{"id":50275,"date":"2023-07-04T16:25:35","date_gmt":"2023-07-04T16:25:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=50275"},"modified":"2023-07-04T18:49:59","modified_gmt":"2023-07-04T18:49:59","slug":"birn-ekspertet-e-be-dhe-shba-kunder-paketes-se-ndryshimeve-ne-drejtesi-kerkojne-korrigjim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/07\/04\/birn-ekspertet-e-be-dhe-shba-kunder-paketes-se-ndryshimeve-ne-drejtesi-kerkojne-korrigjim\/","title":{"rendered":"BIRN: Ekspert\u00ebt e BE dhe SHBA kund\u00ebr paket\u00ebs s\u00eb ndryshimeve n\u00eb drejt\u00ebsi, k\u00ebrkojn\u00eb korrigjim"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb shtator 2022, Komisioni i Ligjeve ngriti nj\u00eb grup pune p\u00ebr rishikimin e paket\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u2013 thuajse gjasht\u00eb vjet pas miratimit t\u00eb tensionuar t\u00eb saj me 140 vota n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Rishikimi i reform\u00ebs u motivua me \u2018k\u00ebrkesat e vazhdueshme p\u00ebr ndryshime ligjore&#8217; t\u00eb drejtuesve t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajve u zhvilluan disa konsultime t\u00eb mbyllura mes drejtuesve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe nj\u00eb grupi bipartizan prej 5 deputet\u00ebsh, q\u00eb punuan p\u00ebr hartimin e draftit. Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se pikat kryesore t\u00eb ndryshimeve ligjore nuk jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga ekspert\u00ebt e EU-JUST dhe OPDAT \u2013 dy misionet p\u00ebr ndihm\u00eb ligjore t\u00eb Bashkimit Europian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>BIRN siguroi nj\u00eb kopje t\u00eb draftit t\u00eb propozimeve p\u00ebr ndryshime ligjore, s\u00eb bashku me opinionet e ekspert\u00ebve t\u00eb EU-JUST dhe OPDAT. Dokumenti parashikon ndryshime n\u00eb kat\u00ebr ligjet ky\u00e7e t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi; ligji p\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, ai p\u00ebr organet e qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ligji p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e prokuroris\u00eb si dhe ai p\u00ebr institucionet e posa\u00e7me n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Propozimet e grupit t\u00eb pun\u00ebs prekin kryesisht koh\u00ebzgjatjen e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe verifikimin e pedagog\u00ebve t\u00eb saj, i japin disa kompetenca shtes\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e drejtuesve t\u00eb prokurorive si dhe vler\u00ebsimin e tyre, parashikojn\u00eb heqje t\u00eb kuotave p\u00ebr rekrutimin e jo-magjistrat\u00ebve n\u00eb ILD si dhe heqin disa kufizime p\u00ebr transferimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLGJ-s\u00eb dhe KLP-s\u00eb, gjat\u00eb dhe pas mandatit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Kuvend, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i parapriu kritikave t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb lidhje me ndryshimet e pritshme n\u00eb legjislacionin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do nd\u00ebrhyrje q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr efekasitetin e sistemit do t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e Bashkimit Europian dhe SHBA-ve,\u201d- tha Balla, duke shtuar se do t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb takim me partner\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Jo reduktimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe ai i Prokuroris\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs kan\u00eb propozuar reduktimin e periudh\u00ebs s\u00eb formimit t\u00eb magjistrat\u00ebve nga tre n\u00eb dy vite, si nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr vakancat e krijuara n\u00eb sistem si pasoj\u00eb e vetingut si dhe p\u00ebr nj\u00eb gjykim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbartura. Drafti parashikon gjithashtu heqjen e nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs p\u00ebr student\u00ebt e Magjistratur\u00ebs si dhe ndryshime t\u00eb pjesshme t\u00eb kritereve t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb drejtorit dhe pedagog\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Por partner\u00ebt e EU-JUST dhe OPDAT vler\u00ebsojn\u00eb se reduktimi i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs me nj\u00eb vit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i maturuar dhe se kjo pik\u00eb duhet rishikuar n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb trajnimit. Ekspert\u00ebt e huaj kujtojn\u00eb gjithashtu se nj\u00eb nga arsyet e parashikimit t\u00eb vitit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb trajnimit ishte cil\u00ebsia e ul\u00ebt profesionale e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cCil\u00ebsia e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kriteret p\u00ebrkundrejt t\u00eb cilave do t\u00eb matet progresi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb EU,\u201c citohet opinioni i ekspert\u00ebve t\u00eb EU-JUST dhe OPDAT.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ekspert\u00ebt e huaj vler\u00ebsojn\u00eb se \u201cvetingu&#8217; i prurjeve t\u00eb reja n\u00eb sistem \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr reform\u00ebn dhe u sugjeron K\u00ebshillave q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe serioz\u00eb me k\u00ebt\u00eb mjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ruajtjes s\u00eb standardeve t\u00eb larta t\u00eb integritetit dhe etik\u00ebs. Lidhur me pedagog\u00ebt e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, ekspert\u00ebt e EU-JUST dhe OPDAT sugjerojn\u00eb shtimin e nj\u00eb dispozite q\u00eb parashikon se pedagogu nuk duhet t\u00eb ket\u00eb mas\u00eb disiplinore n\u00eb fuqi si dhe nj\u00eb dispozite t\u00eb dyt\u00eb tranzitore q\u00eb u ndalon personave t\u00eb shkarkuar apo t\u00eb dor\u00ebhequr nga vetingu q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pedagog\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Gjithashtu, ekspert\u00ebt e huaj e kan\u00eb gjetur t\u00eb papajtuesh\u00ebm faktin q\u00eb pedagog\u00ebt e brendsh\u00ebm t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs mund t\u00eb ushtrojn\u00eb edhe profesionin e avokatit.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb pse \u00ebsht\u00eb e lejueshme p\u00ebr t\u00eb ushtruar avokatin\u00eb n\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb larta ose n\u00eb arbitrazh apo si nd\u00ebrmjet\u00ebsues, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk lejohen aksionet n\u00eb kompani. N\u00ebse q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet se pedagog\u00ebt e brendsh\u00ebm fokusohen te puna e tyre pedagogjike, ndalimi p\u00ebr t\u00eb ushtruar avokatin\u00eb duhet t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, nd\u00ebrsa mbajtja e aksioneve mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak problematike,\u201c- vler\u00ebsojn\u00eb ekspert\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p><strong>Kompetencat e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Drafti i ndryshimeve n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e prokuroris\u00eb\u201d parashikon q\u00eb t&#8217;i rikthej\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm disa prej kompetencave q\u00eb ai i humbi me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb tilla si e drejta e nj\u00eb opinioni n\u00eb zgjedhjen e drejtuesve t\u00eb prokurorive t\u00eb rretheve si dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb tyre. Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt e EU-Just dhe OPDAT rekomandojn\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsohet formulimi, pasi sipas tyre, \u201cpesha dhe natyra\u201d e opinionit \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe sugjerojm\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebrfshirja e parashikimeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb informacioni faktik n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb opinioni,\u201d- thon\u00eb ekspert\u00ebt mbi rolin e kreut t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Propozimi \u00ebsht\u00eb pranuar nga grupit i pun\u00ebs, i cili parashikon t\u00eb ndryshoj\u00eb draftin duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb jap\u00eb informacion faktik dhe jo opinion, vet\u00ebm n\u00eb rastin kur drejtuesit e zyr\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy rol lidhet edhe me p\u00ebrfshirjen e detyrimit t\u00eb drejtuesit p\u00ebr t\u00eb raportuar tek Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00e7do 3 muaj dhe kontaktit t\u00eb vazhduesh\u00ebm q\u00eb ata do t\u00eb ken\u00eb,\u201d- thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e grupit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb tabel\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse mbi k\u00ebto ndryshime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Kuvendi dhe ekspert\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ndajn\u00eb mendime t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr kompetencat e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb administrimin e prokurorive t\u00eb rretheve dhe e lexojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme Kushtetut\u00ebn. Ekspert\u00ebt shprehen se Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm ka kompetenc\u00ebn t\u00eb menaxhoj\u00eb administrat\u00ebn e prokurorive, duke p\u00ebrfshir\u00eb em\u00ebrimin, ngritjen n\u00eb detyr\u00eb, vler\u00ebsimin, procedur\u00ebn disiplinore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit civil t\u00eb zyrave t\u00eb prokurorive, duke p\u00ebrfshir\u00eb Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrkoh\u00eb sipas deputet\u00ebve, k\u00ebto kompetenca i ka marr\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb me ligj dhe spostimi i tyre tek Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00ebsi ligjore n\u00eb SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb ligjin 95\/2016 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201c synojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb sh\u00ebrbimit ligjor p\u00ebr analizimin dhe stufimin e ankimeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve penale pran\u00eb SPAK. Sipas draftit, kjo nj\u00ebsi parashikohet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga magjistrat\u00eb dhe jo-magjistrat\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar me sukses formimin pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Ekspert\u00ebt e EU-JUST dhe OPDAT e kan\u00eb mikpritur krijimin e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit ligjor pran\u00eb SPAK, si nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur edhe n\u00eb vendet e Bashkimit Europian. Megjithat\u00eb, ata kund\u00ebrshtojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e jo-magjistrat\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshilltar\u00ebt\/ ndihm\u00ebsat ligjor\u00eb jo magjistrat\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb gjyq\u00ebsore dhe integritetin dhe duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga objekti i k\u00ebtij parashikimi,\u201c- shkruhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti problem \u00ebsht\u00eb ngritur edhe p\u00ebr ndryshimet q\u00eb prekin Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ku drafti parashikon nj\u00eb heqje t\u00eb kuotave dhe kufizimeve p\u00ebr t\u00eb rekrutuar jo-magjistrat\u00eb si inspektor\u00eb, n\u00eb kushtet kur magjistrat\u00ebt nuk shfaqin interes. Ekspert\u00ebt e huaj \u201cnuk e rekomandojn\u00eb\u201c hapjen e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb rekrutuar m\u00eb shum\u00eb jo-magjistrat\u00eb dhe sugjerojn\u00eb incentiva t\u00eb tjera, si p\u00ebr shembull ato financiare, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vendet vakante \u2013 t\u00eb cilat nuk vler\u00ebsohen si opsion i p\u00ebrshtatsh\u00ebm nga grupi i pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket nj\u00ebsis\u00eb ligjore pran\u00eb SPAK-ut, grupi i pun\u00ebs vler\u00ebson se kjo dispozit\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngjashme me ligjet e tjera dhe n\u00eb institucione si Gjykata e Lart\u00eb, ajo e Apelit apo Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, p\u00ebrb\u00ebrja \u00ebsht\u00eb me magjistrat\u00eb dhe laik\u00eb. \u201cPropozimi i Partner\u00ebve q\u00eb nj\u00ebsia t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrb\u00ebrje me ndihm\u00ebsmagjistrat mbart dhe rrezikun q\u00eb mos plot\u00ebsohet, nisur nga vakancat q\u00eb ka sistemi,\u201c citohet grupi i pun\u00ebs n\u00eb dokument.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb shtator 2022, Komisioni i Ligjeve ngriti nj\u00eb grup pune p\u00ebr rishikimin e paket\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u2013 thuajse gjasht\u00eb vjet pas miratimit t\u00eb tensionuar t\u00eb saj me 140 vota n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Rishikimi i reform\u00ebs u motivua me \u2018k\u00ebrkesat e vazhdueshme p\u00ebr ndryshime ligjore&#8217; t\u00eb drejtuesve t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":50276,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50275"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50275"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50275\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50276"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}