{"id":50309,"date":"2023-07-04T20:35:37","date_gmt":"2023-07-04T20:35:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=50309"},"modified":"2023-07-04T20:35:37","modified_gmt":"2023-07-04T20:35:37","slug":"alarmi-ne-be-i-politico-droga-dhe-krimi-i-organizuar-po-minojne-demokracite-ne-europe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/04\/alarmi-ne-be-i-politico-droga-dhe-krimi-i-organizuar-po-minojne-demokracite-ne-europe\/","title":{"rendered":"Alarmi n\u00eb BE i &#8216;POLITICO&#8217;: Droga dhe krimi i organizuar po minojn\u00eb demokracit\u00eb n\u00eb Europ\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N<strong>ga Nicholas Vinocur \u201cPolitico.eu\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Sundimi i ligjit n\u00eb demokracit\u00eb evropiane, rrezikon t\u00eb minohet n\u00ebse lider\u00ebt e BE-s\u00eb nuk e rritin ndjesh\u00ebm reagimin e tyre ndaj nj\u00eb bumi t\u00eb nivelit t\u00eb krimit t\u00eb lidhur me trafikun e drog\u00ebs, tha p\u00ebr POLITICO drejtuesja e agjencis\u00eb s\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit t\u00eb bllokut.<\/p>\n<p>Shefja e Europolit, Catherine De Bolle, thot\u00eb se Evropa ka z\u00ebvend\u00ebsuar Shtetet e Bashkuara si tregu kryesor i synuar p\u00ebr trafikant\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb drog\u00ebs, dhe se sasit\u00eb e drog\u00ebs q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb kontinent, pritet t\u00eb rritet gjat\u00eb 2 viteve t\u00eb ardhshme p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb teprice n\u00eb prodhim.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje e dhun\u00ebs dhe korrupsionit n\u00eb disa vatra t\u00eb nxehta t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb portin e Antwerp n\u00eb Belgjik\u00eb, teksa bandat kriminale po synojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb kompanit\u00eb logjistike, qeverisjen lokale dhe madje edhe sistemin gjyq\u00ebsor, paralajm\u00ebro De Bolle.<\/p>\n<p>\u201cNe po e shohim se Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr kriminel\u00ebt n\u00eb krahasim me Shtetet e Bashkuara. P\u00ebr momentin, vendet evropiane jan\u00eb n\u00eb fokusin kryesor. Ne parashikojm\u00eb q\u00eb p\u00ebr 2 vitet e ardhshme t\u00eb kemi nj\u00eb rritje t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb drogave q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Bashkimit Evropian, pasi ka m\u00eb shum\u00eb prodhim\u201d- deklaron ajo.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi nga De Bolle, ish-drejtuese e policis\u00eb federale belge, vjen pasi BE-ja po p\u00ebrballet aktualisht me sfida t\u00eb shumta ndaj sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb bllok, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tilla si Bullgaria, e cila shtrihet p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb rruge ky\u00e7e t\u00eb importit t\u00eb drog\u00ebs nga Lindja e Mesme, dhe ku krimi i organizuar shihet gjer\u00ebsisht si i nd\u00ebrthurur me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Por De Bolle thot\u00eb se problemi i p\u00ebrkeq\u00ebsuar i krimit t\u00eb organizuar t\u00eb lidhur me drog\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb, nuk v\u00ebrehet vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore dhe at\u00eb Lindore. Ai po godet fort edhe qendrat e pasura n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore dhe Veriore, nga Antwerp n\u00eb Belgjik\u00eb n\u00eb Roterdam dhe Amsterdam n\u00eb Holand\u00eb, n\u00eb Hamburg n\u00eb Gjermani dhe portet e vogla n\u00eb Spanj\u00eb dhe qytetet bregdetare t\u00eb Suedis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRoterdam dhe Antwerp, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr grupet kriminale. Por ne po shohim se sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb angazhohemi t\u00eb mbik\u00ebqyrim portet e m\u00ebdha, ka porte m\u00eb t\u00eb vogla, si Hamburgu, apo porte n\u00eb Spanj\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb fitimprur\u00ebse dhe interesante p\u00ebr trafikant\u00ebt e drog\u00ebs\u201d- n\u00ebnvizon ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb efekt an\u00ebsor i menj\u00ebhersh\u00ebm i lidhjes s\u00eb karteleve q\u00eb merren me eksportin e drog\u00ebs nga Amerika e Jugut me grupet mafioze n\u00eb Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtimi i krimeve t\u00eb dhunshme. \u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shqet\u00ebsuese p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb rritja e shkall\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs. Dhe jo vet\u00ebm e dhun\u00ebs s\u00eb zakonshme. Por e vrasjeve me porosi, torturave, shp\u00ebrthime me bomba, pra nj\u00eb dhun\u00eb v\u00ebrtet e eg\u00ebr dhe me shum\u00eb viktima\u201d-tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, disa vende evropiane jan\u00eb tronditur vitet e fundit nga vrasjet e profilit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar. N\u00eb Holand\u00eb, ku porti i Roterdamit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb hyr\u00ebse kryesore p\u00ebr drog\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb, vrasja brutale n\u00eb vitin 2021 e nj\u00eb gazetari t\u00eb shquar t\u00eb kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, Peter R.de Vries dhe e avokatit Derk Wiersum n\u00eb vitin 2019 nxiti nj\u00eb reflektim t\u00eb fort\u00eb komb\u00ebtar dhe premtimet p\u00ebr t\u00eb goditur fort bandat e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Belgjik\u00eb, selia e institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb, vrasja e nj\u00eb vajze 11-vje\u00e7are p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrleshjeve t\u00eb armatosura midis bandave t\u00eb narko-trafikut n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Antwerp nxiti nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb ngjashme, nd\u00ebrsa policia zbuloi vitin e kaluar nj\u00eb komplot p\u00ebr rr\u00ebmbimin e Ministrin e Drejt\u00ebsis\u00eb, Vincent Van Quickenborne, duke \u00e7uar n\u00eb forcimin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSituata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese, por e pritshme\u201d- tha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Bart De Wever, kryebashkiaku i Antwerp i krahut t\u00eb djatht\u00eb. K\u00ebmbanat e alarmit po bien edhe n\u00eb Suedi, Spanj\u00eb dhe Gjermani, ku De Bolle tha se porti i Hamburgut \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb destinacion ky\u00e7 p\u00ebr trafikant\u00ebt e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Problemi p\u00ebr lider\u00ebt e BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb secil\u00ebn prej k\u00ebtyre vatrave t\u00eb nxehta, trafikant\u00ebt po e shkat\u00ebrrojn\u00eb gradualisht sundimin e ligjit duke korruptuar punonj\u00ebsit e logjistik\u00ebs, duke v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll sistemet e IT, duke u infiltruar n\u00eb qeverin\u00eb lokale, dhe madje edhe n\u00eb gjykata dhe polici, shton ajo.<\/p>\n<p>\u201cNe zbuluam nj\u00eb port ku t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb korruptuar. N\u00ebse braktisim disa zona t\u00eb caktuara, mund t\u00eb keni situata v\u00ebrtet t\u00eb nd\u00ebrlikuara ku kriminel\u00ebt marrin plot\u00ebsisht kontrollin e situat\u00ebs\u201d- n\u00ebnvizon De Bolle, duke refuzuar t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb me em\u00ebr portin.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr ajo shton:\u201dBandat e drog\u00ebs po dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tona\u2026 Ata duan t\u00eb vendosin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Ndaj n\u00ebse duam t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb dhe mbrojm\u00eb grupet e cenueshme, duhet q\u00eb lufta ndaj tyre t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prioritet n\u00eb vitet e ardhshme\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Evropa nuk \u00ebsht\u00eb aq e mbushur me fentanil, nj\u00eb opioid sintetik ultra i fuqish\u00ebm, q\u00eb cil\u00ebsohet si shkaktar i nj\u00eb numri t\u00eb madh vdekjesh nga mbidoza n\u00eb Shtetet e Bashkuara, sipas Qendr\u00ebs Evropiane t\u00eb Monitorimit p\u00ebr Drog\u00ebn dhe Var\u00ebsin\u00eb nga droga (EMCDDA) p\u00ebrdorimi i tij po rritet n\u00eb Estoni, Suedi, Finland\u00eb dhe Gjermani.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate kaq t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb dhe krer\u00ebt e institucioneve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, po i shtojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb lul\u00ebzimit t\u00eb madh t\u00eb bandave t\u00eb narko-trafikut. N\u00eb vitin 2021, nj\u00eb operacion i madh i koordinuar n\u00eb shum\u00eb vende dhe i fokusuar tek telefonat e koduar \u00e7oi n\u00eb rreth 800 arrestime, shum\u00eb prej tyre n\u00eb Evrop\u00eb. Dhe krer\u00ebt e 6 qeverive evropiane \u2013 Belgjika, Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Holanda \u2013 formuan nj\u00eb koalicion kund\u00ebr krimit p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer informacione, dhe p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00eb bashku kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse duan t\u00eb shmangin humbjen e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek sistemi, De Bolle thot\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsit duhet ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb prioritet edhe m\u00eb t\u00eb madh luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. \u201cAktualisht gjendemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Jemi prapa n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb\u201d- thekson ajo.\/P\u00ebrktheu: Alket Goce-AlbEu.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nicholas Vinocur \u201cPolitico.eu\u201d Sundimi i ligjit n\u00eb demokracit\u00eb evropiane, rrezikon t\u00eb minohet n\u00ebse lider\u00ebt e BE-s\u00eb nuk e rritin ndjesh\u00ebm reagimin e tyre ndaj nj\u00eb bumi t\u00eb nivelit t\u00eb krimit t\u00eb lidhur me trafikun e drog\u00ebs, tha p\u00ebr POLITICO drejtuesja e agjencis\u00eb s\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit t\u00eb bllokut. Shefja e Europolit, Catherine De Bolle, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":50310,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50309"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50309\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}