajse asnj\u00ebher\u00eb, dob\u00ebsim. Forcimi p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, n\u00eb mas\u00ebn 25%, do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do mall importi kushton sot 25% m\u00eb lir\u00eb dhe \u00e7do mall eksporti, 25% m\u00eb shtrenjt\u00eb. L\u00ebvizje n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tilla sugjerojn\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj situate ekonomike t\u00eb zakonshme, parat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb duhej t\u00eb kishin mbaruar dhe leku do t\u00eb kishte kaluar n\u00eb dob\u00ebsim. Kjo nuk po ndodh. N\u00ebse forcimi i lekut do t\u00eb shkaktohej nga para t\u00eb fituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme nga turizmi i shtuar, logjika ta do se forcimi nuk do t\u00eb ishte kaq i madh. N\u00ebse ca turist\u00eb m\u00eb shum\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019i duhet t\u00eb importoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb mallra e sh\u00ebrbime p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer k\u00ebtyre turist\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebse l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb problemin shum\u00eb serioz se nga vijn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto para, pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur prej k\u00ebtu. Zgjidhjet e konceptueshme jan\u00eb jo t\u00eb k\u00ebndshme. Ato n\u00eb thelb mund t\u00eb ndahen n\u00eb tre: zgjidhja e par\u00eb, m\u00eb e arsyeshme dhe m\u00eb e pamundur gjithashtu, \u00ebsht\u00eb politike. Nj\u00eb sulm frontal kund\u00ebr parave t\u00eb pista, kontroll t\u00eb im\u00ebt t\u00eb burimeve t\u00eb financimit t\u00eb blerjes s\u00eb apartamenteve nga vend\u00ebsit dhe jorezident\u00ebt, sekuestrimin paraprak dhe vendosjen n\u00eb procedura konfiskimi t\u00eb pronave me prejardhje t\u00eb pajustifikuar, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga ligji. Me pak fjal\u00eb, diskurajimi i parave t\u00eb pista nga sjellja n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes masave ligjzbatuese. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb sekuestrohen t\u00eb gjitha parat\u00eb e pista, mjaftojn\u00eb disa raste p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sinjalin se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb parajs\u00eb e krimit. Kjo ka pak gjasa q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr shkak se qeveria \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm favorizuese e parave t\u00eb pista dhe jo luftuese e tyre.<\/p>\n<p><strong>Dy zgjidhjet e tjera jan\u00eb ekonomike dhe jan\u00eb pothuajse nj\u00ebsoj t\u00eb dhimbshme.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet asgj\u00eb. L\u00ebri parat\u00eb e pista (ose t\u00eb pastra), ta forcojn\u00eb lekun deri sa trafikant\u00ebt ta shohin pa leverdi pastrimin e eurove t\u00eb fituara me djers\u00eb dhe me rrezik me lek\u00eb t\u00eb mbi\u00e7muar. N\u00eb fund t\u00eb fundit, p\u00ebr nj\u00eb trafikant q\u00eb fiton, fjala vjen, 1 milion\u00eb euro diku n\u00eb Evrop\u00eb, kur vjen n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, parat\u00eb e tij vlejn\u00eb 25% m\u00eb pak nga sa vlenin para kat\u00ebr vjet\u00ebsh. Me pak fjal\u00eb, fuqia bler\u00ebse e parave t\u00eb pista ka r\u00ebn\u00eb. Vet\u00ebm se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, \u00e7do shans i vendit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb ekonomi normale ik\u00ebn. Fshatari q\u00eb prodhon sot nj\u00eb lit\u00ebr qum\u00ebsht, konkurrohet nga qum\u00ebshti i importit q\u00eb vjen n\u00eb treg 25% m\u00eb lir\u00eb se sa kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. Dhe \u00e7do mall tjet\u00ebr importi i z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm me prodhim vend\u00ebs, ndjek t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim. Nd\u00ebrsa eksportet e vendit kushtojn\u00eb n\u00eb lek\u00eb 25% m\u00eb lir\u00eb se sa kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb statistikat e INSTAT flasin p\u00ebr r\u00ebnie dramatike t\u00eb numrit t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb blegtoris\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe nuk \u00ebsht\u00eb gjithashtu \u00e7udi q\u00eb rritja ekonomike e bujq\u00ebsis\u00eb ka qen\u00eb zero n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, minus 0.1% n\u00eb tremujorin e kat\u00ebrt 2022, plus 0.2% n\u00eb tremujorin e tret\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Gjat\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, rritja ekonomike ishte 2.7%, por gati 1% e k\u00ebsaj rritjeje u furnizua nga dy sektor\u00eb: Nd\u00ebrtimi dhe shitblerja e pronave t\u00eb patundshme. Jan\u00eb k\u00ebto dy sektor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ekonomin\u00eb e nj\u00eb pjese fare t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb popullsis\u00eb. Dhe nd\u00ebrsa kursi i k\u00ebmbimit (por jo vet\u00ebm ai), e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb zhvillimin ekonomik normal, njer\u00ebzit ikin. Pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb territorit t\u00eb vendit po kthehen n\u00eb gjendjen e vet natyrore p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit. Mekanizmi i David Hume natyrisht q\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb pap\u00ebrcaktuar, kur ose nga Shqip\u00ebria do t\u00eb ken\u00eb ikur mjaftuesh\u00ebm njer\u00ebz sa konsumi t\u00eb bjer\u00eb dhe leku t\u00eb dob\u00ebsohet, ose trafikant\u00ebve t\u00eb mos u dal\u00eb m\u00eb me leverdi t\u00eb shesin eurot e tyre p\u00ebr, fjala vjen, 100, 90 apo 80 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidhja tjet\u00ebr n\u00ebnkupton nd\u00ebrhyrjen e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kursi i lir\u00eb luhat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb instrumenti i vet\u00ebm monetar q\u00eb ka shpikur bota dhe nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb jet\u00eb tabu q\u00eb ky regjim t\u00eb ndryshoj\u00eb. Kapitalizmi nuk \u00ebsht\u00eb si puna e Marksizmit, politika mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethanave dhe nuk  ka parime t\u00eb cilat duhen me doemos t\u00eb mos shkelen. Vendi mund t\u00eb deklaroj\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb nj\u00eb politik\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, fjala vjen, me band\u00eb luhat\u00ebse apo me kurs fiks t\u00eb lidhur me euron. Kjo lloj zgjidhjeje natyrisht q\u00eb nuk vjen pa kosto, para s\u00eb gjithash, p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse BSH nd\u00ebrhyn p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb eurot e tep\u00ebrta n\u00eb treg, qofshin k\u00ebto nga krimi apo \u201cpara t\u00eb pastra\u201d, ajo do t\u2019i blej\u00eb k\u00ebto euro duke hedhur n\u00eb treg lek\u00eb. Shtimi i lekut n\u00eb qarkullim nuk ka se si t\u00eb shkaktoj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se inflacion. Me pak fjal\u00eb, p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb prodhimit vend\u00ebs nga kriza e shkaktuar nga parat\u00eb e pista, duhet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb taksohen me nj\u00eb norm\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb inflacioni. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb tregun e banesave, me rritje krejt\u00ebsisht t\u00eb palogjikshme t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb apartamenteve dhe me rritje krejt\u00ebsisht disproporcionale me rritjen ekonomike apo rritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb gjer\u00eb, do t\u00eb transferohet te t\u00eb gjitha mallrat dhe sh\u00ebrbimet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, kriza aktuale n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reflektim i kriz\u00ebs jet\u00ebgjat\u00eb morale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Duket se nuk jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb skandalizohen nga prania e parave t\u00eb krimit, t\u00eb drog\u00ebs, t\u00eb korrupsionit apo t\u00eb trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore n\u00eb lagjen e vet. Madje ka edhe argumente cinike q\u00eb sugjerojn\u00eb se \u201cbota k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb zhvilluar\u201d. Bota me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb zhvilluar k\u00ebshtu, por ai q\u00eb do ta paguaj\u00eb k\u00ebt\u00eb model zhvillimi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb jesh ti.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjergj EREBARA Banka e Shqip\u00ebris\u00eb njoftoi se ka bler\u00eb deri m\u00eb tani 120 milion\u00eb euro n\u00eb tregun e k\u00ebmbimit valutor, shif\u00ebr kjo e pazakont\u00eb dhe q\u00eb n\u00ebnkupton nd\u00ebrhyrje n\u00eb treg, ndon\u00ebse pozicioni zyrtar \u00ebsht\u00eb p\u00ebr jo. Duke deklaruar k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr, guvernatori Gent Sejko b\u00ebri t\u00eb ditur se blerjet do t\u00eb vijojn\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb dh\u00ebnat e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":50476,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40,46],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50475"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50475"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50475\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50476"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}